Pershentje kryemenstrit ton shokut Fatos Nano

Mirditor

Primus registratum
Pershentje kryemenstrit ton shokut Fatos Nano

I dashtun shoku Fatos Nano kryemenster i tan Shqipnes.
Une jam nji shqyptar adhurus i joti se me t´than t´drejten une kam qan ene n´kohn e kalume nji adhurus i ideologjis s´Enverit per shum gjana.
E qitash jam i gzuem prap se ti e don kombin tan punon per ta ani se kta t´qert t´kan kthye shpenen.
Qajo pun qe ban ti ka barr t´madhe e kush sta din ani se ti din me ja dal ktyne njerzve t´paditun qe perdit jan tuj tmunue me t´fut sterkamzin.
M´ke knaq zemnen kur nji dit ti tha se shoku yne Enver ka qan e asht baba i t´gjith shqyptarve.
Se tuj lexu do letra nper gazeta tu munue me tqit armik t´popllit u ftofa qishtu ka pak se po menojsha se robi qa s´ban.
Qikjo letra eme bahet me qellem me t´dhan mshtetje n´punen tane t´perditshme e t´lodhshme.
Asht e ran me e vu ni popull n´shina se qiky popull a trangull ka kaptena.
Gjith t´merat prej njaj malsori qe t´do me gjith shpert ty ene ideologjin tane t´trashgume prej shokut Enver.
 

Mirditor

Primus registratum
Re: Pershentje kryemenstrit ton shokut Fatos Nano

Shoku Fatos
Partia jon duhet shartue.
Degt e mdhaja t´mollatarve japin vec kokrra t´vogla mollatarsh.
Jam i knaq qe ke mun me kuptue diversantat n´parti.


Nano: Larg konflikteve, shmangni sherrxhinjtë, të gjithë në zgjedhje

Kryesia e Partisë Socialiste
përcaktoi mbrëmë, duke bërë detyrën, listën përfundimtare të kandidatëve fitues, që do të na përfaqësojnë në zgjedhjet vendore të 12 tetorit 2003. Tashmë fushata dhe angazhimi ynë për të fituar edhe zgjedhjet administrative vendore ka nisur. Dua të shpreh kënaqësinë time të veçantë si Kryetar i PSSH që shumë prej jush kryetarë të partisë në rrethe morën mandatin e anëtarësisë dhe të të gjitha strukturave dhe forumeve tona drejtuese në rrethe dhe në qendër për të na përfaqësuar si kandidatë fitues në këto zgjedhje. Njëkohësisht dua të theksoj faktin se shumica e drejtuesve aktualë të pushtetit vendor, përfaqësues të Partisë Socialiste të Shqipërisë, do të rikandidojnë dhe kjo tregon seriozitetin, stabilitetin dhe vazhdimësinë tonë qeverisëse përballë elektoratit shqiptar.

Gjej rastin gjithashtu, të vlerësoj edhe një herë se i gjithë procesi i përzgjedhjes së kandidaturave tona për në zgjedhjet vendore të tetorit ishte një model dhe një pasqyrë reale e funksionimit të forcës sonë politike si një parti moderne, progresiste dhe e denjë për të kurorëzuar anëtarësimin e plotë në Internacionalen Socialiste, në Kongresin e Brazilit, në tetor të këtij viti, fill pas zgjedhjeve. Procesi i konkurimit dhe përzgjedhjes së kandidaturave demonstroi edhe njëherë se PSSH është e vetmja parti që respekton me rigorozitet parimin e shanseve të barabarta, të shprehjes dhe ballafaqimit të alternativave, të gjitha këto në funksion të forcimit të solidaritetit tonë parimor.

