Pavarisa e Kosoves ne daten 17 shkurt.

"Dr.Dituria"

Primus registratum
Re: Pavarisa e Kosoves ne daten 17 shkurt.

Shpallja e pavarësisë çështje orësh, ditësh, muajsh e vitesh



Paraqet,Sabri Selmani


Është për keqardhje kur për çdo ditë dëgjojmë avazin improvizues të kreut tonë politik lidhur me afatin kur do të “ndodh” pavarësia. Po të kthehemi për pak kohë në vitet e shkuara dhe po të hapim arkivat e lajmeve, do të zbulojmë sesa naive kanë qenë premtimet e tilla, qysh prej mbas luftës së vitit 1999, premtime këto, të cilat përgjithësisht janë shfrytëzuar për fushatat zgjedhore, ndërkohë që në vitin e fundit, nuk ka ditë që të mos jetë abuzuar datat, madje edhe javët e muajt e “bërjes” së pavarësisë. Këto fraza tashmë kanë mbetur fjalë e premtime boshe, të cilat po e humbin edhe kuptimin dinjitoz të kësaj fjale, meqë ripërsëritja e vazhdueshme ka krijuar një kiç të veçantë dhe monoton.
Një segment tjetër, vendimtar, që ndërlidhet me faktorët realë të shtyrjes së deritanishme të afatit për shpalljen dhe njohjen selektive ndërkombëtare të pavarësisë, vazhdimisht është mohuar dhe vazhdon të mohohet nga kreu ynë politik.
Shtyrja deri në këto ditë e afatit të shpalljes së pavarësisë, natyrisht se nuk ka ndodhur vetëm nga mungesa e angazhimit të kreut tonë politik, por në radhë të parë ka ndodhur për shkak të vonesave, paqartësisë dhe mungesës së gatishmërisë të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, në mënyrë që ta trajtojnë seriozisht këtë çështje.
Dihet botërisht edhe qëndrimi kundër pavarësisë së Kosovës i shumë shteteve anëtare të BE-së.
Çështja e definimit të statusit të Kosovës tani ndodhet në pikën më të fuqishme të ndërkombëtarizimit, por edhe të polarizimit në segmentet, për dhe kundër pavarësisë.
Dhe, pikërisht për këtë, nuk duhet krijuar huti në opinion duke fshehur realitetet faktike.

Dihet se kreu politik i Beogradit, i përkrahur fuqishëm nga Rusia dhe nga disa shtete evropiane ka ushtruar ndikimin vendimtar në shtyrjen e statusit, për shkak se pala negociatore shqiptare u fut në kurthin e Serbisë kur pranoi të zhvillojë negociata për pavarësisë e Kosovës, edhe pse dihej mirëfilli qëndrimin i bunkerizuar i Beogradit, kundër çdo lloj pavarësie. Ky ishte gabimi fatal që u bë para dy e më shumë vitesh. Dhe, ata që gabuan aq rëndë dhe nuk e korrigjuan, as e pranuan ndonjëherë këtë gabim, dihen me emër e mbiemër. Këta janë politikanët tanë që pranuan të ulën në bisedime me Serbinë, pranuan që bisedimet të zhvillohen në kuadër të kornizës 1244 të OKB-së, pranuan që bisedimet të zhvillohen në nivel Prishtinë - Beograd dhe jo në nivelin kombëtar si bisedime mes palës fitimtare shqiptare, dhe palës humbëse serbe. Dhe, tani kur gabimi i pafalshëm ka ndodhur, këtë gabim nuk mund ta përmirësojnë të njëjtit politikanë. Ata kanë vazhduar avazin e tyre, kanë pranuar “pakon” e Ahtisarit, me të gjitha ato lëshime që i bëhen Serbisë dhe do të pranojnë gjithçka që do t’ iu ofrohet vetëm për ta mbajtur në dorë pushtetin dhe “sundimin” në Kosovë.

Kreu i sotëm politik i Kosovës ndodhet në pritje të rezultatit të zgjedhjeve për kryetar të Serbisë, edhe pse e mohon këtë fakt. Kështu ka ndodhur në vitet e fundit, jo vetëm njëherë dhe vazhdimisht është thënë me fodullëk e papërgjegjësi se zhvillimet në Serbi janë çështje e brendshme e një shteti fqinj.
A nuk duken të mjera dhe krejtësisht naive këto deklarata?
Përse hezitojnë këta politikanë ta pranojnë shtruar dhe pa mistifikime realitetin?
E kanë nga frika, apo nga kryeneçësia dhe krekosja po ashtu naive, apo e mbajnë një qëndrim të tillë, meqë me të vërtetë mendojnë se janë përfaqësues institucionesh, të cilat edhe ashtu i dirigjon dhe i korrigjon UNMIK-u? Fakti i qeverisjes ndërkombëtare në Kosovë nuk e ka stagnuar procesin e pavarësisë, meqë UNMIK-u nuk ka mandat për përcaktimin e statusit të Kosovës.

