Politika eshte arti per te shmangur problemet ...

dionafilati

Primus registratum
Politika eshte arti per te shmangur problemet ...

CDO MENGJES, NJE GAZETAR I MIRE, DUHET TE SHQETESOJE DIKE
Benedetto Croce

Ne faqen e mbrapme te gazetes ku qe botuar biseda e gazetarit Blendi Fevziu me ish kryetarin e PS Fatos Nanon ne emisionin "Opinion" ("Tirana Observer" 6.4.2007) ndodhej fjalimi i Kryeministrit te Indise te viteve 50, J.Nehru mbajtur me 14.8.1947
Biseda e F.Nanos zinte 12 kolona, ndersa e J.Nehru-s as 2 kolona po te hiqje fotografine dhe reklamat. Ne 12 kolonat e F.Nanos, vetem dy here u permend fjala SHQIPERI. Ne dy kolonat e J.Nehru-s India u permend gjashte here, duke nenvizuar pergjegjesite qe kishte ndaj miliona njerezve qe vuajne ne mjerim.
Megjithese me shume se gjysma e shqiptareve jetojne ne varferi, e me ndihmen sociale sa mbajne frymen gjalle, ne te 12 kolonat e gazetes nuk lexuam qe ky problem te ishte paresor ne punen e kandidatit te vetshpallur per President.
Biseda qe te lodhte me frazat e sterzgjatura (deri ne 20 rrjeshta gazete) e me plot fjale te huaja, qe jane ne natyren e te shprehurit te tij (nuk e di se sa e kuptojne anetaret e PS-se) ne thelb kishte tre pjese: E para; Roli historik i F.Nanos si themelues dhe drejtues i PS. E dyta; Armiku Edi Rama . E treta; Kandidatura e tij ishte me e pershtatshmja.
Shqiptaret qe jane me moshe mbi tridhjet vjecare, e kane te fresket faktin se ne vitin 1989, ne Shqiperi, kishte vetem nje parti, ajo e Punes. Ne postet partiake dhe administrative shteterore te se ciles, benin pjese disa nga figurat e partive te sotme pluraliste. Lideret e PS-se nuk zhvilluan asnje aktivitet ne baze, per te formuar nje parti me anetare te rinj, pervecse pranimit nga anetaret e Partise se Punes, te ndrrimit te emrit dhe vazhdimit te anetaresise.
Duke qene ish kuadro te Partise se Punes dhe perhapes te ideologjise se saj, sic eshte rasti i Fatos Nanos, fryma e kesaj partie u shpreh edhe ne metoden e punes se tij dhe liderve te tjere partiake pas viteve 90.
Pluralizmi partiak u kuptua si beteje mes "armiqsh" per te marre pushtetin. Ne cdo fushate zgjedhore dhe ne Parlament, qe kemi pare gjate ketyre 17 vjeteve, vertetohet se ne vend te komunikimit eshte perdorur kjo metode enveriste e luftes per pushtet.

Te trajtuarit e E.Rames si shkaterues te vlerave te PS (armik i saj), duke qene nje monolog, teleshikuesit dhe lexuesit nuk jane ne gjendje ta vleresojne se sa qendrojne keto akuza , sepse do te qe e nevojshme edhe fjala e Kryetarit aktual. Shembull i qarte per kete eshte pohimi i Kryetarit te LSI, Ilir Meta, ne analizen paszgjedhore te 18 shkurtit i cili theksoi se " Largimi i tij nga PS-ja qe rjedhoje e shkeljeve te parimeve te konkurueshmerise ne Kongresin e PS, ne dhjetor te 2003 te drejtuar nga F.Nano.
Por, ne fund te fundit, as qe na interesojne makinacionet dhe rregulloret e brendeshme te nje apo partive te tjera, qe fatkeqesisht zene pjesen me te madhe te informacionit ne mediat shqiptare. Ne shtypin perendimor, jeta e brendeshme e partive pothuajse nuk ndihet.
Jo rralle, me komentimin e makinacioneve te brendeshme te partive dhe puceve apo grupimeve te tyre, merren edhe analistet duke i larguar gjithemone e me shume nga gazetat, lexuesit e saj, te cilet duan te dine nese keto parti flasin e debatojne per hallet e tij.
Per sa i perket udheheqjes se suksesshme te PS-se nga Fatos Nano, le t`ua leme historianeve te kesaj partie.

