Perse Rugova refuzoi ftesen e Kryeministrit Bajram Rexhepi?

*Plisi*

Primus registratum
Perse Rugova refuzoi ftesen e Kryeministrit Bajram Rexhepi?

PRISHTINE, 11 janar - Kryeministri i Kosovës Bajram Rexhepi tha se i ka ftuar tre liderët e partive kryesore, presidentin dhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ibrahim Rugovën, kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës dhe atë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, për të marrë prej tyre rikonfirmimin për mbështetjen e punës së qeverisë së tij.
Qeveria që drejton Rexhepi është ndërtuar sipas një marrëveshjeje që të tre liderët kanë nënshkruar më 28 shkurt 2002, me ndërmjetësimin e kryeadministratorit Mihael Shtajner. Dje kryeministri u ka dërguar liderëve të partive një ftesë për një takim të hënën, në të cilin tre do të jenë pikat e diskutimit: funksionimi efikas i Qeverisë, prioritetet e punës për vitin 2003 si dhe çështje të tjera të ndryshme, ku përfshihet edhe diskutimi i situatës aktuale në Kosovë.
Mbrëmë kryetari i PDK-së, Thaçi, dhe ai i AAK-së, Haradinaj, e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e së hënës. Ndërsa sipas Muhamet Hamitit, zëdhënës i Presidentit Rugova, ende nuk është konfirmuar deri tani pjesëmarrja e këtij të fundit në këtë takim.
“Për përmbajtjen e bisedës do ta informojmë opinionin pas takimit, nëse ai realizohet”, tha kryeministri Rexhepi, pa dashur të flasë më shumë për takimin. Megjithatë ai shprehet optimist për pjesëmarrjen. Takimi i së hënës, nëse realizohet, do të jetë takimi i parë zyrtar i liderëve politikë të Kosovës, pas “darkës” së krijimit të institucioneve, pa ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve.
 

*Plisi*

Primus registratum
Re: Perse Rugova refuzoi ftesen e Kryeministrit Bajram Rexhepi?

Shifeni se si i shiqon Shqiptaret Kryeministrin e Kosoves Bajram Rexhepin e Hashim Thaqin Kryetar i PDK-se.
A me kriminelin millutinoviq kryetarin e serbis e hap gojen veshem vesh tuj qesh.
Qfar mendoni ju a eshte normal ky i panjeri???!!!

fetch.dll
fetch.dll

najava01.jpg
 

*Plisi*

Primus registratum
Re: Perse Rugova refuzoi ftesen e Kryeministrit Bajram Rexhepi?

Ftesa e Rexhepit: Rugova refuzon, Thaçi e Haradinaj përgjigjen pozititvisht


Ftesës për takimin e sotëm, të bërë nga kryeministri i Kosovës, dr. Bajram Rexhepi, nga liderët e të tri partive politike i janë përgjigjur vetëm dy sish. Hashim Thaçi, kryetar i PDK-së dhe Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, kanë konfirmuar se do të marrin pjesë në takim me kryeministrin, ndërkohë që nga kabineti i dr. Ibrahim Rugovës është thënë se ai do të mungojë, duke dhënë një arsyetim në të cilin shihet qartë se atij dhe kabinetit i janë përzier rolet – ai i presidentit me atë të kryetarit të partisë, të cilin ai ka këmbëngulur ta ruajë edhe pas marrëveshjes së bashkëqeverisjes, e cila ia mundësoi dr. Rugovës të jetë president konsensual i vendit.
 

receli

Primus registratum
Re: Perse Rugova refuzoi ftesen e Kryeministrit Bajram Rexhepi?

E pse o plis pisi duhet me shku Rugova ne at far Takimi?
Rugova nuk shkon ne takime me hajnat.
Prandaj dhe populli e don Rugoven se nuk esht hajn.


Tash e more pergjigjen.
 

*Plisi*

Primus registratum
Re: Perse Rugova refuzoi ftesen e Kryeministrit Bajram Rexhepi?

O guri trimi

Une e di qe nuk shkon ai te takohet me shqiptar,se as qe guxon te bej nji gje te till prej serbve.
Por apo e dini ju o te mjer se qfar eshte ky person,po ta kishin ftue ne beligrad o sha Zotin me 4 kam ish shkue ne beligradin e ti te dashur.
Haj de mbrone ne mujshi ket tradhtar shqipfoles.
 

receli

Primus registratum
Re: Perse Rugova refuzoi ftesen e Kryeministrit Bajram Rexhepi?

