Patriotizmi dhe Politika (anti)shqiptare

kastriot

Primus registratum
Patriotizmi dhe Politika (anti)shqiptare

Geixh e trajton tërë Shqipërinë si “zonë minoriteti grek”



Por Geixh dhe grekët synojnë që me falsifikime të fakteve e të normave juridike ndërkombëtare ta trajtojnë gjithë Shqipërinë, sidomos pjesën nën Shkumbin si zonë të minoritetit grek.

Këtë e ka shprehur hapur fare ish ambasadori grek në Tiranë Prevenduraqis në një intevistë të botuar më 5 prill 1998 në gazetën ”Republika” kur pretendonte se shumica e popullsisë së Shqipërisë janë me origjinë greke dhe urdhëronte që të gjithë të shkonin në zyrat e gjendjes civile e gjykata të ndërronin emrat e fenë e të bëheshin përsëri grekë. Teorikisht këto qëndrime i kanë përpunuar e shpallur shovinistët e Megaliidesë qysh në shekullin e XIX. Edhe Nikolas Geixh ka ecur me egërsi e inat në gjurmët e tyre. Geixh është shumë dinak kur thotë :”pse keni frikë që minoritarët të deklarojnë identitetine tyre”. Ai nuk flet për ata minoritarë që flasim ne dhe gjithë mekanizmat ndërkombëtarë qysh nga koha e Lidhjes së Kombeve, kur çështja e minoritetit grefon në Shqipëri dhe minoritetit shqiptar në Greqi është diskutuar mbarë e mbrapsh shumë herë. Ai nuk flet as për atë minoritet grekofon për të cilin gjatë periudhës së qeverisjes së Berishës e të Meksit erdhi, e pa, e ndihmoi, e përkëdheli jashtë çdo kriteri në 10 vizita rresht komisari i lartë i OSBE-së për minoritetet, hollandezi Maks van der Shtul. Nikolas Geixh kur flet për “minoritarë grekë në Sshqipëri që duhet të deklarojnë identitetin” ka parasysh gjithë shqiptarët, ashtu si Prevenduraqis.

Geixhi nuk ka dashur të zbulojë gjithë sekretet por ai e ka quajtur më të mirë qëndrimin e Berishës se të qeverisë edhe për rregjistrimin e popullsisë. Geixhi si Geixhi ka përsëritur po ato idiotësira për bashkëpunimine çamëve me gjermanët për të përligjur dëbimin e tyre nga Greqia.

Lavdërimet e Geixhit për Berishën nuk janë kot. Sali Berisha , Aleksandër Meksi dhe drejtues të tjerë të PD-së e të pushtetit të saj kanë treguar gjithnjë gatishmëri të tepruar për të plotësuar kërkesat e Greqisë për privilegje për minoritetin grek. Në kohën e pushtetit të PD-së u krijua dhe mori vrull politika e praktika shkatërrimtare që nuk e ndreq kush dot lehtë sot që shqiptarët të ndërronin shumë lehtësisht emrat e fenë në zyrat e shtetit shqiptar në mnëyrë që të hiqeshin si grekë kur shkonin në Greqi. Tani Greqia ka bërë lista të tëra më këto fallsifikime për ta çuar popullsinë greke të Shqipërisë në ato shifra që kërkon Geixh, në një milion, kur nuk ka më shumë se 60 000, duke përfshirë edhe minoritarët grekofonë që kanë emigruar.



Helenizimi i shqiptarëve mbetet objektivi kryesor i shovinizmit grek



Në vitin 1993 pushteti i presidentit Berisha dhe i kryeministrit Aleksandër Meksi pranuan atë që kërkonte Greqia : të vihej në ligjin kushtetues për të drejtat e njeriut një dispozitë që të stipulonte se “banorët e Shqipërisë e zgjedhin vetë kombësinë të cilës duan t’i përkasin”. Ishte një falsifikim flagrant, një përmbysje kokëposhtë e një dispozite të njohur të së drejtës ndërkombëtare se “banorët që kanë fe, gjuhë, etni ose kombësi të ndryshme nga shumica e banorëve të një shteti kanë të drejtë të deklarojnë ose jo se i përkasisn një pakice”. Por pushtetarët e PD-së, në radhë të parë Berisha e Meksi, për qejf të Greqisë, për herë të parë në botë propozuan një eksperiment që tërë popullsia e një shteti kombëtar të fitonte të drejtën abuzive të zgjidhte një kombësi tjetër nëse dëshironte. Nuk kishte dyshim se kjo i duhej Greqisë që të legalizonte me ligj shqiptar ndërrimet e fesë, emrave e kombësisë së shqiptarëve që kishte bërë deri atëherë e do të bënte më pas.

Këtë poshtërsi dhe krim kundër kombit shqiptar, që e mbrojti me thonj e me dhëmbë udhëheqja e PD-së në prill të vitit 1993 e ndaloi parlamenti i atëhershëm në saje të tri votave kundër, midis të cilave për lumturinë time ka qenë dhe vota ime . Prandaj Geixh dhe kryeministri Micotaqis u zemëruan shumë me Berishën e Meksin që nuk mbajtën dot fjalën që kishin dhënë dhe lëshuan famëkeqen “Deklatatë Micotaqis” të 14 korrikut 1993 dhe përgatitën provokimet terroriste, kryengrritjen e armatosur të vitit 1994. Për fat të keq shtypi shqiptar, intelektualët, politikanët e Shqipërisë heshtin për këto gjëra sikur të kishin ndodhur në lashtësi dhe jo vetëm para 8-9 vitesh, edhe pse Nikolas Geixh vjen e kërkon po ato që humbi atëherë, i bën lajka e presione qeverisë shqiptare e Berishës që të bëjë tani atë që nuk e bënë dot atëherë.

Geixh i ngatëron qëllimisht gjërat duke folur për minoritetin. Por, duket qartë që kënaqësia e tij vjen nga fakti që Berisha duhet ta ketë siguruar se qëndron në pozitat e vjetra që banori i Shqipërisë ta përcaktojë vetë sipas qejfit nëse është shqiptar apo grek. Berisha e PD mbështetën edhe kërkesën absurde greke gjatë rregjistrimit të fundit të popullsisë për të shënuar për secilin edhe besimin (fenë). Kjo kërkesë synonte që me marifetet që kanë bërë grekët të shpallnin se shumica e popullsisë në Shqipërinë e jugut është ortodokse, çka në medëssinë atavike, politikën shoviniste e propgandën ekspansioniste greke do të thotë se është greko-helene. Kërkesa për deklarimin e fesë e shënimin e fesë në dokumentin identifikues të qytetarit e të shtetasit hidhet poshtë edhe nga Europa tani. Madje ky qëndrim i është imponuar Greqisë në kundërshtim me protestat e kishës greke. Por grekët duan që në Shqipëri të bëhet ajo që as në Greqi nuk lejohet të bëhet më, të shënohet feja e personit në dokumentin e identifikimit. Berisha edhe këtë kërkesë të shovinistëve grekë e ka pëkrahur.



“Dhëmbshuria qortuese” e Geixhit për Berishën fyen rëndë këtë dhe Shqipërinë



Prandaj Geixh është kaq i lumturuar me Berishën . Kur Geixh pohon se me Berishën ka patur vetëm keqkuptime e jo grindje në një kuptim nuk është larg të vërtetës. Në një kuptim tjetër është fare larg të vërtetës sepse ata kanë qenë mirëkuptuar edhe më parë, sikurse po mirëkuptohen tani.

Berishës i plasi në dorë bomba e kurdisur që i kishin lëshuar grekët të lunate me të kundër unitetit kombëtar shqiptar në vitin 1993 dhe kjo shkaktoi sherrin e tij me Geixhin. Por, në thelb të politikës së tij Berisha nuk ka qenë asnjëherë larg atyre që dëshironte Geixhi. Prandaj është Geixhi tani në Tiranë dhe flet me aq mirëkuptim e dhembshuri tallëse për Berishën : “Ne jemi njerëz e bëjmë gabime. Berisha ka bërë gabime të rënda, sepse sapo kishte dalë nga një diktaturë 50 vjeçare dhe ishte rritur në një vend ku frika nga bota e jashtëme ishte gogoli që do ta hante Shqipërinë”. Arrogantë,shovinistë,antinjerëzorë, gënjeshtarë, falsifikues, nxitës të urrejtjes kombëtare, mercenarë të poilitikave imperialiste, skllavërues e shkombëtarizues si Nikolas Geixh t’i marrin të keqen asaj diktaturës 50vjeçare ku u rritëm ne në Shqipëri. Nikolas Geixh i ka keqpërdorur mundësitë që jep shoqëria amerikane për të krijuar personalitetin e njeriut të lirë, human, serioz , të drejtë, parimor. Ai ka mësuar të kundërtën. Kjo e shëmton atë që ka pasur mundësitë të ishte ndryshe dhe është bërë prototipi i njeriut të keq , por me dije të shumta. Janë raste të veçanta ato kur dija nuk e pengon njeriun të përfundojë në një antinjeri të tillë.

“Unë e kuptoj Berishën për dyshimin e tij ndaj meje.Berisha pranon se ishte gabuar me mua për Shqipërinë dhe për atë vetë”, është shprehur Geixh. Po, Berisha ka gabuar atëherë kur ka pranuar të dëmtojë Shqipërinë për të bërë ligje e marrë vendime sipas kërkesave të Micotaqisit e të Geixhit që shqiptarët të bëheshin grekë, që pronat e shqiptarëve t’i merrnin grekët, që çështja çame të lihej në harresë, që të bëhej traktat miqësie në gjendje lufte, që PD të merrte pushtetin me ndihmën e Greqisë, që Janullatosi të uzurponte KOASH-in, etj. Berisha nuk ka gabuar as për Shqipërinë, as për vete atëherë kur ka mbajtur parasysh se Shqipëria ka edhe armiq, se politika greke është shoviniste ndaj Shqipërisë e shqiptarëve, se Nikolas Geixh është një shovinist i tërbuar antishqiptar.

Lëvdatat e tanishme të Geixhit për Berishën dëshmojnë se grekët e dinë mirë se ku e kur Berisha ka gabuar. Këto lëvdata tregojnë se ata nuk ia falin që nuk arriti të bënte sa lëshime kishte premtuar për Greqinë në kurriz të Shqipërisë. Fjalët e Geixhit dëshmojnë se ai dhe grekët ende duan ta përdorin Berishën për të realizuar më lehtë synimet e tyre, se ata “me përkëdheli” i tërheqin veshët që të bëhet edhe më i dëgjueshëm ndaj tyre. Lëvdatat e Gerixhit për Berishën dëshmojë se grekët e kanë kuptuar shumë mirë se Berisha në politikë e ka humbur fare pusullën dhe vërtitet sa andej këndej të gjejë një kashtë ku të mbahet për të qëndruar në batakun e politikës shqiptare. Ata janë më të sigurtë se kurrë se Berisha e ka humbur fare edhe busullën e orientimit kombëtar në qëndrimet dhe në veprimet tij. Të gjithë po e shohin qartë se si Berisha flet kuturu, nuk di më çfarë bën e çfarë thotë, pëpiqet të ndërrojë lëkurë pas lëkure që njerëzit të mos arrijnë ta identifikojnë më atë që kanë njohur e të mos e marrin vesh se kush është. Grekët lëvdojnë tani Berishën që t’u thonë të gjithë kuislingëve të tyre në Shqipëri që të sillen më mirë në rast se nuk duan të telendisen kështu. Edhe këtë na e tregoi fare mirë vizita e Geixhit në Shqipëri.



