Politika “Step by step – hap pas hapi” e grekëve.

atman

Forumium maestatis
Politika “Step by step – hap pas hapi” e grekëve.

Para disa kohësh Kossiga ish president i Italisë dhe senator i përjeshtëm ka lënë të nënkuptohet se një konflikt midis shqiptarëve e grekëve i përket ardhmërisë. Nuk di nëse kjo ishte aftësia e një politikani profesionist në gjendje të përpunojë të kaluarën e të sotmen për të dalë te ardhmja. Nga çdo pikë që ta shikosh, mbrrin njësoj te e vërteta. Sot po ndizet një zjarr që do të shkrumbojë të nesërmen dhe nuk është një parashikim fatalist.

* * *


“Gozhda e Nastradinit”, kështu mund të emërohet thelbi i politikës greke që duket se ka gjetur rrugën për të realizuar piksynimet e saj. Politika greke ka mbi një shekull e gjysëm që është martuar dhe shtrihet në shtrat me një prostitutë të shndëruar në shenjtore, Frosinën alias shovinzimin. Nuk ndahen sepse njëherësh ata duhet të heqin dorë nga: Mëtimet për Shqipërinë e jugut.
Grekët nuk kishin dhe nuk kanë hequr dorë!
As më 1949 me provokacionin ushtarak të 2 gushtit.
Nuk kishin hequr dorë as edhe në fund të viteve 60’ kur sollën ushtrinë në kufijtë e Shqipërisë, por u detyruan të zbythen sepse populli iu përgjigj me një gatishmëri e vendosmëri të tillë për të mbrojtur vendin, sa ishte i sigurt fundi aventurës greke.
Nuk kanë hequr dorë dhe u bashkuan me planet sërbe të Millosheviçit dhe u bënë gati të ndërhynin me forca të armatosura në vitin 1997.
Nuk kanë hequr dorë edhe pse u përfshinë rastësisht në komunitetin europian. Nuk kanë hequr dorë edhe pse janë vrima e fundit e kavallit e këtij komuniteti sehirxhi, organizëm hermafrodit që po e shfrytëzojnë për të mbrritur herë hapur dhe herë fshehtas: Shqipërinë e jugut. Në një kohë kur si për çudi opinionistët e tellallët e demokracisë po i mbushin mendjen shqiptarit se nuk do të jetë e largët dita kur kufijtë shtetërorë do të jenë thjesht vija ndarëse të hequra në hartë. Atëhere: Përse Greqia i kërkon këto ujra? A nuk është të shkosh kundër rrjedhës? Grekët premtojnë përkrahje jo për parim, as për miqësinë, as edhe për lidhjet tradicionale historike, as edhe rolin kryesor që patën shqiptarët në krijimin e vetë shtetit grek, premtojnë përkrahje vetëm nëse u jep çfarë kërkojnë. Dhe kjo çfarë kërkojnë, as më shumë dhe as më pak është Shqipëria.
Nuk kanë hequr dorë edhe pse historia flet në përkrahje të shqiptarëve. Prania e të cilëve farkëtoi një identitet grek të lidhur me nocionin dhe jo me territorin, devijimin do ta bënte kisha ortodokse dhe shovinzimi grek që do t’i ngjalleshin krimbat pas krijimit të shtetit, duke vrarë e prerë dhe lënë në harresë, autorët e vërtetë të këtij krijimi sikundër janë arvanitasit. Tepër e dhimbëshme për shqiptarët që mbajtën peshën e derdhën gjakun për të ashtuquajturin revolucion “grek”. Lord Bajroni do të thoshte se: “Edhe unë jam i guximshëm dhe do ta derdh gjakun tim për Greqinë, por suljotët janë mbiheronj në krahasim me këdo”. (Kostantin Leontiv – Historia e një vajze suljote. Fq 26) Shumica e luftëtarëve e të kapedanëve që i dhanë nam e përjetësi jo vetëm emrit të tyre, jo vetëm popullit nga gjiri i të cilit kishin dalë por edhe Greqisë në tërësi, ishin pikërisht shqiptarë sipas nocionit të sotëm, arvanitasit si një popullsi autoktone e lidhur në fill trashëgimie të drejtpërdrejt me helenët. Atika ka qenë gjithmonë e populluar në shumicë fshatrash arvanitase. “Në lagjen më të vjetër të Athinës - thoshte arbëreshi i italisë Pietro Chiara, te libri - L’Epiro, gli Albanesi e la Lega, - Palermo 1880, - në këmbë të Akropolit, në lagjen më të vjetër të qytetit të lashtë, që quhet Plakë, në gjuhën shqipe do të thotë e vjetër, jeton prej shekujsh një popullsi bujare, këmbëngulëse në ruajtjen e zakoneve e të traditave dhe gjer në veshjen e vjetër kombëtare dhe këta janë njerëz që flasin shqip”. Peloponezi ishte në shumicë i banuar nga shqiptarë, mjaft ishuj po ashtu, prania është kaq e konsiderueshme sa pranohet pa paragjykime nga njerëz të rrallë si J. Maruga te libri “I simvoli ton arvaniton stin dhiamorfosi tu neoeleniku ethnus” ku edhe do të shkruajë: ... “çdo gur që të lëvizësh në këtë Greqi do të gjesh nën të arvanitë”. Deri në vitin 1922 popullsia shqiptare autoktone e përfshirë brenda kufijve shtetërorë të Greqisë përbënte mbi 50 %. Madje luftën çlirimtare e përkrahën edhe ato garnizone të ushtrisë turke të përbëra me shqiptarë që e braktisnin betejën. Një ndër rastet e shënuar është rrethimi i Misollongjisë kur në përbërje të forcave rrethuese ishte edhe një garnizon prej pesë mijë ushtarësh gegë të komanduar nga Haxhi Bej Gega. Një ditë nga rradhët e ushtrisë rrethuese turke dikush u kërkoi të rrethuarve të bisedonin. Në bisedë morën pjesë: nga të rrethuarit Not Boçari, Kiço Xhavella etj, nga ana e të rrethuarve Haxhi Bej Gega, Banush Sevrani e një kapedan tjetër. Të dy palët ishin shqiptarë. Natën pas bisedimeve, kapedani shqiptar thirri: Ore trima! Ne gegët, ju lemë shëndenë dhe hallall e paçi! Të nesërmen në të aguar kolona e gjatë prej pesë mijë shqiptarësh u largua. Një ngjarje e “vogël” por me vlerë të madhe e cila të paktën do të formulonte një pyetje pak të themi e drejtë, që ndodh në trurin e çdo shqiptari të thjeshtë, por jo të çdo politikani shqiptar:
Përse nuk kërkojmë ne tokat tona, pasuritë tona, të hapen shkolla shqipe në mbarë Greqinë, kur kjo është një e drejtë legjitime?

