Per Shqipetaret e Amerikes

AnaBlue

Forumium maestatis
Per Shqipetaret e Amerikes

Lidhja e Intelektualeve Shqiptaro-Amerikane ka nderin t´ju ftojë të merrni pjesë ne Tryezën e Rrumbullaket për regjistrimin e popullsisë shqiptare ne shtetin e Michigan-it.

Tryeza e Rrumbullaket do të mblidhet ditën e Djele, ne datën 12 Qershor 2005 ne ambientet e qendrës kulturore pranë Kishës së Shën Palit ne orën 3:30 PM.

Nëpërmjet regjistrimit të popullsisë synohet:

Njohja reale e numrit të emigranteve shqiptarë të aftë për të ushtruar të drejtat e tyre shoqërore, ekonomike dhe politike për të favorizuar organizimin e komunitetit shqiptar ne aspektin e përfaqësimit të interesave të përgjithshme kombëtare. Krijimi i mundësisë për ndërlidhje kulturore, sociale dhe ekonomike si dhe për zhvillimin e bizneseve dhe afrimin e ndihmës reciproke. Ndihma ndaj përfaqësive politike të trojeve shqiptare për t´u këshilluar dhe orientuar si dhe për t´u përfaqësuar denjësisht pranë institucioneve amerikane nëpërmjet përdorimit të lobeve si përfaqësues të një numri të konsiderueshëm votuesish.
Ndihma për Diasporën shqiptare në mënyre që ajo të prezantohet, të negocioje, të kërkojë, si dhe t´iu drejtohet subjekteve dhe kandidatëve politike, organeve të tyre si dhe institucioneve amerikane me fuqinë reale të votuesve që Diaspora shqiptare përfaqëson, për të mundësuar një mbrojtje profesionale dhe të kualifikuar të çështjes sonë kombëtare. Nga ana tjetër, ky prezantim do të bëjë të mundur rritjen e prioritetit dhe vëmendjes ndaj emigrantëve shqiptarë në SHBA.
Gjithashtu regjistrimi i popullsisë do të shërbejë si iniciativë organizimi në një zë të vetëm të fuqisë dhe kapacitetit votues për të përkrahur politikisht çështjen tonë kombëtare në arenën ndërkombëtare, çështje e cila ende rezulton e pazgjidhur në kanalet politiko-diplomatike botërore.

Pjesëmarrja juaj është shumë e rëndësishme për suksesin e këtij projekti.

Me respekt,

Dr.Marjan Demaj
Kryetar i LISHA
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Per Shqipetaret e Amerikes

THIRRJE QYTETARE

Demonstrat Paqesore

"VETEVENDOSJA"

Me daten 16 SHTATOR 2005, nga ora 11:00am deri me 02:00pm, perpara
Kombeve
te Bashkuara, tek
"Daghammarsjold Plaza" , avenuja e pare, dhe rruga 47, ne New York,
(First
ave. /47st.), do te zhvillohet nje demonstrate paqesore ne perkrahje te
fillimit te bisedimeve sa me shpejta per statusin e Kosoves, si dhe ne
perkrahje per Pamvaresin e pakufizuar te saj.
Te gjitha organizat shqipetare ne Amerike qe punojne dhe perkrahin
pamvaresine e Kosoves,
lusin te gjithe shqiptaret e te gjitha krahinave te marrin pjese ne
kete
ngjarje te rendesishme, e cila eshte e lidhur me realizimin e endrrave
shumevjecare te Popullit te Kosoves per te jetur te lire dhe te
pamvarur.
Kjo eshte nje ngjarje e rendesishme ku te gjithe shqiptaret duhet ti
tregojne botes bashkimin e tyre te padiskutueshem ne lidhje me
pamvaresine e
Kosoves.
Koha eshte kunder nesh, le ta kthejme ne favorin tone.

Zoti qofte me te gjithe shqiptaret!

Per kontakte te metejshme mund te kontaktoni ne numrin e tel: 718 309
9890
(USA)
ose: info@newalbaniangeneration.com
 
Top