Dua të përshëndes të gjithë ata shoqe e shokë, që morën pjesë në këtë proces shembullor konkurimi, por që nuk mundën të përzgjidhen si kandidatët tanë përfundimtar fitues. Do t’i përshëndes për shfaqjen e angazhimit lidhur me marrjen e përgjegjësive elektorale, si dhe për kontributin që dhanë në pasurimin e vlerave dhe alternativave tona progresiste. Kontributi i tyre do të merret parasysh për t’u angazhuar jo vetëm në këtë fushatë përkrah kandidatëve zyrtarë, por dhe për t’u dhënë përgjegjësi konkrete politike, administrative dhe qeverisëse në funksion të zbatimit dhe thellimit të reformave transformuese që maxhoranca jonë po kryen me sukses.

Çelja e fushatës zyrtare për zgjedhjet administrative e ka gjetur anëtarësinë, strukturat dhe forumet tona drejtuese në një proces të plotë pune dhe angazhimi, i cili duhet intensifikuar më tej. Si Kryetarë të PSSH në rrethe dua t’ju përgëzoj për përfundimin me sukses të riorganizimit të partisë sipas qendrave të votimit. E gjej me vend të theksoj se ky riorganizim nuk ka thjesht dhe vetëm objektiv datat e zgjedhjeve, por një aksion të ri politik të socialistëve dhe progresistëve më pranë dhe në shërbim të zgjedhësve. Kjo do të thotë se nuk mjafton të kontrollojmë listat e pjesmarrësve në votim ditën e zgjedhjeve, por duhet të qëndrojmë çdo ditë më pranë tyre për tu bërë kontrollorë dhe interpretë të programeve qeverisëse dhe interesave të njerëzve që na votojnë. Vetëm kështu do të mund të kuptojmë më mirë dhe zgjidhim më shpejt nevojat e komuniteteve vendore, do të zgjerojmë hapësirat e pjesëmarrjes së shtetasve në vendimmarrjen qeverisëse, do të përshpejtojmë ritmin e reformave dhe transformimeve që na ofrojnë për të na integruar me vendet e BE.

Në këtë proces të ri politik të afrimit të mëtejshëm të Partisë me zgjedhësit dhe komunitetet vendore është detyrë që Kryetarët e PSSH në rrethe, anëtarët e Kryesive, të KD-ve, kryetarët e Këshillave Zonal dhe organizatave të largohen nga praktikat e pritjes dhe të ankimimit "lart", për t’u shndërruar në promotorë dhe propagandues të fuqishëm të gjithë atij transformimi të madh që vendi ka pësuar dhe vazhdon të përjetojë në drejtimin e maxhorancës sonë progresiste. P.sh. unë e di se ende ka probleme me furnizimin me energji apo ujë. Po ashtu si unë edhe ju duhet t’a dini dhe t’ua bëni të ditur anëtarësisë së partisë dhe komuniteteve vendore se reforma që kemi nisur në sektorin energjetik apo ujit është shumë e thellë, shumë e vështirë, por është e vetmja rrugë që garanton në të ardhmen afatmesme daljen përfundimtare nga situatat e emergjencës dhe të krizës.

E kuptoj se për një qytetar ka vlerë që energjia të mos ndërpritet. Por më lejoni të bëj të njohur publikisht se në më pak se 12 muaj KESH me mbikqyrjen dhe trysninë ekzekutive të Qeverisë ka arritur të shlyejë 6 miliard lekë borxhe (ose rreth 50 milion dollarë) që trashëgoi Korporata kur unë mora drejtimin e Qeverisë. Këto borxhe rrezikonin një kolaps total energjetik për vendin dhe financiar për Korporatën. Të gjithë së bashku duhet të kuptojmë se pa shlyerjen e këtyre borxheve, nuk do të kishim asnjë shans për të dalë nga kriza e tejzgjatur energjetike, që kërkon investime dhe modernizim të sistemit. Për të kuptuar më mirë se çfarë ka ndodhur dhe po ndodh me sistemin energjetik më lejoni të them që në kushte pothuajse të barabarta rreshjesh, në një hark kohor prej një viti, kanë ndodhur këto transformime:

në vitin ’98 janë importuar 5.6 milion dollarë energji,

në vitin ’99 janë importuar 7.2 milion dollarë,

në vitin 2000 janë importuar 29 milion dollarë dhe

në vitin 2001 janë importuar 55 milion dollarë energji.

