Patriotizmi shqiptar dhe levizja Enveriste

kastriot

Primus registratum
Patriotizmi shqiptar dhe levizja Enveriste

<span style="font-weight: bold">Fragment i shkeputur nga Libri &quot;Skice e Mendimit politik shqiptar &quot;</span> Autor H.Feraj

2.3. lëvizja komuniste

Edhe lëvizja komuniste deri në Luftën e Dytë Botërore në
Shqipëri nuk u zhvillua në formën e ndonjë doktrine teorike të
formuluar e trajtuar në mënyrë sistematike, por si publicistikë, letërsi
etj., si edhe të praktikave politike.
Idetë komuniste filluan të përhapen në mënyrë josistematike, kryesisht nga lexime të veprave të shkëputura të themeluesve të marksizmit dhe veçanërisht të literaturës e letërsisë ruse si &quot;Nëna&quot; e Maksim Gorkit. Grupet e para komuniste shqiptare u themeluan në Moskë (1928) dhe Paris (1928). Nga Rusia dhe Franca lëvizja komunsite erdhi në Shqipëri me udhëzime dhe detyra më të qarta. Të dërguarit nga Rusia dhe Franca, mbasi kishin kryer atje kurse speciale, kishin marrë si detyrë të informonin mbi gjendjen sociale, politike, ushatarake dhe ekonomike të vendit, të nxisnin punëtorët e fshatarët kundër sistemit politik dhe qeverisë së vendit të tyre si edhe të rekrutonin njerëz e të organizonin lëvizjen komuniste në vend. Megjithatë, deri...

<span style="font-weight: bold">178</span> &quot;Hajdutët janë malokët që ka mbledhur Ahmeti e i ka veshur si zaptie, si polic e si oficerë&quot;, shkruante Noli duke komentuar një plaçkitje të atyre kohëve në Tiranë.
<span style="font-weight: bold">179</span> F. Noli, intervistë korrespodentit të gazetës beogradase &quot;Vreme&quot;, 13.9.1924, në: A. Puto, &quot;Demokracia e rrethuar&quot;, vep. e cit ff.269-271; shih më hollësisht për këtë prirje të Nolit edhe: Mensur Raifi, &quot;Fan Noli dhe çështjaeKosovës&quot;,Prishtinë ,1995, ff.51-53etj.


...në pushtimin e Shqipërisë nga Italia Fashiste (1939) lëvizja komuniste në Shqipëri mbeti e dobet, e paorganizuar dhe me ide të pasistemuara.
Në të dy çështjet themelore, ne çeshtjen se a mundet qe brenda kufijve të cunguar polilike Shqiperia te ndertoje sistem te qëndrueshëm politik dhe a mundet të zhvillohet ekonomikisht, komunistët shqiptarë japin përgjigje pozitive, të kundërta me pergjigjet e nacionalizmit shqiptar:
Komunistët shqiptar niseshin nga besimi se brenda kufijve politik Shqipëria mund të ndertoj nje sistem te qëndrueshëm politik. Ata besonin se sistemi politik i pershtashëm per Shqipërine eshte ai socialist siç ishte vendosur në Bashkimin Sovjetik mbas Revolucionit të vitit 1917.
Komunistët shqiptare niseshin nga besimi se brenda kufijve politikë Shqiperia mund të ndertoj nje sistem ekonomik qe realizon zhvillimin dhe lulëzimin e vendit. Për këtë ata përseri niseshin nga. modeli i sistemit ekonomik të vendosur në Bashkimin Sovjetik.
Deri në mbarim të Luftës se Dyte Botërore idetë e komunistëve shqiptarë nuk dallohen në thelb dhe nuk u shtojnë ndonjë gjë te re ideve të nolizmit, vetëm se këto ide janë më të lidhura logjikisht dhe të shprehura më qartë. Kështu, edhe lëvizja komuniste njëlloj si nolizmi karakterizohet nga të menduarit me termat klasorë e socialë dhe jo nacionalë. Përballë kërkesave për bashkim kombetar levizja komuniste vuri idenë e luftës së klasave. Përballë ndeshjes së interesave dhe shteteve nacionale në sistemin politik botëror, lëvizja komuniste shqiptare vuri përfytyrimin e ndeshjes ndërmjet imperializmit dhe socializmit. Si aleatë kryesorë të shqiptarëve lëvizja komunsite shqiptare konsideronte Bashkimin Sovjetik dhe lëvizjen komuniste, veçanërisht atë ballkanike. Si armiq kryesorë të shqiptarëve lëvizja komuniste konsiderontë borgjezinë dhe imperializmin në përgjithësi........

E veçnata e lëvizjes komuniste në Shqiperi është se, e ardhur nga Franca dhe Bashkimi Sovjetik ndryshe nga rrymat e tjëra ajo filloi, u përhap dhe gjeti mbështetës veçanërisht në elementin joshqiptar në Shqipëri: në radhët e elementit vllah dhe sllav. Kështu, në të tri grupet kryesore komuniste, në Grupin Komunist të Shkodrës, në Grupin Komunist të Korçës dhe në Grupin Komunist të të Rinjëve elementi joshqiptar zinte përqindjen më të madhe, madje një përqindje shumë të madhe në krahasim me pjesëmarrjen në përbërjen e popullsisë....
Përqindje të madhe të elementit vllah dhe &quot;shule&quot; kishte veçanerisht Grupi i Korçës, i cili ishte grupi më i madh komunist.
Grupi Komunist i Korçës luajti rolin kryesor jo vetëm në themelimin e Partisë Komunsite Shqiptare, por në të gjithë jetën e saj të mëvonshme. Për këtë arsye përmendja e disa karakteristikave të tij është e rëndësishme për kuptimin e mëvonshëm të enverizmit dhe të të gjithë veprimtarisë së komunizmit në Shqipri.
Grupin e Korçës etnikisht e mbizoëronte elementi vllah dhe maqedonas si Miha Lako, Sotir Lubonja, Koci Bako, Koçi Xoxe etj <span style="font-weight: bold">180</span> . Nga pikëpamja fetare mbizotëronte elementi ortodoks, përveç tre anëtarëve të Grupit, Xhevdet Doda (nga Prizreni), Enver Hoxha (nga Gjirokastra) dhe Sadik Premtja (i përjashtuar). Todi Lubonja, shpjegon se, sipas Koço Tashkos, pranimi i E. Hoxhës në Grupin Komunist të Korçës është bërë pikërisht për të zbutur përshtypjen që bëntë mbizotërimi i &quot;Kiçove e Koçove&quot; (sinonim i përdorur prej tij për ortodoksët) dhe si karrem për të tërhequr edhe popullsinë shqiptare myslimane, e cila qëndronte më largë ideve komuniste. Mbetet të kontrollohet më tej nëse Hoxha mbeti deri në fund, edhe në kulmin e &quot;fuqisë së tij&quot; instrument në duartë e elementit vllah, ortodoks, jugor. Nga pikëpamja krahinore mbizotëron elementi jugor dhe, në qoftë e vërtetë ajo që dëshmon Stavro Skendi se në vitet '30 ekzistonte një ndjenjë revolte e intelektualëve toskë ndaj pushtetit të gegëve, atëherë me këtë shpjegohen shumë sjellje të partizanëve të udhëhequr nga PKSH, si djegie fshatrash, pushkatime masive etj., si edhe mjaft aspekte të politikës enveriste ndaj Shqipërisë së Veriut. Në këtë grup mbizotëronte një ndjenjë progreke aq e tepruar sa u kritikua edhe në mbledhjen themeluese të PKSH, si zell i tepruar progrek <span style="font-weight: bold">181</span> . Megjithatë, qëndrime të ngjashme kishte shfaqur edhe vetë E. Hoxha një vit më......