Geixh është edhe bos i kolonizmit grek të Shqipërisë



Mentor Nazarko në analizën e tij mbasi është betuar disa herë se nuk ka ndërmend të paragjykojë nacionalizmin ekstrem grek të Geixhit, as qeverisjen e PD-së, as të gjejë se cila është merita e ambasadorit amerikan në organizimin e takimeve bën një përshkrim të zotësive e punërave të Geixhit në SHBA. Pastaj ndalet tek arsyeja themelore e viztës. Ssipas Nazarkos Geixh është kthyer më shumë tani në një përfaqësues të interesave të caktuara ekonomike greke dhe ai po përpiqet që të favorizohen bankat greke në privatizmin eBankës së Kursimeve të Shqipërisë.

Kjo duhet të jetë një ndër arsyet kryesore. Por puna e Geixhit nuk mund të kufizohet në një privatizm banke, për të cilën grekët janë shumë të interesuar, sepse ka vite që kanë bërë shumë për të futur në dorë sistemin bankar të Shqipërisë. Grekët janë të interesuar për kolonizmin e plotë të Shqipërisë. Nano ka bërë disa bishtdredhje që i duheshin me italianët e me ndonjë vend tjetër sa për të konsoliduar pozitat në krye të pushtetit në Shqipëri që kur të rraset më shumë në prehërin e teta Greqisë ku gjen e ndien ngrohtësinë më të madhe e më të ëmbël të mos ketë shumë kundërshtime. Prandaj Geixhi e detyroi të pajtohej me Metën, të bëjë aleancë me Berishën. Prandaj Geixhi premton t’ia falë Berishës keqkuptimet e së shkuarës dhe i thotë se po të sillet si djalkë i mirë, i dëgjueshëm i tij dhe i Greqisë edhe disa kohë da t’ia përmirësojnë bigrafinë, do t’ia heqin vërejtjet me paralajmërim. Me siguri Geixh i jep shpresa Berishës se po tëshkojë mirë kolonizim grek i Shqipërtis ënën qeverisjen Nanos edhe Berisha me ndihmën e Geixhit do të fitojë jo vëtem mbështje më të madhe të Greqi, por edhe njëfarë faljeje në Amerikë. Prandaj Geixhi kishte nevojë të shoqërohej nga ambasadori amerikan në zyrëne Berishës, se takimin ai e rregullonte vetë lehtë fare nëpëmjet Nanos. Geixh dhe grekët duan që Berisha të jetë në një shoqëri me Nanon sa të përparojnë edhe për ca kohë planet kolonizuese të Greqisë në Shqipëri.

Nazarko nuk gabon kur thotë se Berisha e ka pranuar takimin në kuadër të përpjekjeve për rikthim në pushtet. Të huajt tashmë ia dinë Berishës këtë dobësi të tij të madhe dhe e shfrytëzojnë për ta tërhequr për hunde. Këtë ka bërë edhe Geixh.



Geixhi erdhi në Tiranë të zhveftësonte qëndrimin e Senatit amerikan për Çamërinë



Por, megjithëkëtë, nuk duhet harruar se Geixh është më shumë i angazhuar në veprimtaritë antishqiptare në rrafshin politik e strategjik. Geixh shpesh ka paraqitur “idera” si mund të rregullohen gjithë punët e Ballkanit në kurriz të shqiptarëve. Ai gjithnjë ka qenë i angazhuar për të ndikuar që politika e SHBA të ketë teh të mprehtë antishqiptar.

Geixh me viztën e tij në Shqipëri, i shoqëruar nga ambasadori amerikan, ka dashur të zhvleftësojë atë që u bë në Komisionin e Senatit amerikan për të drejtat e njeriut lidhur me çështjen e Çamërisë. Duke i kërkuar llogari kryeministrit shqiptar për trajtimin e minoritetit grek në prani të ambasadorit amerikan Geixh ka dashur t’u thorë grekëve të Amerikës, grekëve të Greqisë, shqiptarëve, opinionit publik të interesuar në botë, se ai e përmbysi atë gjest për Çamërinë e çështjen shqiptare që u bë para pak kohësh në Senatin amerikan, sepse ai, Geixhi, foli në Tiranë e jo në Amerikë, në prani të diplomacisë zyrtare qeveritare amerikane. Praninë e kësaj diplomacie në veprimtaritë e tij në Tiranë “vizitori privat” Geixh e di vet si ta përdorë për ta servirur si miratim zyrtar amerikan për atë që ai tha.

Nuk ka pasur asnjë shenjë që kryeministri shqiptar, apo ndihmësi i tij, Berisha, t’i kenë përmendur Geixhit çështjen çame. Atë pyetjen që i është bërë në një intervistë Geixh me siguri e ka dashur vet që ta villte edhe një herë vrerin kundër çamëve dhe të jepte mesazhin grek “nuk ka çështje çame edhe pse për këtë u fol në Senatin e SHBA”. Greqia dhe lobi grek në SHBA nëpmjet vizitës së Geixhit në Tiranë ndëshkuan me dinakërinë e tyre Komsionin e Senatit amerikan që mori në shqyrtim çështjen çame. Para se të kurdisnin “operacionin Geixh” në Tiranë si revansh politiko-diplomatik ndaj hapit të pashembullt të Senatit amerikan grekët acaruan marrëdhëniet me Shqipëriën, duke organizuar javën e racizmit antishqiptar në kufirin shqiptaro-grek në fund të muajit gusht. Tani Nikolas Geixh e rregullon punën që në prani të ambasadorit të SHBA në zyrat më të larta të Shqipërisë, para triumviratit që kontrollon tani politikën shqiptare të tregojë se ekziston një çështje minoriteti grek në Shqipëri, por nuk ekziston kurrfarë çështjeje e Çamrisë.

Ashtu sikurse bashkëpunojnë dorë për dorë politikat, qeveritë, kishat, propaganda greke e serbe kundër shqiptarëve në Ballkan bashkëpunojnë edhe lobet greke e serbe në SHBA kundër Kosovës. As këtë nuk mund ta linte pa trajtuar Geixhi në Tiranë, megjithëse nuk thuhet gjë publikisht. Por vihet re që tërë rryma e mendimit grekofil në Shqipëri po mobilizohet këto ditë për të theksuar se edhe simbolika kombëtare e shqiptarëve të Kosovës e të Shqipërisë nuk duhet të jetë e njëjtë.



Geixh përfshin hapur Berishën si palë në marrëveshjen e Korfuzit (“Trieste 2”)



Nikolas Geixh ka qenë edhe me mison inspektimi për të parë si po shkon pajtimi politik që ai imponoi gjatë takimit me Metën e Nano në Korfuz në prag të hapjes të rrugës për bashkëpunimin pushtetor të pazyrtarizuar me Berishën. Në Korfuz nuk mund ta thërriste Berishën, jo vetëm se ishin ende të zemëruar, por edhe sepse do ta vinte Berishën në një pozitë tejet të vështirë pasi nuk ishin të përgatitur përkrahësit e tij fanatikë për këtë kthesë të Berishës në drejtim ntë bashkëqeverisjes me Nanon. Kështu që vizita e Geixh në Tiranë kishte për synim të plotësonte edhe kuadrin e pazarev të bëra në Korfuz. Prandaj Berisha ka duruar gjithë turpërimin e takimit me Geixhin, sepse kjo duhej bërë në kuadër të vazhdimësisë së “fillimit të ri” të bashkëqeverisjes me Nanon.

Geixh tani është “Padrinoja” i vërtetë në kupolën që kontrollon e manipulon politikën shqiptare dhe ndërtimin e hallkave pushtetore në Shqipëri. Ndryshe nuk mund të shpjegohet vemendja që i kushtoi ambasadori i SHBA. Disa propagandistë të Tiranës kanë kujtuar se po bëjnë sfidë të madhe duke shtruar pyetjen “ si është e mundur që një person privat të ketë gjithë ato takime me personalitetet më të larta”. Geixh në politikën shqiptare nuk është aspka person privat. Nuk do të kishte asgjë të keqe që një person privat, mik e dashamir i Shqipërisë, të kishte takime të tilla. Po kur këto takime i merr një armik me damkë i Shqipërisë për të deklaruar në prani të ambasadorit amerikan se ai deri tani nuk ka ndryshuar e nuk do të ndryshojë asgjë në qëndrimet mendimet e tij, atëherë puna merr drejtim e karakter shumë të rrëzikshëm për Shqipërinë e shqiptarët. Atëherë kuptohet fare qartë se pushtetarët e politikanët shqiptarë kanë qenë në rolin e kuislingëve para Geixhit.



Nacionalizmi shqiptar mallkohet, shovinizmi grek fërkohet



Nano, Berisha, Meta nuk lënë rast pa mallkuar e kërcënuar nacionalizmin shqiptar, e urrejnë për vdekje këtë nacinalizëm, e luftojnë dhe e bojkotojnë me të gjitha mjetet e mënyrat. Kurse me kreun e shovinizmit grek sillen me dashamirësi, i lëpihen, i binden e adhurojnë, e tolerojnë më përulësinë më të madhe arrogancëne tij, e pranojnë për tutorin e tyre në përpjekjet për të rregulluar Ballkanin e botën. Ky është, pra, morali i antinacionalistëve shqiptarë që i bën qojle shovinizmi grek.

Edhe diplomacia amerikane që nacionalizmin shqiptar e izolon, nuk do të dëgjojë për të, sepse qenka parimisht kundër nacionalizmave, kur vjen puna tek një ultrashovinist i ekspansionizmit grek, si Geixh, i bën temenara, i ofron shërbimet e saj që ai të kryejë misionin e tij. Natyrisht diplomacia amerikane nuk do të pyesë askend se si vepron dhe ne nuk kemi përse të çuditemi që vepron në këtë mënyrë, sipas ”realpolitikës’ së sa. Por ne kemi të drejtë që t’u themi tuafëve shqiptarë të mos përrrallisin dhe aq shumë se diplomacia amerikane është egërsisht kundër çdo nacionalizmi. Përkëdhelitë për Geixhin janë provë se nuk është kështu.

