Plani i Biznesit Ballina

Albforumi

Primus registratum
Plani i Biznesit Ballina

Ballina e e Planit të Biznesit është faqja e para me të cilën takohet lexuesi i tij. Në rastet kur plani ka për qëllim mbledhjen e mjeteve financiare, atëherë kjo faqe luan një rol shumë të madh për leximin e mëtutjeshëm të parmbajtjes së plotë.

Por çfarë në të vërtetë duhet të përmbajë faqja e parë e planit të biznesit? Më poshtë, po listoj elementet kryesore që më së shpeshti hasen në planet më të suksesshme:

Logoja e biznesit

Emri i biznesit

Slogani

Titulli i dokumentit (“Plan Biznesi”)

Lloji i biznesit (përshkrim i shkurtër me tre-katër fjalë)

Emri dhe mbiemri si dhe kontakti me përpiluesin e planit

Emri, logoja dhe slogani janë elementet kyçe në krijimin e identitetit të secilit biznes, pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për biznes ekzistues apo të ri. Ndërsa përshkrimi i llojit të biznesit dhe përpiluesi i planit vetëmse i japin vlerë planit në sytë e atij që e mban në dorë.

Logoja e biznesit

Logoja paraqet identitet vizuel dhe përshkrues të biznesit. Nuk është patjetër që në këtë fazë të keni logo, mirëpo plani i biznesit që sapo

keni filluar ta krijoni do të duket më profesional nëse përmban një logo. Në anën tjetër është me rëndësi që qysh në këtë fazë fillestare të

keni një ide rreth identitetit vizuel të biznesit tuaj.
Çfarë duhet të përfaqësojë logoja? Ja dy momente që e shpjegojnë këtë çështje:

- Fotografi që në mënyrë ilustrative do ta përfaqëson llojin e biznesit. Kur bëhet fjalë për fotografi, mendoni se si e njejta do t’i

përfaqësojë dobitë që biznesi juaj ua ofron konsumatorëve. Kjo nënkupton që imazhi i logos duhet të përgjigjet në pyetjen: Çfarë ka këtu për

mua? Këtë pyetje, në të ardhmen secili konsumator do ta parashtron.
- Emrin e kompanisë. Në vetë fotografinë e logos do të ishte mirë që shkurtimisht të inkorporohet edhe emri i biznesit. Kompani si puna e

Apple, në logon e tyre përbajnë element që vetëm figurativisht e përfaqëson biznesin, dhe kjo nuk nënkupton që medoemos duhet të keni të

përshkruar emrin.

Përpunimi i logos kërkon dy aftësi siç janë shpirti artistik dhe njohuri në programet për dizajn grafik. Në anën tjetër, edhe kohë për

përpunimin. Nëse nuk plotësoni kushtet e mësipërme, ju mund të angazhoni ndonjë konsulent apo dizajnues që për një shumë të caktuar mund ta

kryejë punën në vend tuajin.

Emri i biznesit

Gjithsesi, para se të filloni me planin e biznesit ju veçmë keni një ide biznesi. Ndoshta derimëtani ju kanë kaluar emra të ndryshme për

biznesin tuaj të ri, por tani është koha që të vendosni se cilin emër do ta mbajë. Emri i biznesit duhet të flet për ekspertizën, vlerën apo

veçorinë që produktet apo shërbimet tuaja do tia ofrojnë konsumatorëve.

Emri i mirë duhet të jetë informues ashtuqë konsumatorët potencial menjëherë do ta dinin se për cfarë biznesi bëhet fjalë. Ai duhet të jetë i thjeshtë, të mbahet mend lehtë, dhe gjithsesi – të shqiptohet lehtë. Për shembull, nëse ndonjë mik na pyet se ku e kemi blerë bluzën që e mbajmë, dhe nuk na kujtohet emri i butikut, atëherë ai butik ka humbur një vlerë të madhe marketingu që mund të parhapej nga goja në gojë.