Po tu referohesh të dhënave statistikore, del se 9 muajt e fundit janë konsideruar periudha më e thatë e 100 viteve të fundit, nga gushti i vitit 2002 e deri më sot. Për shkak të një menaxhimi korrekt dhe profesional të gjithë sistemit dhe veçanërisht të burimeve hidrike, janë importuar vetëm 7.5 milion dollarë energji dhe, rezerva deri në fund të vitit është e garantuar. Gjithashtu, duhet të ritheksoj se importet e viteve paraardhëse, për një vlerë prej rreth 55 milion dollarë ishin të papaguara dhe u shlyen gjatë kësaj periudhe.

U ndala në këtë sektor prioritar, për të kuptuar së bashku se çfarë duhet të bëjmë më mirë edhe për menaxhimin e kostove politike që burojnë nga reforma të thella dhe shpesh herë drastike që po ndërmarrim. Jam i bindur se këto kosto ne dimë se si t’i menaxhojmë.

Të dashur shokë,

Ne, socialistët hyjmë në këtë fushatë të mobilizuar, të qetë dhe të sigurtë për shkak të transformimit dhe progresit që kemi kryer në Shqipëri, si dhe të bindur se meritojmë rikonfirmimin e mandateve tonë qeverisës edhe në nivel vendor nga ana e elektoratit.

Para 3 vjetësh ne u angazhuam se do të vinim shtetin në shërbim të shtetasve dhe e kemi mbajtur këtë premtim. Reforma e decentralizimit që po zbatojmë mbi pushtetin, pronën dhe financat publike ka shkurtuar ndjeshëm rrugën e zgjidhjes së nevojave të komuniteteve, ka rritur hapësirat e shfrytëzimit më të mirë të të gjitha llojeve të resurseve lokale, si dhe ka ndihmuar Qeverinë qëndrore të përqendrohet më mirë në përballimin e detyrave kombëtare të zhvillimit dhe integrimit.

Për këto shkaqe, ne së bashku duhet të vazhdojmë të komunikojmë me njerëzit në të gjitha komunitetet vendore se zgjedhjet administrative të këtij viti janë të një rëndësie të veçantë për fatet e reformave dhe të vazhdimit të transformimeve që na afrojnë me BE. Ne duhet t’u shpjegojmë administratorëve të procesit, komisionerëve, strukturave, militantëve, aktivistëve, kontrollorëve dhe votuesve se vota e 12 tetorit 2003, mbi ngjyrat politike ka brenda vlerën e pazëvendësueshme të një vendimmarrje me ndikim të drejtpërdrejtë në jetën dhe sipërmarrjen e gjithsecilit dhe prandaj edhe në fatet e vëndit.

Administrimi i financave, pronës publike vendore si dhe i shumë shërbimeve bazë që lidhen me jetën e njerëzve që nga ujësjellësat, arsimi, shëndetësia etj, do të jenë në duart e atyre që do të mandatohen si kryetarë bashkie, komune apo këshilltarë në zgjedhjet e tetorit 2003. Modeli që ne socialistët krijuam gjatë qeverisjes së pushtetit vendor në 3 vitet e fundit, ka tashmë shtratin ligjor, pasuror e financiar për të thelluar dhe përshpejtuar transformimin e shërbimeve që ofron shteti për përmirësimin më tej të jetesës, mjedisit urban, cilësinë e shërbimeve bazë etj. Unë jam i bindur se këtë model dinë t’a shfrytëzojnë sipas ligjit dhe në dobi të shtetasve vetëm përfaqësuesit e socialistëve dhe të progresistëve.

