PlayStation 3 Slim prej tani në ngjyra të ndryshme

Albforumi

Primus registratum
PlayStation 3 Slim prej tani në ngjyra të ndryshme

PlayStation.jpg

Kompania ColorWare, e njohur për ngjyrosjen e pajisjeve elektronike në ngjyra jostandarde, ka futur në duart e saj edhe konzolën e re të lojërave të kompanisë Sony.

Ka qenë vetëm çështje kohe se kur ColorWare do të ofrojë konzolën e re PS3 Slim në ngjyrat sipas dëshirave të përdoruesve. Këtë gjë e kanë bërë edhe konzolën origjinale PlayStation 3 prandaj ky ka qenë hapi logjik i radhës.

ColorWare pasi që të ketë ngjyrosur pajisjen shton edhe shtresën kundër gërvishtjeve, prandaj PlayStation 3 Slim i punuar prej tyre do të mund të ishte më i mbrojtur edhe se origjinali.

Çmimi i një ngjyrosje të tillë është 149 dollarë, me kusht që ai e porosit ti bart shpenzimet e dërgesës tek ColorWare dhe mbrapsht, derisa mund të blihet edhe konzola e re me ngjyra të zgjedhura dhe të paguhet për 449 dollarë.

Për fat të keq, në ColorWare tani për tani pranojnë vetëm konzolat të cilat vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

www.colorwarepc.com

Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=350. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=350

Top