Kur gazetari amerikan Jay Nordlinger ka shkruar atë shkrimin e tij në “The National Revieë “ për pro-ameriaknizmin e shqiptarëve dhe anti-amerikanizmin e grekëve ka gabuar që e ka marrë seriozisht qesëndinë europiane se meqenëse shqiptarët janë shumë pro-amerikanë Shqipëra meriton të cilësohet “Izraeli i Ballkanit”. Do të dëshironim të ishte kështu, por ja që nuk është. Këtë na provon edhe një herë vizita e Nikolas Geixhit në Tiranë. Në fakt “Izraeli i Ballkanit” mund të quhet Greqia. Për hir të Greqisë Amerika e Perëndimi kanë sakrifikuar shumë interesa të shqiptarëve, shumë parime, sikurse kanë sakrifikuar për hir të Izraelit në Lindjen e Mesme intersat e ligjësshme dhe të drejtat e të tjerëve. Në SHBA lob të fortë si ai izraelit kanë grekët, jo shqiptarët, çka do të thotë se mundësitë reale janë që mbi politikën amerikane të ushtrohen më shumë ndikime greqizuese. Izraeli i bën karshillëk Amerikës kur nuk i plotësohen kërkesat e tij. Edhe Greqia kështu bën. E megjithë karshillëkun që i bën Greqia herë pas here Amerikës, megjithë anti-ameriaknizmin në Greqi përsëri në SHBA greqizohet politika ndaj Shqipërisë, nuk shqiptarizohet politika amerikane ndaj Greqisë.



Pse Geri Kokalari nuk mund të shkojë në Athinë si Geixhi në Tiranë?



Mentor Nazarko në analizën e tij e ka bërë mirë pyetjen : “ A mund të imagjinoni për shembull Geri Kokalarin të takohet në Athinë me Simitisin dhe t’i kërkojë llogari për pronat e shqiptarëve?”. Sigurisht që kjo është e paimagjinueshme. Dhe ka shumë arsye për këtë.

Sëpari Geri Kokalari ende nuk është bërë një person me aq shumë mundësi veprimi në SHBA sa Nikolas Geixh. Geri Kokalari apo dikush tjetër nga shqiptarët e diasporës kanë cilësira personale më të larta se Geixh, por nuk kanë pas tyre një traditë të fuqishme lobizmi shqiptar, nuk kanë në mbështetje të yre një lob shqiptar aq tëfuqishëm që t’i afrohet sado pak atij grek sot. Geri Kokalari, apo cilido që do të tentonte të rivalizojë me Geixhin nuk do të gjente një rrugë të shtruar nga politika e diplomacia e shtetit shqiptar për të kërkuar të drejtat e shqiptarëve nga shteti grek. Cilido shqiptar që do të tentonte të bënte takime të tilla në Athinë me siguri nuk do të gjente asnjë mbështejtje nga ambasadari i SHBA-së në atë vend.

Greqia ka dekada që njihet si vend me terrorizëm aktiv, viktimë e të cilit kanë qenë shumë diplomatë, zyrtarë e shtetas perëndimorë. Megjithatë si Anglia dhe SHBA kanë treguar një tolerancë të pakufisshme duke mos e përgojuar Greqinë për këtë, madje edhe kur qeveritarët grekë janë tallur me disa pakënaqësi që shpreheshin në Perëndim për tolerimin e terrozmit grek. Kurse ne, shqiptarëve, na akuzojnë si pa të keq për të gjitha të këqijat edhe kur nuk janë për fajin tonë, por lidhen ose nuk lidhen me Shqipërinë e shqiptarët. Pikërisht këto ditë britanikët paraqitën një hartë të gjeoterrorizmit ku Shqipëria, sidomos ajo e veriut, shpallet zonë e rrezikshme nga trerorizmi i Al Kaedasë. Ka 10 vite të paktën të bëhet zhurmë e madhe për terrorizëm islamik në Shqipëri e kurrë nuk ka ndodhur ndonjë gjë e tillë.

Në numrin 7 mars/prill të vitit 2002 të të përdymuajshmes “Greek America Magazine” (Revista greko-amerikane) është botuar një intevsitë që i ka marrë botuesi i saj Gregori C. Papas ambasadorit të ri të SHBA në Greqi, Tomas Miler, i kthyer në këtë vend 4 vjet pas shërbimit të tij të mëparshëm. Ky ambasador shprehet se për ato 4 vite “Greqia është rritur e pjekur tmerrësisht”, Dhe duhet pasur parasysh se këto kanë qenë vitet e shpërthimit të anti-maerikanizmit të madh në Greqi, veçanrëisht lidhur me bombardimet kundër Serbisë. Ambasadori e ka theksuar “ Mendoj se politikisht gjithashtu Greqia është rritur shumë”. Intevistuesi ia kujtuar se qytetarët e Greqisë nuk e mbështetën Amerikën njësoj si qeveria për çështjen e luftës kundër terrorizmit pas 11 shtatorit 2001. Ambasadori e ka justifikuar qëndrimin e grekëve me argumentin se ishte shtruar pyetja gabim në sondazhe “ jeni apo jo kundër bombardimeve” dhe askush nuk e thotë dot jemi pro bombardimve. Kurse në Shqipëri ka shumë njerëz që tregohen edhe më amerikanë se ky ambasador amerikan. Megjithatë kjo nuk u vlen shumë. Në këtë frymë për të kapërcyer çdo gjest grek antiperëndimor është krejt intevista. Po të ishte puna në Shqipëri nuk do të ndodhte kështu.

Do të duhet kohë që ai pro-amerikanizmi i shqiptarëve, që qenka bërë sa legjendar aq irritues në Europë, të fillojë të vlerësohet. Por deri atëherë Geixh e të tjerë do të kenë mundësira të greqizojnë politikat e Perëndimit në drejtim të Shqipërisë. Në qoftë se ne vet, shqiptarët, nuk tregojmë pak kujdes të neutralizojmë disa efekte, atëherë do të pësojmë dëme të pandreqshme. Përderi sa nuk kemi pushtetarë, politikanë, partiakë, veprimtarë shoqërorë, gazetarë e propagandistë që të mbrojnë të drejtat shqiptare në ballafaqimet e tyre me grekët, nuk mud të imagjinohet sigurisht që Geri Kokalari, apo dikush tjetër, të shkojë në Athinë tek kryeministri të bëjë atë që bën Geixhi në Tiranë. Mund të imagjinohet vetëm ajo që bënte Maks van der Shtuli që erdhi 10 herë në Shqipërtie për të kërkuar qiqra në hell për minoritetin grekofon të mbajtur në pëllëmbë të dorës dhe pastaj i shktruante ministrit të jashtëm, Alfred Serreqit, se në Greqi as nuk e lanë të hapte gojën për minorittein shqiptar, por megjithatë Shqipëria duhej të vazhdonte të kujdesej edhe më shumë për minoritetinj grekofon se qenka nën vëzhgim të Europës.

E si mund të shkojë Geri Kokalari të sillet në Athinë si Geixhi në Tiranë, kur Gexhi është pushtebërës në Shqipëri, kur vet ai që quhet kryeministër i Shqipërisë, Fatos Nano, ishte në Athinë për të propaganduar jo mbrojten e të drejtave të shqiptarëve, por për të rregulluar “gjërat e përbashkëta të Ballkanit!



4.12 2002 Abdi Baleta
 

kastriot

Primus registratum
Re: Patriotizmi dhe Politika (anti)shqiptare

“MIK” I PADËSHIRUAR DHE I URRYER



Mendoni o të dashur vëllezër se ku kemi shkuar dhe ku jemi. Tani vjen armiku më i madh që ka jo vetëm Shqipëria, por i gjithë kombi shqiptar Nikolla Geixh e nuk ke se çfarë bën. A thua se do të zgjohet ndonjë herë ky popull dhe të shpërthejë kundër veprimeve antikombëtare që po vazhdon të bëjë klani drejtues PS dhe PD.

Kush është Nikolla Geixh ne patriotët shqiptarë e dijmë, ai që nuk e di dhe do ta njohë armikun më të madh të këtyre ditëve, ti drejtohet shkrimeve të Abdi Baletës, dhënë në momentet më delikate të Atdheut tonë, në gazetat “Bota Sot” dhe “Rimëkëmbja” etj. Ky njeri (Abdi Baleta) ka kurajon e madhe, atdhetar, tribu i atdhetarizmit, ka demaskuar me kohë për tradhëtinë e madhe që po i bëjnë shqiptarizmit dy drejtuesit më të pafytyrë, më të urryer që ka pasë e ka sot Shqipëria Fatos Nano dhe Sali Berisha.

Të revoltohet dhe të dhembë shpirti kur sheh te trualli yt armikun më të madh, armik të cilit dhe i lejohet të japi pikëpamjet e tij mbi popullin tonë dhe minoritetin grek.Pate të drejtë o Migjen i madh kur në kulmin e revoltës shpirtërore kërkove që të kishe një grusht të fortë dhe me të ti bije malit dhe ta thërmoje, këtë kërkojmë edhe ne patriotët atë grushtin tënd të fortë dhe me të të shëmbnim këtë qeveri dhe këta prijësa që po e ngatërrojnë Shqipërinë.

Se çfarë tha Geixh, kush e priti, si dhe përse erdhi, ka kush për t’i dhënë përgjigje. Është dipllomati ynë, juristi dhe gjyqtari ynë, gazetari, analisti dhe shqiptari i madh Abdi Baleta. Mendojmë se për hir të patriotizmit, Abdiu ka për ta rifotografuar edhe një herë Geixhin dhe udhëheqjen tonë politike, për këtë ka nevojë edhe një herë shqiptari. Unë nuk po mundem të rri pa thënë, së paku një minimum për çfarë ka thënë Geixhi.

Së pari justifikimi i Berishës për qëndrimin që ka pas mbajtur kundër Geixhit: More, çfarë është ky Berisha? A ka moral dhe fe ky? Si guxoi që indirekt kërkoi të falur Geixhit? Si s’pati turp kur tha: po edhe gabojmë, nuk duhet të shohim mbrapa, janë krijuar të tjera kushte...etj. Kur e pyeti gazetari Berishën se çfarë biseduat? Ai ju përgjigj: “Jemi marr me problemin e Ballkanit” (medet ku ka shkuar problemi i Ballkanit).A i the o Sali Berisha se qetësia në Ballkan do të arrihet vetëm atëhere kur të bashkohen të gjitha trojet shqiptare në një shtet dhe një qeveri të vetme?A ta mbajti që t’i thoshe që ti kërkon të helenizosh Shqipërinë? Po problemin e Çamërisë dhe të çamëve?

Oh sa të drejtë pati përfaqësuesi i komunitetit shqiptaro-amerikan Z. Kokolari kur kritikoi ashpër udhëheqësit shqiptarë për pritjen që iu bë këtij armiku të shqiptarëve. Pati guximin dhe kritikoi me të drejtë edhe ambasadorin amerikan i cili ra ndesh me politikën amerikane që ka për problemin shqiptar (ne shpresën e kemi vetëm, tani për tani tek Amerika).

