policine e ka "mbytur" korrupsioni!!!!!!!!!

komino

Valoris scriptorum
policine e ka "mbytur" korrupsioni!!!!!!!!!

www.korrieri.com

Ministria e Rendit heq 3 mije efektive
E Marte, 28 Shtator 2004
Ne kuadrin e nje reforme ne dikaster e cila nis muajin e ardhshem, jane analizuar nje per nje, emrat e 12 mije efektiveve duke arritur ne perfundimin se nje e katerta e tyre, nuk mujnd te jene me nen arme. Ndjekje penale me pasoje lamtumiren, per 250 police te proceduar. Ikin edhe 50 oficere te roleve te ndryshme qe aktualisht, sherbejne ne ministri

Dashamir BICAKU

TIRANE - Qe prej fillimit te vitit te ardhshem, do te nisin te largohen nga Policia e Shtetit, me shume se tre mije efektive te saj. Te gjithe ata do te detyrohen te lene kapelet dhe uniformat e tyre. Ne baze te nje plani te hartuar prej disa vitesh ne dikasterin blu, por qe prej disa vitesh. Struktura e re qe hyn ne fuqi, ne fillim te muajit tetor, ka nisur pergatitjen per "privimin" e te drejtes per qendrim ne Polici, te jo jo me pak se 3 mije punonjesve te Policise se Shtetit. Prej kesaj reforme, pritet ta pesojne policet qe jane gjendur me shkelje apo qe kane shkaktuar vepra penale gjate punes se tyre, si dhe ata qe kane pasur me pak efikasitet ne punen e tyre. Por jashte kesaj reforme, nuk pritet te lihen, as ata efektiva policie arsimimi i te cileve, nuk eshte ne nivelet e kerkuara, apo ata qe kane marre diploma te falsifikuara, apo deftesa false. Nderkaq reforma thuajse ka filluar qe vitin e kaluar, ku se paku 250 efektiva te Policise se Shtetit, jane kallezuar penalisht nga Sherbimi i Kontrollit te Brendshem, per abuzime te ndryshme qe nga mitmarrja e deri tek shkelja e te drejtave te njeriut.

Kriteret e Reformes

Nderkaq ne kryerjen e kesaj reforme qe pritet te zgjase deri ne vitin 2007, jane pergatit edhe disa prej kritereve qe do te luajne rol te rendesishem ne kete reforme. Drejtorite perkatese, si ajo e Personelit, e SHKB-se, si si dhe struktura te tjera te Drejtorise se Pergjithshme te Policise, pritet te luajne rolin e tyre ne kete reforme me afat kohor, me shume se dy vjecar. Keshtu arsmimi, kualifikimet dhe kurset e kryera prej efektivave, do te jene nje nder faktoret qe do te ndikojne ne kryerjen shkurtimeve, duke llogaritur ketu edhe kriterin e moshes. Nderkaq sjellja e te gjithe efektiveve te policise, per nje afat, kohor qe nis qe ne fillim te muajit tetor, pritet te jete nje nga faktoret qe do te ndikoje ne largimin e nje pjese te uniformave blu. Veprat penale te karaktereve te ndryshme, apo kallezimet e bluve ne prokurori, mund te sjellin ne te ardhmen perjashtimin e tyre ne menyre te menjehershme nga rradhet e Policise. Drejtoria Ekonomike dhe e Logjistikes, duhet te llogarise efektin financiar, per largimin e 3 mije personave nga organika e Policise se Shtetit, per nje shperblim te mundshem te atyre qe iu bie lapsi mbi koke.

Ikin 50 te paret

Rreth 50 efektivat e pare qe pritet te bien preh e kesaj reforme, do te njihen me daten 1 te muajit qe vjen. Ashtu sic eshte parashikuar, te githe ata qe nuk gjejne emerim ne ditet e para, do t'u duhet te qendrojne ne shtepi, ose te gjejne nje angazhim tjeter jashte Policise. Pjesa tjeter gradualisht pritet te nise largimin, ne fillimi te vitit te ardhshem, sipas menyres se seleksionimit, qe ka te ngjare te jete jo pak subjektive.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: policine e ka "mbytur" korrupsioni!!!!!!!!!

si duhet te ndjehemi tani qe dime se deri tani nje pjese e mire e policise shtetit ka qene ...??????????????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!11

Si ju ben te ndiheni fakti qe keta police jane ata qe kane "mbrojtur" sistemin zgjedhor??????????????!!!!!!!!!!!!!!

Cfare ju ben te mendoni fakti qe te gjithe policet do te jene shume te ZELLSHEM ne kryerjen e detyrave qe do u caktoje ministri ne menyre qe te mos jene ne listen e zeze??????????????!!!!!!!!!!!

Deri ne c'pike do te shtyhet zellshmeria per te mbajtur vendin e "punes" nga policet kriminele (ne fakt TE GJITHE policet jane te pasigurte per vendin e punes perderisa nuk jane publikuar gjithe emrat) ???????????
 

fjorent

Primus registratum
Re: policine e ka "mbytur" korrupsioni!!!!!!!!!