Beligradi eshte per ty i dashur o plis.
Pse? sepse ne Beligrad shkon ilir Meta.
Pastaj tek iliri shkon me marr udhzime Hashimi.Pastaj hashimi udhezon Ernest Lumen.Pastaj ernest Luma shkruan rrena neper gazeta.Pastaj shkon ti o Plis dhe shtin hundet ne at mut qe ben Ernest Luma.
Pra edhe matematikisht sic ta shpegova ti je njeri i Beogradit.
Mos u cudit.
Prandaj dhe gezohesh ti kur vriten Uk Bytyci e Ekrem Drini me shok.
 

nike palkola

Primus registratum
Re: Perse Rugova refuzoi ftesen e Kryeministrit Bajram Rexhepi?

Plisi, mendoj se është dashur nga kryeministri që të bisedojë me Presidentin Rugova, bile ti sygjerojë Atij që të thërrasë mbledhjen e tre liderëve. Nuk e ka emëruar Rexhepi Presidentin, por Presidenti ka emëruar Kryeministrin. Me këtë arsyetohet mospjesëmarrja e Presidentit.
Jam antikomunist, por nuk i urrej as tradhëtarët e komunistët që na kanë shkaktuar (me sundimin e tyre) tragjedi të madhe kombëtare, por dëshiroj që ata maksimalisht të marginalizohen, kriminelët të dalin para drejtësisë. Dëshiroj të mos keshë urrejtje për personalitete me vlerë kombëtare...
Sikur t ishin të vërteta ata që thua e përkrahë Ti, nuk e kishin votuar shumica e Shqiptarëve të kosovës - DARDANISË!!! - apo mendon se të gjithë ata (që e kanë votuar Rugovën) i çmon tradhëtarë? Nëse po, nuk më mbetet tjetër vetëm të përdor fjalët e Jezusit: -fale o Zot se nuk din çka bën, por edhe nëse din, fale, po shtoj...
 

*Plisi*

Primus registratum
Re: Perse Rugova refuzoi ftesen e Kryeministrit Bajram Rexhepi?

Guri
E paske knaq krejt ore njeri,ti ske lidhje me politik,vetem vazhdo te shajsh keshtu lum familja qe te ka edukue keshtu ty!!!


mistiku
Nuk po mundem te kuptoi ty si thue se je nji antikomunist,a ne anen tjeter e perkrah nji sllavokomunist,titist ,te perbetuar siq eshte rugovna. :thumbsup:
 

nike palkola

Primus registratum
Re: Perse Rugova refuzoi ftesen e Kryeministrit Bajram Rexhepi?

Plisi, liderët tjerë që e quajn veten të majtë e janë miqë me Nanosin, për mua janë më shumë në rrugën e gabuar. Unë e përkrahi se ka bërë më së shumti për Kosovën si politikan, pa marrë parasyshë se ka edhe ndonjë gabim, por nuk është sllavokomunist. Surroi, Thaçi, Qosja, më shumë kanë qenë kundër institucioneve të Kosovës se kundër Millosheviqit edhe kur ky kriminel ka qenë në fuqi dhe ka kryer krime në Kosovë. Të lartpërmendurit kanë qenë sikur serbët kundër institucioneve të Kosovës. Siku të mos kishte qenë politika e Rogovës, Faktorët perëndimor nuk e kishin kuptuar se Shqiptarët e Kosovë-Dardanisë më bukur- janë të orientuar nga Perëndimi. Duhet falënderuar politikën e LDK dhe lobit shqiptar, të gjithë anëtarët e UÇK që kanë mbetur gjallë! Përndryshe të gjithë i kishte vra serbia, se nuk kishte intervenuar Nato, por i kishte lënë shqiptarët të çfarosen nga serbet si çeçenet nga shovinistet rus...
Edhe sikur të mos kishte qenë UÇK nuk kishte pasë intervenim...
 

Prizreni

Primus registratum
Re: Perse Rugova refuzoi ftesen e Kryeministrit Bajram Rexhepi?

Dardania pa ofendime te lutem!

Shif MP
 

violina

Primus registratum
Re: Perse Rugova refuzoi ftesen e Kryeministrit Bajram Rexhepi?

...o Plisi,.. vertet eshte ashtu si thoni ju...edhe unë jam në anën tuaj, :thumbsup: .. dhe ti o guri ,, te lutem bej pak kujdes,..ok..?
 
Top