Pensionet Greke ne Shqiperi

FGJ

Primus registratum
Pensionet Greke ne Shqiperi

Po hedh me poshte nje problem te ngritur nga Dhimiter Anagnosti. Mendoni dhe shprehni mendimin tuaj per kete ceshtje.
"Ne jug te shtetit shqiptar, ne ate vend qe shteti grek e quan akoma Vorio-Epir, te moshuarve te besimit kristian ortodoks, u paguhet nje pension mujor nga pala greke. Te gjithe te moshuarit qe marrin kete ndihme mujore, nenshkruajne ne shkresa per perkatesine e tyre Vorio-Epirote, pra greke", shprehet ne letren e tij Dhimiter Anagnosti. Ai e ka ndjere kete shqetesim gjate koheve te fundit qe ka qene ne vendlindjen e tij ne ate zone dhe i shkruan Kuvendit te Shqiperise me pergjegjesine qe ndjen si ish-perfaqesues i ketyre banoreve. Ai kerkon sqarime nga deputetet dhe nga Ministria e Puneve te Jashtme shqiptare, nese kane dijeni per kete projekt te shtetit grek. Nese kane, pse nuk kane reaguar ndaj nje veprimi te tille te pales greke? Por duket se komisioni parlamentar i politikes se jashtme, ende nuk e ka marre ne shqyrtim kete leter te ish-deputetit, per ta lene per ne mbledhjet e ardhshme. Megjithate, kryetari i Kuvendit Servet Pellumbi eshte njohur me shqetesimet e ish-deputetit dhe ka kerkuar qe per kete ceshtje te shprehet dhe te diskutoje komisioni parlamentar i politikes se jashtme. Ndersa Anagnostit, i cili ne shkresen drejtuar Kuvendit ka lene edhe numrat e telefonit te shtepise dhe te zyres per te marre ndonje informacion per letren e tij, deri tani, nuk i eshte dhene asnje pergjigje.

Pyetjet e ish-deputetit per anetaret e komisionit dhe MPJ-se:

- A ka dijeni Komisioni Parlamentar i Politikes se Jashtme dhe Ministria e Jashtme per kete veprim te pales greke dhe a eshte diskutuar ky projekt?

- Cilat jane synimet e pales greke nepermjet ketij projekti?

- Po pasojat per shtetin shqiptar?

- Cili institucion grek, shteteror ose jo, i levron keto fonde dhe mbi c'baza ligjore?

- A jane ne dijeni institucionet e Bashkimit Europian per kete projekt te fqinjit jugor te Shqiperis`?

- Sa eshte numri i pensionisteve shqiptare qe e marrin kete pension dhe qe e kane deklaruar veten vorio-epirot?

- A perben ky projekt nje dhunim te integritetit te Shqiperise?

- Ky projekt, parashikon fonde per te blere "kombesine" apo edhe fonde per t'u mbyllur gojen politikaneve shqiptare?

- Cilat jane te dhenat e sherbimit sekret shqiptar per kete ceshtje?

- Mendoni se projekte te tilla ndikojne ne fqinjesine e mire mes dy vendeve tona?

- Shqiptaret po shesin identitetin kombetar per buken e gojes: Ky eshte i vetmi mall qe u ka mbetur shqiptareve per te shitur, apo pala greke vetem kete kerkon?

- Nuk ju shqeteson, fyen apo tremb kjo tregti?

Ne te njejten kohe desha te shtoj edhe une ca pyetje:
A mendoni se Greqia e ka marre shume seriozisht ceshtjen e te quajturit vorio-epir?
Cmendoni per keto neglizhenca te pales shqiptare,
dhe a do te na kushtoje shtrenjte ne si komb kjo pune?
Eshte shprehur qe me kohe qe ne Europe nuk lejohen ndryshime kufijsh, por kohet kane vertetuar qe kane ndodhur dhe qe do vazhdojne te ndodhin ne te ardhmen.
Ju mirepres ne kete bashkebisedim.
 

Tasi

Primus registratum
Re: Pensionet Greke ne Shqiperi

Eshte shprehur qe me kohe qe ne Europe nuk lejohen ndryshime kufijsh, por kohet kane vertetuar qe kane ndodhur dhe qe do vazhdojne te ndodhin ne te ardhmen.

Persa me siper, cituar nga shkrimi juaj, mund te ndodhe te ndryshojne kufijte, por te shkojme NE deri Janine, dhe te kthehet historia ne vend.
Me 2004 jane lojrat olimpike dhe çeshtja çame duhet te jete zgjidhur deri atehere, sepse...

Nese e lexon kete mesazh Dardania.
Te pelqen keshtu apo ke mendim tjeter?
 

altinzaka

Primus registratum
Re: Pensionet Greke ne Shqiperi

une jame nga durresi dhe nje komshija ime ka shkuar ne greqi vetem per tu rregjistruar dhe per te mare pencion,dhe po e pashe ndonje dite do ti beshtyje ne surrat,eshte nje problem shume i madhe duhet me bere dicka,si eshte e mundur qe politikanet parlamenti gazetaret kane frike ti prekin keto tema,
thumbsup.gif
ta largojme me shkelma neper bythe kryepeshkopin greke nga shqiperia,
wave.gif
 
Top