Po policet tane, si shefat e tyre, te korruptuar kane qene, jane dhe do te jene. Kush kujtoni ju se do ta beje reformen ne Shqiperi? Te drejtet?
Do te vazhdojne ta bejne te korruptuarit dhe te korruptuarit nuk do te vene ne krye te ndershmit.

Pastaj keto deklarime nuk jane gje e re ne Shqiperi. Cdo minister qe vjen ne pushtet deklaron me te madhe se do te cliroje policine nga korrupsioni derisa ne fund lidhet deklaruesi me korrupsionin.

Une nuk kam pare as me te voglin ndryshim ne sjelljen e policeve ne keta 14 vjet. E njejta arrogance me dhe pa kamera te instaluara, i njejti korrupsion me kamera e pa kamera dhe i njejti bark i madh duke ngrene falas neper tavolinat qoftet dhe fergesen me gjize padyshim e shoqeruar me raki. Kjo eshte policia jone dhe ta mbajme me shendet.

Te tjerat jane pallavra nese nuk ndryshon terresisht mentaliteti shqiptar.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: policine e ka "mbytur" korrupsioni!!!!!!!!!

te them te drejten kete vere qe isha ne tirane policet ishin urtesuar e "kulturuar" jashte mase.

dukej qe gjihtcka ishte e imponuar.

po ne fund te fundit ashtu duhet te jete.
 

fjorent

Primus registratum
Re: policine e ka "mbytur" korrupsioni!!!!!!!!!

Cudi Gene se im ate qe e ben perdite rrugen e Tiranes thote se keta policet e "kulturuar" jane bere me te babezitur e kerkojne me shume leke. Pastaj ne jemi i vetmi vend ne bote ku polici eshte me kontrate me skadence si deputetet. Sapo fillojne zgjedhjet fillojne edhe ethet e policeve per te marre sa me shume para sepse nuk i dihet kush fiton e pastaj fluturojne.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: policine e ka "mbytur" korrupsioni!!!!!!!!!

Fiorent, më duket se ngutesh në pohimet e tua. Edhe unë isha këtë verë dhe di të them se policia kishte filluar edhe të refuzonte lekët. Më ndodhi që mora një gjobë 500 lekë (5 000 të vjetra) dhe doja që t'ia jepja policit të shpëtoja nga avazet e tjera mirëpo sado që u lodha nuk e mori kopili. E njëjta gjë i ndodhi edhe disa shokëve të mi të ardhur nga jashtë e me banim në Tiranë. Jam dakort që nuk ndodh gjithmonë kështu por të paktën nuk pashë më nga ata langaraqët që të thoshin " S'do pi 'i kafe shefi sot e?". Ta kam fjalën që ka filluar të rregullohet diçka sado që është e imponuar (pa imponim nuk bëhet gjë)!
Problemi qëndron që reforma ka filluar së prapthi dhe këtu jam plotësisht në kundërshtim me ty. Me ç'kuptova ti the që nëse vihet lart një i ndershëm edhe ai do korruptohet nga vartësit e tij <img src="/pf/images/graemlins/confused.gif" alt="" /> . Unë jam shumë i sigurt se nëse ministri apo drejtorët e policisë janë të ndershëm atëherë gjithë aparati policior "ndershmërohet" shumë shpejt! Dhe kjo është pikënisja për një shtet funksional!
Nëse të kam keqkuptuar atëherë i bie që të jem dakort me ty pasi në poste të larta duhet të jenë të tërë të përlyer që të mos kenë kontradikta parimore por thjesht konflikte interesash!

Gene
thumbsup.gif
 

komino

Valoris scriptorum
Re: policine e ka "mbytur" korrupsioni!!!!!!!!!

Fillimisht postuar nga fjorent:
[qb] Cudi Gene se im ate qe e ben perdite rrugen e Tiranes thote se keta policet e "kulturuar" jane bere me te babezitur e kerkojne me shume leke. Pastaj ne jemi i vetmi vend ne bote ku polici eshte me kontrate me skadence si deputetet. Sapo fillojne zgjedhjet fillojne edhe ethet e policeve per te marre sa me shume para sepse nuk i dihet kush fiton e pastaj fluturojne. [/qb]
Mbase babai yt ka te drejte kur e thote
Ndodh qe policet e zakonshem me "klientet" e zakonshem nuk kane frike te marrin para pasi i kane marre per disa kohe
shrug.gif

Dhe ai mund te jete rasti i babait tend.

Fakti eshte qe policet i ka zene tmerri nga kamerat e fshehta te televizioneve qe ndiqen shume nga eproret e tyre (dikur ne nje teme per antikorrupsionin disa kohe me pare kisha propozuar edhe une qe te filmonim policet kur korruptoheshin - kete e kane kuptuar televizionet private me se miri)

Ps. policet perfitojne 10% te gjobave
 

komino

Valoris scriptorum
Re: policine e ka "mbytur" korrupsioni!!!!!!!!!

megjithate qellimi i temes ishte paksa i ndryshem nga diskutimi i korrupsionit ne te vertete

A NUK JU DUKET SIKUR ME KETE LAJM (ne postimin e pare) QEVERIA ARRIN TE BEJE PRESION MBI TE GJITHE POLICET NE VITIN E ZGJDHJEVE?????

si mund te thuash se gjithe ata persona nuk meritojne te qendrojnene ate detyre por do i shkarkosh me vone (cfare duhet te mendoje qytetari mbi policin ne rruge - a eshte nje prej te piketuarve ky????)

