Po Gjumi si Ju Zë?
Po Gjumi si Ju Zë?

* Leart Kola *

Shqiptarët këtë fillim viti 2010 po përjetojnë lojën më të madhe iluzioniste që ky komb mund të ketë kaluar në historinë e tij. Një lojë perverse që e ka kthyer ëndrrën e zhvillimit në makthin e represionit politik dhe ushtarak në të gjithë hapesirën shqipfolëse.

Shqipëria politike e perjetoi ditën e 20 vjetorit të rënies së monumentit me po të njëjtat probleme që kishte para 20 vjetesh, kur ai bust u rrëzua. Edhe sot si atëherë, opozita ankohet për mungesë demokracie, varfëria është në kulmin e saj dhe arroganca e pushtetit bëhet përherë e me ankthndjellëse tani kur nuk ka mbetur më asnjë bust a monument për të hedhur në qendër të Tiranës.

Kur sheh faqet e para të gazetave duket sikur po jeton dhe një herë në 90, dhe jo në 2010. Parlamenti ka vetëm një parti që kalon ligjet të urdhëruara nga një person i vetëm, që sa për ndryshim quhet Sali Berisha. Ekonomia po pëson përditë e më shumë një diferencim klasor, ata që janë më afër pushtetit të Berishës jetojnë mirë dhe akumulojnë pasuri ndërkohë që të tjerët konsumojnë përditshmërinë në zgrip të mbijetesës, duke e rikrijuar panoramën me nomenklaturë, por me të vetmin ndryshim që kësaj radhe, bashkë me pushtetin absolut politik, kjo klasë e favorizuar akumulon dhe të mira materiale në kurriz të pjesës më të madhe të shoqërisë.

Edhe pse festojmë hedhjen e monumentit të Hoxhës në emër të demokracisë dhe pluralizmit, tani, pas 20 vjetësh, nuk kemi arritur të festojmë qoftë dhe një palë zgjedhje të pakontestueshme. Si për ironi të fatit por jo vetëm të tij, mbi të gjitha për ironi të diktaturës së re që ndërtuam (si kompensim të diktaturës së vjetër, nderrimit të utopisë së heshtjes me utopinë e fjalës që tashmë spërmban asnjë vlerë a kuptim, dhe nuk shënon moment politik).

Ata që sinqerisht e hodhën monumentin e diktatorit para 20 vjetësh sepse besonin në një sistem të drejtë ku gjykatat janë të ndara nga ekzekutivi, ku politika është në shërbim të popullit (dhe jo populli në shërbim të politikës), ata që besuan se resurset e shqiptarëve duhet të përdoren për të pasuruar shqiptarët (dhe jo vetëm nomenklaturën politike), ata që në momentin kur koka e bronxtë e diktatorit u përplas mbi pllakat e ftohta komuniste besuan se të nesërmen do të ishin qytetarë të lirë të një bote që u kishin thënë se qe e lirë, ata, kudo qofshin jam i sigurt që skuqen nga inati kur shohin fëmijët e tyre që si të vetmin shans për tu bërë të rëndësishëm në këtë shoqëri të lirë kanë servilosjen ndaj atyre që zotërojnë pushtetin politik, dhe bashkë me të pushtetin financiar. A nuk do të mërziten ata baballarë që në 90 hodhën monumentin pikërisht se ëndërronin një shoqëri të drejtë për fëmijët e ndërkohë iu duhet që të presin me orë të tëra jashtë dyerve të nomenklaturës së re politiko-ekonomike për një vend pune për fëmijët e tyre të lindur në 90?

A nuk do të skuqen ish-luftëtarët e UÇK, sot policë të SHPK, kur në një orë të vonë, do të shkojnë të trokasin në derën e shtëpisë së Albin Kurtit, për ta arrestuar për të tretën herë, pas policisë serbe dhe pas asaj te UNMIK, vetëm e vetëm sepse ai dhe Vetëvendosja po luftojnë për liri të popullit të Kosovës (ata vetë para 11 vjetësh a nuk luftonin për të njëjtin ideal?). A nuk turpërohet Thaçi kur jep shfaqje në dy vjetorin e pseudopavarësisë së Kosovës dhe i kujton të birit që të mos e harrojë kurrë këtë datë, nderkohë që atë datë tashmë e kanë harruar gjithë ata familjarët e dëshmorëve të luftës çlirimtare të Kosovës, që detyrohen edhe në ditën e pavarësisë të lypin nëpër rrugët e Prishtinës (sepse ky kryeministër nuk u dha kurrë një pension, por i dënoi me varfëri për fajin e vetëm që baballarët e tyre u vranë për lirinë e popullit të Kosoves)? A nuk turpërohet nomenklatura e re Kosovare kur për shitjen prej dy paresh të gjithë resurseve të shtetit të Kosovës, firmos me bojën e gjakut të dy mijë dëshmorëve (që ranë për tia rikthyer këto resurse popullit të Kosovës, që të zhvillohej si gjithë popujt e tjerë)?

