Persperktiva Eur-Usd per 2005
Perspektiva EUR-USD për 2005
Megjithëse Euro ka arritur rekorde të larta përkundrejt dollarit për vitin 2004, kjo rritje nuk përputhej me zhvillimin e faktorëve ekonomik Evropian. Në fakt kjo rritje u karakterizua nja një ndjenjë anti-dollar.Në muajt e fundit, disa banka qëndrore duke përfshirë edhe bankën e Rusisë, gjithashtu edhe shumë banka të Azisë qëndrore kanë ndryshuar asetet e tyre nga Dollar në Euro.Fluturimi i Euros ka ndodhur për dy faktorë kryesorë: përkeqësimi shumë i shpejtë i difiçitit Amerikan si edhe tensionet gjeo-politike në Irak, të dy këto faktorë pasqyrojnë bashkë rrezik politik & ekonomik.Si rezultat investitorët në bursën e këmbimit valutor e dërguan Euron në nivelin 1.3700 për herë të parë në historinë e saj.Megjithatë tani për tani situata ekonomike në Euro-zonë nuk është e mirë. Papunësia në Gjermani, vendi me ekonominë më të madhe në Euro-zonë qëndron në 10.8% - niveli më i lartë që nga 1998 ndërsa prodhimi i brendshëm bruto (GDP) qëndron në 0.3% krahasuar më ekonominë Amerikane që është 3.3%.Papunësia e lartë, përkrah rritjes drastike të energjisë ka ulur ndjeshëm shpenzimet e konsumatorëve në Euro-zonë, megjithës
Me avancimin e 2005-s është e pritshme që veprimet monetare të bankave qëndrore të SH.B.S-së edhe Evropës të divergjojnë në mënyrë të konsiderueshme. Për të shumtën e 2004 B.Q.E ( banka qëndrore Evropiane) praktikoi veprime monetare kufizuese në mënyrë që të mbantë stabilitet në çmime, kjo ndodhi edhe për faktin së B.Q.E-ja ishte më shume e shqetësuar nga rritja e infacionit sesa nga frika e ndonjë rënie ekonomike.Në fillim të 2004, ndryshe nga B.Q.E-ja, banka qëndrore Amerikane (Fed – federal reserve) akoma vazhdoi të gjurmonte ndikimet ekonomike që kishte lënë ngjarja e njëmbëdhjetë Shatorit. Mirëpo nga mesi i vitit kur u pa qartë se ekonomia Amerikane po rritej ndjeshëm duke regjistruar një rritje prej 3% për të tretin tremujor rradhazi, kështu që Fed rriti nivelin e interesave nga 1% në 2,25% në Dhjetor.Tani shumica e analistëve parashikojnë që Fed do të vazhdojë të rrisë nivelin e interesave derisa ato të arrijnë në 3,50% ose 4%, i cili parashikohet që të jetë edhe “niveli neutral” megjithëse ky nivel interesash nuk ndihmon në rritjen ekonomike.
Nga ana tjetër B.Q.E-ne do të ballafaqohet me probleme të ndryshme, megjithëse Euro-zona gjeneron një difiçit pozitiv të kënaqshëm, rritja ekonomike në Euro-zonë është ngadalsuar në 0% edhe papunësia po qëndron në shifra të pandryshueshme në 9.9% për gjithë 2004. Në të njëjtën kohë rritja e Euros bëri që inflacioni të mos rritej, gjë që ndihmoi në menjanimin e rritjes së çmimit të energjisë (naftë, gaz, etj). Rritja e vlerës se Euros ka frenuar infacionin në Euro-zonë në mënyrë të tillë që indeksi i inflacionit për shumicen e anëtarëve është në nivelin 2%, i cili është edhe niveli i parashikuar nga Banka Qëndrore Evropiane. Kjo formë e mbytur e inflacionit ofron për B.Q.E-në një farë elasticiteti për 2005-n. Megjithëse disa investitor në bursën e këmbimit valutor mendojnë se n.q.s Euro arrin 1.40, Banka Qëndrore Evropiane do të ndërhyjë duke blerë Dollarë. Nga e gjitha kjo në mund të pyesim a mundet që Euro të ruajë vlerësimin e saj për vitin 2005? Në një kuptim të gjërë, përgjigja e kësaj pyetjeje varet më shumë nga ndjenjat që do të shprehin investitorët përkundrejt Dollarit sesa përformanca e ekonomisë së Euro-zonës. N.q.s USA do të ndihmojë në uljen e difiçitit ose të paktën të frenojë rritjen e tij atëherë nuk ka asnjë arsye që dollari të mos rifitojë humbjet e krijuara derisa niveli i interesave të arrijë në nivelin neutral (3,5-4%). N.q.s eksportet Amerikane rrisin praninë e tyre në tregje atëherë dificiti Amerikan mundet në të vërtetë që të stabilizohet ndjeshëm gjë që mund të sjellë tërheqjen e kapitalit nga monedhat e tjera për tek Dollari. Megjithatë n.q.s. rritja ekonomike e USA do të ngadalësohet, mundet që Fed të mos rrisë nivelin e interesave deri në 4%.Të dhënat e fundit ekonomike nga USA , i kanë shqetësuar pak investitorët. Treguesi i fundit i papunësisë tregoi që në muajin Dhjetor u krijuan vetëm 112 mijë vende pune në krahasim me 200 mijë vende pune që ishin parashikuar nga analistët.Gjithashtu shumica e treguesve ekonomike në muajin e fundit po tregojnë që konsumatorët nuk po shpenzojnë shumë. Megjithatë në përcaktimin e vlëres së një monedhë në tregun e këmbimit valutor përveç treguesve ekonomikë një rëndësi të veçante kanë edhe treguesit teknikë, po të shohim grafikun të vëmë re se vlerësimi i Euros ka filluar të vlerësohet gjatë fundit të vitit 2001, gjë që do të thotë se Euro ka filluar të vlerësohet vetem prej 3 vjetësh, zakonisht një cilël zgjat 5-vjet pra do të thotë që Euro mund të vlerësohet edhe për 2 vjet të tjera, megjithatë gjithashtu nga ana teknike ne mund të themi që n.q.s në një kohë të afërt Euro do të tregtohet poshtë 1,3000 atëherë objektivi do të jetë 1,25 Dollarë për një Euro. G.Cecja@t2w.com