PERSE LUFTON PS-JA?

receli

Primus registratum
PERSE LUFTON PS-JA?

E Diele, 26 Qershor 2005


PERSE LUFTON PS-JA?

Nga Xhevat MUSTAFA

Edhe pse e meriton dhe nuk e shmang humbjen, ne sheshet e mitingjeve, ne sallat e takimeve dhe ne media, me gojen e Fatos Nanos dhe te te gjithe pasuesve te tij, kongresmeneneve te thinjur dhe njomezake, PS-ja reklamohet sikur e ka hak dhe ne xhep nje mandat dhe nje fitore te trete. Pervoja e pasur dhe e mocme per t'i shitur deshtimet dhe humbjet si fitore, premtimet thjesht elektorale si fakte te perjetueshme, mashtrimet dhe abuzimet, turpet dhe skandalet si deshmira zotesie dhe moderniteti ne qeverisje, miliardizimin e ca boseve partiake e qeveritare si pasurim te shumices se popullit, duket se po vihet ne jete, ne menyre krijuese, edhe gjate fushates elektorale te 3 korrikut.

Pas bindjes masive, nga maja e piramides deri fare poshte, ne bodrumet apo tunelet e saj, se humbja nuk shmanget dot, eshte kuptuar se mbetet vetem shansi apo alternativa per ngushtimin e diferences apo lehtesimin e humbjes. Kjo nenkupton mundesine per t'i shfrytezuar maksimalisht per kete qellim, ditet e pakta qe kane mbetur deri me 3 korrik. Kjo mund te perkthehet edhe keshtu: te bashkojme forcat, zgjuarsine, pervojat, per te vjedhur e sidomos, per te blere sa me shume vota dhe per te bindur sa me shume nga ushtria e bojkotuesve apo e shoqerise civile, sidomos nga masa e te rinjve, qe edhe me 3 korrik te mos shkojne ne qendrat e votimeve, por plazheve, parqeve dhe lokaleve. Alarmi nga KQZ, me 22 qershor, se me 3 korrik mund te perdoren 5000 certifikata false, si dhe tjetri se mund te jene lene jashte listave 528 mije zgjedhes, shprehin se PS-ja, krahas voteblerjes nuk do te heqe dore edhe nga vesi i vjeter i votevjedhjes dhe voteperjashtimit.

Natyrisht nuk mund te mbahet gjate e fshehte strategjia dhe loja e piste e Nanos me shoke e shoqe ne kryesi, ne qeveri apo nga taborret e kongresmeneve. Kjo edhe sepse era, tymi apo fjalet dalin edhe nga vete piramida e PS-se,nga KQZ, qe nuk eshte me monopol i saj, si edhe nga shtepi apo familje qe befasohen nga bujaria e shtabeve elektorale te kandidateve socialiste. Kjo bujari eshte teper joshese dhe veshtireperballuese nga jo pak familje te permbytura prej shume vitesh nga hallet, mjerimi dhe harresa qeveritare dhe shteterore. Nuk eshte aspak dhe as lehtesisht i refuzueshem shansi per t'u falur para me te cilat mund te shtyjne disa muaj pa vramendje sigurimin e bukes se gojes, per t'u lare borxhet e shumta ne listat e furnizimeve veresije tek tregtaret e vegjel, per t'u dhuruar nje antene satelitore Digitalb apo Sat +, per t'u siguruar te papuneve nje vend pune ne vend apo sezonal ne Itali, maturanteve nje te drejte studimi, te semureve pa mundesi kurimi ne vend interesim per te shkuar ne spitalet greke apo italiane...