Historia nuk u ka mësuar gjë shovinistëve grekë. Tashmë mendojnë se ka mbrritur çasti i duhur për të venë në jetë qëllimet e tyre. Kjo lidhet me politikën që ka pasuar vitet e demokracisë nga ana e qeverive shqiptare, politikë lëshimesh të njëpasnjëshme, pa një fytyrë kombëtare dhe pa asnjë argument mendjembushësh. Politikë servile që të ngjall përbuzje e urrejtje. Fatkeqësia nuk ndal këtu sepse nxjerrja e vendit në ankand duket se ka rrënjë më të thella nga një politikë e sipërfaqëshme gjë që shpjegon indirekt përsenë e një fryti tradhëtie të mirëfilltë. Kjo politikë atdheshitëse i shtroi rrugën dhe ia lehtësoi të ecurën politikës shoviniste greke, që tashmë po përdor me sukses teorinë e gozhdës së Nastradinit, e ngul atë diku dhe pas pak fillojnë zërat e propagandës që e shndërojnë këtë gozhdë në të drejtën e (mohuar) të tyre për të varur pallton, paçka se gozhda është ngulur në dhomën e shtëpisë së tjetrit.
Shkollat greke që mbijnë si kërpudha është vjegë për mëtimet e tyre.
Varret e ushtarëve grekë!! e të kuajve grekë, madje çdo kafshë e ngordhur në tokën shqiptare afër kufirit, është greke. Këto mëtime tejkalojnë çdo lloj fantazie, madje edhe vetë shkrimtari rus Gogol do të trembej nga një gogol i tillë, skeletesh e jo shpirtrash të vdekur që i japin të “drejtë” një shteti për të kërkuar territore ndaj fqinjit.
Duket se shqiptarët i zhurit dëshira për t’u futur në komunitet. Kjo është karta e djegur e Sali Berishës që e tund para syve të popullit për të freskuar fytyrën nga flakët e zjarrit që do të ndizet. Në emër të kujt? (nëse ky është çmimi dhe se askush nuk merr kurajën ta demaskojë, t’ia bëjë të njohur botës mbarë dhe organizmave ndërkombëtare)? Të një Shqipërie të coptuar e të gjymtuar?