Shenim <span style="font-weight: bold">180</span> Anëtarë të Grupit të Korçës ishin: Miha Lako, Pilo Peristeri, Gaqo Peristeri, Petraq Titani, Nesti Titani, Raqi Themeli, Llambi Themeli, Stefo Grabocka, Llambi Dishnka, Koço Tashko, Sotir Vullkani, Koci Bako, Sotir Gurra, Petro Papi, Foni Thano, Koçi Xoxe, Gaqi Nasto, Kristo Mushi, Niko Xoxi, Anastas Lula, Sotr Lubonja, Ilo Dardha, Enver Hoxha, Xhevdet Doda, Sadik Premtja etj.
<span style="font-weight: bold">181</span> Në luftën italo-greke Grupi i Korçës mbajti anën e Greqisë: anëtarët e tij dezertuan nga ushtria italiane dhe, megjithëse Korça mbeti dy ditë e lirë, pa praninë e asnjë ushtrie të huaj, anëtarët e grupit të Korçës, &quot;në vend që të mernin iniciativën dhe të krijonin një administratë shqiptare dhe armët e lëna nëpër depot nga italianët t'ja ndanin popullit, ata u bënë rojtare te depove dhe ia dorezuan ushtrise greke. Vetem pak dite pas pushtimit, qeveria greke shpalli aneksimin e Korces dhe Gjirokastres ne Mbreterine e Greqise. Anetaret e grupit te Korces mendonin se greket &quot;do te silleshin si clirimtare ndaj Shqiperise&quot; PPSH Dokumente kryesore Vell. I 1971 Faqe 21-22.
 

kastriot

Primus registratum
Re: Patriotizmi shqiptar dhe levizja Enveriste

......parë në parullat e shkruara prej tij dhe prej Vasil Shantos në përkrahje të grekëve në luftën kundër italianëve: &quot;Poshtë fashizmi italian!&quot; dhe, &quot;Rroftë populli vëlla grek që lufton për liri&quot;182, edhe pse Greqia mbante nën sundim territore dhe popullsi shqiptare të cilën mbas lufte e shpernguli për në Shqipëri. Nga pikëpamja arsimore mbizotëronte elementi me arsim filior Pranë Grupit Komunist të Korçës qëndruan shumë fannolistë të cilët kishin shkuar në Moskë ku ishin pergaditur në kurse speciale nga NKVD për veprimtari politike ilegale si, Ali Kelmendi, Sejfulla Malëshova, Zai Fundo etj., dhe të cilët kishin marrë përsipër t'i dërgonin raporte informative Kominterait (dhe me këtë shërbimit sekret rus e Staiinit) mbi gjendjen politike, ekonomike, sociale dhe të sigurisë në Shqipëri.
Përmbledhtas niund të thuhet se Grupi Komunist i Korçës mbizotërohej nga elemeneti vlleh dhe maqedonas, ortodoks, jugor, progrek, i paarsimuar. Sigurisht këtu nuk është objekt studimi të hollësishëm ky grup, por këto karakteristika u përmendën vetëm për t'u rikujtuar në qoftë se shfaqen gjatë analizës së praktikave enveriste,
E afërt me idetë dhe karakteristikat e grupeve komuniste u zhvillua edhe një krah i letërsisë së viteve '30 në Shqipëri e cila po ashtu mbizotërohej nga elementi joshqiptar. Në mjedisin kulturor shqiptar të viteve '30, megjithëse grupe sociale të skajuara pakicat sllave kishin bërë njëfarë emri në letërsi. Ndër shkrimtarët sllav emër kishin bërë veçanërisht Millosh Gjergj Nikolla - Migjeni, Sterjo Spasse, Dhimitër Shuteriqi, Lazar Siliqi etj. Letërsia e pakicave karakterizohej nga angazhimi social, kozmopolit, panballkanik. Kështu p.sh. për letërsinë nacionaliste mjerimin e shqiptarëve të rajoneve kufitare e kishte shkaktuar coptimi i Shqipërisë, ndërsa për letërsinë komuniste dhe të pakicave joshqiptare mjerimi dhe madje poshtrimi i krenarisë shqiptare vinte nga sisitemi ekonomik dhe politik e jo nga copetimi i Shqiperise (Migjeni: Legjenda e Misrit etj). Prane tyre qendronin shkrimtare dhe poete shqiptare te njohur si Fan Noli, Haki Stermilli apo me pak te njohur si Veli e Qemal Stafa etj. Gjate regjimit te mevonshem enverist kjo rryme letrare u cilesua si e vetmja perparimtare e asaj periudhe.
 

Albinos

Primus registratum
Re: Patriotizmi shqiptar dhe levizja Enveriste

Interesant ky shkrim Kastriot
Pershendetje nga kokelopa
 

kastriot

Primus registratum
Re: Patriotizmi shqiptar dhe levizja Enveriste

Fillimisht postuar nga Albinos:
[qb] Interesant ky shkrim Kastriot
Pershendetje..... [/qb]
Faleminderit dhe pershendetje gjithashtu.
&lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/smile.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;


Kastriot
 

Martin Gora

Primus registratum
Re: Patriotizmi shqiptar dhe levizja Enveriste

SHQIPERINE DHE SHQIPTARET I KA MBROJTUR TE PAPREKUR NGA CDO GJE QE KA QENE E HUAJ, ENVER HOXHA,e askush tjeter. LAVDI JETES DHE VEPRES SE TIJ TE PAVDEKSHME. ### ENVER HOXHA, luftoi rresht 50 vjet, qe gjaku i shqiptarit te mos behet uje! Nuk i perket ai pra pellgut te atyre shqiptareve qe karakterizoheshin si spurdhiake, te paguximshem, te papergjegjshem e qe nuk ishin gati te sakrifikonin asnje fije floku per ate komb kur ia kerkonte historia, por qe sot fatkeqesisht trajtohen si &quot;heronj te demokracise&quot;.

ja historia e patriotizmit shqiptar nen Enver Hoxhen, dhe ju lutem na thoni ju dicka se cfare bene gjysherit tuaj ne kete kohe?