Opinioni ynë, mesatarisht i njoftuar nga mediet e huaja dhe ato vendore lidhur me zhvillimet rreth procesit politik në përcaktimin e statusit, e di mirëfilli seçështja e shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe e njohjes selektive të saj, mbase edhe nga shumica e vendeve botërore, nuk varet nga kreu politik i Prishtinës, as nga Tirana zyrtare, sepse as Prishtina, as Tirana nuk janë faktorë që mund ta imponojnë për zgjidhje këtë çështje. Këtë fakt e dinë të gjithë shqiptarët që mendojnë esëll, e dinë mjaft mirë edhe shumica e politikanëve, por e injorojnë, meqë vetë fakti si i tillë e vë në dyshim angazhimin e tyre të mirëfilltë dhe të vërtetë kombëtar.
Dhe, pikërisht sepse nuk kemi faktor të konsoliduar kombëtar në Tiranë, në Prishtinë dhe në Shkup, ne nuk arrijmë të vendosim vetë për fatin tonë.
Pikërisht për këtë duhet pritur me ditë e me natë, me muaj e me vite, derisa dikush do ta japë shenjin për shpalljen e pavarësisë, e cila, si e tillë, gjysmake dhe e padefinuar si duhet, pa vonuar do të na ngel në fyt, sepse pakoja e Ahtisarit do të jetë kafshatë që nuk do të kapërdihet lehtë.
Pavarësia e kushtëzuar do të shpallet, jo sot e nesër, jo kur do të vendos Sejdiu e Thaçi, por kur të akordohen planet e BE-së dhe të Uashingtonit.
Deri atëherë kemi një mes-kohë, të cilën nuk duhet devalvuar me fjalë pompoze, me premtime dhe krekosje naive, sepse tekefundit janë ditët ato që rreshtohen në javë, muaj e vite, por është e papërgjegjshme dhe e pajustifikueshme për një politikan, cili do qoftë ai, i cili për dy muaj rresht premton se kemi hyrë në ditët e shpalljes së pavarësisë dhe ditët po lëvizin radhë-radhë, njëra pas tjetrës, ndërsa shpallja e pavarësisë vazhdon të shtyhet nga dita në ditë...
 

2celjan-fr3

Primus registratum
Re: Pavarisa e Kosoves ne daten 17 shkurt.

Momenti erdhi, te dielen ne oren 10 do te krijohet shteti me i ri ne evrope, Republika e KOSOVES qe sebashku me Republiken e SHQIPERISE, se shpejti edhe Republiken e Shkupit do ti hapin rrugen krijmit te nje republike mbarekombetare, nje republike e cila do te perfshi brenda saj te gjithe shqiptaret dhe nuk do te kete frike nga asgje,
REPUBLIKA SHQIPTARE, nje dhe e vetme.

Ne prishtine te gjithe te dielen, do te kete autobuza ne cdo qytet ma merr mendja.

flm AMERIKE qe na bere shtet ekulibrues ne ballkan.
bush-b14.jpg


REPUBLIKA SHQIPTARE DHE JO REPUBLIKA E SHQIPERISE DHE E KOSOVES!
 

Ergler

Primus registratum
Re: Pavarisa e Kosoves ne daten 17 shkurt.

Nuk e kuptoj kete Republiken e Shkupit CeljaniFr_all!Mund te na sqaroni ju lutem?
Patjeter pavaresia e Kosoves ja shton peshen faktorit shqiptar ne Ballkan dhe per kete po i grin neper bark serbet,maqedonasit greket dhe motren e madhe putanen Rusi.
Elektricisti
 

2celjan-fr3

Primus registratum
Re: Pavarisa e Kosoves ne daten 17 shkurt.

ne vitet 60 shkupi ka qene me shumice sqiptare, sot eshte vetem nje lagje e madhe me shqiptare, ne rast se fitohet edhe atje ndarja, kryeqyteti duhet te jete shkupi dhe vetem shkupi
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Pavarisa e Kosoves ne daten 17 shkurt.

Me sa di un Shkupi sot ka një minoritet të fortë shqiptar por është kryesisht sllavo-folës ... /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/shrug.gif
 

Ergler

Primus registratum
Re: Pavarisa e Kosoves ne daten 17 shkurt.

