Per vrasjen e Gjingjiç!
Te nderuar,
rrjedha interesante po ndodhin ketej nga Serbia. Ka nje shkrim te sotshem te "Korrieri" per vrasjen e Gjingjiç, lexojeni se do ja vlente.
Ky shkrim tregon se sa rende eshte e semure Serbia nga kriminaliteti dhe mafia.
***********************
Koshtunica ne vrasjen e Zoran Gjingjic
E Marte, 31 Maj 2005
Ne kete pjese te intervistes se tij, ish-keshilltari i afert i ish-Kryeministrit serb, Zoran Gjingjic, Beba-Popovic, tregon per ngjarjet qe pasuan vrasjen e mikut te tij. Operacionet policore dhe roli i njerezve te Vojisllav Koshtunices. Pse ai u ndalua te hynte ne kishe per te ngushelluar familjen e Gjingjic
Vijon nga numri i kaluar
B92: Perse kur erdhi Vojisllav Koshtunica ne Kishe, e ndaluat qe t'i shprehte ngushellime familjes se Gjingjicit?
Popovic: "E ndalova per dy arsye. E para, sepse mendoja se akti i tij ishte kulmi i cinizmit dhe i paturpesise, sepse pikerisht ai (Koshtunica) dhe anetaret e kabinetit te tij gjate dy vjet e gjysem nuk lane gje pa bere kunder Gjingjicit, se ata kishin punuar ekskluzivisht kunder tij dhe pikerisht keta njerez vijne ne varrim e pershpirtje. Dhe e dyta se ai, jo vetem qe do te shprehte ngushellime, por te vazhdonte te qendronte atje. Dhe atje nuk do te ishte vetem familja e Gjingjicit, por edhe politikane te tjere. Kjo ishte arsyeja se perse une nuk e lashe te futej brenda ne Kishe".
Dhe cfare i thate?
"Nuk i thashe ndonje gje te madhe. Por kur ai dhe njerezit e kabinetit te tij erdhen te hyrja dhe u nisen te hynin brenda, thjesht u thashe: 'Nuk mundet'".
Ne kishen "Sveti Sava", peshkopi Amfilohie mbajti nje fjalim qe ne ato momente befasoi shumekend. Fjalet e tij ishin: "E vrau urrejtja e vellait, miopia dhe verberia dhe u harrua e verteta shekullore si ai qe rrok shpaten, nga shpata do te vdese!". Ndoshta, nuk ishte momenti per te thene fjale te tilla. Te nesermen u publikua letra ne median e shkruar, me sakte pergjigja ndaj fjales se Amfilohise e shkruar ne emer te familjes dhe miqve te Gjingjicit. A eshte e vertete se ate leter e keni shkruar ju?
"Po, e vertete. Une e kam shkruar ate leter. E shkruajta ate leter, pasi u konsultova me Ruzhicen (bashkeshorten e Gjingjicit). Ai e donte nje pergjigje per kete akt te tij te paturpshem, per me teper qe kishte ardhur aty pa leje".
Si pa leje?
"Keshtu, thjesht, pa leje. Ai eshte kryepeshkop i Kishes Ortodokse Serbe. Ai eshte nje klerik i larte qe drejton Kishen Ortodokse. Ai ka postin me te larte mes oficereve-klerike, sepse Kisha Ortodokse Serbe gjate 10 vjeteve te fundit u be e vetmja organizate paraushtarake, te cilen, ne fakt, e kontrollonin gjate ketyre viteve "ushtarake" -
oficere-klerike. Dhe ai ne kete Kishe kishte graden me te larte ushtarake, ate te kolonelit. Ai, jo vetem qe erdhi pa qene i ftuar, por guxoi te mbaje edhe ate fjalim qe ishte pergatitur qe me pare".
Kjo eshte nje akuze e rende. Mbi cfare fakti e mbeshtesni ju kete?
"I qendroj fort kesaj qe them, me emrin dhe mbiemrin tim. Kam bindjen se ai eshte nje nga njerezit pergjegjes per gjendjen, ne te cilen ndodhet sot shteti. Ai nuk eshte gje tjeter, vecse nje klerik me "kallashnikov" ne duar. Ai eshte nga ai soj njerezish, te cileve u vjen keq qe nuk vrame pese milione myslimane dhe kater milione ustashe (kroate). Ja se per cfare u vjen atyre keq. Pikerisht, per kete shkak ata e urrenin Milloshevicin, por, ne fund, e falen, sepse, megjithate, edhe ai nuk vrau pak. Dhe, pikerisht, ky njeri erdhi ne varrimin e kryetarit te qeverise, madje mbajti edhe fjalim; nuk besoj se ka tallje me te madhe me Zoran Gjingjicin".
