Pengmarrësit e marrë peng
Pengmarrësit e marrë peng

Leart Kola

Dritan Prifti, ish-ministër i Ekonomisë e me sa duket dhe ish-Harvardist është sot në qendër të vëmendjes së politikës shqiptare. Njeriu që prej shumë vitesh lundron në fashën e politikanëve mesatarë, një nga ata që nuk të habisin shumë por as nuk ta shpifin përfundimisht, një lloj uji i vakët, i gatshëm jo vetem për të plotësuar kërkesat, por dhe për të marrë formën e enës (shefit) të radhës. Pikërisht ky personazh pra sot është krye-denoncuesi.

Ne spektaklin e fundit qe po na ofron klasa politike vihet re një shpërthim i madh i akuzave për korrupsion. Jo se më parë populli nuk dinte për këtë korrupsion, por e thënë nga vetë protagonistët, gjithçka bëhet më e neveritshme. Protagonistët politikë tashmë e kanë humbur plotësisht kontrollin, duke ia kujtuar njëri tjetrit, për veten dhe për publikun e gjërë, të gjithë bizneset e padeklaruara. Paradoksalisht dhe në mënyrë krejt spontane politikanët shqiptarë këto ditë, pasi mbaruan dhe pushimet e verës, po bëjnë atë transperencën që për 20 vjet nuk e lejuan të bëhet publike, as nga shoqëria civile, as nga ato institucionet e transparencës që i kanë ngritur vetë.

Dritan Prifti ka hapur kutinë e Pandorës, bumerangu i korrupsionit nuk duket se do të ndalet aty, madje nuk besoj se ka për tu ndalur vetëm te LSI-ja, e cila tashmë dihej se ishte në pozitë të vështirë, që pas zgjedhjeve që e detyruan të bënte koalicion me të djathtët. Sikletet e sotme ndërkohë gradualisht mund të çojnë në alienim të plotë të kësaj force, por unë besoj se ky alienim nuk do të kufizohet vetem te LSI-ja dhe tek Meta, pasi tashmë në qerthullin e akuzave për korrupsion janë futur gati të gjithë ministrat aktualë, duke proklamuar edhe perëndimin përfundimtar moral të kësaj qeverie.

Sigurisht që rënia e qeverisë së Berishës po ndodh në të njëjtën mënyrë që zakonisht bien qeveritë apo sistemet në Shqipëri, pra duke pritur që të vetëkonsumohen e ti lënë vendin një tjetër qeverie të korruptuar. Partia Socialiste, e cila është e dyta në radhë për të marrë pushtetin sot duket thjesht si një kopje e keqe e emisionit Fiks Fare. Socialistët e kanë katandisur angazhimin e tyre politik në denoncime skandalesh qeveritare, duke marrë rolin e shoqërisë civile, e për pasojë duke mos e kryer dertyrën e tyre kryesore, atë të partisë më të madhe opozitare në vend.

Rama duket i qetë këto ditë. Në ajër ndjehet kolapsi gradual i ekipit të Berishës, se tashmë ka humbur dhe solidariteti Post-Gërdec. Ministrat e djathtë sot paradoksalisht janë aleatët më të mire të Ramës, në luftën e tij për pushtet. E sidomos tani, kur Meta duket përherë e me larg çdo aspirate të tij jo vetëm për tu bërë kryeministër, por edhe për të qenë mbajtësi i balancës qeverisëse. Në fakt pozicioni balancues i LSI-së mund të pësojë goditje të forta në parlament, e grupi mund të rrudhet ende pa mbërritur në zgjedhjet lokale. Kështu që kalërimi i Ramës drejt postit kryeministror duket i pandalshem nga cilido kundërshtar.

Megjithatë retorika e Rames sipas së cilës Berisha dhe klani i tij përbëjnë të keqen më të madhe mbetet një nocion bosh, sepse po të vetë socialistët nga demokratët ndryshojnë thjesht në formë, e jo në substancë. Substancialisht mbështetësit elitarë të PS janë biznesmenë që përfitimin financiar e shohin si primar në jetën e tyre, në vend që të kujdesen për zhvillimin e komuniteteve apo demokracisë. Pra, janë njësoj si elitat e PD-së, kështu që bie poshtë teoria e së keqes më të vogël. E keqja është aty, imanente tek secilado parti që pretendon pushtetin sot. E keqja gjendet në zotërimin e të ardhurave nga një grup i vogël njerëzish. E keqja është forca e paskrupullt e parasë që sot është në duart e atyre që as nuk mund ti zgjedhësh as të mos i zgjedhesh, sepse vetëm ata në fakt mund të zgjedhin. E keqja është që demokracinë ia kemi marrë popullit (demosit) e ia kemi deleguar kapitalit, atyre që dje ishin pengje e që sot janë pengmarrës.

