"Piratet" sulmojne Kafazin e Arte

VIMAR

Forumium praecox
"Piratet" sulmojne Kafazin e Arte

Sipas BalkanWeb dhe News24
TIRANE (9 Dhjetor) -Siti ne internet i realityshow-t "Kafazi i arte" eshte shkaterruar. Piratet e internetit kane nderhyre ne kete sit duke e bere ate te pashfrytezueshem qe nga mengjesi i sotem. Nuk dihet qellimi dhe autoret e kesaj nderhyrjeje te dhunshme, por nje gje eshte e qarte: Me shkaterrimin e ketij websiti, tentohet te ulet shikueshmeria e spektaklit ne fjale, i cili ka bete per vete mijera e mijera fansa. Webmasterat tane po punojne per ta vene sitin e "Kafazit te Arte" ne funskionim shume shpejt, ne menyre qe ai te jete prane shikuesve sa me pare. www . kafaziarte . com - eshte hapur ne qershor te ketij viti per edicionin e pare te show-t "Kafazi i Arte", duke arritur qe ne fillim me qindra klikime ne dite nga shikuesit e spektaklit. Edicioni i dyte ofroi per shikuesit e ketij siti edhe me shume mundesi, pervec lajmeve te here pas hershme dhe ne kohe reale, foto nga momentet me te bukura, ofron shume mundesi per te votuar per konkurentet e preferuar, si dhe ben te mundur te shihen me vidio momentet me te bukura te bisedave dhe zhvillimeve ne Kafaz, mundesi kjo qe e ka bere "Kafazin e Arte" te shikohet ne te gjithe boten. Kete e tregojne e-mail e shumta qe kane ardhur per konkurrentet nga te gjitha anet e botes ku jetojne dhe punojne shqiptaret, te cilat shohin te ky realityshow nje pjese te jetes se vertete. Numri i shikuesve te www . kafaziarte. Com gjate ketij edicioni te dyte te tij ka arritur shifra rekord, gati cdo dite mbi 7150 klikime ne dite. db/db (News24/BalkanWeb
Per mua kjo eshte nje menyre e turpshme per te bere publicitet. Edhe nqs eshte e vertete qe faqja e kafazit te arte eshte "sulmuar" me siguri e ka bere ndonje nga "maniaket" e internetit dhe jo me qellimin qe thote News24 (tentohet te ulet shikueshmeria) por thjesht per nje sadisfaksion te tyre.

Ka mundesi gjithashtu qe te kete qene thjesht nje problem i brendshem i faqes e cila hostohet ne nje server jo shume te besueshem shqiptar. Qofsha i gabuar por mua me duket nje spekullim per te dezinformuar publikun si dhe nje mbivleresim i emisionit duke e quajtur "te sulmuar" ose thjesht nje justifikim i webmasterit te faqes per problemin qe pate.

Shpesh qënia "viktimë" sjell nje publicitet të garantuar. Per mua ky rast tregon se do duhet dhe shume kohe qe faqet shqiptare te kalojne ne nivelin "profesional".
 

GONI

Primus registratum
Re: "Piratet" sulmojne Kafazin e Arte

VIMAR
eshte mire si per si per te gjithe personat etjere qe eshte nje nder gabimet me te medha te postohet dicka e cila nuk dihet pra tja fusesh kot ne tym. Sulmi ka ardhe ne te gjithe serverin e tiranahost (server.tiranahost.com) pra dhe ka demtuar pothuajse te gjithe website qe kane ndodhur ne ate server dhe nuk eshte dicka as ajo qe thu ti dhe as ajo qe thote ballkanweb por eshte fakti se dikush ka perdorur passw e nje tjetri ka demtuar vetem index -et faqeve sulmi ka perfshire: www.veriu.com , www.tiranalive.com , www.studiojoni.com , www.kafaziarte.com nuk kam dijeni per website te tjere por un si Admin i veriu.com nuk ka arritur te me demtoje asgje dhe nuk do tja arrije asnjehere.
 

VIMAR

Forumium praecox
Re: "Piratet" sulmojne Kafazin e Arte

Nqs eshte e vertete ajo qe thua ti GONNY atehere vertetohet qe "sulmi"(po e quaj sulm per ti rene shkurt) nuk ishte i drejtuar ndaj Kafazit Te Arte dhe se ku "sulm" u shfrytezua per publicitet nga ana e ketyre te fundit.

GJithashtu personi qe e beri ate pune nuk kishte aspak synim te ulë shikueshmerine e Kafazit sic shprehet BalkanWeb(Organizatori i Kafazit).

Kjo tregon dhe njehere se sa te pabesueshme jane burimet e informacionit ne Shqiperi. Shembull tjeter ishte perhapja e lajmit se Edi Rama fiton cmimin World Mayor nga OKB (??!! www.worldmayor.com ) . Si shume here te tjera lajmi nuk konfirmohet por tentohet te jesh i pari qe po e nxjerr ne publik.
 
Top