Per cfare jane te interesuar konsumatoret?

Albforumi

Primus registratum
Per cfare jane te interesuar konsumatoret?

Secili sipërmarrës është i interesuar ta dijë se çfarë kërkojnë konsumatorët. Biznesi bashkëkohor mbështet mbi kërkesën, kështuqë në bazë të nevojave, dëshirave dhe kërkesave të konsumatorëve formohet oferta. Por çfarë në të vërtetë duan ata? është pyetje që asnjë sipërmarrës nuk mundët ta dijë me saktësi. Natyra e psikologjisë konsumatore është e atillë që i njejti biznes në tregje të ndryshme duhet të sillet në mënyra të ndryshme. Këtu identifikuam faktorin demografik, por ka edhe elemente tjera që përcaktojnë sjelljet e bzinesit, mirëpo nuk dua të futëm në hollësi tjera përveç se desha të përmend se demografia është faktori kryesor kur bie fjala te targetimi i klientëve të një biznesi.

Nga titulli i temës, shumëkush do të kërkonte një përgjigje të saktë. Ndoshta pyetja është shumë e thjeshtë, mirëpo përgjigjja e saj kërkon një studim më të thellë. Me gjithë ndërlikueshmërinë, do të mundohem që këtë përgjigje ta jap duke u bazuar në tre elemente:

Çfarë duan konsumatorët nga biznesi në tërësi?

Çfarë duan konsumatorët nga produkti/shërbimi?

Çfarë duan konsumatorët nga ekipi i shitjes?

nevojat-kerkesat-deshirat.jpg

Biznesi

Çfarë është ajo që konsumatorët e kërkojnë nga biznesi? Gjithsesi atyre nuk u intereson plani i biznesit tuaj, fitimet tuaja… por sigurisht që ata duan:

Besim
Shpresë
Komunikim
Vëmendje
Reputacion
Kredibilitet
Brend

Produkti ose shërbimi

Kjo është ajo çfarë biznesi ofron ndërsa konsumatori e kërkon. Prandaj edhe janë të interesuar dhe nga produkti/shërbimi presin:

Kualitet
Karakteristika
Vlerë
Çmim
Shërbim që i tejkalon pritjet e tyre

Ekipi i shitjes

Ky është elementi i tretë që konsumatorët e duan. Ekipi i shitjes është në komunikim të drejtpërdrejtë me konsumatorët, prandaj edhe ai duhet të ketë më së shumti informata rreth asaj se çfarë duan ata:

Njohuri
Çasje
Sjellje
Ndihmë
Miqësi
Komunikim
Fillimi i përgjigjes me PO,…
Buzëqeshje

Këto janë elementë që secili sipërmarrës duhet t’i identifikojë. Kombinimi i mirë i tyre, e pse jo edhe implementimi i të gjithave, do të bënte që fitimet e biznesit tuaj të jenë gjithnjë e më të larta. E di qe do të ishte mirë të bëhej një shtjellim më i hollësishëm, por po e lë këtë ta bëjmë te fusha e komenteve.
icon_biggrin.gif

Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.mbretitregut.com/?p=2999

Top