Më 28 Nëntor 1939, në kryeqytetin e Shqipërisë të pushtuar - Tiranë, u bë demonstrata e parë antifashiste në rrugë, e mbështetur nga greva e punëtorëve të fabrikave dhe të transportit. Ata hodhën parulla antifashiste, duke kërkuar që italianët të largoheshin nga vendi dhe qeveria e Shefqet bej Vërlacit të jepte dorëheqjen. Në vjeshtë në zonat malore të jugut, lindjes dhe pjesës veriore të vendit po lindnin grupe të vogla rezistence. Ata ndërmorën aksione kundër tagrambledhësve dhe ndonjëherë edhe kundër italianëve. Këta grupe nuk patën efekt të madh në zhvillimin e ngjarjeve. Situata ndryshoi vetëm në verën e vitit 1940, kur si rrjedhojë e përgatitjeve për luftë ndaj Greqisë, shërbimet e popullsisë shqiptare si p.sh. thirrja nën armë dhe marrja e drithit dhe bagëtisë u shtuan. Të rinj u larguan nga thirrja nën armë dhe dolën nëpër male, rekrutët e mobilizuar dezertuan nga ushtria dhe përforcuan grupet partizane. Në fund të gushtit, numri i grupeve partizane ishte rritur aq shumë saqë italianët flisnin për &quot;rritjen e vazhdueshme të malësorëve kryengritës shqiptarë&quot;. Më aktivët ishin grupet e komanduar nga Myslim Peza dhe Haxhi Lleshi. Governatori Italian, gjenerali Françesko Jakomoni i San Sarinos u detyrua t’i drejtonte një kërkesë speciale Musolinit që të dërgonin në Shqipëri trupa speciale ushtarake dhe policore për të luftuar kundër partizanëve. Filluan të ketë luftime të rrëgullta midis partizanëve dhe trupave ushtarake italiane. Midis të tjerave, në fundin e gushtit, ilegalët e zonës së Shkodrës likuiduan një njësi ushtarake italiane të përbërë prej 100 vetësh. Në fshatra dhe qytete filluan aktivitetet dhe grupet luftarake. Një nga kolaboracionistët kryesorë, që njëkohësisht ishte edhe pjesëtar aktiv i Partisë fashiste - Asllan Ganiu, u vra. Italianët, që kishin shtuar terrorin, ndërmorën hapa paqësimi ndaj partizanëve dhe malësorëve shqiptarë, dhe mids masave repressive vranë një pjesëtar të familjes së Zogut - Alush Kryeziun.
Rezistenca në Shqipëri u bë active pas mundjes të forcave italiane në luftë me Greqinë, e cila filloi më 28 Tetor 1940. Fillimisht sllogani i ndërtimit të një &quot;Shqipërie të Madhe&quot;, të cilës italianët premtuan t’i bashkëngjisnin një pjesë të ndjeshme të Epirit (Çamërinë), u lejoi autoriteteve kolaboracioniste që të arrinin të mobilizonin disa mijëra vullnetarë për ushtrinë (përveç trupave të rregullt). Rënia e ofensivës në Greqi shkaktoi një krizë si në trupat e rregullta, të cilët refuzuan të merrnin pjesë në luftimet e mëtejshme, ashtu edhe te njësitë vullnetare të cilat u shpërndanë. Disa ushtarë u shpërndanë maleve. Numri i grupeve luftarake dhe detashmenteve partizane të përforcuara me ata që dezertuan, u rrit në mbi 3.000 vetë. Në Nëntor ushtarë rebelë, të cilët refuzuan shërbimin e mëtejshëm në njësitë italiane, u ndeshën në Lezhë, në afërsi të Shëngjinit në bregun e Adriatikut, me një ekspeditë ndëshkuese të armikut, duke vrarë 19 vetë dhe duke plagosur 30 italianë dhe më pas u tërhoqën nëpër male. Në të njëjtin muaj një detashment partizan kreu një pritë për autokolonën armike në rrugën për në Gjirokastër. Disa italianë u vranë. Më 17 Maj 1941, një i ri i quajtur Vasil Laçi kreu atentat kundër Viktor Emanualit III duke qëlluar ndaj tij.

Gjatë 1939-1940 nëpër qytete po formoheshin grupime të mëdha antifashiste dhe anti-okupator, të organizuar nga qarqe të ndryshme politike dhe shoqërore të Shqipërisë, që aderonin dhe ishin kundërshtarë të regjimit monarkik të Zogut, oficerë të ushtrisë shqiptare, klerikë, përfaqësues të partive politike të paraluftës dhe komunistë. Midis të tjerëve vepronte grupi i Baba Faja Martaneshit, ish-oficeri i xhandarmërisë Gani bej Kryeziu, komunisti Mustafa Gjinishi dhe politikani i djathtë Muharrem Bajraktari. Një përpjekje për të bashkuar këto grupe në një organizatë u krye nga politikani demokrat Majori Abaz Kupi, i cili krijoi një organizatë të quajtur Fronti i Bashkuar. Ky front, që u rrit në numër Brenda disa muajve, u shemb në Prill 1941 pas mundjes të Jugosllavisë dhe Greqisë. Disa nga pjesëtarët e tij kaluan me kampin kolaboracionist, disa të tjerë u arrestuan, ndërsa disa të tjerë dolën nëpër male. Luftimet pushuan për pak kohë.

Pika e kthesës ndodhi në gjysmën e dytë të vitit 1941. Ajo u përcaktua nga rrethanat si të jashtme, ashtu edhe të brendshme si p.sh: agresioni i Gjermanisë hitleriane ndaj Bashkimit Sovjetik (22 Qershor 1941), formimi i Partisë Komuniste Shqiptare (PKSH), dhe ndërkohë me rënien e fashizmit Italian. Në vjeshtën e 1941 disa grupe komuniste vepronin në Shqipëri. Midis më të fuqishmëve ishin: Grupi i Korçës, Grupi i Shkodrës, Të Rinjtë dhe Zjarri. Gjatë konferencës ne Tiranë (8 Nëntor 1941), këto grupe krijuan Partinë Komuniste Shqiptare. Ata zgjodhën si drejtues të komitetit të përkohshëm të partisë Enver Hoxhën, një mësues 32-vjeçar, pjesëtar aktiv i Grupit të Korçës. Konferenca hartoi programin politik, i cili përcaktonte se detyra më urgjente ishte bashkimi i të gjitha forcave të kombit shqiptar të luftohët për pavarësinë kombëtare të popullit shqiptar dhe për qeverinë popullore demokratike në një Shqipëri të lirë prej fashizmit. Partia bëri thirrje për kryengritje të armatosur. Gjithashtu përcaktoi detyra për të ardhmen: të përçohej ideja e një kryengritjeje të përgjithshme për çlirimin e vendit nëpërmjet veprimeve të përbashkëta dhe të përgatitej kombi politikisht dhe ushtarakisht për kryengritjen e përgjithshme të armatosur. Kjo thirrje u popullarizua nëpërmjet shtypit ilegal, në veçanti në gazetën Zëri i Popullit. Në fund të nëntorit u krijua Rinia Komuniste, e drejtuar nga një anëtar i Këshillit të PKSH - Qemal Stafa.