Pak nga intervista: Geixh nuk dinte se si qeveria greke i trajtonte refugjatët shqiptarë në Greqi dhe nga të cilët kërkonte të ndërrojnë dhe identitetin e tyre. Paradoks! Në Shqipëri tha se fëmijët e minoritarëve grekë të flasin greqisht, nuk kanë të drejtë të shkollohen..etj. Oh ç’gënjeshtër dhe i paturp. Doli açik pse ka ardhur në këtë kohë në Shqipëri: Unë jam amerikan, por me kombësi greke, kështu që unë kam dy nënshtetësi dhe kam të drejtë të votoj në dy vende. Këtë kërkon që kur të bëhen rregjistrimet e popullsisë në Shqipëri të shënohet edhe kombësia dhe minoriteti të ketë dy nënshtetësi dhe të votojë dy herë kur t’i teket.

I lumtë Abdi Beletës që bëri punën më të madhe në parlamentin shqiptar në 1993 dhe nuk lejoi të bëhej tradhëtia më e madhe kundër popullit shqiptar dhe Shqipërisë.Geixhi pra do që minoritetin ta rregjistrojë grek dhe pastaj ta ketë më të lehtë për të pasur Vorio Epirin aq të dëshiruar.A thua, o Baleta, ranë në ujdi këta udhëheqësit tanë dhe po e bëjnë këtë kob të zi kundër Shqipërisë?

Ja se ç’tha tjetër Geixh: “Çamët u përzunë nga Greqia sepse bashkëpunuan me gjermanët”.I rekomandoj Geixhit të lexoj librin e patriotit Musa Demi, i dalë në këto vitet e fundit, mbi realitetin çam gjatë luftës së dytë botërore. Çamët u përzunë për ta pastruar Çamërinë nga banorët e vërtetë të Çamërisë dhe për t’i grabitur pasurinë e tyre. S’ka turp dhe gënjen për realitetin çam. Mirë o Geixh i përzunë gjatë luftës, por pse nuk i lejon sot të kthehen në vendin e tyre dhe t’ju kthehen dhe pronat e tyre të grabitura së paku “çamëve që nuk kanë bashkëpunuar me gjermanët?!”

Geixh vazhdon: “Në Shqipëri janë me mijëra e mijëra minoritarë që jetojnë me mijëra e mijëra vjet në Shqipëri”. Nga cila histori dhe historian e ka marrë këtë të dhëna? (Sigurisht nga historianë grekë).

Gjëja më e tmerrshme është kur tha: “Unë do të isha i lumtur sikur të flisja në emër të Shqipërisë në BE”.Mendoni se çfarë pretendimi ka! Ku e merr këtë guxim? Jo, o Zoti Geixh, mos ardhtë kurrë ajo kohë që të na përfaqësosh ti në BE. Jo, o i pafytyrë, s’ke për ta pasur kurrë atë mundësi deri sa të eksizotojë kombi shqiptar. Hiqe nga mendja ti dhe kushdo tjetër se mund ta zhdukni kombin shqiptar nga faqja e dheut.

Ardhja dhe pritja e Geixhit në Shqipëri i zhveshi udhëheqësit tanë të PS dhe PD dhe i la cullak (lakuriq) dhe i tregoi se kush janë këta dhe në shërbim të kutj janë ata.

I takon çdo patrioti shqiptar ta demaskojë tradhëtinë që po i bëhet atdheut tonë nga Nano e Berisha me shokë.



Njazi Muka
 

kastriot

Primus registratum
Re: Patriotizmi dhe Politika (anti)shqiptare

GEIXHOMANIA AGRESIVE DHE GEIXHOLOGJIA KONFUZE



Rikthim në temën e pashteruar



Në shkrimin “Sa e greqizon Geixhi politikën amerikane ndaj shqiptarëve” janë trajtuar gjërësisht shumë aspekte të problemeve që u krijuan gjatë viztës së fundit në Tiranë të antishqiptarit me damkë, shovinistit të tërbuar greko-amerikan, Nikolas Gaxojanis ( Nik Geixh). Në atë shkrim janë prekur edhe veprimet e mbrapshta të atyre politikanëve e propagandistëve shqiptarë për të cilët “Gogoli” i shqiptarëve Nikolas Geixh bëhet idhull politik. Megjithatë edhe pas botimit të këtij skrimi të gjatë në “Rimëkëmbja” më datën 10 dhjetor dhe me disa vazhdime në “Bota Sot” përsrëi ka pasur zhvillime, sidomos në fushën e propagandës, që e bëjnë të nevojshëm një trajtim të dytë të kësaj teme, sidomos në drejtim të “geixhomanisë” agresive që ka karakterizuar disa mjedise politike e gazetareske në Tiranë dhe të një geixhologjie konfuze ku janë përfshirë një numër komentuesish politikë e vëhguesish të ngjarjeve.

Për të qenë i saktë po shënoj se termin “geixho-mania shqiptare”e kë përdorur edhe një “geixholog geixhoman” shqiptar, Mustafa Nano, në titullin e shkrimit të tij të datës 6 dhjetor 2002 në “Shekulli”. Edhe gazeta “Albania” ( 8 dhjetor)e ka gjetur mirë termin “geixho-politikanë shqiptarë”. Për analogji është fare i përligjur edhe termi geixho-propagandistë, të cilët kanë qenë këto ditë jo të pakët në shtypin dhe ekranet televizive të Tiranës. Për të qenë edhe më i kuptueshëm për lexuesit shtoj se termat “geixhomani” dhe “geixhologji” mund të përdoren fare mirë edhe në kontekstin politik e publicistik të vizitës së Geixhit siç përdoren në përgjithësi termat “demonomani” dhe “demonologji” në shpjegimet që i gjejmë në fjalorët e gjuhëve të huaja (frengjisht, anglisht etj.)



Si po përvijohen rrymat në geixhologjinë shqiptare



Në analizën time të mëparshme kam theksuar se në krijimin e imazhit të “Gogolit” që kanë shqiptarët për Geixhin ka ndikuar më së shumti Sali Berisha kur ishte president i Shqipërisë dhe propagandistët e zellshëm berishianë, me Mero Bazen në krye, të cilët edhe kur politika amerikane jepte shenja zemërimi dhe lëshonte sinjale të qarta pakënaqësie ndaj Berishës mashtronin shqiptarët se të tëra këto ishin rezultat i intrigave të Nikolas Geixhit. Tani janë përsëri Berisha dhe propgandistët berishianë, midis të cilëve më i zellshmi është Mero Baze, që mundohen të krijojnë një “geixhologji” të re, të kundërt me atë të parën dhe që po bëhen tellallë e apologjetë të geixhomanisë politike, e cila nga politikanët socialistë ka kaluar edhe tek ata berishianë-demokratikas. Tani janë pikërisht propagandistët berishianë si Mero Baze, Mehmet Elezi, ose disa “të pavarur”, “të ndërvarur” apo “ të shumëvarur” si Mustafa Nano, Ilir Paço, Rudina Xhunga, Skënder Shkupi, Ndriçim Kulla, Enkel Demi, Blendi Fevziu që “geixhologjinë” duan ta vënë në shërbim të zbukurimit të geixhomanisë agresive që ka kapluar Fatos Nanon, Sali Berishën, Frrok Çupin, Vangjel Dulen ose të geixhomanisë së maskuar të Paskal Milos, Marko Bellos, Sabri Godos, Ekrem Bardhës .

Në “geixhologji” tani janë përfshirë nga pozita të dyzimit politik e pasigurisë ideore edhe ish-pushtetarë më rëndësi si presidenti i mëparshëm Rexhep Meidani, ish-këshilltari i tij Mentor Nazarko. Meidani ka botuar më 7 dhjetor në “Korrieri” një shkrim të titulluar “Cili jeni ju zotëri Geixh” ( Në Shqipëri huazohet shpesh ky titull i librit “Cili jeni ju zoti Sorge” që bën fjalë për spiunin gjerman të Stalinit në Tokio). Ky shkrim përfaqëson zbatimin më të hapur të koncepteve e parimeve të fizikës në publicistikë nga një politikan-fizikan, i cili kërkon të zbërthejë përpjekjet e Geixhit për të vënë në veprim “Levën e tij të Arkimedit” në politikën shqiptare që të përmbysë kombin shqiptar. Në këtë geixhologji të ndërtuar mbi parime e nocione të marra nga shkencat ekzakte Meidani shpreh zhgënjimin për intervistat e dhëna nga Geixhi gjatë vizitës në Shqipëri dhe bën analogji midis britmave të njohura të Geixhit pas takimeve me Nanon e Berishën dhe të thirrjes së famshme “Eureka” të shkencëtarit të lashtësisë.



Geixhomania e geixhologjia, terren prove për pushtetarët e politikanët e lartë



Por, ajo që ka rëndësi në pjesën meidaniane të geixhologjisë shqiptare është qëndrimi i qartë i ish-presidentit të Shqipërisë se “përkatësia etnike nuk mund të jetë deklarim individual sipas dëshirës personale apo trysnisë dhe interesave të çastit”. Në këtë qëndrim ish-presidentin e ka mbështetur edhe ish-këshilltari i tij Mentor Nazarko. Meidani ka shumë të drejtë edhe në kundërshtimet për dyshtetësinë. Ky është një zhvillim me rëndësi ( që për fat të keq Medani nuk e bëri kur ishte kryetar shteti, ose e bëri keq si në rastin e ish-ambasadorit bullgar Stafan Naumov) sepse është një ish-president që po hedh poshtë me të drejtë qëndrimin e një ish-presidenti, të Sali Berishës, i cili ka dalë përsëri si 10 vite më parë në pozicionin ku e dëshiron Geixhi, që shqiptarët të deklarojnë çfarë përkatësie etnike të duan, sipas tekave të tyre, ose sipas joshjeve të huaja.

Tani është detyrë e një tjetër presidenti, Alfred Moisiut, që bashkë me këshilltarin e tij diplomatik, Muhamet Kapllanin, të përcaktohen qartë se me cilin qëndrim nga dy qëndrimet diametralisht të kundërt janë: me qëndrimin e Berishës dhe këshilltarve të tij, që hapin rrugën që shqiptarët të quhen grekë, apo me qëndrimin e Meidanit e të Nazarkos që duan të pritet rruga e gabuar dhe e rrezikshme që shqiptarët të shpallen grekë.

