Po prezantohem edhe une ;)

Iliada

Primus registratum
Po prezantohem edhe une ;)

Pershendetje te gjitheve.

Ja tek po prezantohem dhe une.

Tek tuk ne ndonje mesazh timin ju ka shkuar syri tek nicku, e megjithese sot me 'shihni' dhe e nesermja nuk dihet, megjithese mendoj se syri i mprehte i tjetrit i nderthur me mire tiparet e tua qofte dhe nga ndonje postim i vogel apo i stergjatur..., per miresellje po prezantohem me pak fjale.
Jam nje vajze sa e vecante aq edhe e zakonshme shqiptare jam me origjine .
Kam jetuar pak kohe ne SHBA.Per momentin jam ne vendlindjen time qe meqe ra fjala pohoj qe e kam ne zemer gjithmone
. Pa ditur kujt t'ia ve gishtin si influence ne vecanti (Zotit, familjes, Shqiperise), ndihem shume me e sigurt ne jete kur eci ne saje te disa parimeve baze (themelorja... duaj njeri-tjetrin).

Me pelqen te lexoj (kohet e fundit me duket se i jam perkushtuar me teper librave te tille romantike se cfare me ka gjet se di as vet :p)
Ka ca kohe qe jam e interesuar ne gjuhen frenge dhe artin, historine, politiken, etj. te botes franceze(mos harroj ketu muziken franceze qe e kam shume perzemer).
Me ka marre malli te ulem e te pije kafe me bashkemoshatare si ju e te bej muhabet alla shqiptarce.

Ne pergjithsi jam tip i dashur (ama nuk kam nevoje per numer me teper se kualitet kur vjen puna tek shoqeria). I kam alergji meshkujt fodull e zinxhir-hapur si dhe femrat mendjelehta.Njerezi me 2 fytyra i kam fiksim edhe aq me shume kur ju bie maska para meje
wink.gif



Faleminderit per mundesine e pjesemarrjes ne forum!
Dite sa me te bukur ju uroj te gjitheve!
 
Top