Po te shikojme me vemendje kohen kur Fatos Nano dhe PS-ja ka qene ne pushtet, ajo jo vetem nga populli shqiptar por edhe nga nderkombetaret eshte cilesuar si periudha ku korupsioni, varferia dhe fryma konfliktuale politike, kane qene tipari dallues dhe percaktues.
Per fat te keq edhe sot qe ne krye te shtetit ndodhet PD, kjo gjendje pak ka ndryshuar.
"Nje komb vjen ne jete dhe eshte nje realitet shoqeror, kur njerezit qe pretendojne se jane anetare te tij; flasin dhe shkruajne per te dhe kushtezohen prej perfytyrimit te kombit ne veprimet e tyre" (f.19 E.Sulstarova "Ligjerimi nacionalist ne Shqiperi") A kemi degjuar apo lexuar ne debatet , shkrimet apo angazhimet e liderve te politikes sone te flitet per problemet madhore te Kombit Shqipetar? (perjashtuar problemin e Kosoves per te cilin eshte e angazhuar politika boterore)
Mos valle propogandimi shurdhues i hyrjes ne NATO dhe BE behet qellimisht per te zbehur maksimalisht problemet e pazgjidhura qe kemi neper kembe ?
Ne intervisten e dhene gazetes "To Vima" ("Shekulli"15.1.2007) Kryeministri ,Sali Berisha as nuk e shqeteson fakti se gazetari i drejtohet me pyetjen "...e ashtuquajtura Cameri" dhe ne polifoni me qarqet shoveniste greke pohon "...te harojme te kaluaren...dhe jam shume krenar per kete ( ???) Fjala " krenar" shpresoj se i ka shpetuar pa dashje. Per kete "harese " te tij dhe te kabinetit qeveritar Greqia do te " ndihmoje" qe te hyjme ne BE dhe NATO. Shembull te qarte te miredashjes se Greqise ndaj popullit shqiptar, kemi zerin kundra te saj per pamvaresine e Kosoves. Ky eshte nje leksion per politikanet dhe MPJashtme tonen.
"Ruajtja e kujteses se Europes eshte pasuri shume e cmuar,sepse mund te zbertheje mitet e politikes apo partise; ky eshte nje nga mesimet e luftrave ballkanike " shprehet gazetarja Barbara Spinelli ne shkrimin e saj mbi historine e totalitarizmit.
Nga ky vizion udhehiqen edhe shoqerite perendimore, shembull konkret i te cilit eshte ruajtja dhe kthimi ne muze i kampeve shfarosese naziste ne Gjermani. (nuk e di ne se ne Muzeun Kombetar eshte pasqyruar tragjedia came). Deri kur do te vazhdojne politikanet dhe shtetaret tane te udhehiqen nga IDE TE KUNDERTA me ato europiane ,megjithese reklamojne se qellimi kryesor i tyre eshte t`i bashkohen familjes se saj ?
Popullit te ndergjegjesuar po i humbet durimi. "Haresa" per te zgjidhjur problemin e pronesise te popullsise came dhe te shqipetareve qe kane prona ne Greqi, e drejte e ligjeruar nga konventat nderkombetare,ka kapur keto 17 vjete jo vetem lideret kryesore por edhe parlamentaret tane. Per keta "perfaqesues" te shqiptareve duket sikur flitet per nje ceshtje qe u perket UFO-ve jashtetokesore qe le ta zgjidhe traktati "i vdekur" i miqesise shqiptaro greke.
Keshilla e Kryeministrit ,Sali Berisha qe shqiptaret te mos u drejtohen "te treteve" d.m.th. Gjykates se Strazburgut , por te kene besim tek marreveshja dy paleshe, te kujton thirjet e tij drejtuar popullit te mashtruar "per besim" ne kohen e piramidave.


Te zene me makinacionet e tyre partiake dhe te luftes per pushtet ,politikanet tane, nuk kane kohe te merren me probleme te tilla si mungesa totale e shkollave shqipe per femijet arvanitas, came dhe te gjysem milion emigranteve tane ne Greqi. Nderkohe qe Ministria e Jashtme e Greqise,per nje problem fare te parendesishem, tundi te gjithe kancelarite europiane qe t`i hiqej Aeroportit te Shkupit emri i Aleksandrit te Madh me preteksin se heroi eshte grek. ( Ndoshta historianet tane do ta qetesonin dhe do ta sqaronin ministren per perkatesine e tij).
Zhurma e " luftrave " partiake, qe AS NA INTERESOJNE , per te mposhtur " armikun " e pasqyruar me monologjet e partiakeve ne faqet e gazetave dhe emisione te tipit " Opinion " te TV Klanit, sposton vemendjen e popullit nga problemet shume te rendesishme te dites si ay i CKOMBETARIZIMIT ne mes te dites.
A eshte shtruar per diskutim ndonjehere ky problem nga lideret dhe politikanet e partive dhe perfaqesuesit e shtetit shqiptar ?
Shteti Grek ,regjistrimin e kesaj popullsie " minoritare " e kerkonte si kusht per te vleresuar plotesimin e standarteve te hyrjes sone ne BE. Perse politikanet shqiptare dhe lideret e partive qe kane ne dore edhe organizma shteterore, nuk i vene ato ne levizje per te verifikuar se mbi c`baza zhduket kombesia shqiptare ? A nuk eshte ky problem KRYESOR per "te zgjedhurit" tane ?
Po keshtu a nuk eshte problem kryesor ,i rendesise kombetare, mbrojtja e DINJITETIT te shqiptareve ? Pak kohe perpara se te flitej ne shtyp per skandalin e racizmit te ushtrise greke ne vidio, ne ishullin e Kretes u be nje lincim i 17 vjecarit Elison Jahja nga Tepelena i ngjashem me vrasjet e Klu Klus Klanit ( Organizate amerikaneve te bardhe per te lincuar zezaket ).
Shkak u be bluza me flamurin kombetare qe i riu kishte veshur ne Disko per te festuar Vitin e Ri. Banden e te rinjve greke i udhehiqte ushtari Jorgo Gridhaqis me thirjet " sklleverit nuk duhet te ngrene koke" ("Shekulli" 27.2.2007)
Ky rast, po te mos na e kishte bere te njohur shtypi, jo Organizmat Nderkombetare ,por as ne brenda shtetit tone nuk do ta kishim marre vesh.


