BE ka refuzuar amendamentet ligjore që do të krijonin mbrojtjen e konceptit të netrualitetit të internetit në Europë.
Parlamenti Europian votoi në favor të rregullave të reja, përkrahësit e të cilave thonë se krijojnë një internet “pa diskriminim”, por mbrojtësit e neutralitetit në internet thonë se ligji ka vakume që do të çonte në krijimin e shërbimeve të internetit të niveleve të ndryshme.
Legjislacioni i jep fund edhe akuzave për roaming në Europë, megjithëse dis kritikë thonë se këto ligje janë më pak të fortë se sa duken.
Legjislacioni i ri jep mundësinë e krijimit të një linje të shpejtë interneti për “shërbime të specializuara”, dhe i jep mundësi ISP-së të ofrojë produktet me “vlerësim zero”. Por kritikët thonë se vakumi i krijuar do u jap mundësi kompanive të internetit të favorizojnë një shërbim të caktuar nëpërmjet marrëveshjeve tregtare. Për shembull, nëse ISP do të binte dakord me Apple për ta bërë Apple Music me kosto zero, atëherë do të lërë në disavantazh kompanitë e tjera që ofrojnë shërbimin e muzikës streaming.