PHP Praktikat e Kodimit të Rregullt
</img>
</img></p>
PHP është ndoshta teknologjia për web më e njohur e më e përdorur, por gjithashtu edhe më e përfolura. Deri në vitet e fundit, PHP është konsideruar si një gjuhë programimi për web e drejtuar tek fillestarët. Gjërat për fat të mirë kanë ndryshuar, por shumë programues kanë mbetur në disa standarte që janë pikërisht ajo që i ulën reputacionin PHP-së. Fundja, çfarë rëndësie ka fuqia e gjuhës kur programuesi nuk di ta shfrytëzojë? Një pyetje retorike që i drejtohet kujtdo (përfshirë mua) për t’i stimuluar të kodojnë me standarte. Le të spostohemi në thelbin e temës e të diskutojmë disa mënyra që do t’ju ndihmojnë të kodoni më mirë.</p>
- Krijoni një mjedis pune të përshtatshëm -</p>
Të shkruash kodin është në thelb pjesa më e rëndësishme e punës së një programuesi, por shpesh anashkalohen disa elementë dytësore që mund të rrisin produktivitetin tuaj apo të ekipit ku merrni pjesë. Hapi i parë dhe baza e mjedisit ku punoni është editori. Ndërkohë që disa janë të kënaqur me Notepad, mund ta merrni me mend që opsione si: ngjyrosja e kodit, plotësimi automatik dhe udhëzimi i kodit, menaxhues i integruar skedarësh, etj, janë jetikë për të shpejtuar dhe përmirësuar punën tuaj. Provoni programe si Dreamweaver, Aptana Studio, Zend Studio e Eclipse PDT dhe zgjdhni atë që ju pështatet më së miri.</p>
Një tjetër detaj që programusit e anashkalojnë është konfigurimi i serverit, më saktësisht konfigurimi i vetë PHP-së. Askujt s’i bën keq të njohë disa rregulla kryesore të Apache, të konfiguroje serverin e databazës për ta përshtatur me aplikacionin që po krijon apo të konfigurojë PHP-në për ta bërë më të sigurt e mos t’i krijojë vetes probleme në të ardhmen.</p>
- Fillimi i mbarë, gjysma e punës: Taget PHP -</p>
Për të shkruar kodin PHP, ju ofrohen disa alternativa, ndër të cilat:</p>
<?php $a = $b + $c; //stili i rregullt ?>
<? $a = $b + $c; //stili i shkurtuar ?>
<% $a = $b + $c; //stili ASP %>
<script language="php">$a = $b + $c; //nuk e di pse kjo egziston!</script>
Secili nga stilet e shënuara më sipër është në rregull për veten e tij, por përdorimi i stilit të parë do ju sigurojë kompatibilitetin në çdo lloj konfigurimi të serverave dhe në versionet e ardhshme të PHP-së (në versionin 6, taget e shkurtra nuk suportohen).</p>
- Komentet nuk harxhohen -</p>
Komentet dhe shënimet janë jetësore jo vetëm në programim, por në shume aktivitete ku memorja s’mund t’ja dalë e vetme. Ju siguroj që një kod i shkruar sot, pas 6 muajsh do ju duket totalisht abstrakt nëse nuk e keni komentuar mirë. Mos i harxhoni vetes kohë duke ju rikthyer një kodi sa herë duhet ta modifikoni, por përdorni komentet me shumicë. PHP ofron tre mënyra për të komentuar kodin.</p>
Komentet në rrjesht të vetëm</p>
$a = $b + $c; //ketu llogaris vleren e variables $a
echo $a; #ketu printoj variablen $a. Ky lloj komenti (stili Perl) nuk keshillohet
Komentet në shumë rrjeshta</p>
/*
Ky funksion kthen shumen e dy numrave.