Problemet madhore te shqiptareve ,jo vetem per politikat e jashtme, por edhe brenda vendit, jane te shumta e qe neglizhohen nga politikanet dhe liderat e tyre qe zevendesojne njeri tjetrin ne pushtet. Prandaj propozimi i Kreshnik Spahiut ( ZMQ) eshte i nje RENDESIE KOMBETARE dhe te perfshije jo vetem pretendentet per poste te larta shteterore por edhe perfaqesuesit tane ne Parlament.
Nje nga kriteret kryesore duhet te jete shikimi i veprimtarise se kandidateve ne zgjidhjen e problemeve te rendesishme ekonomike, kulturore, politike etj. te shqiptareve , qe do te tregonte perkushtimin e tyre ndaj KOMBIT dhe jo vlerat e tyre per partite.
Politikanet, para se te bejne deklarata te tipit se " Ju vjen historia mbrapa " duhet ta krahasojne veten me udheheqesit modest te historise sone;
"Kur ngjau ceshtja e ndryshimit te kufijve te Greqise (Abdyl Frasheri) u kthye ne vendlindjen e tij. Qe nga ajo kohe, nuk ka munguar te punoje qe Janina dhe Preveza te mos i aneksoheshin Greqise. Per kete, ai ka bere perpjekje te jashtezakonshme dhe ka shpenzuar kapitalin e tij prej disa mijera liretash, fryt i punes dhe mundit te tij shumevjecar, duke vizituar kabinetet e shteteve te Europes". ((f.255 S.Frasheri "Shqiptaret" v.2002)
Vetem keta udheheqes e politikane, qe asnjehere nuk i perfolen meritat dhe sakrificat e tyre, mbeten ne kujtesen historike te popujve te tyre. Per ta folen bashkekohesit dhe brezat qe erdhen me pas.


Gazetaria jone e shkruar dhe elektronike duhet t`u jap fund monologjeve te perditshme e pa asnje interes per popullin, te politikaneve dhe shtetareve, sic ndodh sot shpesh. Duke ju afruar mikrofonin, duhet t`i vere ata perball FAKTEVE KOMPROMENTUESE qe kane per ta, gje qe mungoi teresisht ne biseden e ish kryetarit te PS-se Fatos Nano me Blendi Fevziun.
"Nuk ekziston krim, mashtrim, truk, genjeshter dhe ves i varrosur ne sekretin e tyre. Nxireni ne drite te diellit keto sekrete, pershkruani, bejeni qesharake ne syte e te gjitheve dhe do te vije koha qe OPINIONI PUBLIK do t`i hedh tutje. Vetem publikimi, ne vetvete nuk eshte i mjaftueshem, por eshte mjeti i vetem pa te cilin falimentojne te gjitha ( mjetet ) e tjera " (Joseph Pulitzer).
Ka ardhur koha qe makinacioneve partiake, vetevleresimeve dhe atakimeve personale t`iu kundervihet praktika gazetareske e FAKTEVE e t`u thuhet haptas dhe qarte se "...puna dhe vepra juaj, zoterinj, s`eshte vetem per diten e sotme, po i perket me shume kohes se pasketajme te ATDHEUT e te gjakut tone. T`i sherbeni me gjithe zemer e me gjithe shpirt KOMBIT." (f.241 "P.Evangjeli").


10 . 04. 2007
 

juxhoxhjaj

Primus registratum
Re: Politika eshte arti per te shmangur problemet ...

Nganjehere eshte keq kur i nje gazete mundohet ti bej qesharake ose te nxjeri ne drite te diellit si thua sekretet ajo behet si jo serioze dhe qesharake vete pasi ajo po thote dicka per ata qe na udheheqin dhe duhet te jene shembull per te tjeret.per shembull ZP,RD etj si 55 ka plot po nuk i beson me njeri se e kane ekzagjeruar si ajo pune ujikut qe heren e pare dhe te dyten e beson por pastaj dhe e vertete te jete veshtire se e beson.Por prape se prape ke te drejte roli i gazetarit eshte edhe te denoncoj qe gje ne shqiperi ka plote hapesira por gazetar te tille ka pak vetem FIKS FARE me vjen ndermend qe e bene kete gje dhe cdo dite ose me sakte nate shqeteson dike qe abuzon me pushtetin.tung mik
 
Top