Pietro Marubi-babai i fotografise shqiptare

Albforumi

Primus registratum
Pietro Marubi-babai i fotografise shqiptare

thumbnail.php

Ardhja ne Shqiperi e italianit nga Piacensa e Italise Pietro Marubbi (Piaçenca, 1834-Shkodër,1903) ne mesin e shekullit XIX,ndoshta ishte nje rastesi por per kulturen shqiptare ishte nje fat i madh.Ai ishte marrë në vendlindje edhe me veprimtari patriotike kundra pushtimit austro-hungarez. Ndjekjet për këtë e shtrënguan të ikte nga Italia dhe të shkonte në fillim në Korfuz e më pas në Vlorë. Këshilla e konsullit Italian në Vlorë për të shkuar në Shkodër se atje ka katolikë, nuk do zinte vend nëse atje nuk do gjente edhe mjedisin kulturor europian të këtij qyteti.

Ne Shkoder, Marubi u vendos te familja e Rrok Kodhelit dhe filloi aktivitetin e tij artistik ne fushen e fotografise, por edhe te arkitektures, piktures e skulptures.Në qytetin e lindjes, Pietro Marubbi kishte lëvruar pikturën, skulpturën, arkitekturën dhefotografinë.Me kete te fundit Pjetër Marubi vendosi te merej edhe ne atdheun e tij te ri.Ne kete menyre ai hapi ne Shkoder atelien e parë fotografike me emrin Studio Marubbi, më e para në vend e nga të parat në Ballkan.

Ishte pikerisht atelieja e pare e ngritur ne vitin 1858 ne qytetin e Shkodres, e cila me ane te fotove te rralla profesionale te stampuara per dekada me radhe, fiksoi kete pjese te artit shqiptar, ne historine e fotografise evropiane.

Filloi të fotografoj me procesin e kolodiumit të lëngët si në të gjithë Europën, kryesisht njerëz të njohur, por edhe të panjohur të qytetit. Ndër fotografitë e kësaj periudhe është dhe ajo e kaçakut të njohur të krahinës, Hamz Kazazi (1858), me të cilën ze fill fotografia shqiptare. Tri vjetë më pas (1861), realizon peizazhin e parë fotografik që paraqet Shkodrën Dalëngadalë, Pietro Marubbi nisi të përthithti mendësinë e shqiptarëve dhe në saje të mikpritjes së veçantë të shkodranëve ndaj tij. Kështu, pasi mësoi edhe shqipen, shkodranët ia shqiptarizuan emrin në Pjetër. Duke qënë nga pak edhe piktor e skulptor, ai kryen pikturat murale të Kishës Ortodokse të qytetit e po ashtu shpesh i merrej mendimi nga qytetarë të ndryshëm për aftësitë e fëmijve të tyre në artet pamore. Një nga këta ishte dhe Arsen Idromeno që me këshillën e mjeshtrit Marubi e dërgoi djalin e tij Kol të studionte pikturë në Venecie të Italisë. Ndoshta piktori i njohur Kol Idromeno është një dhuratë e madhe e Pjetër Marubit për kulturën tonë.

Ndër kohë, mjeshtri filon të dali nga atelieja e të fotografoj në natyrë subjekte shoqërore, por edhe historike. Kësaj periudhe i përkasin foto të tilla si shumë e njohura Lypës në rrethinat e Shkodrës (1875) me forcë të madhe shprehëse, si dhe Portret gruaje(1878) e Cigania e vogël. Me vlera të mëdha është dhe fotoja e Pjetër Marubit që paraqet delegatët e Vilajetit të Shkodrës në Lidhjen Prizrenit (1878) si dhe ajo që pasqyron Kryengritjen e Mirditës (1876-1877). Me këto foto ai nis bashkëpunimin e gjatë me revista të njohura europiane si LIllustration, La Guerra dOriente dhe The Illustraed London News, duke u bërë kësisoj fotoreporteri i parë në histori të fotografisë shqiptare. Fotot e Marubit mbi lëvizjet luftarake të shqiptarëve për liri, janë pothuaj vërsnike me ato që mbahen më të parat fotografi botërore të luftës si të anglezit Fenton dhe amerikanit Brady. Përmendim gjithashtu se ai ka realizuar fotografitë e para në Malin e Zi (1865). Fotografitë në atelie, P.Marubi i realizonte me ndriçim natyror që hynte nga një baxhë (dritare në çati), ku hapësira e futjes së dritës ishte e ndryshueshme. Si sfonde, brenda në studio, mjeshtri ashtu si gjithë kolegët e tij europianë, përdorte beze të pikturuara të përshtatëshme me ate që do fotografohej, si natyra të qeta, peizazhe të natyrës shqiptare, pamje te mjediseve familjare etj.

Gjithashtu, ai vendoste shpesh brenda atelies edhe bar, degë e trungje pemësh, përherë me lidhje ideore me subjektin që do fotografonte. Në fillim , Marubi përdori procesin kolodium në përgatitjen e negativit, ndërsa rreth viteve1885-1890, e zevendësoi me pllaka të thata xhami të prodhuara në mënyrë industriale në fabrika me xhelatinë bromuri argjendi, çka lehtësonte mjaft dhe e bënte më praktik fotografimin. Pjesa më e madhe e fotove të tij, janë stampuar në bardhë e zi, por të tjera edhe në sepje. Krijimtaria fotografike e Pjeter Marubit, përfshin shumë zhanre si fotoportretin, peizazhin natyror dhe urban, etnografinë, historine, fotografinë me subjekte sociale etj. e, në një farë mënyre ajo përbën një minierë të vyer për studiues të fushave të ndryshme të shkencës. Aparatet e tij në fillim të veprimatrisë ishin prodhime franceze dhe gjermane me përmasa 30cm me 40 cm. Shumë foto të tij janë shtypur edhe si kartolina postare që kërkoheshin nga të huajtë për bukurinë dhe ekzotikën e tyre. Pjetër Marubi, është nderuar edhe me një medalje arit (Premiato con Medaglia dOro) për fotografi e, këtë e mësojmë nga një kartolinë, ku fatëkeqësisht, nuk përcaktohet as data e as vendi i konkursit.Babai i fotografise shqiptare Pjeter Marubi vdiq ne vitin 1903

Ky artikull eshte marre nga: http://www.fotografiashqiptare.com/?p=3. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.fotografiashqiptare.com/?p=3

Top