Per ku po e drejton Berisha politiken e jashtme te Shqiperise ?

padyshim

Primus registratum
Re: Per ku po e drejton Berisha politiken e jashtme te Shqiperise ?

ere racizem? racizem drejtuar kunder kujt? zedhenesit? ai eshte shqiptar!libianeve? nuk eshte e mundur, lexo paragrafin!! muslimaneve? muslimanet nuk jane race, jane lloj-lloj, si psh shqiptare apo boshnjake!!!
paragrafi vjen ere "te vertete"!!!
ne ka njeri qe e ka siklet kete pune eshte vete zoteria i shkolluar atje ne republike e libise.
ndryshe pse nuk e kish vendosur ky zguchi kete fakt ne resume? t'i kish' shkare nga mendja thua???
po keta na c... k... me shkollat e "jashtme"!!!!
harrojeni, PD-ja i ka qejf islamiket ne kurriz te te krishtereve. kjo eshte e verteta, te tjerat jane "lip service" se helbete, me pushke ne dore nuk do te dalin.
 

regele

Forumium maestatis
Re: Per ku po e drejton Berisha politiken e jashtme te Shqiperise ?

Botuar sot tek Koha Jone mbi sukseset diplomatike te qeverise shqiptare!



QE NESER TE MOS THEMI SE FAJIN NA E KISHTE "BOTA"

Nga Koco Danaj

Jane me shumice shembujt qe paaftesia politike, diplomatike apo organizative e klases politike shqiptare ne mjaft raste eshte mbuluar duke thene se fajin na e kane pasur te tjeret. Pohimi i mesiperm vlen me teper kur behet fjale per probleme madhore te zhvillimit te Shqiperise si dhe per probleme kombetare.

Shprehjet politike te meposhtme jane argumente ne favor te titullit te siperthene: "Ne Kongresin e Berlinit, Fuqite e Medha na coptuan.

Ne Konferencen e Ambasadoreve ne Londer, Fuqite e Medha na lane jashte gjysmen e trojeve tona. Ne Konferencen e Versajes perseri Fuqite e Medha na coptuan. Ne Konferencen e Jaltes prapa ishin Fuqite e Medha qe na lane jashte me shume se gjysmen e kombit", etj., etj., shembuj deklaratash deri ne kete prag bisedimesh per percaktimin e statusit te Kosoves. Keto deklarata jane hedhur ne tregun e politikes nga politikane medioker dhe te paafte per te

perballuar sfidat e kohes sa here ato jane shfaqur para kombit

shqiptar. Nje vezhgim i pjesshem i deklaratave te koheve te fundit te con ne konkluzionin se qysh tani nje pjese politikanesh shqiptare ne Tirane apo Prishtine dhe Tetove po behen gati qe pas nje viti apo nje viti e gjysme te deklarojne perseri se fajn na e kishte "bota". Opinioni publik shqiptar ne Tirane, Prishtine, Tetove, Presheve apo Ulqin nuk duhet ta pranoje kete deklarate fataliteti qe ka fshehur dhe perpiqet edhe sot te fshehe paaftesine apo papergjegjshmerine pavaresisht se kush e perdor apo kush perpiqet ta konservoje ate si "parzmore" te se nesermes. "Bota" politike dhe diplomatike ka nje parim te lene menjane. Ajo nuk

njeh miqesi te perjetshme, por interesa te perhershme. "Bota" politike dhe diplomatike kerkon partnere politike dhe jo politikane fotografish apo patriote me ngjyrat e fasadave te Rames.

Teksa politikanet shqiptare nuk rreshtin se dheni deklarata per

Kosoven qe nga pavaresia e kushtezuar e deri tek bashkimi i trojeve shqiptare, partneret e tyre politike serbe hartojne platforma me lloj-lloj variantesh. Teksa politikanet shqiptare kane nisur "garen patriotike", politikanet serbe kane nisur ofensiven diplomatike dhe politike. Le te behemi me konkrete: Politika dhe diplomacia serbe brenda nje jave ka arritur kater fitore diplomatike perballe politikaneve te Kosoves dhe Shqiperise dhe te Tetoves.

Fitorja e pare ishte anullimi i takimit te presidentit grek Papulias me homologun e tij shqiptar, Moisiu. "Miku i madh" me origjine nga "Epiri i Jugut" sic e quajti nje drejtues i larte socialist, shkoi deri ne Gjirokaster, piu nje kafe dhe pastaj iku ne Athine ku e priste Koshtunica. Preteksti ishte nje proteste paqesore e komunitetit cam. Fitorja e dyte ishte anulimi i takimit midis kryeministrave te Shqiperise, Maqedonise, Malit te Zi dhe Kosoves ne 5 nentor ne Prishtine. Perseri eshte diplomacia serbe qe arrin ta anuloje takimin duke bindur Gjukanovicin dhe Buckovskin qe te mos shkojne ne Prishtine. Ne raste te tilla edhe pretekstet jane te kollajta, "Axhende e ngjeshur politike". Apo sic u perpoq te justifikohej Buckovski se gjoja ishte Peterseni dhe Ahtisari qe e kishin penguar.

Fitorja e trete eshte deklarimi i Greqise, Rumanise dhe Bullgarise qe statusi i Kosoves te mos i imponohet Beogradit. Qe do te thote te zbatohet formula serbe: Me shume se pavaresi dhe me pak se autonomi. Shikoni me sa diabolizem eshte bere ky deklarim. Ai u be nga presidenti bullgar Pervanov dhe dhe ai rumun Basesku ne Athine ne prani te kryeministrit grek Karamanlis nje dite pasi parlamenti grek ratifikoi marreveshjen per pranimin e tyre ne BE.

Fitorja e katert: Reduktimi nga presidenti slloven Dernovshek i

planit te tij per Kosoven. Edhe Dernovshek eshte konsideruar si "mik i madh i shqiptareve". Por "miku" e rishikoi Planin. Sipas rishikimit te Planit, Kosova duhet ta fitoje pavaresine pas 5 vjetesh dhe momumentet fetare dhe kulturore serbe te shpallen territore jashte Kosove duke qene ne Kosove. Sebashku me pronat e tyre ato kalojne mbi 1 mije kilometra katrore. Emocionalisht qendrime te tilla te shkaktojne inat. Politikisht ato jane levizje diplomatike ne interes te nje vendi ndaj nje tjetri. Duke perdorur figurativisht nje "fjalor lufte" ne kushte paqeje do te duhej

te pohonim se: "Kosova dhe delegacioni i saj jane ne balle te frontit. Ndersa politika shqiptare ne Tirane dhe Tetove duhet t'i sigurojne krahet". Por deri tani nuk kemi as balle dhe as krahe. Kemi vetem deklarata dhe gare patriotizmi. Thelbi i politikes per statusin e Kosoves nuk eshte thjesht ceshtje kombetare, por problem panshqiptar. Ai nuk ka te beje as me Shqiperi te Madhe dhe as te Vogel. Ka te beje me dyshmin e pashprehur te aleateve reale dhe cinizmin e shprehur te te tjereve mbi aftesine shtetformuese

te shqiptareve. Duhet nderruar kahja e politikes dhe diplomacise. Qe do te thote: Duhen shmangur qaramanet e politikes, duhen optimizuar panikuesit, duhen inkurajuar shtetformuesit. Dhe duhen dekurajuar ata qe fajin ia hedhin "botes". Perndryshe edhe neser do perserisim deklarimet e dala boje se fajin na e kishte "bota".
 
Top