Pjerin Ndreu - "Krimineli" qe kapi drogen e Nanos.

RobertdeNiro

Primus registratum
Pjerin Ndreu - "Krimineli" qe kapi drogen e Nanos.

Nje oficer karriere i policise se shtetit te Don Nanos,kur te vendos per te kontrolluar dhe kapur droge ne autobuzat e Donit, duhet te mendohet mire.
Doni te ben ate qe sta pret menja.

Pse me kot e ka ai:prokurorine,Gjykaten, Igli Caracin dhe po qe e nevojshme Killerat e kalibrit te Jaho Salihit???

Pjerin Ndreu pas 16 vjetesh karriere dhe rezultatesh te shkelqyera,e pa veten ne qelite e burgut te sigurise se larte 313.Komshi me kriminelet me te ndyre te Albanistanit, per kapjen e 75% te te cileve ai ka qene protogonist kryesor.
Kete nder ja beri Don Nano.

Doni nuk ndodhet prej ditesh ne Shqiperi,pra e ka alibine te faktuar nga kamerat Kineze dhe Amerikane,qe nuk ka gisht ne kete arrestim.

Don Michael Corleone nuk ka vdekur.
Ai vetem sa eshte dhjamosur,ka nderruar Konsolierin dhe eshte martuar me nje nga "Puntoret" e Tartalies <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Pjerin Ndreu - "Krimineli" qe kapi drogen e Nanos.

Me sa kam degjuar per Pjerin Ndreun,ka ba nji pune per tu lavderu kunder krimit ne shqiperi.Nje rast qe e di personalisht une:ne Tale te Lezhes ka nxjerre nga banesa e ushtrise(e pushtuar nga nji familje Nga Fani i Mirdites)me force djemt e tezes se tij,besoj qe e keni degju edhe ju per 9 vllezerit qe vrane kryetarin e komunes ne ate fshat dhe benin masakra ne Lezhe.
Une besoj qe Pjerin Ndreu ka punu me pasterti kunder krimit ne shqiperi,tani qe ai gjendet se bashjku me ata kriminele,dyshoj qe nuk do dale i gjalle nga qelite e Tiranes,ne fakt ky do kete qene edhe plani i shokut Toska!!
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: Pjerin Ndreu - "Krimineli" qe kapi drogen e Nanos.

Mesazhi qe dergoi ne qeli Pjerin Ndreun:

“Të Lutem mos u bëj vegël qorre e trafikantëve të drogës dhe vizave, ki pak burrëri në punën tënde. Mos e përdor Ministrinë si pronë private. Me respekt Pjerin Ndreu”.


Akuzat

• Kanosje për jetën me anë të telefonit, për shkak të detyrës. Parashikuar nga neni 238 i Kodit Penal

• Përdorim me keqdashje i thirjeve telefonike, për shkak të detyrës


KODI PENAL
• Neni 238
Kanosja serioze për vrasje apo për plagosje të rëndë, që i bëhet punonjësit që kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik, për shkak të veprimtarisë së tij shtetërore ose të shërbimit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.
• Neni 275
Thirrjet telefonike keqdashëse që bëhen me qëllim për të prishur qetësinë e tjetrit, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim deri në një vit.


1)Sot ne mesdite del para gjyqtarit Pjerin Ndreu.

2)Sot gjykata vendos nese Nikoll Lesit duhet ti hiqet imuniteti apo jo, per shkak se ka "shpifur" per Xhoana Nanon.


Shqiptaret nuk do te futen kurre me nen nje diktature komuniste.Nga ajo e kane pesuar njeher.Ja njohin te gjitha hilet. <img src="/pf/images/graemlins/cool.gif" alt="" />

Nen nje diktature tjeter sigurisht qe po.
Skane faj te mjeret.Kete tjetren akoma nuk e njohin.Kur ta njohin(mbas 50 vjetesh) do te ngrihen dhe do te shembin te gjitha monumentet e Nanove.
cry.gif
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: Pjerin Ndreu - "Krimineli" qe kapi drogen e Nanos.

