Pilot shqiptar në avionin që u përplas me Kullën
Kete shkrim do kisha deshire ta postoja te tema <span style="font-weight: bold">Bin Laden</span> por ajo teme tashme gjendet e mbyllur,keshtu qe po hap nje teme te re
GAZETA SHQIPTARE, 15 SHTATOR 2001
Pilot shqiptar në avionin
që u përplas me Kullën
TIRANE
Eshtë e vështirë të shuhen nga mendja pamjet e tmerrshme të avionëve që u përplasën në Kullat Binjake të Nju Jorkut. E pra, në njërin prej katër fluturuesve të vdekjes, në atë të American Airlines piloti ishte shqiptar: Viktor Saraçini, 51 vjeç, banor i Makerfield Township, Pensilvani, i martuar, me dy fëmijë. Emri ndodhet në listat e gjata të të vdekurve të sigurtë, të publikuara nga CNN.
Nuk mësohen më shumë hollësi për të, nga të dhënat e para dihet që Saraçini ishte një shqiptar me banim në Shtetet e Bashkuara dhe punonte si komandant fluturimi në kompaninë American Airlines dhe pikërisht me fluturimin 175 i nisur nga Bostoni në Los Angeles, por që tmerrësisht pati fatin të përplasej me njërën prej Kullave Binjake.
Viktor Saraçini është shqiptari i parë i verifikuar mes listës së viktimave të terrorizmit të padëgjuar të 11 shtatorit. "Një arsye më shumë për të mbajtur zi dhe ne shqiptarët", shkruan në Balkanëeb një nga vizitorët e shumtë mes shqiptarëve të Amerikës. Dje, në ditën mbarëbotërore të zisë, shqiptarët treguan respektin e duhur për familjet e mijëra viktimave.
Po dje, mësohet të ketë mbërritur në 19 numri i atentatorëve të identifikuar, të cilët mendohet të kenë qenë në katër avionët që iu ndërrua drejtimi. Shqiptari Saraçini (me të tillë mbiemër ka familje në Durrës, Shkodër dhe Kosovë) ka qenë një nga pilotët që është shtrënguar nga terroristët - nuk dihet ende në ç'mënyrë - të drejtojë avionin e tij te njëra prej Kullave Binjake.