PEDAGOGET E PARTISE DEMOKRATE DENONCOJNE NDERHYRJEN E PALIGJSHME TE QEVERISE NE ZGJE

enton

Primus registratum
PEDAGOGET E PARTISE DEMOKRATE DENONCOJNE NDERHYRJEN E PALIGJSHME TE QEVERISE NE ZGJE

Sot 7 pedagoge, anetare te forumeve drejtuese te Partise Demokrate ne emer te Departamentit te Arsimit prane saj denoncuan shkelje te hapura ligjore nga ana e Ministrise te Arsimit ne procesin e zgjedhjeve universitare. Ne nje konference ne Hotel Dajti ata e quajten te paligjshme Rregulloren e Ministrit Memushi e cila po sjell pasoja te renda si perjashtim te profesortit dhe evitim te kritereve akademike. Ata kerkojne qe kjo rregullore, sipas ligjit ne fuqi, te miratohet nga senatet e universiteteve megjithe verejtjet e tyre dhe vetem atehere te procedohet me tej. Ata njoftuan se do ta ndjekin kete ceshjte ne rruge ligjore pergfshi edhe nje peticion te nenshkruar nga dhjetra kolege. Dekalarata u lexua nga Prof.As. Dr Dhimiter Doko i Univeristetit te Tiranes.

----------------------------

Zgjedhjet ne Universitete perbejne nje etape jetike per mbarevajtjen e ketij institucioni kaq te rendesishem, por edhe per te konsoliduar dhe thelluar Autonomine Universitare, cilesi baze kjo e funksionimit institucional dhe demokratik te Universiteteve.



Dy jave me pare, me date 7.11.2002 Ministri I Arsimit, Z. Luan Memushi, shpalli rregulloren e re te zgjedhjeve ne Universitetet shqiptare.

Duke qene se ne baze te ligjit per Arsimin e Larte, jane Senatet e Universiteteve qe hartojne rregulloret e ketyre institucioneve,dhe jo Ministri i Arsimit, atehere

Ky eshte nje akt shume i rende qe cenon drejtpersedrejti Autonomine Universitare.

Ky akt eshte gjithashtu nje shembull i paster qe ilustron qarte se si Qeveria shkel ligjin duke nderhyre ne Autonomine Universitare.



Ky akt ka krijuar konfuzion gjithashtu, sepse nuk eshte shfuqizuar rregullorja e meparshme, sepse shfuqizimin e kesaj rregulloreje mund ta beje vetem senati i Universitetit perkates.



Per me teper, rregullorja e ministrit Memushi, nuk ka marre parasysh asnje nga verejtjet e bera nga senatet e Universiteteve, duke demonstruar arrogance pervec shkeljes se ligjit.

Ajo ka keto pika te kontestueshme:



Menyra e zgjedhjes do te jete perseri me “vote te deleguar”, dhe jo me “vote te drejtperdrejte”, verejtje kjo e paraqitur njezerasi nga te gjithe Universitetet.
Rregullorja e paligjishme “Memushi”, ka ulur shume nivelin e perfaqesimit ne zgjedhjet e universitetit, duke lejuar qe te kandidojne persona te cilet nuk pranohen as per te qene pedagoge, per shkak te problemeve te figures morale te tyre.
Eshte perjashtuar profesoriati ne prag te pensionit, nga paraqitja e kandidatures, ne kundershtim me statutin e Universiteteve, sepse ne baze te ketij statuti, konkurrohet me kritere akademike dhe jo me kritere te vjetersise, etj…


Ne jemi ketu per te provuar se kjo situate nuk mund te kaloje ne heshtje, sepse behet fjale per principet demokratike te funksionimit te shtetit dhe me specifikisht te nje prej hallkave me te rendesishme te shoqerise: Universiteti.



I kerkojme ministrit te Arsimit:



1. Te pezulloje fushaten e zgjedhjeve ne Universitete, duke qene se rregullorja “Memushi” eshte e jashteligjshme.

2. Te paraqiten te gjitha verejtjet e senateve perkatese ne nje rregullore te re, per te permiresuar ate ekzistuese.

3. Rregullorja e re te hyje ne fuqi vetem pasi te jete miratuar nga Senatet e secilit universitet.



Falenderojme te gjithe ata drejtues Universitare qe nuk kane pranuar te hapin zyrtarisht fushaten e zgjedhjeve. I bejme thirrje te gjithe pedagogeve te tjere te bashkohen me ne per te respektuar dhe me vone per te permiresuar ligjin per “Arsimin e Larte”.

Gjithashtu, duam te njoftojme se ne jemi ne procesin e mbledhjeve te firmave, per nje peticion me keto kerkesa, drejtuar Ministrit Memushi dhe institucioneve te tjera te shtetit. Do te vazhdojme luften tone me te gjitha mjetet ligjore, per te ruajtur dhe thelluar me tej Autonomine Universitare, ne baze te ligjit per Arsimin e Larte, ligj qe edhe vete Ministri Memushi ka miratuar ne Parlament.



Partia Demokrate

Zyra e Shtypit

Rr. M. Shyri Nr. 47

AL-Tirane

Tel/Fax. (04) 269107

e-mail: pdlr@sanx.net<br />


Tirane, me 26. 11. 2002
 
Top