Poeteka, poeti amerikan Tom Sleigh fitues i edicionit të pestë
Është poeti amerikan Tom Sleigh, fituesi i edicionit të 5-të të festivalit ndërkombëtar të poezisë “Poeteka”. Poetët pjesëmarrës nga afro 20 vende të botës, konkurruan me krijimtarinë e tyre për katër çmimet e përvitshme të POETEKA-s ndërsa ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua në muzeun arkeologjik të Durrësit. Juria, e përbërë nga Mira Meksi, Arian Leka, Agron Tufa, Erion Kristo dhe Ali Podrimja, i akordoi çmimin “Unaza e Poetekës” poetit Tom Sleigh duke e motivuar kështu vendimin e saj “Përmes poezisë së tij bashkëkohësit kuptojnë më mirë fatin, ndjejnë vlerën e kujtesës, fantazisë, pranojnë ekzistencën e njeriut që krijoi mitin dhe të njeriut tjetër që e bën realitetin e përditshëm të ngjajë si përjetësi.

Ka qënë një jave e mrekullueshme dhe jam shumë i lumtur për mënyrën se si Shqipëria i mbështet poetet e saj, mjaft e dallueshme.. Jam i kënaqur të nis këtë raport Shqipërinë me dashurinë time të rejam shumë mirënjohës. Udhëtimi që bëmë nëpër vende, në Berat dhe Elbasan duke takuar shumë poetë nga Shqipëria dhe dukë parë pikturat e Onufrit si dhe duke takuar këdo që kishte lidhje me artin këtu, ka qënë fantastike, është shprehur Tom Sleigh..poet amerikan.

Çmimi KRITERION iu akordua suplementit letrar “Albania e vogël” me kryeredaktor Zija Çela “për shërbimin e çmuar dhe hapësirën e gjerë ofruar në dobi të letërsisë.

Poeteka gjithashtu ka nderuar me Çmimin LIBURNA për kontributin në vite poetit Bardhyl Londo “Për lirizmin dhe ndjeshmërinë sociale të veprës së tij poetike. Çmimi NOSITI iu dha Robert Elsie-t, përkthyesit të letërsisë shqipe në gjuhën angleze, për punën kolosale që ka bërë që “Lahuta e malcis” e Gjergj Fishtës, më e madhja vepër epike në vargje e shkruar ndonjëherë në shqip, të flasë në një nga gjuhët kryesore të botës moderne. Ndërsa çmimi “Pena e Beratit” i ishte akorduar më parë poetit Xhevahir Spahiu në një ceremoni të organizuar në dyert e muzeut Onufri në qytetin 2400 vjeçar.

Ditën e parë, Durrësi ka pritur poetet pjesëmarrës nga 20 vende në edicionin e pestë të festivalit ndërkombëtar të poezisë Poeteka. Një performancë simbolike në përputhje me iniciativën e UNESKO-s që e përcakton 2009 si vitin e gjuhëve, ka kulmuar edhe fillimin e ceremonisë hapëse të një jave dedikuar tërësisht krijimtarisë poetike, por edhe diskutimeve jo vetëm me natyrë letrare, por edhe jetësore siç është tema e Ballkanit dhe bashkëjetesës.

Drejtori i festivalit Poeteka Arian Leka, e përcakton këtë mbërritje në edicionin e pestë si një ndalesë shumë të rëndësishme. Ka rëndësi jo pika prej nga nisesh, ka gjithmonë rëndësi pika ku mbërrin dhe ne jemi të kënaqur që mbërritëm në këtë Poetekë për të sjellë një cilësi përjashtuese, sdua të përdor fjalën të jashtëzakonshme. Jam i gëzuar që Poeteka hap një format të ri, jo vetëm për vetveten, por më tepër se kaq. Përtej formave poetike nis bisedimet dhe bashkëbisedimet për tema që mendoj se duhet ti preokupojnë edhe shqiptarët për të biseduar. Janë temat tona rajonale shprehet Leka.

Mbrëmja e parë nisi mes bisedave dhe degustimit të verërave iu dedikua një diskutimi apo me saktë provokimi nëse Ballkani është Piter Pan i Europës. Gjatë ditëve të festivalit u organizuan disa tryezat kushtuar Ballkanit ndërkohë që përveç leximeve autoriale një vend të veçantë patën edhe shtegtimet e poetëve në Elbasan, Berat dhe Tiranë.

Postime të tjera me interesAnija e gjumit & Vajza e Agamemnonit (0)Librat e rinj: mbi 18 tituj të ndryshëm nga 1 shtatori (4)Librat e rinj nga Dudaj dhe Cabej (2)Librat me te shitur dhe Statistikat (1)Rubrike e re: Shkrime me interes per ju (0)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shtepiaelibrit.com/blog/?p=1131. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shtepiaelibrit.com/blog/?p=1131