Gjithashtu u krye edhe bashkimi i grupeve të majta të cilat ishin në veprim. Disa muaj më vonë nisi një sulm kundër pushtuesve dhe mbështetësve të tyre. Midis të tjerave, në natën e 24-25 Korrikut të vitit 1942, grupet kryen një sulm masiv ndaj sistemit të telekomunikacionit. Në parapërgatitjen e këtij aksioni, KQ e PKSH, shkruante ne gazetën Zëri i Popullit (Nr. 4/1942) midis të tjerave: Nata e 24 korriket duhet të jetë një natë sulmi të përgjithshëm mbi armikun. Prisni telat, shtyllat telefonike e telegrafike në gjithë qarkun tuaj. Goditeni armikun atje ku e dëmtoni më shumë! Më 25 Korrik linjat e telefonit ose të telegrafit nuk punonin. Seria e aksioneve luftarake u krye, midis të tjerash edhe në Tiranë, Berat dhe Shkodër.

Programi i Luftës i shpallur nga PKSH kishte përfshirë në të interesat dhe qëllimet e pjesës më të madhe të organizatave të rezistencës. Më 16 Shtator 1942 në Pezë, në qendër të Shqipërisë, u mbajt Konferenca e inspiruar nga PKSH, dhe ku morën pjesë përfaqësuesit e organizatave antifashiste dhe grupet e tyre të armatosura. Drejtuesit kryesorë të organizatave të rezistencës, si Peza, Martaneshi, Haxhi Lleshi dhe Major Kupi morën pjesë në të. Konferenca krijoi një qendër rezistence të quajtur Lëvizja Nacional-Çlirimtare, e cila më vonë u quajt Fronti Nacional-Çlirimtar, i Shqipërisë, dhe përpiloi një program lufte. Gjithashtu u krijua edhe një organ ekzekutiv-Këshilli i Përgjithshëm Nacional-Çlirimtar, I përbërë nga 7 vetë. Hoxha ishte anëtar i saj. Shpejt filloi krijimi i Këshillave Nacional Çlirimtarë. Ata organizuan një luftë politike dhe ushtarake kundër pushtuesve dhe mobilizuan banorët dhe burimet materiale për në luftë. Këta Këshilla u bënë embrioni i autoriteteve të mëvonshme të Shqipërisë së Pavarur.

Nga fundi i vitit 1942 mbi 10.000 vetë mbushën rradhët e organizatave ilegale dhe detashmenteve partizane të Fronti Nacional Çlirimtar. Partizanët kishin arritur disa suksese, midis të cilave mund të përmenden Çlirimi i disa zonave në Korçë, Pezë, Tomorricë dhe Goricën e Epërme. Në fillimin e vitit 1943 numëroheshin 29 detashmente partizane dhe disa dhjetëra grupe luftime që vepronin në zonat e çliruara duke kryer vetëmbrojtje dhe detyra ndihmëse. Në tremujorin e parë të këtij viti partizanët kishin kryer shumë aksione të tjera luftimi, midis të cilave në Dhërmi, Voskopojë dhe Libihovë. Ata shkatërruan puset e naftës në Patos dhe minierat në Selenicë. Në mars dhe Prill 1943 ata patën në zotërim të përkohshëm disa qyteza në pjesën jugore të vendit, si p.sh: Konispol, Zagori, Mesaplik dhe Mallakastër. Në pranverën e 1943 disa grupe speciale britanike zhvilluan diversione anti-Italiane, si dhe operacione spiunazhi dhe propagandistike, dhe komandot u hodhën nëpër male.

.... vijon
 

une_une

Primus registratum
Re: Patriotizmi shqiptar dhe levizja Enveriste

[img:http://www.enverhoxha.org/fotoalbumi/07.jpg]Enver Hoxha[/img]

Si kane goje keta pushta tani te ngrihen kunder figures se Enver Hoxhes. Mbeshtjellin aktin e hienave te plehrave. Keta lloj qe nuk dine si misherohet nje shtet nga asgjeja. Ngrihet si trup me te gjitha shtresat dhe dikasteret, nje shtet qe asnjehere shqiperia nuk e kishte pasur por e pa vetem nen Enver Hoxhen. Si shahet ky gjigand? Jam i indinjuar une &quot;fatosi&quot; i Enverit, i &quot;arratisur&quot; ne Amerike, pjestar i shtetit Amerikan te indinjohem jashte mase me kete balte qe i hidhet Enver Hoxhes nga shume vete.

Gjergj Kastriotin e mbajne hero me percmim, i ndryshojne emrin ne nje gjuhe hajnash dhe e quajne Skenderbe i mohojne kombesine indirekt duke mundur se ne nje te ardhme fama e tij do jete e tyre. Enver Hoxhen e nxjerrin nga varri si bene dikur keta hajna me varrin e Skenderbeut. Shkaterrojne shtetin qe ai ngriti. Vrasin ne kurbet mijera djem e vajza te treten dheut te botes. Nuk eshte pune feje por eshte pune shqiptarizmi. Feja eshte nje rrobe qe indentifikon keta hajna. Qe kur Gjergj Kastrioti dhe Enver Hoxha, njeri katolik tjetri myslyman u munduan te bejne shqiperine vasale te nje tjetri? Portokallet e Hrushovit nuk e joshen Enverin ne Riviere te degjonte ate si joshin hurmat e Arabise dhe suflaqet e Athines disa.

Jo dhe jo. Enver Hoxha eshte i pavdekshem.
 

kastriot

Primus registratum
Re: Patriotizmi shqiptar dhe levizja Enveriste

<span style="font-weight: bold">Shkeputur nga libri&quot;Skice e Mendimit politik Shqiptar&quot; e H.Feraj</span>

