BeRaTsi_MiZeRje
Aktivist i AlbForumi

Dasma e shumë përfolur e Norës dhe Robertit ka dëshpëruar dikë. Ndoshta shumë meshkuj po ai e tregon hapur që është lënduar, shkruan Gazeta Blic.
Petriti i Big Brother 4 prej muajsh shkruan në rrjetet sociale simpatinë që ka për Nora Istrefin duke bërë batuta apo vendosur statuse: “In relationship with Nora Istrefi”.

Ditën e djeshme ka realizuar edhe një foto montazh ku në vend të Robertit ka vendosur fytyrën e tij. Djali nga Prishtina, i diplomuar për gtafik dizajn, me humor ka shprehur dëshpërimin për martesën e idhullit të tij, madje sot i ka kushtuar edhe një poezi.