Kjo kërkon që menjëherë, të gjithë të përzgjedhurit si kandidat fitues për kryetarë bashkish dhe komunash, së bashku me kandidatët për këshilltarë, të formojnë nën drejtimin tuaj shtabet elektorale për të nisur nga puna. Këto shtabe duhet të kenë në përbërjen e tyre jo vetëm socialistë dhe aleatë, por dhe specialistë të spikatur nga rradhët e komunitetit vendor, si dhe përfaqësues të progresit nga të gjithë fushat e jetës, të shoqërisë civile dhe sipërmarrjes që besojnë dhe janë gati të kontribuojnë së bashku me ne në përballimin e sfidave dhe objektivave të Mijëvjeçarit të Ri, pjesë e Strategjisë Kombëtare të Zhvillimit Ekonomik të vendit.

Në mënyrë të veçantë kandidatët për kryetar bashkish dhe komunash, platformat e tyre elektorale duhet t’i kthejnë në programe pune dhe veprimi, për tu shfaqur para zgjedhësve me angazhime konkrete të programuara.

Si Kryeministër i juaji jam i gatshëm së bashku me kabinetin dhe ekspertët e Qeverisë që drejtoj t’u vëmë në dispozicion të gjithë kandidatëve për zgjedhjet vendore 2003, pavarësisht nga ngjyra politike që do të përfaqësojnë, të gjitha dokumentat shtetërore për zhvillim dhe integrim nga strategjitë kombëtare te programet e veprimit që të hartojnë, komunikojnë e konkurrojnë me njëri- tjetrin përballë zgjedhësve me programet elektorale përkatëse.

Avantazhi ynë si socialistë është se kemi rikandiduar shumicën e drejtuesve aktual të pushtetit vendor, të cilët si pjesë organike e hartimit dhe zbatimit të këtyre strategjive kanë dhe potencialin e përvojës menaxhuese politike dhe shtetërore të komunikimit si drejtues të këtij procesi transformues që ka nisur me zgjedhësit, qytetarët, aktorët e tjerë të zhvillimit, donatorët, shoqërinë civile, sipërmarrjen.

Të dashur shokë!

Reagimi i bazës së partisë dhe forumeve tona drejtuese në rrethe për denoncimin dhe distancimin nga disa përfaqësues të papërgjegjshëm të Grupit tonë parlamentar, që në aleancë të hapur dhe të përsëritur me Berishën tentuan të rrezikojnë maxhorancën tonë qeverisëse, ishte një garanci më shumë për fitoren e zgjedhjeve administrative të tetorit 2003.

Solidariteti ynë progresist nuk mund të cënohet nga askush, qofshin këta edhe një grup deputetësh, që mesa duket kanë zgjedhur të mbështeten tek Berisha në vend të Partisë që i ka mandatuar. Si Kryetar i Partisë, mbetem i bindur se ethet e parakohëshme dhe amorale kongresuale nuk duhen lejuar të dëmtojnë më fitoren e zgjedhjeve. Në të kundërt dua të garantoj në emrin tuaj dhe të anëtarësisë se Kongresi i dhjetorit do t’i japë gjithsecilit shpërblimin e merituar që duhet të inkasojë apo të paguajë.

Dua t’ju siguroj ju dhe nëpërmjet jush gjithë Partinë se Fatos Nano nuk ka ndërmend të heqë dorë nga realizimi i misionit historik të socialistëve dhe progresistëve për modernizimin dhe integrimin evropian të Shqipërisë, proces që siç e dini po ecën shkëlqyeshëm me kontribute të përbashkëta. Aq më pak këtë rrugë ne nuk mund ta frenojmë për shkaqe individësh apo grupesh që sa herë nuk u del emri për emërimet e radhës, bashkojnë votat me Berishën, duke luajtur kështu rolin e "kaposhit politik" që i ka mandatuar. Më falni, por cili është morali politik i këtyre deputetëve e ish- përfaqësuesve të lartë në parti dhe ekzekutiv, që heqin dorë nga mandati i mbrojtjes politike dhe ekzekutive të pushtetit të zgjedhësve të tyre, hedhin baltë edhe mbi anëtarësinë socialiste dhe që votojnë përkrah opozitës për të rrëzuar Qeverinë e mazhorancës?