1. Dallimi në disa ide themelore

Dallimi në (vetë)përkufizim. Nacionalizmi shqiptar i shekullit XIX dhe XX, është lëvizje politike dhe kulturore që përkufizohet si nacionalizëm në bazë të idesë themelore të krijimit të një shteti kombëtar, të një shteti që të përputhet me kuiijtë e kombit. Ndërsa enverizmi përkufizohet si një ideologji kozmopolite, universialiste ideja themelore e të cilit është ndërtimi i një shoqërie pa dallime kombëtare e klasore, i një shoqërie ku të gjithë njerëzit të jenë të barabartë. Nacionalizmi e vë theksin te kombi, ndërsa enverizmi te shoqëria, tek lloji i shqërisë. Për nacionalizmin kriteri i vlerësimit politik është kombi shqiptar, qëndrimi ndaj tij, ndërsa për enverizmin kriter i vlerësimit politik është qëndrimi ndaj sistemit politik e shtetëror.
Dallimi në qëllimin politik. Nacionalizmi shqiptar formulon si qëllim të shqiptarëve bashkimin e kombit në një shtet të përbashkët, përputhjen e njesisë së kombit me njesinë politike, ndërsa enverizmi formulon si qëllim të afërt të shqiptarëve ndërtimin e shoqërisë socialiste dhe si qëllim të largët ndërtimin e shoqërisë komuniste.
Gjatë LDB, ky qëllim i komunisëve nuk u formulua drejtëpërdrejt. Në &quot;Rezolucion&quot; -in themelues të PKSH u shtrua si detyrë politike &quot;të luftohet për pavarësinë kombëtare të popullit shqiptar dhe për qeverinë popullore demokratike, në një Shqipëri të lirë prej fashizmit&quot;. Megjithatë, tërthorazi ai është i përfshirë që nga emërtimi i vetë partisë së krijuar dhe deri tek detyra që &quot;të zhvillohet dashuria për Bashkimin Sovjetik, duke popullarizuar realizimet e popujve sovjetikë&quot;198...........


Shenim 198 &quot;Rezolucioni i mbledhjes së Grupeve kryesore komuniste të Shqipërisë për krijimin e partisë&quot;, në: &quot;PPSH - dokumenta kryesore I&quot;,
Tiranë, 1971, f.26
 

kastriot

Primus registratum
Re: Patriotizmi shqiptar dhe levizja Enveriste

.......Në rezolutë nuk parashikohet dhe nuk shtrohet si detyrë bashkimi i kombit shqiptar në një shtet të përbashkët, por drejtëpërdrejt as nuk kundërshtohet. Megjithatë, tërthorazi, por mjaft qartë detyra e luftës kundër politikës së bashkimit kombetar është shtruar që në mbledhjen themeluese të PKSH. Një nga detyrat politike të PKSH që u shtrua në mbledhjen themeluese ishte &quot;të demaskojmë qeverinë e tradhtarit Kruja, manevrat e saja për të përçarë frontin nacional-çlirimtar të popullit shqiptar, duke paraqitur si rrezik për Shqipërinë luftën çlirimtare të popujve iqinjë, jugosllavë dhe grekë, me qëllim që të dobësohet lufta kundër fashizmit&quot;199 Kjo do të thoshte se, rae këtë arsyetim do të luftohej kushdo që bashkëpunimin e komunistëve shqiptarë me komunistët jugosllavë dhe grekë do ta paraqiste si rrezik për bashkimin kombëtar të shqiptarëve. Deri sa do të luftohej qeveria e Krujës për këtë ide, pse nuk do të luftoheshin edhe bartës të tjerë të saj? Pse nuk do të qortoheshin edhe ata se po &quot;dobesojnë luitën kundër fashizmit&quot;?
Nga pikëpamja historiografike, tani më është argumentuar se gjatë LDB, ideja e bashkimit kombëtar të shqiptarëve në një njesi të përbashkët politike nga PKSH u luftua deri edhe me armë së bashku me ushtrinë jugosllave, si ide që prishte miqësine me popujt fqinjë dhe dobësonte luftën kundër fashizmit. Këtu vlen të përmendet vetëm fakti se PKSH ishte kundër çfardo bashkimi mbi baza kombëtare qoftë edhe në vijë ideologjike komuniste, çka tregon se ky qëndrim nuk ka qenë thjeshtë ideologjik marksist. Sipas Enver Hoxhës, në fillim të LDB, komunistët shqiptarë të Kosoyës i kanë kërkuar që t'i bashkohen PKSH-së dhe kjo të udhëheqë luftën antifashiste në të gjitha territoret shqiptare. Kështu, në luftë e sipër hidheshin hapat e parë në krijimin e strukturave të përbashkëta politike shqiptare, të drejtuara nga një qendër e perbashkët shqiptare. Në vijim, kjo do të thoshte që nga Tirana të drejtohen edhe &quot;këshillat nacionalçlirimtare si forma të pushtetit popullor&quot;, pra të vihej nën drejtim pushteti në Kosovë mbas luftës etj. Mirëpo, PKSH dhe E. Hoxha e kundërshtojnë këtë kërkesë me arsyetimin se shkatërrohej PKJ dhe kështu dobësohej lufta e popujve të Jugosllavisë kundër fashizmit200 megjithëse forcohej lufta.............

Shenime: 199&quot;Po aty, f.26-27.
200 E. Hoxha, &quot;Titistët&quot;, Tiranë 1982, f.74-77e
 

kastriot

Primus registratum
Re: Patriotizmi shqiptar dhe levizja Enveriste

......popullit shqiptar. Gjatë gjithë LDB qëllimi kryesor i nacionalizmit shqiptar ishte bashkimi kombëtar, ndërsa i PKSH-së lufta kundër fashizmit dhe nazizmit dhe marrja e pushtetit.
Qëllimi kryesor politik enverist mbas LDB, kur u vendos sundimi i tyre u shpreh hapur dhe u sanksionua si detyrë statutore. Në Statutin e PPSH të 18 nëntorit 1948 thuhet: &quot;Partia e Punës e Shqipërisë ka për qëllim realizimin e socializmit dhe të komunizmit në Shqipëri... Qëllimi i fundit i Partisë së Punës të Shqipërisë është krijimi i nje shoqërie komuniste...&quot;201.1 njëjti qëllim politik sanksionohet edhe në Statutin e 2 qershorit 1956, në të cilin thuhet: &quot;qëllimi i fundit i Partisë së Punës të Shqipërisë është ndërtimi i shoqërisë komuniste në Shqipëri&quot;202
Si dallimi vetëpërkufizues ashtu edhe dallimi në qëllim jo vetëm provojnë se enverizmi nuk është nacionalizëm shqiptar, por vërteton edhe se enverizmi është vazhdim i traditave dhe rrymave politike antinacionaliste shqiptare. Përcaktimi si qëllimi i ndërtimit të shoqërisë socialiste dhe komuniste tregon se enverizmi besonte se brenda kufijve politikë Shqipëria mund të ndërtoj sistem të qëndrueshëm politik dhetë zhvillohet ekonomikisht. Nacionalizmi, përkundrazi, nisej nga besimi se brenda kufijve politikë Shqipëria nuk mundet të ndërtoj as sistem politik të qëndrueshëm dhe as te zhvillohct ekonomikisht.Besimi se brenda kufijve politikë Shqipëria mund të ndërtoj sistem të qëndrueshëm politik dhe të zhvillohet ekonomikisht është karakteristikë e përbashkët e enverizmit me rrymat politike antinacionaliste (zogizmin dhe nolizmin).
Dallimi në argumentet pse duhet të bashkohen dhe pse nuk duhet të bashkohen. Nacionalizmi shqiptar i shekullit XIX dhe i mëvonshëm e vinte theksin tek gjetja dhe paraqitja e argumenteve ekonomike, politike, strategjike e kulturore që provonin se, pse shqiptarët duhet të bashkohen si komb në një shtet të përbashkët. Përkundrazi, enveristët e vinin theksin tek argumentet se, pse shqiptarët nuk duhej të bashkoheshin.
Enverizmi gjatë gjithë ekzistencës së vet është përpjekur të gjejë.................