Në vitin 1993 deputetët Shefqet Hoxha, Uran Butka dhe Abdi Baleta me votat e tyre në parlament ua përmbysën Berishës e Meksit planin që të miratohej ligji që shqiptarët të vetshpalleshin grekë. Prandaj qëndrimi i tanishëm i ish-presidentit Meidani mua më gëzon shumë. Edhe tani duhet frenuar Berisha në revanin e ri që ka marrë për të plotësuar lakminë e Geixhit e të Greqisë që shqiptarët të mund të vetshpallen lehtëisht grekë, sipas marërzisë ose meskinitetit të tyre.Tani janë në provë pikësëpari drejtuesit e PD-së nëse do të shkojnë pas Berishës drejt turpit e krimit kundër kombit, apo do të ndalen e ndahen prej tij.. Pastaj do të jenë në provë pushtetarë e partiakë të lartë si Pëllumbi, Çeço, Topalli, Gjinushi, Mediu, Laço. Pastaj deputetët, politikanë të tjerë, njërzit e kulturës, shtypit. Në provë të veçantë po vihet qysh tani Ismail Kadare që nuk pushon së dhëni intervista, por për këto probleme të mprehta hesht.

Në geixhologjinë shqiptare janë dëgjuar tashmë edhe zëra partiakësh si Pjetër Arbnori, Jozefina Topalli, Uran Butka (PD), Ekrem Spahia (PPL), Shpëtim Rroqi (PBK), Genc Pollo e Nard Noka (PDr), apo Spartak Braho (PS) që kanë shprehur pakënaqësi se geixhomanët e politikës shqiptare nuk po tregohen të matur e transparentë sa duhet. Pjetër Arbnori “kundërshtimin” ndaj Berishës nuk e çon më tej se ironia “unë e dija se Geixhi ishte armik”. (“Shekulli” 7 dhjetor). Jozefina e zhvendos kundërshtimin e saj nga debatet për Geixhin tek pyetje për ministrin e Jashtëm se si po shkon kujdesi për emigrantët shqiptarë në Greqi. Uran Butka jep alarmin se “PD-ja rrezikon të humbasë mbështetjen e diasporës” ( Intervistë në “Albania” më 10 dhjetor pas kthimit nga SHBA), çka nënkupton në mënyrë paradoksale se ende e paska këtë mbështetje. Butka rrëfen se “të gjithë bashkëkombasit shprehën shqetësim për pritjen e pamerituar që Fatos Nnao dhe Sali Berisha i rezervuan Nikolas Geixhit”.Butka i ka kërkuar kryetarit të vet partiak “ të shpjegohet se çfarë ka biseduar me Geixhin dhe vlerëson se “Nano e Berisha nuk bënë gjë tjetër veçse i dhanë kredibilitet politik armikut të Shqipërisë”. A ka më kuptim të qëndrojë Butka pranë Berishës në kryesinë e PD-së?!

Genc Pollo edhe në këtë rast përpiqet të dalë në rolin e “reformatorit” për politikën berishiane ndaj Geixhit. Më 5 dhjetor më gazetën “Albania” Genci pohon se edhe ai paska debatuar dikur me Geixhin , por nuk rrëfen si ka debatuar. Pollon e zemëron vetëm ajo që Nano e Berisha kanë lejuar simetrizmat e Geixhit midis minoritetit grek në Shqipëri dhe Kosovës. Shpëtim Rroqi si “pëllumb” i lidhur për këmbe ka tentuar të krrokasë me zë rrënqethës korbi se “Geixhi duhet shpallur persona non grata” (gazeta “Sot”, 10.12.2002).Edhe pse hiqet si kreu i “nacionalizmit historik”, ngaqë sapo ka zënë me mënyra shumë të diskutueshme vendin e Abaz Ermenjit në krye të njërës nga partitë balliste, Shpëtimit nuk ia mban t’i thotë aleatit të tij të madh Sali Berishës, se pas përqafimit me komunizmin e Nanos e antishqiptarizmin e Geixhit nuk mund të jetë më aleat me të. Nuk ia mban të veprojë kështu as Ekrem Spahisë, kryetarit të formacionit legalist që gjithashtu pretendon se është “nacionalizmi historik”.



Geixhomania zbulon se Nano e Berisha janë më antinacionalistë se Enver Hoxha



Nuk mund të ketë as nacionalizëm historik, as nacionalizëm nostalgjik, as kurrfarë nacionalizmi në ato parti që janë në koalicion me Nanon e Berishën, dy antinacionalistët më të thekur në politikën shqiptare të gjithë kohërave, edhe më antinacionalistë se Enver Hoxha e Partia e Punës që ishin shpallur publikisht si internacionalistë.

Të paktën në kohën Enverit asnjë shovinist grek nuk erdhi dot të shpallte në mes të Tiranës, në zyrat më të larta të politikës shqiptare se shqiptarët ishin grekë, se kufiri i Greqisë duhej të vendosej në Lezhë, në Mirditë e në Kala të Dodës dhe pushtetarët shqiptarë t’i thonin “si urdhëron, ashtu duhet bërë”, sikurse në fakt i kanë thënë Nano e Berisha me qëndrimet e tyre të cilat po i fshehin nga shqiptarët. Në gazetën “Sot” të datës 5 .12.2002 Agim Pipa e ka pasqyruar saktë inferioritetin e Nanos e të Berishës para Geixhit, kur ka theksuar se greko-amerikani guxoi të ngrinte e të bënte publike qëllimet e ankesat e tij për çështjet që i intersonin, kurse nga Nano e Berisha nuk kemi asnjë shenjë se kanë ngritur problemet që shqetësojnë shqiptarët, sidomos çështjen çame. Këtë konstatim bëjnë edhe mjaft vëzhgues të tjerë. Deri Aleksandër Meksi me atë të folmen e tij më shumë me duar se me gojë ka tentuar t’i shpjegojë “parimisht” gazetarit të “Intervistës” ( 14 dhjetor) se ata që pritën Geixhin duhej të shtronin dhe çështje që u interesojnë shqiptarëve.

Enveri sido që të ketë qenë ia përpalsi publikisht edhe Hrushovit pse pranoi të dëgjonte grekun Venizellos për “minoritet grek të Korçë”. Enveri dhe Mehmet Shehu i treguan vendinedhe përfaqëuesit të Partisë Komuniste të Greqisë kur tentoi të provokonte në Kongresin e katërt të PPSH-së në vitin 1961. Kurse Nano, Berisha dhe shpurat e tyre politike sot vetëm dinë të nënshtrohen para grekëve, qofshin këta edhe persona privatë. Enveri të paktën ua thoshte herë pas here grekëve se Vorio-Epirin do ta shihnin kur të shihnin veshët e tyre pa pasqyrë. Enveri i çonte topat në kufi kur u ngrihej shumë temperatura grekëve nga ethet shoviniste dhe shprehnin dëshirën të freskoheshin me gjak shqiptar ( viti 1949, viti 1967).

Kurse Fatos Nano edhe nga burgu i Bënçës shpallte për shqiptarët mezashe gjumëvënënse : “tani rojet kufitare shqiptare e greke e kalojnë të lumtur kohën duke luajtur futboll bashkë”, “nuk luftohet shovinizmi fqinj me nacionalizëm shqiptar” dhe “duhet të jemi njësoj si kundër nacionalistëve me qylaf dhe atyre me kamillaf”. Këto fjalë po i thonë pak më ndryshe disa nanoistë të fandaksur sot duke i cilësuar Nik Geixhin e Geri Kokalarin si “fotokopje të njëri tjetrit”, çka është të barazosh djallin grek me engjëllin shqiptar.. Ndërsa qeveria e Aleksandër Meksit dhe e Sali Berishës në vitin 1994 i grumbullonte rekrutët e pastëvitur të ushtrisë shqiptare si viçat në stallë në një kazermë ushtarake në Peshkëpi pranë kufirit grek, pa armë e pa municion që të shkonin t’i thernin në gjumë e t’u bin pre si në kope terrorsitët grekë, që u hoqën si anëtarë të organizatës MAVI, por ishin me un iforma të ushtrisë greke, natën e 10 prillit 1994.

Mirë se Meksi besimin e madh tek “mirësjellja” e ushtrisë greke mund ta ketë krijuar nga tregimet e babait që e ka pasur oficer të kësaj ushtrie dhe Nanos ashtu i shkonte përshtat të fliste si pinjoll i fisit të Pitulenjëve nga i cili kanë dalë gaksorë që kanë therur çamët, po Berisha, Alfred Serreqi, ish ministër i Jashtëm, Agron Musaraj ish ministër i Brendshëm e të tjerë ku ishin e çfarë bënë?! Si e ndjejnë veten këta burra tani, sidomos ai Meksi që po përpiqet të gjejë kohën se kur qethen viçat që të rruajë ai para të thata, kur shohin Nanon e Berishën që përqafohen me Geixhin, që bëjnë pazare me Shqipërinë dhe kur në të njëjtën kohë gazetat botojnë dhimbjet e nënave, vejushave, fëmijëve të atyre që i plagosën dhe u vranë në masakrën greke në Peshkëpi më 10 prill 1994? Apo të gjithë jamë në një mendje me Berishën : “Të shkuara e të harruara këto, të na rrojë miqësia me terroristin grek Geixh”.



Geixhomania dhe geixhologjia ringjallin dhimbjen shqiptare për masakrën greke në Peshkëpi



Këta ish- “burr(a)ecë shteti”, si dhe geixhomanët dhe geixhologët geixhomanë që kanë shkruar këto ditë në gazetat e Shqipërisë si e kanë ndjerë veten kur në gazetën “Shekulli” të datës 9 dhjetor 2002 është botuar shkrimi “Ju rrëfej natën e 10 prillit në Peshkëpi”, ku flet Adrian Velmishi që u palgos atë natë, kur u vra komandanti i tij dhe shokë të tjerë, kur u plagosën disa ushtarë, kur u morën peng disa prej tyre?! “Ishim pa armë, pa telefon”, thotë Adriani, nëna e të cilit i ruaka si relike rrobat e tij të shpuara nga plumbi. Kurse Greqia, sipas zotëri F.Nanos, si relike ruaka në muzeumin e saj të anti-shqiptarizmit Ligjin 60- vjeçar të Luftës me Shqipërinë. Ja, pra, cili është dallimi më i mirë simbolik midis shovinizmir grek dhe atij që duhet të jetë, po ende nuk po bëhet nacionalizëm shqiptar. Kurse në geixhologjinë shqiptare dalin llapës si Frrok Çupi, që Geixhin e mëshiron për vuajtjet që paska hequr se i kanë vrarë nënën kur ishte fëmijë e Geri Kokalarin e mallkon; shkrues si Ilir Paço që duan ta barazojnë Nikolas Geixhin me Geri Kokalarin t’i paraqesin të dy njësoj “nacionalistë radikalë”.

Ka edhe zhgarravitës letre si Mustafa Nano që edhe në kësi rastesh nuk e frenon dalldinë e “ perëndimorit të lindur në Skrapar” dhe të “filozofit liberal stanar” e shkruan : “ Ka edhe një arsyetim të dytë që lind larg botës mistrece të nacionalistëve të curufjepsur dhe që del nga pyetja e parashtruar si më poshtë:Gage është i interesuar për të drejtat e minoritetit apo për fuqinë e tij numerike?”. Nëse Tafë-demokrati ynë ka pasur ndërmend Geixhin kur ka folur për “botë mistrece të nacionalistit të currufjepsur” nuk ka bërë gjë tjetër veç ka dëshmuar sa i fandaksur është vet Tafa me konceptimin e gabuar për nacionalizmin. Geixh është pjesë e një bote shoviniste greke, shumë rrufjan dhe aspak i currufjepsur. I tillë është Tafa ynë.