Në atë pak rrugë që bëjnë më këmbë politikanët e Kosovës, kur zbresin nga makinat lluksoze për të hyrë në vilat po aq të shtrenjta, a nuk shohin qoftë dhe për një moment përreth varfërinë që ka mbuluar kosovarët, të cilët përditë po vrasin veten nga uria? A nuk u kujtohen shokët e rënë në ato ditë të ftohta, nën ofensivën serbe, kur votojnë sot të gjithë njësoj në parlament për vendime që merren në zyra të ambasadave europiane apo amerikane, ashtu siç para 11 vjetësh votonin po në atë parlament disa politikanë kuislingë gjithë ligjet dhe vendimet që vinin nga Beogradi? A do ti kujtojnë bisedat dhe ëndrrat për liri që gëlltiteshin në netët e luftës rreth zjarrit, në kohët kur shokët binin për liri, sot, kur për të tretën herë, bash si nën Serbi, do e kthejnë pas hekurave Albin Kurtin?

Kur 9 vjet pas 2001 që shenjoi marrëveshjen e famshme të Ohrit (sipas të cilës shqiptarët e Maqedonisë do të merrnin pjesë në të gjithë institucionet, me të drejta të barabarta) politikanët shqiptarë të Maqedonise shohin se si shqiptarët jo vetëm që nuk kanë asnjë kuotë nëpër gjykata, por detyrohen të dalin dhe nga shkollat fillore sepse pushteti ka vendosur të perdoret vetëm maqedonishtja, a u lind ndonjë dyshim që ate ditë me atë firmë ata gabuan? A u vjen pak turp për veten kur kujtojnë se si dikur, nga malet e Tetovës, me pushkë në dorë kërkonin të drejtat e barabarta (dhe minimale njerëzore) e sot me kollare në fyt e gëlltisin poshtërimin me shampanjë të shtrenjtë servirur gjatë koalicioneve qeveritare ku merr pjesë vetëm pjesa ngordhalaqe dhe e domosdoshme e shqiptarëve sa për të çertifikuar pushtetin absolut të partive maqedone? A u kujtohen sytë e shokëve të rënë në betejë kur bëjnë ndonjë matrapazllek të vogël që u garanton dy pare më shumë, në kurriz të shqiptarëve?

A e di ministria jonë e jashtme, kur nënshkuran marrëveshje me grekët, që popullata çame jo vetëm që nuk po i merr dot tokat e saj, por as nuk ka të drejtën e një vize që të shohë varret e paraardhësve? A e dinë politikanët në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni që në Presheve ka ende shqiptarë? A e dinë që ata po asimilohen çdo ditë e më shumë? A dihet që ne Mal të Zi, edhe pse ka katër deputetë shqiptarë në parlament, në institucione nuk kanë të drejtën e përdorimit të gjuhës, ndërkohë që po i njëjti parlament kërkon nga Kosova që të njohë si minoritet me të drejta të plota atë të malazezëve, pavarësisht se nuk e dinë as vetë në ka ndonjë malazez në Kosovë.

Të dashur lexues, punët tashmë janë të qarta dhe faktet të pakundërshtueshme, sot pushteti i kapitalit ekonomik nën veshjen e politikanëve dhe partive të tyre që janë kthyer në biznese familjare, po e cenojnë për çdo ditë që kalon integritetin e atyre që luftuan dhe atyre që po jetojnë sot në hapësirën shqipfolëse. Ndërkohë që politikanët e të gjithë partive shqiptare po pasurohen me bekimin e ndërkombëtarëve, shqiptarët po varfërohen përditë e më shumë. E mbi këtë varfëri gjithçka që kishim tashmë është në shitje. Berisha ka nxjerre në shitje gjithë resorset natyrore shqiptare me urdhër qeveritar. Thaçi praktisht po shet gjithçka në Kosovë, e po e njëjta gjë po ndodh me politikanet në Maqedoni. Është koha që pikepyetjet të mos ia drejtojmë politikanëve aktuale, por vetvetes. Edhe sa kohë do e durojmë këtë gjendje?

Akti i parë politik është sigurisht ai i refuzimit të çdo proçesi që legjitimon këto klasa kuislinge politike, që përfitimet e veta i çertifikojnë nëpërmjet votës dembele të shqiptarëve. Duhet refuzuar kjo diktaturë e kapitalit që e veshur me vellon e demokracisë grabit çdo gjë që i del përpara në emër të një zhvillimi që jo vetëm nuk po ndodh po nuk duket asgjëkundi.

Duhet të organizohemi në struktura politike jashtëparlamentare dhe jashtë partive ekzistente, kjo është e vetmja shpresë për të kthyer politikën në shërbim të popullit. Askush nuk ka nevojë sot për parlamentet shqiptare, kosovare apo maqedonase, duke qenë se gjatë
Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://saktivista.com/?p=779