Shenime: 201 &quot;Statuti i Partisë së Punës të Shqipërisë&quot;, në: &quot;PPSH - Ookumente kryesore I&quot;, Tiranë 1971, f.520.
202 &quot;Statuti i Partisë së Punës të Shqipërisë&quot;, në: PPSH - Dokumente kryesore II&quot;, Tiranë 1972, f.652
 

kastriot

Primus registratum
Re: Patriotizmi shqiptar dhe levizja Enveriste

.......dhe të paraqesë argumente se pse bashkimi i kombit shqiptar në një shtet të përbashkët nuk mund të bëhet. Gjatë LDB, PKSH e refuzoi edhe bashkimin mbi bazën e të njëjtës ideologji, bashkimil të organizatës komuniste të Kosovës (Komitetit Krahinor të PKJ për Kosovën) me PKSH-në, të luftës antifashiste të Kosovës nën udhëheqjen e PKSH-së me luftën antifashiste në Shqipëri, me argumentin se kështu do të dobësohej PKJ dhe, rrjedhimisht lufta antifashiste e popujve të Jugosllavisë edhe pse, po sipas E. Hoxhës, kjo do ta forconte luftën antifashiste të popullit shqiptar e tërthorazi edhe të popujve të Jugosllavisë!203
Për të kundërshtuar bashkimin e realizuar nga Gjermania sillen si argumente taktet se ai nuk i bashkonte të gjitha territoret shqiptare dhe se ai bashkim nuk ishte i qëndrueshëm sepse mund të ndryshohej në varësi nga interesat e gjermanëve pa marrë parasysh vullnetin e shqiptarëve. Kështu edhe ky bashkim i Kosovës më Shqipërinë nuk duhej të pranohej.
Në mbarim të luftës sillet si argument per të mos u bashkuar fakti se të dy vendet, Shqipëria dhe Jugosllavia, do të jenë vende socialiste dhe se, kufijtë politikë ndërmjet shteteve socialiste nuk do të kenë ndonjë rëndësi të madhe. Për më tepër, sillej si argument se edhe vetë Shqipëria ishte duke u bashkuar në një federatë me Jugosllavinë ose në një konfederatë me disa shtete të Ballkanit. Ideja e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, menjëherë mbas përfundimit të LDB, u be e dënueshme ligjërisht.
Mbas prishjes së marrëdhënieve formale me Jugosllavinë, çështja e bashkimit të Kosovës me Shqipërine hiqet pothuajse tërësisht nga rendi i ditës i diskutimeve politike enveriste. Argumenti kryesor i heqjes dorë nga politika e bashkimit të kombit në një shtet të përbashkët është pamundësia e realizmit të tij dhe se një politikë që do të kërkonte këtë bashkim do të rrezikonte ekzistencën e vetë shtetit shqiptar. Mbasi ishte gjetur edhe ky argument, enveristët për një kohë të gjatë heshtën rreth idesë së bashkimit e cila vazhdonte të mbetej ligjërisht e dënueshme. Megjithatë, gjatë kësaj kohe gjyqet e shpeshta kundër atyre që kishin kërkuar bashkimin kombëtar, ose thjeshtë kishin pyetur se, pse nuk bëhen përpjekje për basshkim, kritikat ndaj.........

Shenim:203 E. Hoxha, &quot;Titistët&quot;, Tiranë 1982, f. 74-75.
 

kastriot

Primus registratum
Re: Patriotizmi shqiptar dhe levizja Enveriste

........organizatave &quot;tradhtare&quot; që gjatë luftës kishin kërkuar krijmin e &quot;Shqipërisë etnike&quot;, cilësimi &quot;shovinistë&quot; i shkrimtarëve të viteve '30 që kishin mbrojtur idenë e bashkimit të shqiptarëve në një shtet të përbashkët, ndalimi i tyre dhe klasifikimi në literalurë të ndaluar etj., ishin një diskutim i tërthortë rreth kësaj çështjeje dhe paraqilje e argumenteve, të pasaktësuara qartë, se kërkesa për bashkim të shqiptarëve në një njesi të përbashkët politike ishte &quot;kërkesë e reaksionit&quot; shqiptar, e organizatave borgjeze-klerikale, ishte &quot;shoviniste&quot; etj.
Mbas vitit 1981, kur në Kosovë shpërthyen kërkesat per ngritjen e kësaj krahine në nivelin e republikave të tjera të federatës jugosllave, edhe pse në Shqipëri nuk u shtrua hapur çështja e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, sidoqoftë nga enveristët ndjehej e nevojshme të jepeshin shpjegime rreth saj. Enveristët zyrtarisht u deklaruan se janë kundër bashkimit të Kosovës me Shqipërinë me argumentet se kjo do të çonte në shkatërrimin e Jugosliavisë, prishjes së ekulibrit të forcave në Ballkan dhe kështu në rrezikimin e Shqipërisë dhe, me argumentin se ekzistenca e Jugosllavisë jashtëbllokiste është në dobi të Shqipërisë socialiste. Për këtë arsye, enveristët u deklaruan se përkrahin vetëm ngritjen e Kosovës në nivelin statutor të republikave të tjera dhe, edhe kjo përkrahje mbeti vetëm verbale, ndërsa asnjë mekanizëm shtetëror nuk u vu në lëvizje për të dhënë ndihmë.
Kështu, gjatë ekzistencës së enverizmit ishin kërkuar dhe ishte krijuar një listë e pasur argumentesh se pse nuk duhet që shqiptarët të baslikohen në një shtet të vetëm, se dëmtoheshin popujt e Jugosllavisë; se bashkimin e kishte realizuar Gjermania hitleriane; se kufijtë politikë ndërmjet shteteve socialiste nuk do të kishin rëndësi; se ishte e pamundur; se rrezikohej Shqipëria; se ishte parullë e reaksionit borgjez e klerikal; se ishte ide shoviniste; se shkatërrohej Jugosllavia; se ekzistenca e Jugosllavisë jashtëbllokiste ishte në dobi të Shqipërisë; se, ... në fund të fundit, ishte e dënueshme ligjërisht. Kjo listë argumentesh lëkundet që nga argumenti se politika e bashkimi kombëtar i dëmton interesat e Shqipërisë e prandaj nuk duhet ndjekur e deri tek argumenti se kur nuk i dëmton interesat e Shqipërisë, i dëmton interesat e Jugosllavisë dhe prandaj nuk duhet ndjekur.
Kjo prirje per të kërkuar e gjetur argumente se pse shqiptarët nuk duhet të bashkohen si komb në një njesi politike tregon se enverizminuk i ka rrenjet ne idete politike te nacionalizmit shqiptar as te shek. XX dhe as te mevonshem i cili pergjithsisht iu perkushtua gjetjes se argumenteve se pse shqiptaret duhet te bashkohen.Perkundrazi argumentet enveriste pergjithsisht i permbahen shqetesimit te programeve nacionaliste serbe dhe greke per te argumentuar te njejten gje dhe prandaj ai me teper i ka rrenjet ne rrymat politike serbofile dhe grekomane shqiptare te shek. te XX dhe te mevonshme...........
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: Patriotizmi shqiptar dhe levizja Enveriste

