Po përgatitet vrasja e tre zyrtarëve të lartë të LDK-së, thonë burimet policore të UN

redhat

Primus registratum
Po përgatitet vrasja e tre zyrtarëve të lartë të LDK-së, thonë burimet policore të UN

Prishtinë, 7 shkurt - Burime të larta të policisë së UNMIK-ut kanë paralajmëruar për një rrezik shumë real të vrasjeve politike në Kosovë gjatë periudhës së ardhshme. Këto burime të policisë kanë pohuar për gazetën "Zëri" se tre zyrtarë të lartë të LDK-së seriozisht janë të kërcënuar nga grupe të organizuara, duke mos dhënë emrat e tyre. "Që të tretë kanë poste shumë të rëndësishme.
Për këtë shkak vrasja e akëcilit prej këtyre zyrtarëve do të shënonte vrasjen më tronditëse të Kosovës së pasluftës", citon gazeta këto burime të policisë, të cilat shtojnë se kanë shënime shumë të besueshme të mbledhura nga ekipet hetimore që kanë të bëjnë me seriozitetin e kërcënimeve për këta tre politikanë të LDK-së.
Ndryshe, pas luftës janë vrarë disa figura të shquara të LDK-së, të cilat përveç në rastin e Ukë Bytyçit, asnjë vrasje tjetër nuk është ndriçuar nga organet e drejtësisë.
 

redhat

Primus registratum
Re: Po përgatitet vrasja e tre zyrtarëve të lartë të LDK-së, thonë burimet policore të UN

Çapell nuk i mohon shkrimet e shtypit për përgatitjen e vrasjeve politike të tre zyrtarëve të lart të LDK-së

Prishtinë, 9 shkurt - Zëdhënësi i policisë së UNMIK-ut Derek Çapell nuk i mohon shkrimet e shtypit për përgatitjen e vrasjeve politike të tre zyrtarëve të lartë të LDK-së.
Çapell i tha BBC-së se për shkaqe operacionale dhe të sigurisë nuk mund të japë hollësi rreth mundësisë se përgatitjeve të këtyre vrasjeve me qëllime politike. Por, shtoi se nuk e mohon njoftimin e shtypit kosovar.
Ai ka shtuar se nuk pret ndonjë përshkallëzim të situatës në prag të zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë.
"Unë nuk e mohoj rrëfimin në gazetën 'Zëri' për përgatitjen e këtyre vrasjeve, por nuk jam i gatshëm që të komentoj atë për shkaqe të operacionit të sigurisë.
Unë thjesht nuk mund të flas për këtë rast, sepse këtu përfshihet zhvillimi i një hetimi policor ose siguria e disa njerëzve, prandaj për këto shkaqe nuk mund të komentoj", - ka thënë z. Çapell.
Duke u përgjigjuur në pyetjen se a janë ngritur masat e sigurisë për politikanë të ndryshëm në Kosovë sot, z. Çapell u përgjigj: "Ky do të ishte një reagim i mençur dhe i arsyeshëm. Sërish nuk mund të jap hollësi të sigurisë që ne po e ndërmarrim".
 

Baton84

Forumium praecox
Re: Po përgatitet vrasja e tre zyrtarëve të lartë të LDK-së, thonë burimet policore të UN

Une mendoi, se kjo eshte nje loje e UNMIK-ut, per te realizuar, qe LDK-ja te jete partija, e cila sulmohet, dhe te fitoi meshume simpati ne popull... Kjo i konvenon UNMIK-ut, sepse keshtu Rezoluta 1244 mund te realizohet shume lehte. Dihet, se me Hashim Thaçin dhe Ramush Haradinaj UNMIK-u do te kishte shume veshtirsi...

Mendoi, se eshte vetem nje politike, se nese te deshte Hashim Thaçi, nuk do te lejonte, qe te hy Rugova ne Kosove, apo nese do te ishin luftetaret e UÇK-se ato, te cilet kan vrare lideret e LDK-se, kjo do te gjeheshte nga drejtesia.
Ndryshe, UÇK-ja ka mund edhe ti vrasi ato persona edhe gjate luftes... Nuk eshte logjike, pse nje shqiptar te vrasi nje shqiptar??? Ne Kosove ka tani shume sherbime te huaja. Poashtu vepron edhe sherbimi serb ne Kosove... Dhe ato pergadisin disa sulme me bomba ndaj disa objekteve dhe ndaj disa personave!! Tani sherbimet serb kan ndryshuar taktiken, dhe e bejn popullaten serbe ne Kosove si viktime, qe te kthehet se paku ne enklavat ushtria dhe policia serbe, per ti mbrojtur serbet nga "terroristet shqiptar"...

Keto loja ne nuk mund ti kuptoim!
 
Top