Poli me nje te dashur belerine
Poli pas pjesëmarrjes te E diell si kërcimtar, zë një të dashur balerinë
Duket se angazhimi më i ri tek E diell si balerin, e ka frymëzuar aq shumë Pol Babin, saqë nuk është menduar dy herë por ka zënë një të dashur balerinë. Lajmi na u bë me dije pasi djali simpatik i Big Brother 1 filloi të frekuentonte shumë sidomos në lokale nate, një vajzë të re brune, me trup shumë të bukur e cila sipas informacioneve tona, vazhdon shkollën për balet. Poli njihet tashmë si një gjuajtës i paparë femrash, mjafton të kalojmë në mendje femrat e shumta me të cilat është shoqëruar, brenda një viti, kohë kur ai u bë i njohur dhe lëvizjet e tij tashmë ishin të dekonspiruara. Një djalë i qetë dhe pëlqen ta shijojë jetën në maksimum, Poli duket se po e arrin mrekullisht këtë objektiv. Menjëherë pas ndarjes me Inën, Poli është parë gjithmonë në shoqërinë e vajzave të ndryshme, njëra më e bukur se tjetra. Edhe pse vetë ai nuk ka treguar asnjëherë asgjë konkrete, ose nuk ka prezantuar dikë si të dashur zyrtare, miqtë e tij tregojnë se Poli pëlqen të bredhë nga njëra lule tek tjetra. Dhe këtë gjë nuk e realizon aspak me vështrësi pasi femrat shpesh i afrohen edhe vetë, falë pamjes së tij prej djali simpatik por edhe famës që i dha Big Brother. Edhe pse protagonistët e Big Brother 1 kaluan paksa në harresë sapo filloi edicioni i dytë, Poli ka ditur gjithsesi të jetë në qendër të vëmendjes dhe të prodhojë lajme dhe skoope. Pjesmarrja e tij tek E Diell e riktheu akoam më shumë në vemendjen e publikut tashmë në versionin balerin. Me siguri Poli ka menduar që në këto kushte nuk ka gjë më të mirë se sa një e dashur belerinë. Kështu jo vetëm argëtohen, por Poli mund të përfitojë edhe ndonjë leksion baleti nga mikja e tij e re.</p>
</p>
Burimi: Panorama PLUS</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.celebritete.com/?p=1622. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.celebritete.com/?p=1622
Poli pas pjesëmarrjes te E diell si kërcimtar, zë një të dashur balerinë
Burimi: Panorama PLUS</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.celebritete.com/?p=1622. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.celebritete.com/?p=1622