Kastriot
Te pershendes per durimin qe tregon duke mbledhur
keta artikuj.
Por do te jap edhe nje keshille.
Me njerez qe therrasin rrofte Enver Hoxha,nuk ja vlen te lodhesh dhe te shpenzosh kohe.Nuk po i shaj e as po i fyej sepse edhe kjo do ishte vemendje e tepert per ta.
 

kastriot

Primus registratum
Re: Patriotizmi shqiptar dhe levizja Enveriste

Fillimisht postuar nga Isaac Newton:
[qb] Kastriot
Te pershendes per durimin qe tregon duke mbledhur
keta artikuj.......... [/qb]
Faleminderit per pershendetjen po keta &quot;trimat e Enverit&quot; sikur nuk po ndihen me. A din gje ti se ku e kane &quot;thyer qafen&quot;?????
Mos jane valle duke bere Homazhe ne Sharre???
Ouh. per pak harrova qe nuk duhet te shpreh mendimin tim se perndryshe &quot;acarohet&quot; moderatorja dhe na CENSURON.


Kastriot
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: Patriotizmi shqiptar dhe levizja Enveriste

Ne Sharre thu ti ishalla.Se Ate nuk e lane ne Sharre gjate.Kishin filluar te dilnin te tjeret nga varri dhe te ankoheshin para komisionit &quot;Per te drejtat e njeriut&quot;.
Mire qe na solli ketu para vakti,por tani nuk na le as rehat- paskan thene.
Ca tregtare te vjeter Tiranas qe jane pushkatuar direkt mbas lufte paskan thon:
Ky do me bo asi &quot;punsh&quot; qe bojshim n'kohen e Zogut mer jau,por ne nuk dum mo se i ka ik pushi faqes.


Trimat kane nderuar pseodonimet besoj.
Do i njohesh shpejt.Sa te te kthejne pergjigjen e pare.
 

gezim lame

Primus registratum
Re: Patriotizmi shqiptar dhe levizja Enveriste

pershendetje kastriot
po vija re se sic i quan ti &quot;trimat e enverit&quot; ne tema te tjera na hiqen si me amerikane se vete amerikanet se e duan me shume perendimin se te gjithe te tjeret
besoj se kane difekte shume te theksuara te ekulibrit ne llogjike
gjithe te mira
X
 

kastriot

Primus registratum
Re: Patriotizmi shqiptar dhe levizja Enveriste

Fillimisht postuar nga ximi:
[qb] pershendetje kastriot
po vija re se sic i quan ti &quot;trimat e enverit&quot; ne tema te tjera na hiqen si me amerikane se vete amerikanet se e duan me shume perendimin se te gjithe te tjeret
besoj se kane difekte shume te theksuara te ekulibrit ne llogjike
gjithe te mira
X [/qb]
Pershendetje,
Po te kthej pergjigje sepse mendoj se ti ke harruar se &quot;trimet e Enverit&quot; kane pervoje dhjetra vjecare ne &quot;zanatin&quot; e Vasalit. Mirepo fatkeqsia eshte qe vasaliteti i tyre ne kete moment nuk ka nje pozicion te pershtatshem si psh. para 30 vjtesh. Po ti shtosh kesaj edhe mungesen e ekuilibrit ne llogjike, sic e quan ti atehere te del perpara kjo &quot;çorbe Enveriste&quot; qe i ndjell neveri cdo njeriu te ndershem.


Kastriot
 

kastriot

Primus registratum
Re: Patriotizmi shqiptar dhe levizja Enveriste

<span style="font-weight: bold">Pjese e shkeputur nga libri &quot;Skice e mendimit politik shqiptar&quot; i H. Feraj</span>


1.3. Enveristët në anën e serbëve kundër &quot;titizmit&quot;.

Viti 1948, viti i &quot;prishjes me jugosllavët&quot; vërtetë shënon një ndryshim të pozicionit politik të E. Hoxhës: në qoftë se deri atëherë qëndrimi i tij mund të vlerësohet si &quot;titist' (me M. Popoviqin) në krahasaim me pozicionin &quot;rankoviqist-serb&quot; të Koçi Xoxes (me Tempon) dhe lufta e tij kundër Koçi Xoxes si pasqyrim i rivaliteteve ndërmjet grupimit kroato-slloven dhe grupimit serbo-malazez brenda PKJ-s, mbas vitit 1948, E. Hoxha kaloi në pozitat e nacionalizmit serb dhe antititistit më të vendosur deri në fund të jetës së tij.
Shpjegime të motiveve që e shtynë E. Hoxhën të kaloi në pozitat e antititistit mund të ketë shumë dhe ndë to është përmendur shpesh frika e tij se Tito synonte t'a rrëzojë nga pushteti. Por, në perputhje me objektin e këtij studimi, i rëndësishëm është konstatimi se ai nuk kaloj
në këtë pozitë nga motive të nacionalizmit shqiptar sepse ekzistojnë dëshmi të shumta që provojnë se në luftën kundër Titos ai u përputh deri në fund me luftën e njëjtë që i bënte atij nacionalizmi serb në Jugosllavi, i cili nuk përputhet me nacionalizmin shqiptar. Me sa duket ky ka qenë një motiv i mjaftueshëm edhe per Titon që vërtetë të përpiqej ta rrëzojë E. Hoxhën nga pushteti në Shqiperi si përkrahës i serbëve.
Pa synuar një paraqitje shteruese të animit të enverizmit drejt nacionalizmit serb kundër titizmit këtu mund të përmenden vetëm tri aspekte që janë më gjithëpërfshirëse dhe më përfaqësuese të thelbit të këtij animi:
Enverizmi dhe nacionalizmi serb kanë qenë kundërshtarët më të vendosur të barazimit të statutit juridik të' Kosovës me republikat e tjera të federatës jugosllave, të kërkuar edhe nga shqiptarët &quot;titistë&quot; të Kosovës&quot;. Dihet se kërkesën për barazimin e statusit juridik të Kosovës me republikat e tjera të federatës jugosllave përveç grupeve nacionaliste ilegale të shqiptarëve, e kanë paraqitur legalisht edhe drejtuesit legalë &quot;titistë&quot; të saj. Kjo dëshmon se ata e kanë ditur mendimin, në mos miratues së paku tolerues, të Titos ndaj idesë për të ngritur statutin juridik të Kosovës në nivelin republikave të tjera të Jugosllavisë. Kundër kësaj ideje kanë qenë të vendosur nacionalizmi serb dhe deri në vitin 1981 edhe E. Hoxha dhe enveristët, ndërsa mbas vitit 1981 kjo vendosmëri e enveristëve zbutet, por vetë ideja dhe përpjekjet e Kosovës veçse me fjalë nuk përkrahen me asgjë tjetër nga Shqipëria zyrtare si shtet.
Në vend të barazimit të statutit juridik të Kosovës në Jugosllavi, E. Hoxha u këshillon shqiptarëve të Kosovës tri rrugë për çlirimin e tyre <span style="font-weight: bold">37</span> : a) Rrugën e revolucionit proletar në vend të 'reformave borgjeze&quot;. b) Bashkë me klasën punëtore të popujve të tjerë të Jugosllavisë të ngrihen në revolncion proletar për përmbysjen e sistemit kapitalist vetëqeverisës dhe vendosjen e diktaturës së proletariatit. c) Të bashkohen me marksistë-leninistët e vërtetë, me stalinistët e Jugosllavisë, po ashtu për kryerjen e revolucionit proletar dhe ky i zgjidhë edhe problemet nacionale..........