Tkurrja e ujrave territoriale të Shqipërisë dhe avancimi i atyre në favor të Greqisë e në dëm të Shqipërisë, ka vetëm një synim që në një të ardhme jo të largët grekët të dalin përballë Himarës dhe paskësaj daullet që do të dëgjojmë nuk do të jenë ato të shiut, por të një lufte të pashmangëshme e të përgjakëshme.
 

Guest
Re: Politika “Step by step – hap pas hapi” e grekëve.

Urime,
Me te vertete nje shkrim shume interesant!
 

Guest
Re: Politika “Step by step – hap pas hapi” e grekëve.

shkrimi eshte me vler. Por vulen e ketyre marveshjeve e vene politikanet tane; qe jane maskarenje qe tallen me idenitetin e popullit te tyre qe ka luftuar ne shekuje per ti mbrojtur dhe deri me sot ja ka arritur.Por sot dalin dhe thone se jane marveshje te drejta ne baze te ligjeve dhe te kushtetutes[E KAME FJALEN PER IDIOTIN ILIR...]z.ILIR detin e dhame le t'ju japine dhe vorio epirine ne mandatin tend se ju takon dhe kush kerkon toke shiteni se keshtu u katandise vendi yne i cemuare ME KETO VEPRIME QE BENI PO NA I SHUANI IDENTITETIN E KOMBIT TONE
 

Guest
Re: Politika “Step by step – hap pas hapi” e grekëve.

Mos u tremb te shkruash emrin e mbiemrin e plote te Ilir Metes. Dhe ke shume te drejte per çfare thua sepse dje mesova qendrimin e Edi Rames. Shumkush mund te mendoje se eshte ai i nje politikani. Une them se eshte ai i nje sharlatani. Edi Rama, me pak fjale, tha se ne do te mbajme qendrim pas mendimit te specialisteve. Per cilet "specialiste" e ka fjalen? Sepse me sa kam lexuar kane folur njerez te studiuar e qe e njohin "fushen" mjaft mire sa nuk duhet te vihet ne dyshim mendimi i tyre. Keshtuqe Edi Rama e largon "bythen" nga zjarri ne nje menyre teper te shemtuar. Ndoshta pret mendimin e specialisteve greke. Gje qe do te thote: ua japim grekeve, ne e studiojme dhe nese na del qe kemi te drjte ua kerkojme!!! Sikunder po bejme me çamerine e gjithçka tjeter qe na i kane rrembyer. Mire kur s'kishim shtet, kur ishim te dobet, kur te besa jone besonim vetem ne e jo te huajt, po tani, po sot?
PS, nese do te ishte kunder ketij vendimi tradhetar te qeverise Berisha e te lakenjve pasues, do te kishte mbajtur qendrim te prere e jo te luajne rolin e atij kryeakademikut qe na e mori vesh vetem dy dite para. Keta tallen me vendin, tallen me popullin. Dhe ne i gelltitim te gjitha. E quajme veten njerez qe nuk durojme dot padrejtesi e shtypje, ne fakt jemi e kunderta, durojme dhe madje presim qe dikush, Berishe, Grek, serb, Meta, Rama te na q...nenen per t'i thirrur edhe baba'. PS mund ta kishte shaluar kalin e urrejtjes se popullit ndaj shitjes se vendit, por qendrimet si kofini pas te vjelit, flasin per tjeter gje, qe jane dakort. Ne meting ishte rasti per te folur dhe nuk u permend nga Edi Rama, kjo tregon se e vetmja gje qe i shqeteson eshte kolltuku. Rehatimi i menderes.
 

atman

Forumium maestatis
Re: Politika “Step by step – hap pas hapi” e grekëve.

Flm per vleresimin.