Të currufjepsur, të fandaksur me grekomani e grekofili janë ata që hyjnë në geixhologji për të mbrojtur Geixhin e sulmuar Kokalarin, apo për të vënë në të njëjtin rrafsh nacionalist Geixhin e Gerin. Kjo është njësoj si të thuash se nëna e Adrian Velmishit në Gjirokastër vetëm pse ruan si relike rrobat që kishte veshur djali kur u godit nga plumat e terroristëve grekë brenda në tokën shqiptare qenka po aq shovinste sa qeveritarët grekë që mbajnë jo thjesht si relike, po si armë politike Ligjin e Luftës me Shqipërinë?! Kjo do të ishte njësoj si të thuash se terroristët grekë kishin të drejtë që bënë masakër në Peshkëpi sepse një kooperative bujqësore në Dropull para disa dekadash i ka qenë dhënë emri i Llesh Pal Çupit nga Mirdita, që e vranë po grekët në kufi dhe tani u dashka që ndonjë fshati apo vendi t’i vihet emri Frrok Nik Çup Geixhi. Mbase prandaj dhe mirditori Frrok Çupi është bërë mbrojtës aq i flakët i grekut Geixh që të bindë grekët se edhe në Mirditë ku synon Geixhi të verë kufirin e Greqisë do të harrohet Llesh Pal Çupi e do të lartësohet Frrok Çupi.

Adrian Velmishi tregon se terroristët grekë mblodhën në orën 02.30, 120 ushtarakë të paarmatosur shqiptarë, i shtrinë për tokë, plagosën disa, vranë dy, i terrorizuan me të shtëna armësh, i shanë, i fyen dhe u tallën duke u thënë “nuk kemi gjë me ju, e kemi me qeverinë tuaj”. Pra, e paskan pasur me Aleksandër Meksin, i cili bënte gjjumin rehat në shtëpinë e tij, ose bënte dhe në atë orë pazaret e përfitimeve me Dhuratën që të kishin bizneset që kanë sot. “Mendoj se po të kishim një infermier- thotë Adriani dy të palgosurit mund të shpëtonin, por sa i dërguam në spital në Gjirokastër dhanë shpirt”.

Ta pyesim ish-kryeministrin Aleksandër Meksi : ndien ai sot ndonjë vrasje ndërgjegje, ndonjë përgjegjësi politike, morale e ligjore që viktimat e terroristëve grekë nuk patën një armë për vetmbrojtje, një infermier t’u fashonte plagët?! Apo tregimet e babait, Gabriel, për luftën e tij në radhët e ushtrisë greke kundër Ataturkut ia zbehin zemërimin për masakrën greke në Peshkëpi sepse terroristët mbanin uniformën ushtarake të cilën e ka mbajtur edhe babai i Aleksandrit? ! Për këto duhet të flasë Meksi nëpër intervista jo të bëjë humor të verdhë mbi pamundësinë e “qethjes së viçave”. Ta pyesim edhe Sali Berishën : kur propozove në grupin parlamentar të PD-së t’i hiqej imuniteti parlamentar Abdi Baletës se, sipas teje, 10 vite më parë gjoja për shkak qëndrimeve të tij kishte varur veten ( në qoftë se është vetvarur) gruaja e ministrit të jashtëm N. Nase, si nuk u kujtove të vinje para përgjegjësisë kryeministrin tënd, ministrat tuaj për atë që ndodhi në masakrën e Peshkëpisë?! Fol Sali, për këto gjëra pasta bëj akuzat për njërin e tjetrin që i lëshon si lopa bajgën dhe nuk i verëteton kurrë, ndonëse betohesh se i ke gati dokumentet!.

Adriani thotë “edhe ne mund të mbronim jetën tonë nëse armët tona do të kishin fishekë”. A bënë ndonjëherë analizë Meksi e Berisha për këtë çështje, sa ishte gjallë edhe ministri i Mbrojtjes Safet Zhulali, që të mos e akuzojnë tani që nuk rron më, sikurse e akuzuan për tradhti në marsr të vitit 1997, gjatë intevencionit grek e rebelimit labokomunist?. Apo Meksi edhe ushtarakët shqiptarë të vrarë i ka trajtuar në mendjen e vet si “viçat që nuk qethen ”. E bëj këtë paralelizëm të pahishëm sepse ditët e fundit Meksi ka filluar të na habisë me figurat e tij letrare lidhur me “qethjen e viçave”. Meksi duhet të mbajë parasysh se një treshe gjyqësore e Gjykatës së Apelit në Tiranë në “çështja Meksi kundër Baletës” i ka shpallur të paligjshme figurat letrarre që t’i bënte qejfin Meksit.

Në të njëjtën gazetë “Shekulli”më 9 dhjetor është dhe shkrimi tjetër “Në familjen Shehu, Oriolës i mungon babai”, kapiteni i parë Fatmir Shehu, njëri nga të vrarët e masakrës së Peshkëpisë. Njerëzit e kësaj familjeje i ngushëlluakan me fjaët se“Fatmiri është vrarë me nder”. Por, pastaj shkruhet se njerëzit habiten se ende nuk i kanë dhënë titullin dëshmor. Deri kur do të vazhdojnë tallje të tilla me shqiptarët e Shqipërinë?!.

Edhe më goditëse janë fjalët e bashkëshortes së kapitenit të vrarë, Fatmir Shehut, me të cilat mbyllet shkrimi dhe ku ajo i referohet Nikolas Geixhit: “ U fol se ky person ishte ai që kishte financuar bandën. Tani nga person i padëshirueshëm del mik i vendit tonë. Nuk e di, nuk edi...S’kam njohuri për politikën. Le të merren politikanët. Duke mos ditur gjë nuk kam dhe të drejtën të akuzoj. Por një informacion mirë ishte të kishim. Të dimë kush na i vrau burrin, babanë”. Të paktën për të plotësuar këtë dëshirë të kësaj gruaje Nano e Berisha ta kishin lutur Geixhin të sillte informacionin e duhur! Qeveria e Meksit dhe e Berishës, e të tjerët më pas, e kapërdinë si pa të keq talljen e grekëve që herë bënin sikur kishin gjetur ca armë të rrëmbyera nga terroristët në Shqipëri, herë ca të dyshuar, here sikur arrestonin dhe gjykonin ndonjë që lirohej aty për aty.



Geixhologjia konfuze ushqen geixhomaninë



E ndërsa ndodhin të tilla gjëra , ndërsa Greqia ka firmosur Traktat miqësie me Shqipërinë e mban Ligjin e gjendjes së luftës, sundimi grek mbi Shqipërinë shtrihet e thellohet dhe Geixhi vjen e kapardiset në mes të Tiranës.

Megjithatë disa geixhologë shqiptarë u përcjellin shqiptarëve mesazhe nga më konfuzet. Në gazetën “55” (dt 5.12. 2002) po mobilizohen me radhë propagandistët berishianë Mehmet Elezi, Qemal Sakajeva, Ndriçim Kulla e të tjerë që ta zbukurojnë e lezetojnë, aq sa është e mundshme, vizitën e Geixhit . Por, në të njëjtën kohë qortohet shumë rëndë ( me të drejtë) ministri i Mbrojtjes, Pandeli Majko, se paska nënshkruar në Greqi marrëveshje që vë nën kontrollin ushtarak grek njërën nga bazat ushtarake më të rëndësishme të Shqipërisë. Po atë ditë në këtë gazetë është dhe shkrimi “A e di Servet Pëllumbi kush është Stelis Papathemelis?”. Shkruesi i këtij shkrimi, Kastriot Dervishi, i kujton kryetarit të parlamentit se kur ka takuar këtë grek të ardhur për një veprimtari të Byrosë Parlamentare të Ortodoksisë që u mblodh në Tiranë, ka takuar njërin nga 35 bashkëautorët e një libri tejet antishqiptar të botuar në Greqi më 2001. E pra gazeta që i tëheq me këto fjalë vemendjen Servet Pëllumbit nuk i bën asnjë pyetje e qortim Sali Berishës që takohet me Geixhin, person gjithsesi shumë më i rrezikshëm për Shqipërinë se Papathemelis!

Përkundrazi propgandistët më të përbetuar për të kënduar “lavdinë e Sali Berishës” edhe kur ai bën gafa e veprime antikombëtare mobilizohen fort edhe tani të kryejnë misionin e tyre. Do të shqyenim sytë nga habia sikur të mos vinim re se i pari e nxjerr shpatën publicistike Mehmet Elezi për të gdhendur justifikimet e rastit e të çastit edhe për geixhomaninë që përfshiu “si papritmas” Berishën. Dhe u shfaq në gazetën “55” të datës 7 dhjetor shkrimi me titullin dytehësh të mprehtë “Tymnaja Geixh dhe modernizmi i politikës”. Qysh në titull Mehmeti do ta godasë lexuesin më vlerësimin se “Berisha po modernizon politikën shqiptare” kur përqafohet me Geixhin, kurse gjithçka që po shkruhet është vetëm tymnajë për të errësuar këtë modernizim. Mehmeti përdor atë spekullimin e dalë boje se “gazetat po shkruajnë sa për sensacion dhe për të rritur shitjen”, jo se kishte ndonjë problem të mprehtë për të trajtuar e kthjelluar opinionin e shqetësuar shqiptar.

Pastaj vijojnë “ tre argumentet madhorë” që ka gjetur Mehmeti. 1-Takimi me Geixhin politikanët shqiptarë nuk mund t’i bënte as më të mirë as më të ligj, sidomos kur Geixhin nuk po e shoqëronte kryetari i OMONIA-s, por ambasadori amerikan. I mjeri Mehmet e ha kallëp për vete e kujton se do ta hanë të gjithë këtë arsyetim. Takimi me Geixhin i bëri politikanët shqiptarë shumë më të këqinj sesa ishin e diheshin, sidomos Sali Berishën. Në mënyrë të veçantë këtë po e dëshmojnë reagimet nga diaspora dhe fakti se edhe shtypi në Shqipëri kësaj radhe është shkundur më mirë se në raste të tjera të ngjashme. Mehmet Elezi le të marrë e të lexojë me kujdes edhe reagimet e disa anëtarëve të kryesisë së PD-së, sidomos intervistën e Uran Butkës, i cili ka thënë shprehimisht më 10 dhjetor, pra disa ditë pas Mehmetit, se :”Berisha nuk kishte arsye të mjaftueshme ta priste Geixhin edhe pse ishte i shoqëruar nga ambasadori amerikan në Tiranë”. Kjo duhet kuptuar se Berisha nuk kishte arsye logjike politike. Por Berisha kishte arsye personale specifike, si politikan i dyzuar, të takohej me Geixhin. Mehmet Elezi duhej ta kuptonte vet, pa pritur t’ia thotë dikush, se Geixhi është më omonist se kryetari i OMONIA-s në Shqipëri, se Geixhi është kryetari real i OMONIA-s.

