Re: Polici ndertimore apo organizate e partise?????!!!
marre nga
www.korrieri.com
-------------------------
Ndertimorja: Kallezim penal per Policine Bashkiake
E Marte, 28 Nentor 2006
Drejtori i Policise Ndertimore, Shemsi Kebej, tha se do te padise Policine Bashkiake, per shkak se po pengon punimet per vendosjen e shtatores se Azem Hajdarit. Ai tha se kjo polici po ngaterron kompetencat
Luljeta NDOKA
Shtatorja e Azem Hajdarit fut ne sherr Policine Ndertimore me ate Bashkiake. “Ngaterrim kompetencash”; me keto dy fjale e ka shpjeguar drejtori i Ndertimores per degen e Tiranes, Shemsi Kesej, pranine e Policise Bashkiake te parku “Rinia”, pikerisht ne vendin ku do te vendosej ky objekt. Kreu i Policise Ndertimore qe eshte ne varesi te Ministrise se Puneve Publike ka deklaruar publikisht, se institucioni qe ai drejton do te beje nje kallezim penal ndaj Policise Bashkiake.
Sipas tij, ekziston i gjithe dokumentacionin qe perligj vendosjen e shtatores, por Keshilli Bashkiak nuk e ka miratuar qellimisht bustin.
(shenim - mos harroni qe ky eshte kreu i nje strukture policore)
Konflikti
Konflikti ka marre permasa te medha. Perfaqesuesit e dy institucioneve qe perfaqesojne edhe bindje te kunderta politike kane sulmuar njeri-tjetrin. Policia e Bashkise, kreu i se ciles eshte edhe kryetar i partise Socialiste pengon me cdo kusht vendosjen e bustit te Azem hajdarit ne park, ndersa Policia Ndertimore, e varur nga ministria e Bashes popo ben te pamunduren per vendosjen e tij. Madje, nje gje te tille pretendon ta realizoje me rruge ligjore. Nje gje te tille kryetari i kesaj policie e deklaroi dje, ndersa priste qe gjithcka te realizohej ashtu sic ishte parashikuar. Gjithcka ishte bere gati per vendosjen e shtatores se Azem Hajdarit ne parkun “Rinia” (gropa eshte hapur tashme), por policet bashkiake e kane penguar nje gje te tille. Punonjes te Policise Ndertimore, te kryesuar nga drejtori per degen e Tiranes, u kane kujtuar atyre se nuk ishte kompetence e tyre per te penguar ose per te lejuar nje veprim te tille.
Drejtori Kesej deklaroi dje, se Keshilli i Ministrave e ka vendosur tashme lejimin e vendosjes se bustit, ndersa miratimi eshte marre edhe nga Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve. “Bashkise i eshte bere nje kerkese qe te marre vendim per vendosjen e ketij monumenti. Edhe keshilltaret e PD-se e kane ngritur vazhdimisht kete problem, por, edhe pse kane kaluar 6 muaj, ende nuk eshte bere asgje”, thote ai.
Kallezim penal
Drejtori i Policise Ndertimore thote se do te merren masa ligjore per zgjidhjen e ketij problemi. Me konkretisht, ai thote se institucioni qe ai drejton do ta hedhe ne gjyq Policine Bashkiake. Por
ekziston edhe nje menyre tjeter sipas tij; miratimi nga Keshilli i Rregullimit te Territorit pa vendimin e Keshillit Bashkiak. Kesej ben me dije se, nuk eshte hera e pare qe Policia Bashkiake nderhyn ne kompetencat e Ndertimores. Ndaj, sipas drejtorit ne fjale, nje gje e tille do te mund te zgjidhet vetem ne rruge ligjore, me anen e nje procesi ne gjykate.
Si nisi konflikti
Konflikti per vendosjen ose jo te bustit te Azem Hajdarit, nisi pikerisht kur Ministria e Kultures deklaroi se ai do te vendosej ne hyrje te parkut “Rinia”, pas nje vendimi te Keshillit te Ministrave ne gusht te vitit 2006. Ketu fillon edhe debati, pasi bashkia e Tiranes ka nxjerre nje tjeter vendim, qe nuk e lejon ngritjen e ketij memoriali ne vendin e parashikuar. E natyrisht, sipas bashkise, ka nje arsye te forte. Dhe drejtori i Kabinetit te Bashkise, Eduard Shalsi, deklaroi tri dite me pare se, “pa miratimin e Keshillit Bashkiak, qe eshte organi kompetent, vendosja e ketij memoriali eshte shkelje ligji. Keshilli do ta shqyrtoje kerkesen ne mbledhjen me te pare. Kerkohet thjesht dhe vetem zbatimi i ligjit”. Ndersa nga Ministria e Kultures thuhet se ne bashki jane dorezuar te gjithe dokumentet e nevojshme, ndaj edhe e cileson si nje akt te paprecedente dhe arbitrar vendimin e bashkise per ndalimin e vendosjes se memorialit te Hajdarit ne vendin e parashikuar nga qeveria. Vendimi per ngritjen e monumentit te Hajdarit ne hyrje te parkut “Rinia” eshte miratuar nga qeveria ne muajin gusht dhe ka qene nje nder objektivat e punes se ministrise, ne kuader te promovimit te figurave qe kane mbeshtetur proceset demokratike ne Shqiperi. Ministria ka dorezuar prane bashkise se Tiranes te gjithe dokumentacionin e duhur per vendosjen e monumentit, duke ndjekur hapat perkates ligjore.
----------------------------------------------------