Perdorimi: echo mblidh(5, 7);
Ketu po shtoj nje rrjesht te trete
*/
function mblidh($b, $c)
{
return $b + $c;
}
- Hapësirat qarkullojnë ajrin -</p>
Krahas komenteve (të cilat i diskutuam më sipër), hapësirat janë një element shumë i rëndësishëm për leximin e kodit. Konsideroni të keni një kod si më poshtë e t’i riktheheni pas 3 muajve. Kodi është fare i thjeshtë, e përsëri krijon konfuzion.</p>
function saParaKam($para)
{
switch($para){
case 50:
echo 'Te dalin per nje kafe';
break;
case 100:
echo 'Mund te pish disa birra';
break;
case 1000000000:
echo 'Si te shkon jahti?';
break;
}
}
saParaKam(100);
Ndërsa duke përdorur hapësira, mund ta lexoni shume thjeshtë e të kuptoni pothuajse menjëhere funksionin e tij.</p>
function saParaKam($para)
{
switch($para){
case 50:
echo 'Te dalin per nje kafe';
break;
case 100:
echo 'Mund te pish disa birra';
break;
case 1000000000:
echo 'Si te shkon jahti?';
break;
}
}
saParaKam(100);
- HTML mbetet HTML -</p>
Praktika standarte thotë se kodi PHP duhet ndarë nga ai HTML, në mënyrë që të ndahet logjika (PHP) nga prezantimi (HTML). Kjo është më se e vërtetë dhe duhet respektuar aty ku është e mundur. Konsideroni shembujt më poshtë.</p>
Këtu printojmë HTML-në me PHP</p>
$var = 'Ky eshte nje tekst';
echo '<div>';
echo $var;
echo '</div>';
Ndërkohë që kodin më sipër mund ta shkruajmë fare lehte ne këtë mënyrë:</p>
<?php $var = 'Ky eshte nje tekst'; ?>
<div><?php echo $var; ?></div>
Si mund ta shihni, lexohet më lehtë dhe e ndan më së miri prezantimin nga logjika. Megjithatë ka raste ku ndarja është e vështirë apo nuk leverdis, kështu që nuk ka asgjë të keqe të printoni HTML përmes PHP-së. Kur e bëni, të paktën zbatoni standartet e HTML-së.</p>
Kodim që nuk respekton standartet e XHTML-së sepse atributet duhet të rrethohen nga thonjëza dyshe.</p>
echo "<div class='njeDiv'>Ky eshte <span style='font-weight:bold;'>nje</span> tekst</div>";
Kodi i mësipërm duhet të shkruhet në këtë mënyrë (e dalloni ndryshimin e thonjëzave?):</p>
echo '<div>Ky eshte <span style="font-weight:bold;">nje</span> tekst</div>';
- Vendosini emrin -</p>
Emrat e variablave, konstanteve, funksioneve e klasave duhet të përshkruajnë veten sa më mirë, në mënyrë që mos ta mendoni 2 herë se cili është funksioni i tyre. Mundohuni të zgjidhni emra sa më të përshtatshëm e të shkurtur sa është e mundur.</p>
Variabla si ato qe kam përdorur deri tani unë në kod s’kanë asnjë lloj kuptimi, por për arsye demonstrimi janë në rregull. Në një aplikacion të vërtetë, variabla si: $var1, $var2, $a, $b, mundohuni ti shmangni. Ide e mirë është të përdorni emra si: $shuma, $rezultati, $numriRreshtave, etj.</p>
- Objektet janë miku juaj më i mirë -</p>
Objektet janë një temë për programues me eksperiencë sepse ka vërtetë shumë gjëra të pëfshira. Nuk mjaftojnë njohuritë bazë mbi sintaksën apo disa aplikacione që mund të keni koduar. Duhen njohuri të forta mbi funksionimin e objekteve dhe mbi të gjitha, aftësi analizuese për të veçuar pjesëzat e ndryshme. Në këtë seksion do kisha shumë për të folur, kështu që po e lë për një arikull të dedikuar. E vetmja këshillë që mund t’ju jap është të investoni sa mundeni në kodimin me objekte sepse jo vetëm do keni një kod të rregullt e të lexueshëm, por do rrisni produktivitetin tuaj me disa faktorë.</p>
Shpresoj t’ju kenë shërbyer këshillat e mia e t’ju ndihmojnë të bëheni programues sa do pak me të rregullt. PHP-ja është një botë e bukur dhe e madhe, në të cilën të gjithë kemi shumë për të zbuluar.</p>
Nëse shihni diçka që nuk shkon në artikull, keni pyetje apo thjeshtë doni të thoni fjalë të mirë, mos hezitoni të komentoni.</p>
ëë
PHP – Praktikat e Kodimit të Rregullt është një postim nga: RomeoLab.Com</p>
</img>
</img>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.romeolab.com/?p=2168. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.romeolab.com/?p=2168