Mehmeti u përmend shqiptarëve se “kodi diplomatik, kodi i miqësisë me Greqinë dhe kodi i mirësjelljes shqiptare” i justifikuakan Nanon e Berishën, kur presin Geixhin. Dhe me kaq për Mehmetin puna u sqarua. Por është Skënder Shkupi që ka bërë pyetjen “ po Bin Ladenin e Mulla Omarin do t’i prisnin Nano e Berisha?. Si do t’i përgjigjej vallë Mehmeti kësaj pyetjeje të Skënderit, sepse ato tri kodet njësoj janë. Apo në këtë rast Mehmetit do t’i mungonte “kodi diplomatik” në rast se Bin Ladenin e Mulla Omarin nuk do t’i shoqëronte ndonjë ambasador i huaj. Po kush i ka thënë Mehmetit se vetëm kur të zbatohen njëherësh të tre këta “kode” Berisha është i justifikuar të përqafohet me armiq të shqiptarëve?!

Pastaj pse ngatërrohet në këtë mesele edhe “kodi i miqësisë më Greqinë” për të pritur një grek Amerike shovinist i tërbuar antishqiptar. Zbatimi i mirë i “kodit të miqësisë me Greqinë” ( që e paska në shtëpi Mehmet Elezi) mos e përcakton gjë në ndonjë nen se politikanët shqiptarë janë të detyruar të presin çdo shovinist grek, kurse politikanët grekë asnjë shqiptar tjetër përveç grekofilëve?!. Në rast se është thënë kështu në atë “kodin e miqësisë më Greqinë” që e paska Mehmet Elezi lind edhe pyetja: Kush e ka përpiluar e miratuar?. Dimë që dikur, në kohën e Ramiz Alisë, Shqipëria në mbledhjen e ministrave të jashtëm të vendeve të Ballkanit propozoi miratimin e një “Kodi të fqinjësisë së mirë”, por ai kod nuk u miratuar kurrë. Mehmeti të shkojë të pyesë Muhamet Kapllanin.

“Argumenti i dytë i fortë” i Mehmetit është se “në luftë armikun nuk mund ta zgjedhësh”. Atë pra ta çon Zoti, ose vjen vet se i bie rruga andej pari nga shtëpia tënde, si i ka rënë greko-amerikanit Geixh. Por Mehmeti nuk shpjegon përse Berisha nuk e ka pritur Geixhin edhe më parë, se dihet që Niku ka ardhur shpesh në Shqipëri. Berisha, madje, u ka prishur qejfin senatorëve amerikanë që donin të vinin me Geixhin dhe disa tani ( unë jo) e akuzojnë rëndë Berishën se me këtë veprim ka shkatërruar Shqipërinë, meqenëse në vend që të bënte politikë të dyzuar, ka bërë politikë të ngurtësuar. Apo në atë kohë kur Berisha ishte president nuk ishte politikan me peshë siç është sot pranë Nanos?! Apo Mehmet Elezi nuk e kishte zbuluar ende tezën e tanishme justifikuese për Berishën dhe nuk ia kishte sugjeruar dot?!

Me këtë “argument” të paktën Mehmeti e bën një gjysmë-pranim se Berisha e Nano kanë pritur një armik e jo një mik të shqiptarëve. Mehmeti bën dhe një gjysmë-pohim të vlefshëm “Në këto kushte kësisoj ( kur armikun nuk e zgjedh vet) çdo politikan me peshë është i dyzuar”. Pra, Sali Berisha e paska me hak të jetë i dyzuar, i trezuar i shumëzuar ( me zero jo se nuk lejon Mehmeti) sepse është politikan me peshë. Të padyzuar mbeten vetëm “piolitikanët pupla”. Po, për propagnadistët si zbatohet ky rregull i Mehmet Elezit, për vetë Mehmetin si zbatohet! Mos ai si propagandist i dyzuar e ka sajuan këtë formulë që të justifikojë edhe veten para pasqyrës se është “propagandist me peshë”!.

Nëse njeriu nuk zgjedh dot armikun ka mundësi të zgjedhë mikun. Po Berisha pikërisht mikun nuk di të zgjedhë. Nano e Berisha Geixhin nuk e pritën e nuk e trajtuan si “armik” që ua msyni derën me forcë, apo sipas Kanunit, por e pritën si mik të adhuruar. Këtë do ta fshehë Mehmeti. “E dyuzrar është edhe vet politika” i mëshon Mehmeti me çekanin e vet kokës lexuesit, duke u mbështetur edhe tek Henri Kisinxheri. Si duket prandaj Kisinxheri dha dorëhejen nga detyra që i ngarkoi Bushi për të hetuar atentatet e 11 shtatorit, se pa qysh në fillim që do t’i duhej të dyzohej, sepse shumë nga ato që ka thënë e që janë thënë mund të dalin ndryshe, mund të dalë ndonjë gjë edhe ashtu siç ka shkruar francezi Meisan në “Mashtrimi llahtarisës”.

Politika nuk është aspak e dyzuar, por është dukuri shumë komplekse, pra e ndërlikuar, shumë formëshe e me shumë përmasa. Por, politika e vërtetë e serioze ka një bosht qendror, ka një strumbullar si mullari me bar që nuk rrëzohet edhe kur kullosin në të bagëti të holla e të trasha. Edhe Mehmeti është fshatar dhe e di se pas kositjes fshatarët përkohësisht barin e tharë e bëjnë kapicë në livadh si t’u vijë për mbarë dhe këtyre kapicave nuk u venë drunj për bosht. Pastaj e grumbullojnë barin në vende të caktuara dhe e vënë mullar. Në këtë rast duhet patjetër strumbullar, një shtyllë në mes. Mehmet Elezit i duhet të lexojë ndonjë libër më të saktë nga ato që ka shfletuar që ta kuptojë këtë. Nuk është koha që në këtë shkrim të ndalem gjatë në shtjellimin e ideve që përmban libri i Zhak Sarano “ Dyzimi sdhe dyfyrsia”. Por në këtë libër nëse Mehmeti apo kushdo ka mundësi ta lexojë ( në gjuhën frenge) do të gjejë shpjegime se si mashtruesit dyfytyrsha dallojnë nga të dyzuarit, se pas dyzimit shpesh fshihet dyfytyrsia e pastaj pafytyrsia.



A e di Mehmet Elezi se Rusia ia kërkon kompesimin Perëndimit në kurriz të shqiptarvë?



Mehmetit i është mbushur mendja top “ se gjithkush pranon se ka një klimë të re politike në rajon” Unë pranoj vetëm se në rajon nuk ka asnjë klimë të re politike, por përsëri vërdallosen retë e zeza të stuhive të kontradiktave e pazareve të fuqive të mëdha për të cilat fliste Edit Durham në filim të shekullit XX, ulurijnë ujqërit e çakejt ballkanikë kundër shqiptarëve, sikurse kanë uluritur shekuj me radhë dhe po vërshon përsëri “ngrica e dimrit rus” për të cilën ka folur Kautski kur u shtyp revolucioni në Europën Qendrore në vitin 1848. Atëherë Kautski ishte i pezmatuar se kjo ngricë ruse thau “lulet e këtij revolucioni”. Ne sot duhet të jemi të shqetësuar se “ngrica ruse” po na afrohet të thajë sythët e zgjidhje së çështjes kombëtare shqiptare pa çelur ende. Vizita e Geixhit në Tiranë, në të njjëtën kohë me viztiën e Metës në Moskë, pak kohë pasi presidenti amerikan Bush dhe ai rus Putin u takuan në Slloveni janë erëra të ftohta që paralajmërojnë afrimin e ngricës politike e diplomatike ruse në Ballkan për të tharë sythet e shqiptarizmit pa çelur.

Mehmeti Elezi nëse nuk ka pasur rast të dëgjojë, si analist që ushqen e mëkon Berishën në politikën e tij të dyzuar, e ka për detyrë edhe të hamendësojë se takimi Bush-Putin në Slloveni ka pasur në qendër të vemendjes problemin shqiptar. Po e them jo vetëm për Mehmet Elezin se ka shenja shumë të besueshme që ky takim për shqiptarët ka qenë njëfarë Jallte e Malte e re, të paktën përsa u përket kërkesave të Putinit, i cili nga homologu amerikan ka dashur që Amerika të mos ndikojë me poltikën e saj në favor të të drejtave të shqiptarëve në Ballkan në shkëmbim të mirëkuptimit e të ndihmës së Rusisë në luftën kundër terrorizmit islamik e Irakut. Historikisht sa herë Rusia i ka bërë lëshime Perëndimit në Azi e rajone të tjera kompensimin ia ka kërkuar në Ballkan dhe gjithmonë në kurriz të shqiptarëve e dobi të pansllavizmit dhe të pan-ortodoksizmit greko-sllav.

Edhe tani kështu po ndodh. Rusia po e shfrytëzon shumë mirë situatën në të cilën ndodhet Amerika që të marrë revansshin politiko-diplomatik për humbjet diplomatiko-ushtarake që pësoi gjatë ofensivës së NATO-s kundër Serbisë për çështjen e Kosovës në vitin 1999. Prandaj është futur në “Preambulën” e kushtetutës Serbi-Mal i Zi edhe Kosova. Janë mashtrim deklaratat qetësuese që po bën Shtajneri në Prishtinë. Kësaj situate “të re” po i gëzohet Elezi që lavdëron “modernizimin berishian” të politikës duke pritur Geixhin që i shërben kësaj diplomacie?!

Edhe lënia e Shqipërissë jashtë NATO-s kësaj skeme i shërben. Po të pranohej Shqipëria në NATO duhej pranuar edhe Kroacia, edhe Maqedonia. Mirëpo nuk mund ta linin të vetmuar Serbinë. Prandaj për hatër të Serbisë e të Rusisë lanë edhe këto vende jashtë, duke e zmadhuar “ishullin e ambicieve ruse” jashtë NATO-s në Ballkan, deri sa të realizohen ato skema që do t’i pranojnë edhe rusët për Bosnjen, Serbinë e Madhe, copëtimin e mëtejshëm e përfundimtar të shqiptarëve e ndoshta edhe për realizmin e Greqisë së Madhe, sipas përvijimeve që bën Geixhi. Prandaj ka ardhur Geixhi në Tiranë, jo për të ndihmuar Sali Berishën të “modernizojë politikën”, siç kërkon të na mbushë mendjen Mehmet Elezi. Geixhi në emër të Greqisë dhe të asaj pjese të politikës amerikane, jo vetëm të lobit grek në Amerikë, është njeriu që shpreh më hapur paturpësisht e kërkon në mënyrë më agresive që çdo lëshim që u bëhet shqiptyarëve në veri të kufinjëve kombëtarë të shoqërohet me shkelje e cungim të të drejtave kombëtare të shqiptarëve në kufinjt tyre jugorë.

