Re: Po te ishit kryeminister, tre vendimet e para qe do te merrnit
1- Riformulim total i kodite te doganave
Thjeshtim i tij, transparence dhe heqjene e mundesise te interpretimit te kodit prej doganiereve.
1.8 miliare dollar mallra hyjne zyrtarisht ne Shqiperi vit per vit (le te themi duke qene te moderuar rreth 500 milione dollare ne vit nuk deklarohen fare).
Me ane te ketij vendimi sigurohet nje konkurence me e drejte, konsumatori perfiton çmime e cilesi me atraktive dhe shteti rrit te ardhurat nga dogant e ne te njeten kohe ul nje pjese te korrupsionit.
2- Perjashtim nga detyrimet e pageses se sigurimeve shoqerore per te gjitha vendet e reja te punes gjate nje periudhe 2 vjeçare, kur vendi i punes i ofrohet nje shtetasi qe jeton me asistence sociale e me kusht qe kontrata te deklarohet prane organeve kopetente 'Sigurimeve shoqerore).
Me kete vendim inkurajohen bizneset qe te deklarojne punonjesit e tyre prane sigurimeve shoqerore, ndergjegjesohen njerezit per rendesine e zyrtarizimit te kontratave si dhe ulet ekonomia informale qe eshte nje plage e rende ne vendin tone.
3- Amnisti financiare per çdo lloj biznesi (perjashto krimin e organizuar, korrupsionin e larte shteteror)
Ky vendim ka per qellim qe nje here e mire te nxis kapitalet e fshehura te deklarohen e shteti te kete nje kontroll e vizibilitet me te qarte mbi zoteruesit e vendodhjet e kapitaleve, pra ne te njeten kohe ti jepet oksigjen ekonomise me investime te reja.
3 vendime jane shume pak qe te ndryshosh jeten e nje vendi keshtu qe duhej me teper pika per mendimin tim!
Gjithesesi eksperienca ka treguar qe kur ekonomia shkon mire eshte me e lehte te ruhet rendi e problemet sociale kane tence te zbuten thuajse ne perpjestim te drejte.