Këta individë, para se të marrin përsipër të flasin në emrin tuaj e aq më pak t’u kërcënojnë, duhet të mendojnë se si të kontribuojnë në fitoren e zgjedhjeve vendore të këtij viti, dhe jo të drejtojnë taktika politike nga kafene, vila apo "krevatë të thyer" nga "mbipesha" e pushtetit të pamerituar.

Do t’ju kërkoja që në emër të solidaritetit programor, politik dhe progresist të mazhorancës që drejton PSSH, në emër të përshpejtimit të transformimeve dhe reformave të integrimit evropian të Shqipërisë qëndroni larg konflikteve të brendshëm. Të shmangni dhe të mënjanoni sherrxhinjtë nga ndikimi në programin dhe veprimin tonë politik dhe elektoral. Të përqëndrohemi tërësisht pa i mbyllur derën askujt në realizimin me sukses të objektivit themelor politik të vitit 2003, fitoren e zgjedhjeve vendore në qeverisjen lokale. Kush ka dëshirë të takojë delfinët e Berishës nëpër rrethe, le të shkojë. Ne kemi tjetër objektiv, atë të konfirmimit të vlerave, të arritjeve, të angazhimeve, pra të fitores sonë si mazhorancë që drejton vendin drejt BE.


Lajme nga Agjensia Telegrafike shqiptare

Departamenti i Informacionit prane Keshillit te Ministrave

Presidenti i Republikes se Shqiperise

Kuvendi i Republikes se Shqiperise

Agjensia e Lajmeve Kosovapress
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Pershentje kryemenstrit ton shokut Fatos Nano

Fillimisht postuar nga lir:
[qb] http://www.keshilliministrave.al/shqip/default.asp
kjo eshte faqja , tia dergoshdirekt letren e falenderimit TOSIT..Malsor vllai, bravo qe nxjerr ne pa, fakte te rendesishme.. [/qb]
biles, po nuk gjete gje aty, po te jap edhe adresen e banimit