Natyrisht ne mes kandidateve socialiste mund te behen edhe krahasime dhe diferencime. Keto percaktohen nga stazhi ne arenen dhe tregun e politikes, nga fuqia si bose ne politike dhe ne biznese. Eshte e pritshme dhe e kuptueshme qe Anastas Angjeli, Gramoz Ruci, Agron Duka, Spartak Poci si bose ne shume fusha, apo Andis Harasani e Shpetim Idrizi, si ish-drejtore te Pergjithshem ne institucione ku qarkullojne ne kanalet buxhetore apo te tenderave me dhjetera miliona dollare apo euro, te jene shume me te fuqishem, shume me te favorizuar dhe shume ne pararoje ne pazarin e piste te blerjes se votuesve dhe komisionereve apo te votedjegesve. Per kete qellim ata po abuzojne edhe duke privilegjuar zonat e tyre me investime nga fondet publike, edhe ne ditet e fundit te fushates. Duket se ne kete drejtim prin Fatos Nano, i cili ka hedhur fonde publike ne Saranden e vogel gati 10 here me shume se sa jane shpenzuar per Shkodren e madhe. Ka zera qe thone se eshte menduar edhe per ata qe mund t'ua dredhin, t'u marrin parate dhe te votojne per PD-ne dhe kandidatin e saj. Nje partie qe e ka shnderruar ne art votevjedhjen, voteblerjen dhe votedjegien, nuk mund t'ia hedhin disa nxenes fillestare ne keto fusha. Per te shmangur apo parandaluar kete pabesi te atyreve qe nuk i kane flakur perdhe zarfat dhe dhuratat e tjera te PS-se do te kontrollohet boja e mbetur ne gishtin e tyre.

Gjithsesi, sado para pa dogane apo hesap te hedhin kandidatet e PS-se, nuk do t'ia arrijne qe te blejne dhe djegin aq shume vota sa te shmangin humbjen. Por ka gjasa qe t'ia arrijne synimit dhe llogarise qe ta ngushtojne rezultatin. Nje humbje e tyre me diference te vogel do te ishte nje fitore si e Pirros per PD-ne. Pa shumicen derrmuese, per te arritur krijimin e qeverise se saj, PD-ja do te ishte e detyruar te kerkonte bashkimin e votave apo aleancen paszgjedhore me LSI-ne dhe me fare pak deshire edhe me LZHK-ne. Por, edhe pse raportet PS-LSI dhe Fatos Nano-Ilir Meta gjate fushates zgjedhore duken tejet te acaruara dhe te papajtueshme, nuk mund te paramendohet dhe llogaritet si e sigurte pergjigjja pozitive e LSI-se ndaj PD-se. Kundershtimi nga udheheqesia e LSI-se e kerkeses se PD-se per koalicion qeverises mund te ndodhe edhe per te mos i dhene shkas Fatos Nanos te rrahe gjoksin mbi vertetesine e perralles se nje marreveshje te fshehte anti Nano mes Sali Berishes dhe Ilir Metes. Duke i vazhduar llogarite me levizje hamendesuese dhe me perqindje te peraferta apo te paparashikuara, ndoshta edhe me perqindjen qe mund te marre LZHK, nuk arrihet nga PD perqindja e duhur per te krijuar pas 8 vjetesh nje qeveri te se djathtes. Ne keto kushte mund te rezultoje qe kryqezata dhe qindra milionat e PS-se per te blere dhe djegur vota nuk kane shkuar krejt kot apo dem. Deshperimi ne kampin socialist per humbjen me permasa jo aq katastrofike mund te dobesohet nga gezimi se PD ka arritur nje fitore qe nuk i mundeson krijimin e nje qeverie plotesisht te veten dhe me forcat e veta, garanci per jetegjatesi dhe per te mos u kercenuar dhe rrezuar nga krizat politike, qeveritare dhe zgjedhjet e parakohshme. E kaq nuk eshte pak. PD-ja dhe Berisha mund te mos kene kohen e planifikuar dhe te parashikuar per te qeverisur deri ne fund te mandatit 4 vjecar, per te permbushur shumicen e premtimeve dhe te objektivave si dhe per te realizuar ndryshimin e madh e te shumepritur. Si rrjedhoje Shqiperia e pas 2005-es mund te behet si Italia e periudhes 1975- 2000, me qeveri disamujore, nga 2-3 ne vit. Kjo mbart edhe te keqijat e destabilitetit politik dhe ekonomik dhe te turravrapit te jo pak zyrtareve per ta shfrytezuar sa me shume per perfitime partiake kohen e paket ne kolltuke qeverises. Edhe te mirat se koalicionet qeverisese jane te detyruar te perzgjedin shume ekipe dhe individe, pa i lene te ndihen te pazevendesueshem dhe "te ndryshken", duke vegjetuar, duke bere fare pak per shoqerine dhe shume per vetveten e ortaket.

