Picasso-Stein, dialog i hapur
Në tekstet shkollore të letërsisë dikur në mesin e viteve nëntëdhjetë emri i Gertrude Steinit përmendej sikur numrat në rend nga 1 deri në 10.

Sikur të ishte një shkallare që ngre për të parë në radhën e fundit të bilbliotekës Ernest Hemingwayn, Ezra Poundin, Sherwood Andersonin, dhe të tjerë bashkëpatriotë amerikanë që pikërisht prej saj, në vitet njëzetë, kur ajo kishte kishte shqiptuar për të kthyerit nga lufta “ju të gjithë jeni brezi i humbur” – u quajtën shkrimtarë të brezit të humbur.

Gertrude Stein (1874-1946), edhe pas vdekjes ka qenë një problem për t’ia klasifikuar kontributin e saj në artin modern, tek avangardistët që i kishin mbushur me tablo sallonin e saj në Paris, dhe më pas në letërsi.

Autore apo mentore? Cila nga të dyja ishte Gertrude Stein? Shkroi “Tender Buttons”, “The Making of Americans”, “Three Lives”, “The Autobiography of Alice B. Toklas”.

Në letërsi nuk është quajtur ndonjëherë autore e përfillur, madje edhe tekstet tona jepnin pështypjen se ajo ishte gruaja e orës së çajit ku artistët botërore pasi linin studiot, makinat apo tryezat e shkrimit shkonin tek salloni i saj për të këmbyer duhan, dhe për kapur kokat me duar për para dhe pas luftën që i ndau njerëzit dhe i ndryshoi faqen botës në fillim të shekullit të njëzetë.

Po ndonjë mik që frekuentonte mbrëmjet e të shtunës tek ajo, në letra private e shikonte krejt pa peshë kontributin e kësaj gruaje që i kishte të shpallura raportet me jetën: “Çdo gjë është kaq e rrezikshme sa s’ka arsye për të qenë i frikësuar”.

Koleksioniste e Gauguinit, Cézanne-it, Renoir-it, Matisse-it e Picassos, – veprat e këtij të fundit dominonin koleksionin e saj – dhe mike e të tjerë artistëve, poetëve e piktorëve si Juan Gris, Georges Braque, Max Jacob, Guillaume Apollinaire etj. Për disa prej tyre është quajtur mentore me gjykimet e saj për letërsinë dhe artet.

E kësaj fushe është e para vepër që kemi në shqipe nga Stein-i, nga mendimet e saj mbi artin, për një piktor bazë të shekullit të njëzetë, Pablo Picasso. Kështu quhet, “Picasso”, i përkthyer nga Çelo Hoxha, Botimet Zenit.

Botimi është i pajisur me një intervistë të Picassos me Jerome Seckler-in të vitit 1945 dhe me një ese, “Shpërthimi i manierizmit” të Alberto Moravias ku trajton idenë e “shekullit të artit të ribërë mbi artin” e një arti që “flet për vetveten dhe vetëm për vetveten.”

“Picasso” sipas Gertrude Stein-it është një tekst ku ajo ka hedhur vështrimet e saj për veprën e Picassos. Kishte shkruar për Cezanne-in, Matisse-in, Juan Gris-in, për shkollën pariziane të pikturës.

Picasso është një përjashtim sepse ajo e njohu qysh në fillim të nëntëqindës, pra flet si një “dëshmitare” edhe pse kjo fjalë nuk është aspak e duhura për mënyrën se si e sheh veprën e artit Stein dhe në veçanti të Picassos.

Ajo u takua me piktorin në fund të periudhës rozë, dhe kur “fëmija ishte shndërruar në burrë” më 1905, kur Picasso realizoi portretin e njohur të Gertrude Stein-it, vepër që ndodhet sot në Metropolitan Museum of Art, në Nju Jork.

Raporti me modelin që patën piktorët e shekullit të njëzetë në krahasim me ata të shekullit të nëntëmbëdhjetë, është një temë ku Stein-i kthehet dhe rikthehet dhe pohon: tashmë ka nisur një mënyrë tjetër kompozimi, çdo brez ka mënyrën e tij të kompozimit, njerëzit nuk ndryshojnë nga një brez në tjetrin, por ndryshon mënyra ne vendosjes së gjërave përreth”. E pra Picasso ishte për Stein-in gjeniu që do të bënte përpjekjen e tmerrshme për t’i trajtuar gjërat që shikohen jo ashtu siç njihen.

