Pema ,dhe Ligji!

bobo

marksist-enverist
Pema ,dhe Ligji!

ishte thjesht nje Peme,e them ne forme te shquar ngaqe vertet ishte:vetem nje Peme.
... e heshtur dhe n`moshe te krijonte ndjenjen e nje bote tjeter, kur kaloje prane saj.
kete pershtypje te linte edhe Abazi, i dehur kerkonte strehe ne hijen e saj, ne ditet e nxehta t`veres!-dhe kur thoshte:sa her mka shpetu jeten...,ti e din qe un kam probleme me tensionin,-vazhdonte Abazi, kur e pytshe:he Bazo,tka ra mkok...

,tnjejten pershtypje t`linte dhe Kola,-nje antikapat-qe me gjyshen e tij pran saj shetisnin,dhe kur ndalonin pran saj,Kola,ndalonte dhe i tregonte dicka...,asaj!?

... dhe nje dite t`bukur kur po kaloja prane... pash qe dicka i mungonte rruges!,ishte Pema,ajo s'ishte me aty ku ...(???)
-thashethemet tregonin qe,ate e ka prere ligji...
-eshte rritur me teper se duhet!,keshtu ja spjegoi gjyshja Koles!,kur ,edhe, ai pyeti;ku eshte ajo? /pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/tongue.gif /pf/images/graemlins/smile.gif /pf/images/graemlins/wink.gif :confused: :eek: :mad: :
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Pema ,dhe Ligji!

HomerS my dear,
duket sikur pershkruan pemet perreth kalase sime, qe i jepnin aq hijeshi, ku pleqte kalonin, luanin domino, uleshin ne stolat poshte tyre e pinin kafe e duhan.
Nen to ishin dhe bordurat ku uleshin cunat qe na kane hedhur llafe qe kur mbaj mend te me kene dale kumllat per here te pare.
Sot ligji i preu se ishin rritur shume, e po 'prishnin' muret e kalase, ato peme qe mbanin mbi supe historine e ketij qyteti, historine e secilit prej nesh...
Tani kalaja eshte zhveshur, stolat po ashtu dhe bordurat nuk mbushen me si me pare
icon9.gif
 

Petroninsja

Primus registratum
Re: Pema ,dhe Ligji!

Buze dritares sime nje peme mesatare leshon gjethet e saj te gjata, jeshilliku deperton mes grilave dhe reflekton nje drite shprese ne dhomen time... eh shprese per kete jete apo per ate te ardhme enigmatike , ah ta dija ?!
Kjo peme qe thoni ju seshte e cdo forme, me shume me ngjan me nje mburoje qe me mbulon nga kalimtaret e udhes mbase dhe nga zerat e jetes qe zhvillohet jashte mureve te shtepise sime, cuditerisht ne kete periudhe me ka qene shume prane, do thoni ju nje peme, po po nje peme si ajo... Skam dashur tja di sec ndodhe jashte dhomes sime, skam dashur te ndjej asnje lloj tinguj jete , vetem kam kuvenduar me pemen, mikeshen time , plot shprese me ka dhene tek tuk dhe me hile ma ka punuar duke depertuar ndonje pasthirme.... por kjo peme shume gjera me ka mesuar. Sic lidhen gjethet me njera tjetren jane dhe mendimet e dikujt , depertojne neper kercella nga madhesite e ndryshme ashtu dhe jane vendimet qe marrim ne jete ne baze te impaktit qe kane mbi ne, jeten tone, njerezit qe na rrethojne... Rrenjet jane shume te thella, shume mire tej diku udhes kjo peme mund te kete sjell ne natyre nje filize te ri, mbase dhe une do ta bej nje dite.... por per sot kjo peme ngelet mikja ime me e mire, mburoja e realitetit, burimi i shpreses mbase dhe qetesia , paqja ime....
Oh dhe dicka tjeter, e keni provuar te udhetoni ne nje makine duke pare lart, pemet udhes, sju krijojne nje imazh fantastik kur shikoni mijra gjethe qe krijojne rrjeta te tera nga format me te ndryshme, pak a shume te sjellin mesazhin se njeriu mund te marr cdo forme por nese thjeshtohet rikthehet ne formen origjinale.... eshte nje qenie e dhimbshme, qe ndjen, vret, qesh mbase dhe qan por ashpersia e kohes e ka tjetersuar....
Pema, mikja ime imagjinare, serish rri atje nen heshtje transmeton shume , spret te marr asgje mbrapc vetem leshon hije ne ditet e nxehta verore ose te mbron nga pikat e shiut ne nje dite vjeshte...... eh pema.....
 
Top