Per te shmangur kete kompleks rreziqesh do te ishte me e udhes qe PD-ja te toleronte dhe te kaperdinte rezervat dhe pakenaqesite ndaj LZHK-se e te mundesonte nje koalicion parazgjedhor me te. Keshtu do te ulej firoja, sado e paket e votave te te djathteve, nga PD-ja tek LZHK-ja dhe aleanca parazgjedhore e se djathtes do te ishte gjitheperfshirese dhe me teper garantuese per fitore te thelle per qeverisje jetegjate,te pakercenuar nga krizat.

Neqoftese ndodh gati e pamundshmja dhe e padeshirueshmja nga shumica e shqiptareve qe PD-se t'i skadoje afati kohor per krijimin e qeverise, ky "zog" fluturon per te keqen po te shumices se shqiptareve ne "kthetrat" e PS-se. Por edhe PS-ja, natyrisht edhe me shume se PD-ja, nuk mund te krijoje qeveri pa iu perulur dhe lutur LSI-se, ndoshta edhe LZHK-se. Nen presionin e anetaresise dhe te elektoratit, vetem e vetem qe te mos humbet shansi i pamerituar per te krijuar nje qeveri te majte, qofte edhe jeteshkurter, Ilir Meta, mund te mos e kundershtoje doren e zgjatur te ish-partise se tij. Eshte e pritshme qe t'i parashtroje edhe kerkesa dhe kushte, veshtire te kaperdishme, perfshire edhe qenien e tij si kryeminister dhe disa kolltuke te tjere te rendesishem. Nuk perjashtohet mundesia qe Fatos Nano t'i lepije te gjithe shukat e peshtymes kunder Ilir Metes, ashtu sic ka bere rreth 3 vjet me pare me Anastas Angjelin, Musa Ulqinin e ca te tjere. Se sa shume e ka humbur toruan Fatos Nano nga faktorizimi i LSI-se pas 3 korrikut shprehet edhe nga dy qendrime kontradiktore te tij brenda nje dite, 23 qershorit. Ndersa u ben thirje LSI-steve te thjeshte qe te votojne ne mazhoritar per kandidatet e PS-se, qe votat e tyre te mos shkojne ne tabelen e Berishes", lideret e saj, Ilir Meten me shoke i cileson nga Fieri "murgjer dhe pleq te inatosur". Neqoftese Ilir Meta deshiron me te vertete te shpetoje PS-ne, te majten dhe Shqiperine nga Fatos Nano, duhet te beje gjithcka per te bindur vetveten, bashkepunetoret, anetaresine dhe elektoratin, se do te fitojne shume me teper se sa do te humbin, duke bere sakrificen "sublime" apo levizjen "heretike" te koalicionit pazgjedhor me PD-ne si dhe te "fjetjes" me "mullixhiun" Sali Berisha. Ne fund te fundit, keshtu do t'i jepnin vendit dhe botes mesazhin se ndryshe nga PS, jane me te vertete, nje parti e re, e emancipuar, moderne, nje alternative serioze, konstruktive, thellesisht dhe ndergjegjshmerisht, me fjale e me vepra shqiptare. Neqoftese LSI nenshtrohet para joshjeve e presioneve, degeve te ullirit dhe thuprave fshikulluese nga PS, ka shume gjasa qe Ilir Meta te pendohet shpejt per ribashkimin me Nanon dhe ta braktise perseri, me t'u bindur se ai e ka dashur ate personalisht dhe LSI-ne sa per te kaluar lumin apo per te realizuar endrren e vjeter te presidentllekut.

KJ
 

dylan dog

Primus registratum
Re: PERSE LUFTON PS-JA?

bravo Guri. i bukur shqyrtimi yt.
kujdesni shqiptare nga rreziku Nano e Angjelistet e tije.


SHAIPERINE E DUA SE JAM SHQIPETARE
 
Top