Ekzistonte ky problem midis Greqisë dhe Shqipërisë në kohën e Enver Hoxhës, apo vetëm tani? Sepse duket sikur si një hamendësi në të cilën ujrat tona territoriale u hapën si peta e lakrorit dhe përmbytën tokën greke duke i dhënë të “drejtën” për të kërkuar tokën e mbuluar nga ujrat dhe ujrat meqënëse për shkak të nivelit zero s’mund ti spostojë në Egje?! Madje, sikundër thotë edhe ish ministri i mbrojtjes Sabit Brokaj para pak ditësh në intervistën e tij: nuk ekzistonte as më 1997 kur Berisha shkatërroi shtetin shqiptar, dhe e la lakuriq përballë synimeve grabitqare të rastit. Dhe sikundër (do të desha të ishte e sinqertë) deklaroi Pandeli Majko, që Shqipëria nuk është pronë as e PD as edhe e PS.
Si problem nuk ekzistonte, ndryshe mund të bëhej fare lehtë një çështje ndërkombëtare e ndjekur edhe nga organizmat e ndryshme të karakterit e natyrës, anëtar i të cilave ishte dhe është si Shqipëria ashtu edhe Greqia. Madje, është fakt i njohur edhe ndërkombëtar se në përcaktimin e kufijve tokësorë midis Greqisë dhe Shqipërisë, janë shkelur të gjitha normat ndërkombëtare duke favorizuar Greqinë. Ligji ndërkombëtar thotë se kur vija kufitare duhet të kalojë në një mal, ajo duhet të ndajë malin në majë, ndërsa në të gjitha rastet, mali është përfshirë në tokën greke dhe vija kufitare kalon në rrëzë të tij. Atëhere, a s’mund të kërkojmë edhe ne Greqisë të rishikohet vija kufitare meqënëse janë shkelur në mënyrë të hapur ligjet ndërkombëtare dhe është një gjë që bën muuuu?

Duket se shqiptaret kane frike te marrin shprehin mendimin e tyre per nje teme te tille. Nje dite, e them me bindje do te vihemi vertet perballe nje dileme me te madhe, duke menduar dhe qene deshmitare sot te Bollanos e spiuneve te Greqise, qe kerkojne madje edhe autonomi, koncept qe kur ujrat e Greqise te lagin ato brigje (te Himares) do te ndryshoje e do te kthehet ne kerkese pavaresie. Cdo te bejme pastaj? Si do ta zgjidhim?
Ja perse duhen mbajtur qendrime te prera sot, qe neser te mos jete vone.
Trembeni nga arroganca e qeveritareve? Ndoshta kini edhe te drejte, por mos harroni se kur nje qeveri tregon dhembet, behet arrogante ndaj popullit e qytetareve te vet, ndaj individeve te shoqerise se vet, atehere do te thote se i ka ardhur fundi dhe se arroganca nuk eshte gje tjeter veç deshperimi i kriminelit qe kerkon te ndale veten por s'mund dot sepse ka shkuar teper larg dhe kthesa pas kurrizit eshte zhdukur. Ndaj kerkon ndihme nga dikush tjeter qe ta beje me te çfare ai u ka bere te tjereve. Perveç individuale, jane edhe gjendje psikologjike masive.
 

Al-Punk

Still here
Re: Politika “Step by step – hap pas hapi” e grekëve.

Ideja eshte qe e gjithe kjo eshte nje skenar politik i mire organizuar nga greket. Nga njera ane ka nje Kolonizim "kulturor" te jugut te Shqiperise, ku Bollano ben si zot me pronen e shtetit Shqiptar dhe "paguan" apo jep favore atyre qe bertasin si greker, dhe nga ana tjeter nje levizje e tille e drejtperdrejte ndaj integritetit tokesor shqiptar.

E gjithe kjo behet mu ne syte tone, por problemi eshte qe Shtetasit nuk mund te flasin dot sepse nuk mbajne poste, dhe ata qe mbajne poste si puna e Sales duan vetem postin dhe per aq sa do jetojne nuk duan t'ia dine per gje tjeter.
Ne Historine e Shkolles se mesme sot shkruhet qe Sala ishte hero i Shqiperise e te ngjashme, por pas disa vitesh do shkruhet qe ishte tradhetar bashke me Edi Ramen, Ilir Meten e shume te tjere qe per nje cope karrike mohojne cdo norme morale dhe etike te nje politikani, perfaqesues i nje populli dhe i nje shteti.
 

Sarandioti

Primus registratum
Re: Politika “Step by step – hap pas hapi” e grekëve.

Duhet patjeter te protestojme deri ne mosbindje civile ashtu sic bene bashkemoshataret tane ne Atine Budapest e Beograd.Gjithmone e kisha adhuruar Edin per punen me Tiranen por tani se kuptoj politiken e mire qe do te mbaje me greket ne dem te interesave kombetare.Nga njera ane mendoj se bojkoti i parlamentit po e shtyn sa me shume te jete e meundur ratifikimin.Qekur Shqiperine e mer nje malok ndodh katastrofa.1 Zogu me Shen Naumin dhe 2 Berisha me Jonin. Sqaroni sa me shume njerez mbi ate cka po ndodh dhe nje pyetje kam.Sa vota duhen per ta ratifikuar?
 

Guest
Re: Politika “Step by step – hap pas hapi” e grekëve.

Votat e shumices parlamentare.
 
Top