Ndersa une e di disi ndryshe.Shkupi ka qene i banuar qe prej lashtesise nga shqiptaret,por jo se kane qene shumica.Do te isha me ate qe kane qene te konsiderueshem ne numer.Shume shqiptar jene larguar nga qytetet e tyre qe jane sot ne FYROM per shkak te dhunes e represionit antinjerezor sllav,por edhe te sjelljes se koloneve sllave ne pronat e shqiptareve.Thuhet psh qe ne qytetin e Manastirit,sot Bitola jetojne vetem 3-4 mije shqiptar.Shumica jane larguar ne drejtime te ndryshme si rezultat i politikes shfarosese te ndjekur nga pushtuesit sllav.Ne Shkup isha vitin e kaluar ne muajin Gusht dhe pashe nje diference te madhe.Sapo kaloje uren mbi Vardar lije mbrapa nje fshat te madh qe ishte pjesa e lagjeve te banuara nga shqiptar,plot papasterti(shih lagjet periferike te Tirones),ndersa perpara te dilte nje qytet i paster e i shndritshem,me pallate shumkateshe e te mirmbajtur, dyqane te mira e me lokale luksoze poshte tyre.Ishte pjesa ku banonin shkijet.Dihet se ne pjesen shqiptare nuk eshte investuar fare dikur,por edhe tani fare pak. Nuk e besoj se do te krijohet ndonje republike shqiptare ne FYROM.

Kondra miku im,vertet ata flasin gjuhen e shkijeve,por ata kane ngelur qe nga koka gjer tek thonjte devolli- thote Driteroi.Ata pra i kane ruajtur zakonet e traditat shqiptare,gjuhen shqiptare shume me mire se ne ne Shqiperi.Flasim shume me paster se kosovaret e nuk ke nevoje per ''perkthyes''.Te folurit e gjuhes se shkijeve e kane nga e keqja e jo nga deshira.Vura re nje frike nder ta kur perballeshin me ndonje zyrtar shkije.E ulnin zerin e sikur i luteshin kur ata duhej t'ju sherbenin se per ate pune paguheshin.kete e vura re ne stacionin e trenit e te autobusve ne Shkup.Miku qe me shoqeronte kerkoi dy bileta per te shkuar gjer ne Struge me nje ze te ulet e sikur i lutej.Shkija nje qen njeri i tha se nuk ka,jane mbaruar.Miku im u kthye e me tha se nuk ka bileta.Do te shkoj une njehere i thashe.Shkova dhe e pyeta nese fliste anglisht.Pak me tha,por cfare deshironi?Ju lutem me jepni dy bileta per ne Struge i thashe.Po me tha tani per 5' vjen nje autobuz nga Beogradi.Biletat kushtojne nuk e di se sa me tha me paret e tyre.Sa bejne ne Euro i thashe.10 Euro me tha.Pagova paret dhe mora biletat.Pak me pare miku im ju kerkoi dy bileta e ju nuk i dhate i thashe,pse mua me dhate? Shkija nje burre i shemtuar u ngrit nga karrigja dhe u largua pa me dhene pergjigje.Me kete qe tregova dua te them se vellezerit tane atje vazhdojne te jene te friksuar nga dhuna e represioni sllav.Besoj e keni pare se c'i kish bere policia nje djaloshi shqiptar nga fshati Brodec i Tetoves.Edhe ne Guantanamo nuk jane rrahur aq mizorisht terroristet sa ish rrahur ai shqiptar.Shqiptaret e FYROM duhet ta hesin friken sepse i kane ne dore per te paren here shkijet.Ata duhet ta ngrejne zerin per vendimin e gjykates kushtetuese qe nuk i lejon shqiptaret te perdorin flamurin kombetar,nuk i lejon te perdorin gjuhen shqipe ne institucionet e shtetit etj.Keto jane hapa mbrapa te ketij shteti sllavokomunist e simbas ketyre standarteve nuk e meriton te behet anetare e NATO_s dhe EU.Pa u plotesuar te drejtat njerezore te tyre shqiptaret duhet ti thone jo antaresimit te FYROM ne keto dy organizma te rendesishem.Ata perbejene 25-30% te popullates.
Per ceshtjene Kosoves te shohim se cdo te dale nga mbledhja urgjente e KS ne New York kerkuar nga Serbia e Rusia?
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Pavarisa e Kosoves ne daten 17 shkurt.

Sllavo-folës e kisha fjalën për Shkupin e jo për minoritetin e fortë shqiptar.
 