A ishin planifikuar arrestime politike, me sakte arrestime politikanesh gjate operacionit "Shpata", psh., konkretisht, te Vojisllav Koshtunices, Nebojsha Covicit, etj.?
"U planifikuan arrestime te te gjithe atyre qe ishin perzier ne vrasjen e Zoran Gjingjicit. A ishin ata popa (prifterinj), politikane a kriminele, kjo nuk ishte e rendesishme. Keshtu qe historia per arrestime politike eshte e sajuar dhe e imponuar; gjate operacionit "Shpata" u arrestuan nje numer njerezish, por qe me vone u liruan, pasi nuk u provua
se ishin perfshire direkt ne vrasjen e Gjingjicit, gje qe, sidoqofte, nuk do te thote se nuk kane qene perfshire ne te. E kush donte te arrestohej gjate nje operacioni qe synonte vrasesit e Kryeministrit? Asgje e mire nuk vinte nga kjo. Dhe atehere u sajua historia: Ej, po cfare po thoni, une bashke me vrasesit? Thjesht, une jam viktime politike. Edhe sot e kesaj dite degjojme se te gjithe kane qene dhe jane viktima politike. Viktime politike na qenka edhe nje kengetare!. Edhe ajo hiqet sot si viktime politike. Vetem nje gje nuk thote ajo: se ka pasur marredhenie shume te aferta dhe kontakte te perditshme me njerezit qe gjate tre muajve pergatiten vrasjen e Zoran Gjingjicit. Ajo rrinte cdo dite me keta njerez. Ajo nuk thote se telefonin e kreut te bandes, kur policia nisi ta pergjonte, e kishte ajo dhe se kur ja kishte dhene asaj, ai i kishte thene pikerisht keto fjale: "Merre kete telefonin tim dhe perdore qe ta degjoje edhe policia dhe keshtu do te genjehet dhe do te ngaterrohet". Nuk thote se kur ndodhi rrembimi i radhes, ajo ishte ndermjetese e tij, pasi i njihte
mire njerezit qe organizuan kete rrembim. Nuk thote se i duhej nje alibi kur u vra Zoran Gjingjici, se ne shtepine e saj fshiheshin njerez qe qendronin mbas vrasjes. Sigurisht, asaj nuk i vinte ose nuk i vjen per mbare te thote gjera te tilla. E ka shume me mire te thote se eshte viktime politike!"
Qe nga operacioni "Shpata" dhe deri me sot, ende nuk eshte zbuluar prapavija politike e vrasjes, per te cilen eshte folur ka shume. Perse?
"Nje nga shkaqet eshte se ndricimi i vrasjes se Gjingjicit, pra i frymezuesit te kesaj vrasjeje, pra zbulimi i nxitesve, organizatoreve, te atyre qe e mbeshteten ate, do te thoshte ndricim apo zbulim te nje historie te ruajtur fort qe mbijetoi me se 60 vjet, nga koha e Stalinit deri tek ajo e Milloshevicit, se perse ata jane kaq te forte e kaq te fuqishem, se perse kane infiltruar kaq shume ne kete shoqeri".
Perse e keni fjalen?
"Per organizaten qe qendron pas kesaj gjithckaje, ne te cilen sherbimi ushtarak per sigurimin eshte roje kryesore e saj dhe se ciles gjate 10-15 vjeteve te fundit i perket edhe Kisha Ortodokse Serbe, edhe Akademia e Shkencave, me nje fjale te gjitha institucionet, tek te cilet qytetaret kane besim te madh. Kesaj organizate i perkasin edhe pasaniket e kohes se Milloshevicit, kriminelet e luftes qe gjate 10 vjeteve kane prere, kane vrare, kane grabitur e kane rrembyer; kesaj organizate i perkasin edhe ata qe perfituan gjate luftes".
"Kjo eshte pergjigja juaj lidhur me pyetjen per prapavijen politike?
"Jo, kjo nuk eshte pergjigje. Kjo eshte pergjigje per pyetjen se kush jane keta njerez dhe se perse ata mbrojne njeri-tjetrin".
Te themi te drejten; ju pyetem se perse asnjehere nuk eshte zbuluar prapavija politike, per te cilen flitet aq shume dhe cila eshte kjo prapavije politike?
"Sepse, kjo do te thoshte hapje te ushtrise dhe te sherbimit ushtarak".
E pastaj?
"E kush do ta beje kete? Nje nga arsyet se perse Zoran Gjingjici u vra eshte se mbas pese ditesh Zoran Gjingjici duhej te merrte persiper ushtrine dhe sherbimin ushtarak per sigurimin dhe se mbas 10-15 ditesh a nje, dy ose tre muaj keto dy sherbime do te duhej te hapeshin, ashtu sikurse u hap, kur ne e morem persiper, Sigurimin e Shtetit. E, si thoni ju, e donin ata kete!"