Adresa: Rruga "Hoxha Tahsin", nr.94 - Tiranë

veje dhe emrin tim po deshe
thumbsup.gif
 

Mirditor

Primus registratum
Re: Pershentje kryemenstrit ton shokut Fatos Nano

Deputeti i PS-së, Ndre Legisi sulmon ashpër kryeministrin nga Skrapari


Legisi: Nuk na i theu kokat
Berisha, jo të na i shtypë Nano

SKRAPAR - Deputeti i PS-së, Ndre Legisi, ka qenë më i ashpër në diskutimin e tij se dje në Skrapar sesa Meta. “Nuk mund të jemi viktima as të Nanos dhe as të Berishës. Nuk kemi ardhur këtu sot për të frikësuar se do të na përjashtojë Nano nga partia, por jemi këtu t’ju themi se ka ikur koha për të luajtur me bazën, siç e ka bërë deri tani Nano”,- tha dje Legisi. Legisi ka kundërshtuar metodat e përdorura nga Nano, duke përdorur kryetarët e PS-së në rrethe dhe drejtuesit e institucioneve, “rrogëtarë të thjeshtë kundër mendimit kundër”. “Dhe përjashtimi nuk mund të ndodhë. I themi Fatos Nanos se ka kaluar koha e talljes më bazën e partisë. I ka kaluar koha kur vinte dhe merrte nga komiteti qendror për të masakruar njerëz që mendonin ndryshe. Dhe nuk mund të veprojmë siç ka vepruar Nano. Nuk frikësohemi ne nga Nano se ia kemi thënë edhe në grupin parlamentar të partisë ballë për ballë. Këtë kokë nuk e theu Sali Berisha dhe nuk mund të na e shtypë as Fatos Nano”,- theksoi Legisi. Deputeti socialist i është përgjigjur kryeministrit edhe për akuzat për bashkëpunim me opozitën. “Kemi ardhur këtu në qendrën, zonën e socialistëve shqiptarë, jo për të justifikuar Fatos Nanon, i cili na konsideroi delfinë të Berishës, por për t`i thënë Fatos Nanos, se PS-në nuk e drejton ai, por e drejtoni ju, pjesëmarrja juaj. Ilir Meta, Ilir Zela, Ndre Legisi, Pandeli Majko, këta eurosocialistë shqiptarë, së bashku me ju, ishin dy deputetë në vitin 1992 në Partinë Socialiste që fituan në gjithë Shqipërinë, janë ata të cilët e ngritën anijen e mbytur politike të Fatos Nanos. Në atë kohë socialistët ishin shumë rehat me ne, dhe ne ia dimë për nder socialistëve, sepse PS-ja ka nxjerrë dy kryeministra nga këto radhë, ka nxjerrë Ilir Metën dhe Pandeli Majkon. Janë dy emra që kanë dhënë rezultate. Duhet të kujtoni se në krye të qeverisë gjatë luftës së Kosovës ishte Pandeli Majko dhe Ilir Meta. Unë doja t`ju kujtoja ju se ndoshta në atë kohë, Fatos Nano, iku në Greqi dhe nuk ishte fare në Shqipëri. Në qeveri ishte Ilir Meta dhe Pandeli Majko, ndërsa në PS isha unë me Ilir Zelën. Ishte qeveria e drejtuar nga këta delfinë që po shpërdoron Fatos Nano që e bëri Shqipërinë me rrugë, me shkolla, me spitale, me qendra shëndetësore”,-tha dje Legisi.
B.Hoti
 

Mirditor

Primus registratum
Re: Pershentje kryemenstrit ton shokut Fatos Nano

I dashtun shoku yne kryemenester Nano.
Sot kam lexue nji deklarat t´Nre Legisit e nuk po na vjen mer si po ban qishtu.
Nqofse e ke ban men me e heq Nre Legisin prej partie ma mer hiq dor prej pushteti se mirditort nuk ta falin jo per gja po qaqe ka viti 1997 asht niky Nre Legisi me mustaqe ** t´ka ardh deri n`Fush Kruj me t´marr e me kalue Mamurrs, Lac, Milot e me u fut n´Mirdit me takue mirditort.
Qaso kohe ti s´ke mujt me shkue as der n´Kruj e jo ma me e kalue per ma termal.
Jam idhnue ka pak se Nreu asht burr burri e burr me men e jo fmij rrugsh.
Tan poplli Mirdits ka votue per ta e nqofse ti don me u tall me Nreun ti tallesh me tan Mirditen se tan Mirdita e ka votue e kur ka ba fushat per mu zgjedh deptet vec shperti atij e din qysh ka pshtue n´at koh luftnash t´97.
Kujtohu o shoku i partis Nano t´merat si t´kan bae se qishtu i dhesim mta partise e shtetit ton e tan popllit.
Jam i idhnuem me qato si kam lexue n´per gazeta.
Mos na thuej kalova prroin e t´dhefsha magjarin
Me besim t´madh e t´venosun ke ty shoku Fatos ti ke per ti rregullue gjanat n´parti.
 

Guest
Re: Pershentje kryemenstrit ton shokut Fatos Nano

hajt pra dhe nji pershnetje dhe nga ana ime se esh burre i mire fort
goofy.gif
 

Xhaferr

Primus registratum
Re: Pershentje kryemenstrit ton shokut Fatos Nano

i uroj z. fatos nano, qe guri qe ja ka hedhur shqiperise dhe popullit shqiptar ti bie vet ne koke.
 

Guest
Re: Pershentje kryemenstrit ton shokut Fatos Nano

<img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

romeo

Forumium maestatis
Re: Pershentje kryemenstrit ton shokut Fatos Nano

meqense ketu nuk eshte rubrika "pershendetje nga ekrani", tema mbyllet.
smash.gif
smash.gif
 
Top