“Dalldia e sendeve që shikohen vetëm që shikohen, nuk e prek kurrë shpirtin spanjoll”, shkruan ajo. Gjuhës së aforizmave për origjinën spanjolle të Picassos, Steini nuk i vë frerë.

Ajo shprehet e palëkundër për këtë origjinë si burim i gjenialitetit të tij dhe argumentet e saj janë të habitshëm: arti si gjeografi, si territor tokësor që ndikon dhe përcakton vokacionet e të parit të botës në atë mënyrë që nuk e shohin njerëzit “e zakonshëm.”

Ajo flet për një artist që e përtërinte “vizionin e vet për objektet e para ashtu si i shikonte ai”. Syri që shikon botën është determinant për njohjen, njohjen tani, dhe jo përvojat.

Steini ishte bashkëkohëse, koleksioniste e tij, njihte kohën dhe situatat që ndikuan tek Picasso, ngjarje të përbotshme si Lufta e Parë, ngjarje personale si martesa, po edhe gëzimi për lindjen e të birit.

Duke iu referuar Picassos dhe kërkimit të tij në pikturë, zbulimit të kubizmit etj., ajo jep disa përkufizime për bashkëkohësinë, për kundërvënien e njeriut ndaj natyrës në art, për rolin e Lindjes në artin e Picassos, që sërish si spanjoll që ishte, e kishte brenda në shpirt artin saraçen.

Ajo shkruan: “Lindorët, amerikanët dhe spanjollët nuk e kanë hrruar kurrë, kurrë faktin që të jesh në gjendje të shkruash nuk është e nevojshme të përdorësh shkronjat. Është e vërtetë që njeriu mund të shkruajë edhe në mënyra të tjera dhe Picasso e ka kuptuar, dhe e ka kupuar thelëlsisht këtë mënyrë.”

Për shkrimet e Gertrude Steinit është thënë se janë një lëndë aforizmash, përsëritjesh, alogjizmash të hapërdara, janë gati-gati një skandal po dhe një kënaqësi.
Por ndalesh dhe thua edhe pse nuk kam parë një vepër të Picassos, e kam parë, tani që ajo po flet për të.

Ky libër të lë një shije të mirë edhe se nuk të imponon gjykimet, sadoqë autorja shpesh duket kategorike. Dikur kishte thënë se “Çdo njeri merr kaq shumë informacion gjatë ditës sa e humbet gjykimin e vet.” Libri është një vaksinë kundër këtij virusi, sot kaq të përhapur.

Hapet sot Bienalja e Tiranës

Edicioni i katërt i Bienales Ndërkombëtare të Artit Bashkëkohor të Tiranës (Tirana International Contemporary Art Biennial) ahpet sonte pasdite në hotel “Dajti”.

Organziatorët dalin sot n ënjë konferncë për shtyp për prezantimin e aktivitetit.
Këtë vit marrin pjesë rreth 60 artistë dhe arkitektë nga 30 vende të ndryshme të botës. Artistët pjesëmarrës në episodin e parë të bienales: Franz Ackermann, Jane Alexander, Silva Agostini, Yael Bartana, Kimberly Clark, Gazmend Ejupi, Cao Fei, Yang Fudong, Shipla Gupta, Jun Nguyen-Hatsushiba, Thomas Hirschhorn, Adam Leech, Tala Madani, Ursula Mayer, Oscar Mönrerud, Erik Olofsen, Adrian Paci, Anila Rubiku dhe Alexander Vaindorf.

Vetëm tre prej tyre do të jenë nesër në ceremoninë e hapjes: gjermani Franz Ackermann, Oskar Mönrerud dhe Adrian Paci.
Ky episod është kuruar nga Edi Muka dhe Joa Ljungberg. Bienalja e këtij viti është quajtur “Eficensa simbolike e konizës”.(Shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22481. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22481