Mos doni te thoni se mbas vrasjes se Zoran Gjingjicit qendron ushtria?
"E pse jo? Dua te them, e pse jo?"
Pra, mbi bazen asaj, per te cilen ju ngulni kembe? Keni ndonje prove per kete apo ja vetem konkluzione analizash tuaja?
"Kam mberritur deri ketu, duke nxjerre dhjetera konkluzione, te te cilat mund te arrijsh, ne rast se deshiron te arrish".
Atehere, mbani pergjegjesi se perse nuk e keni bere te ditur kete me pare.
"Por, cfare te njoftoja? Une nuk di emra konkrete. Kur une them ushtria, kjo eshte e pergjithshme, nuk ka emra konkrete. Dhe cfare jep kjo? Dhe kur them ushtria, kuptohet nuk e kam fjalen per ndonje kolonel te ndershem nga Uzhica qe eshte komandant i ndonje njesie, garnizoni apo ku e di une. Sigurisht, qe nuk e kam fjalen per te. Por e kam
fjalen per ate lloj "llumi" qe gjate 10-15 vjeteve te fundit arriti ne poste te larta pa pasur kualifikim e dijeni, por permes lidhjeve farefisnore e tarafi, partie e krahinore. Aca Tomic ishte nje njeri i pasuksesshem ne sigurim qe, per shkak te kombinimit te rrethanave jetesore, arriti ne administraten e qytetit. E kush? Nje njeri qe dezertoi tri here nga Kosova gjate kohes se bombardimeve dhe pas zevendesimit me Aca Vasilevicin, ai nuk mbeti pa pune, por shkoi, perseri ne nje post te larte, ne Novi Pazar. Pastaj arriti qe me ane te Liljana Nedelkovicit, bashkepunetores se pare te Koshtunices, te "flirtonte" me te (Koshtunicen) dhe te behej njeriu i tij me i rendesishem dhe me kryesor. Me pas, menjehere u hodh ne sulm kunder Zoran Gjingjicit, shkruante tekste dhe organizatonte afera kunder tij; me nje fjale ne cdo pune te felliqur ishte ne krye. Mbas revoltes se "Beretave te kuqe", nje zevendes i tij, nje gjeneral, nuk e mbaj mend sesi quhej, Perovic a dicka e perafert me kete, dha doreheqjen pasi i tha atij (Tomicit) se nuk donte te ishte ene servisi e tij, se kishte njerez ne ushtri qe nuk donin te ishin servila te Liljana Nedelkovicit dhe te Vojisllav Koshtunices, sepse keta te fundit ishin perfshire direkt ne revolten e "Beretave te kuqe" dhe, madje, i ka thene, ne nje rast, Legias: "Mos ki merak; nuk ka
kush ndermend te perfshihet ne punet e tua". Ky (Tomic) ishte njeriu qe nje apo dy muaj para vrasjes se Zoranit Gjingjicit takohej me vrasesit e Gjingjicit, ky eshte njeriu qe pretendon sot se sherbimi i sigurimit ushtarak kishte nje informacion lidhur me pergatitjen e vrasjes. Atehere, perse nuk e dha dhe nuk shfrytezoi kete informacion? Pretendon se e kishte transmetuar ne Sherbimin e Sigurimit, por atje nuk ka asnje kopje. Thote genjeshtra pas genjeshtrash".
Aca Tomic u arrestua gjate operacionit "Shpata", por u lirua, sepse mungonin provat dhe keshtu akuza ra. Mos valle ai u arrestua per motive politike?
"Jo, prokurori i posacem e terhoqi akuzen kunder tij, Bulatovicit dhe te tjereve si pjese e nje marreveshjeje politike. Prokurori shfrytezoi nje element se ne akuzat e ngritura kunder disa prej tyre nuk kishte material te mjaftueshem per te vazhduar proceduren gjyqesore. Dhe ketu qendron; kete e kuptoi pjeserisht, arsyeja se, nje dite pas arrestimit te
tyre, u ndalua praktikisht operacioni "Shpata". Pra, operacioni "Shpata" nuk u nderpre, sepse e arriti qellimin e vet, por diten kur Koshtunica, te dielen e 13 prillit, mbajti fjalimin e tij te famshem "luftarak", kur te henen, me 14 prill, ne kolegjiumin e qeverise se Serbise te gjithe u shnderruan ne kokerra gruri afioni (fare te vogla), kur na u tha se politika e donte qe operacioni te nderpritej, pasi efektet e tij tani do te ishin kunderproduktive. Dhe keshtu, mbas 14 prillit gjendja e jashtezakonshme nuk
vazhdoi me shume se minimumi 10 dite e maksimumi 1 muaj. Nuk me kujtohet mire, por as qe ka rendesi, sepse mbas kesaj date nuk pati me hetime. Me keta njerez as qe u mor me njeri; ata bene deklaratat e veta, genjyen me te paren gje qe u ra ndermend; me nje fjale me ta as qe mor me kush. U mbajten ne paraburgim 15 dite, askush nuk i pyeti me dhe me pas u liruan".