Ergler

Primus registratum
Re: Pavarisa e Kosoves ne daten 17 shkurt.

Per ate keni te drejte qe ne Shkup ka me shume sallavofoles.Sllavet ishin njerez teper nevrastenik kunder shqiptareve, por edhe shume frikacak e burracak.Diku afer Lagjes Cair po prisja autobusin qe te conte ne qender.Ishte afer darke.Dikush aty afer,patjeter shqiptar ja leshoi nja 4-5 here me pistolete dhe nje burre e nje grua sllave e lane qendrimin e autobusit dhe ja mbathen me vrap te friksuar duke mermeritur dicka neper dhembe,ndersa kalimtarve shqiptare nuk ju beri pershtypje fare,tamam sikur te ishe ne ndonje qytet te Shqiperise.Per Kosoven tani.
Te shtunen mbrrin me urgjence Misioni i EU i cili do te zevendesoj UNMIK-un.Thaci tha se kosovaret e dijne diten e shpalljes se pavaresise,pa treguar perseri date.Po nga pergatitjet qe po behen patjeter e diela do te jete dita e shumpritur.Populli i Kosoves ka pergatitur disa suepriza thuhet.Nje nga keto eshte nje torte me formen e hartes se Kosoves me siperfaqe 25 m2 ,e cila peshon 1.5 ton e qe mendohet se kryeministri Thaci do te fuse thiken i pari per te prere nje cope prej saj.Para pallatit te sporteve mendohet te perurohet nje veper arti metalike surprize qe disa qytetar kosovar kane dizanjnuar.Eshte vertete nje rilindje per kombin tone.Mbas 95 vjetesh nje popull, i cili ka vuajtur shume nen zgjedhen e krimineleve sllav,por asnjehere nuk eshte perkulur e asnjehere nuk ka reshtur rezistencen kunder ketyre armiqeve te tij shekullor.Erdhi dita te behen realitet endrrat dhe lufta e trimave te till si Is Boletin(Mitrovica),Hasan Prishta,Azem e Shote Galica e dhjetra patrioteve te tjere e gjer te djemte e UCK-s.Shume gjak i derdhur per gati nje shekull.Por vjen nje dite dhe lirine nuk mund ta ndalin dot me armiqte e shqiptareve.Pozita e shqiptareve ne kete rajon te Ballkanit eshte bere teper e fuqishme,e megjithate ata do te jene faktor paqeje e stabiliteti ne rajon e me gjere.Do te kisha deshire te isha ne Prishtine me 17 shkurt,sepse te dielen Prishtina do te jete kryeqyteti i gjithe shqiptareve kudo qe ata jetojne.
 

romanov

Primus registratum
Re: Pavarisa e Kosoves ne daten 17 shkurt.

OoooYaehh
what do you thing about 17shkurt.info

"17 shkurt info" will be most word searched by google
 

Dardan Krishti

Primus registratum
Re: Pavarisa e Kosoves ne daten 17 shkurt.

Pavaresia e Kosoves eshte vetem ne 2/3 e Kosoves, ne Mitrovicen veriore ku une jetoj flamuri i te ashtuquajtures Kosove republike nuk valon e as qe ka valuar ndonje here flamuri i UCK apo TMK apo SHPK apo ndonje tjeter Shqiptare perpos atyre Serb, e gjate ketyre 8 viteve asnjeri prej "trimave" apo "luftetareve" te luftes apo te ashtuquajturit "politikara" nuk kishin guxim te vijne ketu, gati qdo dite ne Shqiptaret keq trajtohemi nga Serbet e askush nuk na mbrone, si nuk ju vie TURP te pohoni se e tere Kosova eshte e lire dhe e panvarur ??? A jeni te verbet apo idiota dhe nuk deshironi ta shiqoni te verteten e Mitrovices ashtu siq ne e shohim ne ,Shqiptaret qe ende jetojme ne Mitrovicen veriore, qdo mengjez.
 

Ergler

Primus registratum
Re: Pavarisa e Kosoves ne daten 17 shkurt.

Mesa kuptoj une zotrote dashke te vijne te mirat me nje te shtypur te sustes.Populli i Kosoves duroi 1 shekull serbet mbi kurriz e me mijra u sakrifikuan gjate kesaj kohe.Shume shpejt Kosova do te kete vendin e vete ne OKB dhe atehere do te jete nje vend vertet sovran.Ata qe nuk i binden ligjit me te mire do t'i detyroj po ai ligj forcerisht nqse e thyejne ligjin.
 
Top