Procesi i vendosjes për emrin e biznesit është i koklavitur, kështuqë ju këshillojmë që t’i ndiqni këto hapa:

Brainstorming i ideve për emër biznesi

Qëllimi i këtij hapi është që të vini deri te sa më shumë ide për emrin. Thjesht filloni me sjelljen e vendimit për atë se cfarë duhet të shtjellon/përfaqëson emri i biznesit. Kini parasysh:

Idetë në të cilat bazohet produkti/shërbimi juaj
Degët e industrisë ku bazohet produkti/shërbimi juaj
Fjalët kyce në lidhje me biznesin tuaj, për shembull shitore për prodhime kozmetike – parfeme, grim etj.)
Bëni kombinime me të gjitha fjalët, idetë dhe industritë e mësipërme

2. Testimi i ideve

Shumica e njerëzve që i njohim kanë pitencial për zgjedhje kualitative. Përvec se ata dinë të zgjedhin restoranin më të mirë për të adrkua, ose parukierin më të mirë, ata gjithashtu do të kishin dhënë edhe mendimin e tyre në lidhje me tingëllimën apo shqiptimin e emrit të biznesit tuaj. Në këtë mënyrë, ata do tju ndihmonin ta ngushtoni listën me emra potencial.

3. Provoni nëse emri është akoma i lirë

Shfrytëzoni të gjitha mjetet e mundshme për të provuar nëse emri që keni zgjedhur vecmë përdoret nga dikush tjetër. Fletët e verdha, maknat e kërkimit në internet, faqet e institucioneve zyrtare apo regjistat e ndryshme të bizneseve do tju ndihmoni shumë.
Në anën tjetër, ekzistojnë edhe shërbime konsulente për zgjedhjen më të mirë për kompaninë tuaj. Sikurse kontabilisti mund tju jep këshilla për punën financiare, poashtu edhe konsulenti për krijimin e identitetit të kompanisë mund të jep këshilla të vlefshme.

Slogani i biznesit

Nëse logoja paraqiste identitet vizuel, atëherë slogani paraqet identitet virtuel për biznesin tuaj. Mbani mend se biznesi juaj ka nevojë për një slogan unik i cili do t ëpërdoret në reklamat dhe fushata publicitare. Një slogan i mirë, është ai slogan i cili lehtë lidhet me bzinesin tauj dhe mund të mbahet mend lehtë nga ana e tjerëve. Ai nuk duhet të jetë shumë i gjatë dhe i komplikuar.

Ja disa momente që do t’ju mundësonin zgjedhje më të lehtë të sloganit tuaj:

Në cfarë biznesi gjendemi?
Cilat janë anët pozitive që duhet t’i shpalojmë për biznesin tonë?
Pse konsumatori potencial do të na zgjidhte neve, dhe jo konkurrencën?
Cfarë ndikon në vendimin e konsumatorit për të bler te ne?

Pasiqë të arrini te slogane të shumta, provoni tingëllimën dhe shqiptimin e secilës prej tyre, kështu duke arritur deri te ajo që më shumti ju pëlqen. Mos e hudhni listën me sloganet tjera, pasiqë ndoshta do t’ju hyn në punë për ndonjë fushatë apo thjesht kur t’ju mërzitet ky slaogan.

Titulli i dokumentit dhe lloji i biznesit

Në mes të ballinës së planit të biznesit duhet ta shkruani titullin e dokumentit. Në rastin tonë duhet të qëndrojë “Plan Biznesi” apo “Plani i Biznesit”. Gjithsesi që duhet cekur se për cfarë lloji të biznesit bëhet fjalë. Titulli dokumentit mund të jetë me shkronja të mëdha dhe me font mbi 30, ndërsa lloji i biznesit që zakonisht qëndron menjëherë nën titullin e dokumentit duhet të jetë me font më të vogël, 12 deri 20.

Emri, mbiemri dhe të dhëna për kontakt me hartuesin

Duhet të dihet se kush e ka përpiluar Planin e Biznesit, posaqërisht nëse konkurohet për mjete financiare. Për këtë arsye, në pjesën e poshtme të ballinës shënoni emrin dhe mbiemrin, pastaj titullin tuaj (p.sh. magjistër, inxhinier etj) dhe më në fund emailin dhe telefonin.

Shembull i një plani të biznesit:

plani-i-biznesit-ballina.jpg

Tema e javës së ardhshme: Përmbajtja dhe Rezimeja

Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.mbretitregut.com/?p=3158

Top