Marre tek "Korrieri":


Toska, pse duhet te jape doreheqjen

E Marte, 21 Shtator 2004

Nese Igli Toska do te ishte si dikur gjyqtar ne Gjykaten e rrethit te Tiranes, ai do te kishte dhene dje, te njejtin vendim per ish- zv/Drejtorin e Pergjithshem te Policise se Shtetit, si edhe kolegu i tij Agim Bendo. Arrestimin e Pjerin Ndreut per "kercenim" me ane te nje mesazhi celulari, ndaj shefit te Sherbimit te Kontrollit te Brendshem, me siguri qe edhe ai do ta cilesonte "te paligjshem". Toska nuk ishte i veshur dje me togen e zeze te gjyqtarit, por me kostumin e ministrit te Rendit dhe u pozicionua ne anen e rrezuar keqas te "kandarit te drejtesise".

Dhenia e doreheqjes nga postet e larta publike, shteterore dhe politike eshte nje akt individual, civil dhe thuajse i huaj per praktiken e drejtuesve qeveritar ne Shqiperi. Keshtu qe nuk pritet qe perjashtim nga ky rregull, te beje ne kete rast Igli Toska. Por, ndoshta ai duhet detyruar qe ta beje kete, per disa aresye:

E para, sepse si drejtues i nje organi te centralizuar dhe i investuar per shume muaj individualisht ne "gjuetine e shtrigave" ndaj viktimave te reformes se tij per "rend brenda rendit", ai ka qene ne dijeni te plote te procedurave qe cuan ne firmosjen e urdherit tashme te paligjshem, per arrestimin e ish- Drejtorit te Policise se Tiranes;

Se dyti, ai nuk mund te justifikohet si ne rastin e ndonje ministri tjeter, se keshtu i'a argumentuan kete hap te gabuar vartesit e tij, pasi ai vete eshte jurist, ka qene ndihmes gjyqtar dhe gjyqtar dhe ca me keq akoma, edhe pedagog ne Fakultetin Juridik;

Dhe se fundi, ai duhet te largohet, sepse pas kesaj, asnje punonjes i Policise se Shtetit nga maja e piramides e deri ne baze,- perfshi edhe ata qe pergatiten sebashku me te kete skandal,- nuk mund te punojne normalisht per aq kohe sa Toska eshte minister. Secili prej tyre ka aresye tashme qe te ndjehet i kercenuar, e te behet pre e arbitraritetit dhe nje dite te bukur, edhe ata mund te perfundojne ne menyre te jashteligjshme, ne qeli. Madje me nje ndryshim te madh nga rasti mediatik i Ndreut, sepse rrezikojne qe te arrestohen, pa u marre vesht nga askush.

Te gjitha keto, por edhe aresye te tjera politike e jashte saj, te cojne ne perfundimin, se Igli Toska eshte fajtor per nje arrestim te paligjshem. Ne kete rast, nuk kemi te bejme thjeshte me nje shkelje juridike me paramendim, per te cilin ai duhet te mbaje pergjegjesi thjeshte morale. Por, ky eshte nje krim i paster pushteti. Dhe faza e pare per ta cbere ate, eshte qe Igli Toska te largohet nga minister i Rendit Publik. Ai eshte i ri dhe ka kohe te reflektoje e te nderroje profesion. Ish-koleget e tij te Gjykates se Tiranes, dje i dhane Toskes nje leksion, duke i treguar se te perdorurit ne politike dhe abuzimi me pushtetin, ishte nje "sport" qe e kane deformuar ate keqas, ne me pak se brenda nje viti, edhe si jurist.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Pjerin Ndreu - "Krimineli" qe kapi drogen e Nanos.

Për ç'ngjau pas 98 nuk mund të kërkohet fajtori më poshtë se rangu i ministrit. Me Tosin në krye është mëse normal që të gjithë poshtë tij (ose pothuaj të gjithë) të ndjekin shembullin e korruptimit e të drejtësisë financiare (kush paguan është i pafajshëm).
Përsa i përket para 98, Pjerin Ndreu ka patur një emër të mirë në polici (nuk mund të them më shumë)!
Gjykimi i tij në bazë të këtyre akuzave është një teatër me frymë socialiste. Me siguri ka patur kontradikta financiare mes Pjerinit dhe mundësisht Fatosit!
Koha do e tregojë të vërtetën. Në Shqipëri, thashethemet kanë tendencë të jenë të vërteta!

P.S. Këtë shkrim e kam nxjerrë edhe tek rubrika " Duke shfletuar gazetat..." pasi edhe aty është hapur e njëjta temë por ka më pak diskutantë.
shrug.gif
 
Top