Pavarësi për Epirin e Jugut
Përballimi i drejtë i politikës së jashtme dhe çështjeve tona kombëtare duhet të mbështetet në analizën shkencore dhe në parimet e pashkelshme të një strategjie afatgjatë e cila do të ketë synim të specializohet për rastet e veçanta që paraqiten. Nuk është e nevojshme ta themi këtë, por një strategji e tillë mungon nga shteti shqiptar. Problemi më i madh i këtij lloji shfaqet në çështjen e hapësirës kombëtare të Epirit të Jugut, që ndodhet brenda kufijve të shtetit të sotëm grek.
Synimi strategjik i Shqipërisë për Greqinë duhet të tjetë rishqiptarizimi kulturor, gjuhësor dhe ekonomik i zonave të saj veriore, ku përgjatë lashtësisë, mesjetës dhe deri në shekullin paraardhës është zhvilluar dhe zhvillohet shqiptaria jugepirote. Shqiptarët janë quajtur gjatë gjithë mesjetës epirotë dhe pasardhës të denjë e të vetëm të epirotëve të lashtë.
Çshqiptarizimi i Epirit të Jugut u arrit të kryhej pas vitit 1921 me taktika shpërnguljeje popullsie dhe u intensifikua gjatë Luftës së Dytë Botërore duke marrë përmasa të pastra institucionale gjatë dhjetëvjeçarëve të mëvonshëm.
Le të kujtojmë se Epiri i Jugut është banuar në çdo kohë dhe epokë nga shqiptarët, ka qenë nën administratë shqiptare dhe ka luftuar vazhdimisht deri në Luftën së Dytë Botërore, sa është detyruar të bëjë aleancë dhe me Italinë e Gjermaninë për të ruajtur tokat në mungesë të fuqisë ushtarake të shtetit shqiptar për të ruajtur integritetin e tij territorial. Gjithashtu të mos harrojmë se dhe në zonat përtej Epirit si në Peloponez, Thesali e gjetkë, elementi shqiptar ka qenë dominues për një kohë të gjatë. Ja disa prej parimeve që politika shqiptare shtetërore ose joshtetërore duhet të ndjekë për Epirin e Jugut:
1) Shqipëria duhet të qëndrojë në krye të një plani të detajuar për ribanimin dhe zhvillimin kombëtar të Epirit të Jugut duke rritur numrin e popullsisë brenda kufijve të Shqipërisë dhe duke nxjerrë kolonë të rinj për vitet në vazhdim të cilët do të shkojnë fillimisht si emigrantë të thjeshtë.
2) Pavarësia e Epirit të Jugut mundet dhe duhet kërkuar në rastin më të volitshëm duke u mbështetur në pronësinë e çamëve autoktonë dhe e banorëve të tjerë shqiptarë të përzënë me dhunë nga shteti grek, pasi të arrihet kompaktëzimi i duhur i popullsisë.
3) Përderisa ruajtja dhe rizhvillimi burimor kombëtar i Epirit të Jugut i shërben interesit kombëtar, është e nevojshme që të gjithë gazetarët, reporterët, politikanët dhe autoritetet e tjera zyrtare apo jozyrtare t'i referohen zonës në fjalë si Epir i Jugut, apo Çamëri, dhe jo Greqi e Veriut.
4) Numri i madh i shqiptarëve që banojnë sot zonat në fjalë thekson nevojën e menjëhershme të shqiptarizimit të tyre dhe të rikujtimit se i përkasin historikisht dhe ardhmërisht kombit shqiptar.