Politika e krijoi vetë klasën e biznesmenëve, duke shpresuar që do ta mbajë peng këtë klasë, duke i lëshuar copa të vogla nga torta ekonomike duke siguruar mbështetje. Këta biznesmenë, gjithnjë me lejen e politikës, nisën të punësojnë njerëz e të shtrihen në biznesin mediatik. Këto media do të duhej të ishin të kontrolluara nga politikanët. Pengmarrësit e biznesit, politikanët e rinj, e shtruan vetë rrugën e biznesmenëve duke shkatërruar çdo nismë qytetare e sindikaliste që do ta zbuste pasurimin e tyre të përbindshëm. Politika vetë u kujdes që sektori sindikalist të shformohej, duke i lënë rrugë të lirë biznesmenëve që ta perdorin forcën punëtore si tu vinte për mbarë. Politika i shkaterroi nismat studentore, duke krijuar kushtet që kapitalistet e rinj të kishin mundësi të privatizonin arsimin, e të njëjtën gjë bënë dhe me shëndetësinë. Sigurisht paratë që fitoheshin nga kapitalistët, xhiroheshin përmes ryshfeteve tek politikanët, të cilët me këto para fitonin zgjedhjet, duke shfrytëzuar varfërinë ekstreme në të cilën e kishin lënë vendin.

Për këtë arsye nuk ka dyshim që qeveria Berisha është më e korruptuar se e Nanos, e për pasojë me një deduksion të vogël logjik, mendja ta do që qeveria e neserme e Rames ka për të qenë edhe më e korruptuar se ajo e sotmja e Berishës. Kjo jo pse Rama është me i keq se Berisha në thelb, as për të kundërtën, por sepse aq shumë të koklavitur janë nëpër afera të biznesit, sa tashmë e kanë të pamundur të çlirohen nga vargonjtë e biznesmenëve që dikur i krijuan vetë.

E nëse për një arsye ndokush nga këta politikanë do të tentonte ti shpëtonte këtij ngërçi, e vetmja mënyrë do të ishte nëse arrin të angazhojë masat popullore në mënyrë progresive. Mirëpo sot, pa sindikata, pa shoqëri civile, pa grupime studentore, pa këto struktura të shkatërruara me vullnet të plotë nga vetë politikanët, një gjë e tillë do të ishte e pamundur. Në çdo rast politikanët e kanë mësuar popullin që zgjedhjet fitohen dhe pushteti konservohet jo me përqasje ideologjike, por me forcën e parasë. E ne sot e dimë që forcën e parasë nuk e zotëron më klasa politike, por një territor jo politik që kontrollon gjithë admministratën.

Kjo është arsyeja e vërtetë se pse partitë politike në vitet e fundit nuk kanë patur asnjë program alternativ, jo pse nuk janë të aftë ta bëjnë një gjë të tillë, por sepse kjo do ti shkelte në kallo pikërisht atyre që mbajnë në jetë dhe e financojnë politikën. Nëse fushatat sot financohen nga pronarë universitetesh private, a beson kush që një politikan do të dilte kundër këtyre bizneseve piramidale? A mundet sot politika të dalë në krah të punëtoreve kundër grosisteve të naftës? A mundet sot Berisha të dalë në krah të banorëve të Gërdecit, kundër Delijorgjit e Mediut? A do mundet nesër Rama?

Për tu rikthyer tek Dritan Prifti, ai sështë veçse pasojë e kësaj politike sterile e korruptive. Kjo është arsyeja pse vetëm sot Prifti arriti të nervozohet për herë të parë me shefin e tij, pasi mësuar nga po ky njeri që ideologjia nuk ekziston, që demokracia nuk ekziston, që anti-korrupsioni nuk ekziston Prifti ndjehe
Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://saktivista.com/?p=1474