Perse veriu eshte me i zhvilluar se jugu?

Baltin

Primus registratum
Perse veriu eshte me i zhvilluar se jugu?

Ne shume vende ne bote gjendet ky fenomen, veriu eshte i perparuar, ka te zhvilluar industrine, biznesin dhe tek ai varet ekonomia e vendit ndersa jugu eshte i prapambetur dhe pergjithsisht merret me bujqesi, blegtori etj.
Si shembull mund te permend;
Si fillim Amerika, ne kete rast kemi nje kontinent, ai verior i zhvilluar ndersa ai jugor shume mbrapa. Franca, Italia (ku dallimi eshte shume i madh). Vendet e afrikes se veriut, Egjipti, Tunizia, Maroku etj.
Cilat jane shkaqet qe kane cuar ne kete ndarje, pozicioni gjeografik, klima, politika e ndjekur apo cfare?
Ka dicka te perbashket ne keto raste (dhe te tjera qe mund ti sillni)?

Ne rastin tone nuk eshte keshtu, por ndodh e kunderta, shkaku kryesor them se eshte sundimi komunist qe i dha perparsi jugut ndaj veriut.
Ka shkaqe te tjera?
 

MLK

Primus registratum
Re: Perse veriu eshte me i zhvilluar se jugu?

Kjo teme eshte konsumuar nje here dhe nese je i interesuar mund te kerkosh pak dhe e gjen prape se eshte e hapur e mund te lexosh mendimet e pjestareve ne lidhje me te.
Pershendetje
 

Baltin

Primus registratum
Re: Perse veriu eshte me i zhvilluar se jugu?

Perpara se te hapja kete teme kerkova per dicka te tille tek EKONOMIA dhe nuk gjeta, tani pasi lexova shkrimin tend gjeta tek seksioni SHQIPERIA nje teme reth ndarjes veri jug ne vendin tone, por qe shihet nga kendveshtrimi psikologjik dhe ka pak lidhje me kete teme.
Nqs ka nje teme ku behen analiza per argumentin e mesiperm ma trego.
Flm.
 

Financieri

Primus registratum
Re: Perse veriu eshte me i zhvilluar se jugu?

Pyetje interesante! Kjo Ka shume mundesi qe te jete koincidence. Por, gjithashtu, eshte e mundur qe te kete te beje dicka me klimen. Ne hemisferen veriore, pjeset jugore te nje vendi zakonisht kane klime me te nxehte e te thate, ndersa pjeset veriore kane klime me te fresket e me me shume reshje. Dhe klima e nxehte dhe e thate, padyshim do te kete nje ndikim negativ mbi bujqesine e nje zone. Akumuloje kete ndikim negativ per disa shekuj dhe kjo mund te shpjegoje nje pjese te prapambetjes te jugut. Gjithashtu, kam pershtypjen se nje klime teper e nxehte ul produktivitetin e forces punetore te nje vendi. Kur ke vape ndihesh me dembel dhe mendjen nuk e ke dhe aq te mprehte (per shembull krahaso produktivitetin e kinezeve me ate te indianeve). E di qe kjo arsyeja e dyte ngjan pak si spekullim por nuk eshte pa merita fare.
Persa i perket vendit tone, prapambetja ekonomike e veriut mund te jete shkaktuar nga terreni me malor i veriut qe veshtireson komunikimin, transportin dhe tregtine. Sigurisht jam dakort qe ka edhe faktore te tjere politike e sociale qe jane pergjegjes per kete ndryshim ne prosperitet.
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Perse veriu eshte me i zhvilluar se jugu?

pjesa me e zhvilluar ne angli eshte jugu.
pjesa me e zhvilluar ne gjermani eshte jugu
republika me e zhvilluar e jugusllavise ishte ne veri
pjesa me zhvilluar ne rusi eshte perendimi i saj


po ta shikosh me vemendje te gjitha konvergjojne rreth qendres se europes. :shrug:

atje eshte forca e "rendeses" /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Baltin

Primus registratum
Re: Perse veriu eshte me i zhvilluar se jugu?

Per sa i perket Gjermanise, mendoj se nuk ka dallim te theksuar veri-jug, mund te flitet per lindje-perendim, muri ndares ka lene pasojat e tij.
 

maxper

Primus registratum
Re: Perse veriu eshte me i zhvilluar se jugu?

Ekziston nje teori sipas se ciles, sa me afer ekuatorit te jete nje vend, aq me i prapambetur eshte, dhe sa me shume i largohet ekuatorit aq me i zhvilluar eshte. Mendojeni vete.
 

kurkushi

Primus registratum
Re: Perse veriu eshte me i zhvilluar se jugu?

Veriu i nje vendi eshte jugu i tjetrit vend.Nese keto dy vende kane luftera dhe konflikte kufinjsh mesvedi atehere sigurisht qe do te kete edhe investime dypaleshe ne keto vise...qe secila ta tregoje vehjten me te zhvilluar se tjetra ne kufirin gjeografik te saj!Shqiperia Enveriste ka investuar ne mesin e jo ne jugun e shqiperise...sepse jugu eshte ne Preveze!Ne veri ka investuar gjithashtu por jo ne industri...
Investimet dhe zhvillimi industrial nuk jane gjithkund njesoj te nevojshme per shtetin!Diku investohet ne njerez e diku ne infrastrukture dhe industri,varesisht se si jane njerezit dhe ku jetojne... /pf/images/graemlins/wave.gif
 

maloku07

Primus registratum
Re: Perse veriu eshte me i zhvilluar se jugu?

pershendetje.
tema eshte inteesante dhe pak e veshtire te diskutush per kete. nejse sot eshte hera e pare qqe vizitoj kete faqe dhe nuk po jap mendimin tim , por thjeshte po ju pershendese. tung
 

nejse

Primus registratum
Re: Perse veriu eshte me i zhvilluar se jugu?

Ju sugjeroj te lexoni
Joshua S.Goldstein , International Relations dhe do te gjeni informacione rreth zhvillimit me shume te veriut sesa te jugut.Plus qe mund te shikoni dhe informacione te tjera
 
Top