Po polici sa siguri ndjen ne vendin e punes????!!!!
Si mund te pretendosh qe polici te luftoje krimin nderkohe qe neser mund te pushohet nga puna (sepse eshte shume e thjeshte qe kriteteret e vendimmarrjes ne ministri te jene arbitrare)

Cfare do te bejne gjate ketij viti ata police qe e dine se nuk meritojne te qendrojne (per nje arsye apo nje tjeter) por akoma KANE MUNDESI "TI BIEN ME TOP" E TE VJEDHIN SA TE MUNDIN DERISA TE LARGOHEN?????
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: policine e ka "mbytur" korrupsioni!!!!!!!!!

Arrijmë pra pikërisht tek fjala e urtë "Peshku qelbet nga koka" dhe tek tjetra që "S'ka ç'i bën gomarit e i bie samarit"!
Nëse lart pushteti është i korruptuar, poshtë nuk mund ta mbledhësh duke nxjerrë dekrete të shkruara apo jo! Shumë, shumë do e mbledhësh siç ishte rasti i kësaj vere! Megjithatë ajo shpata e Demokleut që i rrin te koka policëve shqiptarë ka 14 vjet që pret koka gjithmonë për të njëjtat arsye. Dihet që kur flitet për ndryshime administrative në shtet, shoferët e pastruesit fillojnë e dridhen. Po kështu policët dridhen dhe duke ditur që nuk ka shtet (ç'ironi) mund edhe të vjedhin më shumë (për të siguruar disi të ardhmen ose për të paguar shefat e tyre që të qëndrojnë) por edhe mund të frenohen më shumë me qëllim që të merren me sy të mirë nga shefat e tyre dhe kjo varet edhe një herë nga shefat. Mirëpo shefat varen nga ministria e me radhë është një rreth vicioz rreth e qark by.thës së të ndershmit!
Megjithatë është vështirë të thuhet nëse kjo frikë konstante e policisë rrit apo ul korrupsionin e tyre!
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: policine e ka "mbytur" korrupsioni!!!!!!!!!

Une kam nje pyetje: Policet e rinj qe do vihen per te zevendesuar e larguarit, do i jepte ndonje rritje rroge? Mendoj qe policet duhet te paguhen mjaft mire qe mos te behen tahmaqare per 5 mije lek si dhe te kete kerkese per kete vend pune duke krijuar konkurence dhe kulifikuar me te zotet. Realisht, kjo tingellon si nje enderr, por eshte dicka qe mund te kryhet shume me lehte sesa mendohet.
 

fjorent

Primus registratum
Re: policine e ka "mbytur" korrupsioni!!!!!!!!!

Une jam dakord qe ne krye duhet te jete nje i ndershem qe reforma te kryhet me sukses, megjithese jo gjithmone.
Sipas kesaj teorie i bie qe te gjithe te jene te korruptuar ne Shqiperi meqe kemi nje kryeminister qe me hajdut nuk behet. Por ju me thoni qe kete vit ishte me mire se vitet e tjera megjithese kemi nje kryehajdut ne krye. Paksa paradoksale.
Ndonjehere dinaket e tipit Nano i japin dajak atyre poshte per t'i treguar popullit se eshte baluard i anti-korrupsionit dhe nga ana tjeter ben vjedhje akoma me te medha ne kurriz te nje populli qe ngaqe e ka mbytur injoranca ose dinakeria pohon e pranon gjithcka.
"Shoqeria shqiptare po ambientohet dhe e konsideron normal krimin dhe korrupsionin " thoshte raporti i BE dhe OSBE. Eshte ajo qe them edhe une se Shqiperia ka mijera nano e berishe te vegjel ne cdo cep te saj dhe nuk rregullohet me nje ndryshim ne krye. Duhet nje ndryshim rrenjesor ne mentalitetin e te gjitheve. Dhe nese te ndershmit ekzistojne dhe jane te zgjuar nuk do te votojne per Nanon e Berishen por per nje perfaqesues te tyre te ndershem. Deri ne kete moment shumica e shoqerise sone eshte e korruptuar, ndoshta si pasoje e rrethit vicioz injorance-padituri-pesim, por fakti eshte se eshte e tille.

Sa per kamerat e policet nuk e kuptova mire arsyetimin tuaj: Nese nuk marrin para me emigrantet e te huajt qenkan me pak te kurruptuar se vitet e tjera, nese i marrin nga te zakonshmit qe e bejne ate rruge dite per dite eshte me pak i korruptuar sepse keta te fundit i paskan mesuar zakonisht. Ky eshte arsyetimi i puritaneve juaj?

Nje njeri i korruptuar behet nga ambienti - sheh rrushi rrushin e piqet. Dhe ne ne Shqiperi kemi plot vreshta te tille.
 
Top