<span style="font-weight: bold">37</span> E. Hoxha, &quot;Vetadministrimi&quot; jugosllav teori dhe praktikë kapitaliste&quot;, Tiranë, 1978, (kapitulli 3).


vazhdon
 

kastriot

Primus registratum
Re: Patriotizmi shqiptar dhe levizja Enveriste

......kompetencave të republikave dhe krahinave në ekonomi dhe politikë.
Enverizmi ka&quot;demaskuar&quot; kryesisht shqiptarët e krahut titist, federalist në Kosovë e jo edhe krahut serbofil centralist të tyre. Është tezë e pranuar përgjithësisht se në Jugosllavi, mbas LDB, kanë ekzistuar dy rryma të kundërta politike, rryma decentralizuese, federaliste, &quot;titiste&quot; e popujve joserbomalazezë e udhëhequr nga kroatët dhe sllovenët dhe rryma centralizuese, unitariste, &quot;rankoviqiste&quot; e udhëhequr nga nacionalistët serbë dhe qeveritarë malazezë. Edhe E. Hoxha në gjykimet e veta për dukuritë jugosllave nisej nga kjo premisë.
Lufta ndërmet rrymës decentralizuese, federaliste dhe rrymës unitariste centralizuese në shkallë Jugosllavie pasqyrohej edhe në strukturat politike në Kosovë dhe në elitën e saj drejtuese shqiptare, d.m.th&quot;. edhe në Kosovë vepronte rryma politike e federalistëve, &quot;titistëve&quot; dhe rryma e unitaristëve, &quot;rankoviqistëve&quot;. Në qëndrimet e E. Hoxhës ndaj këtyre dy rrymave politike të shqiptarëve në Kosovë dëshmohet një kritikë negative, &quot;demaskuese&quot; dhe fyese shumë e ashpër ndaj rrymës shqiptare &quot;titiste&quot; si Fadil Hoxha, Xhavit Nimani, Mahmut Bakalli etj., e cila e tejkalon shumë ndjeshëm ndonjë kritikë dhe përmendje të rrallë të emrave përfaqësues të rrymës shqiptare &quot;rankoviqiste&quot; si Ali Shukriu etj.
Enverzmi konsideronte të dënueshme të njëjtat gjëra që konsideronte të dënueshme edhe nacionalizmi serb. Ndërmjet sundimit enverist në Shqipëri dhe nacionalizmit serb në Kosovë ka shumë ngjashmëri lidhur me listat e gjërave të ndaluara dhe të dënueshme ligjërisht: Fishta dhe letërsia nacionaliste shqiptare e ndaluar në Kosovë nga nacionalizmi serb ishte e ndaluar edhe në Shqipëri nga enverizmi; kërkesa për bashkim të Kosovës me Shqipërinë e ndaluar në Kosovë nga nacionalizmi serb, ishte e ndaluar edhe nga enverizmi në Shqipëri; kërkesa për ngritjen e Kosovës në nivel republike në Jugosllavi, e ndaluar nga nacionalizmi serb në Kosovë, ishte e ndaluar edhe nga enverizmi në Shqipëri etj., etj.
I vetmi dallim në qëndrimet e nacionalizmit serb dhe enverizmit ishte se për shkeljen e ndalesave, për të njëtin &quot;krim&quot; në Jugosllavi dënimet ishin më të buta ndërsa në Shqipëri shumë më të ashpra: për leximin e Fishtës në Jugosllavi mund të dënoheshe deri në dy muaj burgjm dhe konfiskimin e librit, ndërsa në Shqipëri mund të dënoheshe
me mbi 20 vjetë burgim dhe internim të familjes.
Ky anim i enverizmit kundër kroatëve e sllovenëve dhe përputhje me nacionalizmin serb përgënjeshtron pikëpamjen se enverizmi &quot;u prish&quot; me sllavët dhe provon, nga ana tjetër, se enverimi nuk u &quot;prish&quot; aspak me sllavët në atë kuptim që ishte &quot;prishur&quot; nacionalizmi shqiptar. &quot;Prishja&quot; e enverizmit me sllavët përkundrazi ishte afrim me nacionalizmin serb si armiku kryesor i shqiptarëve në përfytyrimin nacionalist. Kur thuhet se nacionalizmi shqiptar është antisllav, fjala është, siç e kemi parë, për të qenit kundë nacionalizmit serb e rus dhe jo sllavizmit në përgjithësi. Për nacionalizmin shqiptar sllavizmi polak, kroat, slloven etj., nuk është aspak armiqësor si sllavizmi serb e rus. Në poltikën e jashtme nuk mund të vërtetohet se enverizmi u bë kundërshtar i sllavëve: në marrëdhëniet ekonomike, diplomatike, në gjykimin e ngjarjeve ndërkombëtare, në fushën kulturore e shpirtërore enverizmi mbeti deri në fund në anën e Rusisë kundër Perëndimit, ndërsa brenda Jugosllavisë në anën e serbëve kundër kroatëve, sllovenëve, boshnjakëve
 

AL PACINO

Forumium praecox
Re: Patriotizmi shqiptar dhe levizja Enveriste

RROFTE SHOKU ENVER HOXHA - DHE POSHTE FATOS NANO HAAAAAAAAAAAAAAAAA.FORZZA PARTIZANI + HOLLANDA E IL MIO AJAX
 
Top