Pilot shqiptar në avionin që u përplas me Kullën

Klinton

Primus registratum
Pilot shqiptar në avionin që u përplas me Kullën

Kete shkrim do kisha deshire ta postoja te tema <span style="font-weight: bold">Bin Laden</span> por ajo teme tashme gjendet e mbyllur,keshtu qe po hap nje teme te re


GAZETA SHQIPTARE, 15 SHTATOR 2001

Pilot shqiptar në avionin
që u përplas me Kullën

TIRANE

Eshtë e vështirë të shuhen nga mendja pamjet e tmerrshme të avionëve që u përplasën në Kullat Binjake të Nju Jorkut. E pra, në njërin prej katër fluturuesve të vdekjes, në atë të American Airlines piloti ishte shqiptar: Viktor Saraçini, 51 vjeç, banor i Makerfield Township, Pensilvani, i martuar, me dy fëmijë. Emri ndodhet në listat e gjata të të vdekurve të sigurtë, të publikuara nga CNN.

Nuk mësohen më shumë hollësi për të, nga të dhënat e para dihet që Saraçini ishte një shqiptar me banim në Shtetet e Bashkuara dhe punonte si komandant fluturimi në kompaninë American Airlines dhe pikërisht me fluturimin 175 i nisur nga Bostoni në Los Angeles, por që tmerrësisht pati fatin të përplasej me njërën prej Kullave Binjake.


Viktor Saraçini është shqiptari i parë i verifikuar mes listës së viktimave të terrorizmit të padëgjuar të 11 shtatorit. &quot;Një arsye më shumë për të mbajtur zi dhe ne shqiptarët&quot;, shkruan në Balkanëeb një nga vizitorët e shumtë mes shqiptarëve të Amerikës. Dje, në ditën mbarëbotërore të zisë, shqiptarët treguan respektin e duhur për familjet e mijëra viktimave.


Po dje, mësohet të ketë mbërritur në 19 numri i atentatorëve të identifikuar, të cilët mendohet të kenë qenë në katër avionët që iu ndërrua drejtimi. Shqiptari Saraçini (me të tillë mbiemër ka familje në Durrës, Shkodër dhe Kosovë) ka qenë një nga pilotët që është shtrënguar nga terroristët - nuk dihet ende në ç'mënyrë - të drejtojë avionin e tij te njëra prej Kullave Binjake.
 

Klinton

Primus registratum
Re: Pilot shqiptar në avionin që u përplas me Kullën

Nje postim i dyte i lidhur me traxhedine e 11 shtatorit 2001.
Marre nga www.ballkan.web me date 15/09/2001

TIRANE - Tre shqiptarë rezultojnë të humbur pesë ditë pas tragjedisë në SHBA. Në njoftimin e Drejtorisë të Shtypit dhe Informacionit të Ministrisë së Jashtme e cila i referohet informacionit të marrë nga ambasada shqiptare në Uashington lexohet se &quot;Rrok Camaj shqiptar nga Mali i Zi, Simon Dedvukaj shqiptar nga Mali i Zi dhe Man Gjonbalaj shqiptar nga Kosova rezultojnë të humbur në radhën e shumë viktimave të tjera,pas tragjedisë në SHBA&quot;.
Rrok Camaj që nga viti 1975 lan dhe pastron xhamat e jashtme të Qendrës Botërore të Tregtisë. Sipas të bijës, Angjelinës, deri të enjten nuk dihej asgjë për të. Dikush në internet kishte parë emrin e tij në listën e të gjallëve. Ndërsa ditën e fatkeqësisë ai ka folur në telefon me të shoqen, Katrinën nga kati i 105 i ndërtesës duke i thënë se, &quot;une jam shëndoshë e mire. Jemi në dorë të Zotit, e çka të bëhet lë të bëhet. Të lutem mos i shqeteso fëmijët&quot;, këto ishin fjalët e fundit të tij. Njoftimi i Ambasadës shqiptare në Uashington ka dhënë emrin e tij sot në radhën e shqiptarëve të humbur
 

Klinton

Primus registratum
Re: Pilot shqiptar në avionin që u përplas me Kullën

Edhe nje postim tjeter i trete

Marrë nga www.kohajone.com

Tre jane emrat qe qarkullojne ne qarqet shqiptare ne SHBA, per personat qe familjet ende I konsiderojne te humbur, jo te vdekur, duke u kapur pas shpreses se ata mund te jene gjalle. Rrok Camaj dhe Mon Gjonbalaj, jane shqiptare nga Mali I Zi, ndersa Simon Dedvukaj, nga Kosova. Te tre punonin per nje kompani mirembajtjeje. Ndersa per dy te fundit, nuk ka asgje publike.

Rrok Camaj eshte nje nga personat e te cileve u eshte kushtuar nje vend I vecante ne edicionin e fundit te revistes &quot;Time&quot;. Pjesen kushtuar atij, revista e titullon &quot;Mes reve&quot;. &quot;Rrok Camaj zoteronte pamjet me te deshirueshme ne New York City. Si nje pastrues dritaresh per dy Kullat Binjake te Qendres Boterore te Tregtise, hapesira e punes se tij ofronte panoramat me marramendese te qytetit te cilin ai e pati si vendin adoptues qe kur arriti nga Mali I Zi, ne vitin 1969&quot;, thote revista. Ne shume dite ai vezhgonte rrethinat nga brenda duke punuar me nje makine pastruese me telekomande nga maja e qendres, por dritaret e katit 107 nuk lejonin perdorimin e makines dhe ai do te merrej me to me dore, I varur me nje litar. Camaj, 60 vjec, ishte ne nje pike vezhgimi ne katin e 107 kur nje bombe goditi godinen, ne vitin 1993. Iu deshen 2 ore e gjysem qe te zbriste nga shkallet, megojen e mbuluar me nje nga sfungjeret e tij dhe me kemishen e tij mbulonte gojen e nje gruaje shtatzane qe ai e shoqeroi poshte. Ai ishte kthyer ne pune, te nesermen. &quot;Ai thoshte se qe te punoje aq lart merrte ca kohe per t'u mesuar, por atij I dukej qetesuese, perhumbjen e tij&quot;. Eshte shprehur per Time, djali I tij Vincent, nje nga tre femijet camaj. Gjate diteve te pushimit, Camaj nje katolik shqiptar kishte deshire qe te mbante paster dhe ne rregull, rretheqark shtepise, duke krasitur barin, duke rinovuar kuzhinen dhe mbi te gjitha duke kaluar kohe me familjen e tij, te ciles ne fillim ai ia kishte fshehur natyren e punes se tij te rrezikshme. Kur ai ka filluar te punoje ne Qendren Boterore te Tregtise, ne vitin 1973, ai I tha gruas qe punonte brenda. Ai e telefonoi ate te marten ne oren 9.14 ne mengjes nga kati 105 I kulles se jugut. &quot;Ai I tha mamase sime se ishte me dyqind njerez te tjere dhe po priste vetem OK per te zbritur&quot;, tha Vincent per revisten. &quot;Ai I tha asaj te mos shqetesohej, ne jemi te gjithe ne duart e Zotit&quot;.

Koha Jonë 9/19/2001
 
Top