Peticion për ndalimin e patentave për software në Evropë

Albforumi

Primus registratum
Peticion për ndalimin e patentave për software në Evropë

Kushdo që përdor kompjuterat, është i pambrojtur nga paditë e mundshme për shkelje të një apo më shumë patentash në këtë fushë. Kur vjen puna për ata që e shfrytëzojnë për të kryer biznes, apo një pjesë të tij, hipotezat bëhen më të frikshme. Sipas një shembulli të përmendur nga End Software Patents:</p>


Nëse shisni online, sipas llogarisë më të freskët ka 4319 patenta që mund t’i keni shkelur. Nëse në plan keni edhe reklama, pagesa dhe planifikim dërgimi mallrash, lypset ta keni mendjen te rreth gati 11000 patenta.</p>


Shembujt e patentave të marrëzishme janë të shumtë. Nga ky ngjyrim nuk bëjnë përjashtim shumë nga patentat për software. Ja disa prej atyre të miratuara tashmë në Evropë:



Webshop: Shitje gjërash përmes një rrjeti duke përdorur një shërbyes, klient dhe përpunues pagesash, ose duke përdorur një klient dhe një shërbyes – EP803105, EP738446, EP1016014
Porositni përmes celularit: Shitje përmes një rrjeti telefonie celulare – EP1090494
Shportë blerjesh: Shporta e blerjeve elektronike – EP807891
Marrje kyçi përmes SMS-je: Dërgim kyçi për çkodim të dhënash të blera përmes një rrjeti të telefonisë celulare – EP1374189
Parje filmi: Video streaming (video sipas kërkesash, e fragmentarizuar) – EP633694
Mbrojtje nga kopjimi: Kodim kartelash që kështu të luhen vetëm në pajisje të autorizuara – EP1072143
Kartë krediti: Pagesë me kartë krediti në Internet. – EP779587
Përshtatje faqeje: Prodhim faqesh të ndryshme web në varësi të pajisjes ku do shihet – EP1320972
Kërkim huaje: Aplikim i automatizuar për hua – EP715740
Pagesë e sigurt me kartë: Sigurim pagesash online me kartë krediti/debiti me kod PIN – EP1218865
Dërgim porosish: Dërgim porosish në përgjigje të kërkesës – EP986016
Dërgim: Nisje artikujsh te pika e saktë e marrjes së shërbimit të përdorur për dërgesa – EP1181655
Sistem asistence: Sistem asistence i bazuar në përgjigjje ndaj pyetjesh – EP915422
Paraparje kapitujsh: Përdorim i TV-së si metaforë për përzgjedhjen e copëzave të ndryshme video – EP670652
Figurë: Ulje kohe ngarkimi të faqes duke ulur automatikisht cilësinë e pamjes – EP992922
Përfundime të afërta: Shfaqje përfundimesh të afërta, nëse klientët i pëlqejnë ata të tanishmit – EP628919
Kod uljeje çmimi: Dhëniejnga ana e përdoruesve të kodeve për ulje çmimi. – EP929874
Web-to-Print: Prodhim formatesh prepress ose të gatshëm për shtypje, nga modele me qartësi të ulët përmes Internetit – EP852359, EP1169848



Studime të pavarura kanë treguar se roli i patentave në nxitjen e risive në fushën e software-it është i papërfillshëm. Të njëjtat studime ripohojnë ndikimin e pakët që kanë mbi vendimet e dikujt që fillon një veprimtari të re ekonomike. Atëherë kush përfiton prej tyre? Mbajtësit e patentave, që për hir të këtij atributi, mund të hedhin në gjyq cilindo dhe të kërkojnë dëmshpërblime për shkelje patentash. Dhe taborret e avokatëve të rreshtuar pas të dy palëve në një çështje. Sipas llogaritjesh nga End Software Patents masa me sa rëndohen kostot e ndryshme për shkak të shpenzimeve për çështjet gjyqësore në këtë fushë në Sh.B.A. janë diku te 11 miliardë USD në vit. Ai që përfundimisht mban në kurriz këtë peshë është konsumatori i thjeshtë.









Peticionin në Shqip mund ta lexoni dhe firmosni këtu.</p>

Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://blogu.programeshqip.org/?p=608
 
Top