Partia Demokratike e Serbise (partia e Koshtunices), atehere leshoi akuza ne drejtim te qeverise se Serbise, gjate kohes se gjendjes se jashtezakonshme, se ajo po shkelte te drejtat e njeriut dhe se ju, qeveria, kishit futur paraburgimin 60-ditesh, se u kishit hequr te arrestuarve te drejten e avokatit mbrojtes, etj. Nje nga akuzat kishte te bente me vrasjen e Dushan Spasojevicit dhe te Mile Lukovicit. Policia njoftoi se ata ishin vrare gjate arrestimit, pasi ishin perpjekur te benin rezistence. Partia Demokratike e Serbise (PDS) pretendoi se ata u vrane qe te fshiheshin provat dhe qe ata te mos kishin mundesi te flisnin...
"Gjithcka qe ka thene PDS-ja, atehere dhe gjate 10 vjeteve te fundit kane qene genjeshtra, keshtu qe eshte pa kuptim te beje komente lidhur me kete".
Perse u vrane Dushan Spasojevici dhe Mile Lukovici?
"Perse u vrane. Une di po aq sa dini edhe ju. Ndoshta, di nje detaj me shume sesa ju, por kam mendimin se kete e dine edhe shume te tjere, se gjate sulmit kunder shtepise, ku ata fshiheshin, u be nje vleresim i gabuar se ne cilen prej dy shtepive, A apo B, ndodheshin ata. Ata u sulen ne shtepine A dhe u futen ne te me zhurme te madhe, por doli se kishin hyre ne shtepine e gabuar, nje vile pushimi fundjave qe ishte bosh. Atehere, te kapur nga paniku, Spasojevici dhe Lukovici e degjuan kete dhe ia dhane vrapit, por jo nga drejtimi qe duhej dhe keshtu u vrane ne nje pyll a ne nje kopesht. Keshtu, duhet te kete ndodhur e keshtu ka ndodhur dhe te gjitha historite e tjera jane absurditete te perhapura nga te interesuarit. Kjo eshte nje perpjekje tjeter per te diskredituar operacionin "Shpata", per te imponuar ne opinionin publik mendimin se Zoran Gjingjici nuk u vra si kryetar qeverie, sepse atentati atehere do te kishte ngjyrim politik, sepse pas nje atentati a puci te tille nuk mund te qendronte nje grup njerezish qe merrej me tregti droge, por duhej te qendronin struktura politike".
Mire atehere, por nuk na thate gje per prapaskenen politike?
"E keni fjalen per vrasjen e Zoran Gjingjicit? Nuk kam asnje dileme se fjala eshte per njerez te afert me Vojisllav Koshtunicen, nuk kam asnje dileme se Koshtunica ishte cadra mbrojtese e ketij grupi".
Po kjo eshte nje akuze e rende?
"Po e rende eshte edhe vrasja e nje kryetari qeverie. Nuk kam asnje dyshim apo dileme se qarqe te caktuara te tilla si ushtria, akademia, tajkunet (pasaniket) e pasuruar gjate kohes se Milloshevicit, kriminelet e luftes e njerezit e tyre te afert, si Ratko Mlladic, Radovan Karaxhic, Lukic, etj, qe fshihen ne Republiken Serbe (Republika Srbska) dhe ne Serbi, forcat "patriotike" te Republikes Serbe dhe te tjere qe bashke me ta kane vene pasuri te madhe dhe qe donin qe kete pasuri ta ruanin, ishin perfshire ne kete ose ate menyre ne vrasjen e Gjingjicit. Qe ata e kane financuar kete, kane dhene para, ata qe duhet ta dine, e dine mire, jane po ata qe japin para per mbrojtjen e Karaxhicit dhe mbrojtja e Karaxhicit nenkupton edhe vrasjen e Gjingjicit. Kjo ishte nje ceshtje qe duhej te trajtonte gjyqi dhe te mos merreshin me mua apo me ndonje tjeter si puna ime. Po ashtu, nuk kam asnje dileme se per realizimin e objektivit te tyre ky grup apo organizate kishte nje lloj mbeshtetjeje ose sinjal se kur duhej te vepronte edhe nga ana e sherbimeve te caktuara te huaja te zbulimit".
Vijon
Pergatiti Maksim Sinemati