Geixhomanisë i ka shërbyer edhe Ekrem Bardha me shkrimin e tij “Shija e keqe e vizitës së Gage-it në Shqipëri “ ( “Shekulli” 14 dhjetor) ku ai nuk thotë asgjë për të qenë, nuk ka asgjë nga vrulli i qëndrimeve të përfaqëuesve të tjerë të diasporës shqiptare. Por ama ka një fjali që i shkon përshtat Greqisë : “pikëpamjet e Geixhit janë pikëpamjet e një individi ekstremist që kërkon trë acarojë marrëdhëniet greko-shqiptare”. Jo, zotëri Bardha, nuk është aspak kështu. Geixhi është një përfaqësues tipik i një politike të caktuar, politikës tipike greke të Megaliidesë dhe vepron për llogari të kësaj politike greke. Ende nuk e paska marrë vesh Ekrem Bardha se Geixhi është frymëzues e redaktues i “Deklaratës Micotaqis”, që e ka shpallur ish-kryeministri i Greqisë më 14 korrik 1993, si programin më të plotë të pretendimeve e strategjisë së shovinizmit grek kundër shqiptarëve? Ekrem Bradhës i takonte t’i jepte përgjigjen më të rreptë Frrok Çupit në emër të tij, si i sulmuar dhe për të mbrojtur Kokalarin . Por nuk e ka bërë këtë. Pse? Ka frikë nga Frrok Çupi? Jo, më shuëka frikë nga miqtë e tij grekë. Ka frikë nga Nikolas Geixh.

Greqia, lobi grek në Amerikë, politikat amerikane e europiane që qëndrojnë në anën e Greqisë po bëjnë përgatitje të ethshme që kur të vijë çasti i rikonturimeve në Ballkan Greqia ta përlajë pjesën jugore të Shqipërisë, qoftë edhe me agresion e luftë në shkallë të gjërë. Por këtë situatë përfundimtare duan ta përgatisin me kolonizim ekonomik, me robërtim politik e kulturor, me futjen në dorë të tërë strukturës shtetërore, politike, partiake të Shqipërisë dhe me një helenizim galopant të shqiptarëve deri në vijën Lezhë-Mirditë-Kalaja e Dodës. Ja për çfarë ka ardhur Geixhi në Shqipëri të takohet me Nanon e e Berishën, o Mehmet Elezi, që veç turresh të bësh apologjira për Sali Berishën edhe kur ai i vë kazmën themeleve të shtetit e të kombit!

“Argumentin e tretë” Mehmerti e shpreh me fjalitë : “nuk ka rëndësi me cilin bisedon, rëndësi ka çfarë thua, çfarë vendos”. Do t’ia pranonim këtë argument nëse do të na bindëte se Nano e Berisha kanë folur si duhet dhe kanë vendosur si duhet në bisedat me Geixhin. Por Mehmeti bën dredha edhe kur përdor këtë ‘argument”. Ai shprehet “sipas gjithë gjasave nuk ka pasur më shumë se një shkëmbim pikëpamjesh” Nuk e dimë se cilat janë gjasat e Mehmetit, por Nano e Berisha nuk kanë lënë krejtëisht në errësirë informative. Nanos e Berishës po i kërkohet nga shumë anë të japin sqarime. Kështu që “gjasat e Mehmetit” nuk hyjnë fare në punë dhe më kundërshtim me sa pretendon Mehmeti ka shumë vend për dyshime serioze. Është shumë i dobët pseudoargumenti i Mehmetit se ndryshe nga herët tjera kur socialistët bisedonin me Geixhin në Uashington kësaj radhe nuk duhet të kemi dyshime meqenëse bisedat janë bërë në Tiranë. Mehmeti në fund kërkon si me lutje se nuk është rasti të shfrytëzohet vizita e Geixhit për të gjuajtur Nanon e Berishën. Punë për Mehmetin pse mendon kështu, por mbrojtja e tij është shumë e dobët. Është bash rasti për të gjuajtur fort Nanon e Berishën sepse mjaft kanë gjuajtur ata mbi ndershmërinë politike, mbi interesat kombëtare shqiptare.





15.12.2002 (vijon) Abdi Baleta
 

kastriot

Primus registratum
Re: Patriotizmi dhe Politika (anti)shqiptare

Në rrjedhat e turbullta të pirro-mish-mashizmit


PSE U BËRE BEDEL, ZOTËRI ENKEL?


Në numrat e mëparshëm të gazetës “Rimëkëmbja” kemi paraqitur analizat tona të gjata mbi fushatën e islamofobisë që ngriti Pirro Misha me shkrimin e tij të datës 10 janar 2003 dhe me emisionet që kurdisi në “Top Channel” dhe TV “Klan”. Kalimthi kemi përmendur edhe rolin prej bedeli në skemën e Mishës që e luajti me këtë rast lajmdhënësi i “Top Channel” Enkel Demi. Ky me pabesi e tërhoqi Olsi Jazexhiun në një “kurth televiziv” për t’i bërë një seancë hetimore inkuizicioniste para teleshikuesve me pyetje që nuk kishin fare lidhje të drejpërdrejtë me ato që po shpaloste Pirro Misha. Përkundrazi pyetjet që Demi i drejtoi Jazexhiut synonin të plotësonin akuzat që i kishte bërë këtij të dytit Pirro Misha në shkrimin e datës 10 janar 2003. Kështu nga njëra anë pamë se Misha ishte masha e islamofobisë ndërkombëtare, nga ana tjetër se Enkeli ishte bedeli i Mishës dhe të dy bënin një mish-mash propagandistik para teleshkuesve.


Masha e Pirro Mishës në vazhdën e “dumbabizmit” të Kiço Blushit


Enkel Demi kishte “zbuluar” një poezi të Olsi Jazexhiut kushtuar zonës së “Kombinatit” ku Olsi ka kaluar fëmijërinë e ku banon, në të cilën vjershëtori paska përmendur edhe emrin e Haxhi Qamilit. Dhe bedeli, ose më troç “pirro-masha” ( “masha televizive” e Pirro Mishës), zotëri Enkel Demi, iu qep fort si ferrë Olsi Jazexhiut që ta bënte të rrëfehej në ekran, si para priftit katolik. Enkelin e kishtë kapur një maraz i madh të mësonte se si kishte qenë puna që Olsi në vjershën e tij kishte përfshirë edhe emrin e Haxhi Qamilit dhe se çfarë mendimi kishte ai për Haxhi Qamilin. Enkeli drejtoi edhe një sërë pyetjesh të tjera si ato që u bëhen të pandehurve apo dëshmitarëve kur duan t’i implikojnë në veprimtarinë e ndonjë krimineli ose mafiozi të madh. Pse e kishte zënë kaq shumë inati Enkel Demin, pinjollin e njërës nga familjet më të dëgjuara të Çamërisë që bashkë me krahinën e ka pësuar keq nga grekët, karaiskaqët, zografot, zervat, dhe jo nga “dumbabistët” e Haxhi Qamilit më mirë e di ai vet ( bashkë me pirromishat e pirromashat e islamofobisë).

Por diçka dimë edhe ne të tjerët se për këtë punën e Haxhi Qamilit e të “dumbabistëve” na është dashur të polemizojmë qysh kur “gazetari-politikan” Enkel Demi ende qaravitej në shpërgënjt politikë ku e mbështillte Godo në çerdhen e Partisë Republikane. Në atë kohë, andej nga viti 1992, ishte shkrimtari Kiço Blushi që kishte ngritur flamurin e luftës propagandistike kudër “dumbabizmit” e Haxhi Qamilit me qëllim që të ndalonte shqiptarët të “riislamizoheshin” dhe t’i shtynte ata të përqafonin “shpëtimin fetar” duke u bërë të krishterë, që më në fund edhe Shqipëria të kishte “njëfetari” në vend të “hapërdamjes fetare”. Pra qysh atëherë Kiço Blushi ka bërë atë që bëjnë tani Pirro Mishat e pirro-mashat, sipas direktivave të islamofobisë ndërkombëtare. Kemi polemizuar edhe me të tjerë për spekulimet që bënin me Haxhi Qamilin që të vinin në vështirësi mbrojtësit politikë të Islamit në Shqipëri. Një polemikë të ashpër na u desh ta bënim edhe në vitin 1999 me Niko Kirkën, që kishte emigruar në SHBA.

Kështu që pirro-mashat si puna e Enkel Demit nuk sjellin asgjë të re në këtë polemikë duke krijuar “imazhe skandaloze” në ekranin e TV sepse qenka përmendur në një vjershë emri i Haxhi Qamilit. Jazexhiu zgjodhi rrugën e një përgjigje sa për të kaluar radhën duke i thënë Demit se Haxhi Qamilin e kishte përmendur si banor të dëgjuar të asaj zone ( Kombinat-Sharrë), madje i bëri dhe një lëshim të panevojshëm këmbënguljes së pirro-mashës për të shkëputur një vlerësim negativ për këtë figurë duke i thënë se “Haxhiun e konsideronte një gangster dhe asgjë më shumë”.

U pëlqen apo nuk u pëlqen kiço blushëve, pirro mishave, enkel bedelëve, pirro-mashave etj. Haxhi Qamili i Sharrës është pjesë e historisë së Shqipërisë, personalitet historik dhe me rol historik, me të mirat e të këqijat e tij. Nuk po hyj të radhis edhe një herë mendimet që i kam shprehur në polemikat me Blushin, Kirkën apo katolikocentristët. Por, edhe Demit ( pa brirë) dua t’i kujtoj se pinjollit të Demëve të Çamërisë do t’i kishte hije të përpiqej të vinte në vështirësi në ekranin ku ai spekulon anti-shqiptarizmin e atyre që bëjnë punën e Zografos, Zervas e shovinistëve të tjerë grekë në Shqipëri dhe të mos shpenzojë energjitë e tij gazetareske për pirro-mish-mashizëm anti-mysliman.


Pirro-mish-mash enkelian me emrin e historianit amerikan


Pirro-masha Enkel Demi, si hetues i pasionuar, kishte gërmuar thellë ( ndoshta ia kanë dhënë gati informacionin) në veprimtarinë e Olsi Jazexhiut sepse i kërkoi shpjegime për përmajtjen e një studimi të historianit A. K. Bogdan mbi historinë e Shqipërisë. Këtë studim të botuar në revistën e amerikane “Dhi Barns Rivju”, Nju Jork, mars/prill 2000, Volum VI, Numër 2, e kishte përkëthyer Olsi Jazexhiu dhe vendosur në Internet. Për fat të mirë një zotëri i nderuar, që banon në rrugën e Kavajës në Tiranë, pas një udhëtimi në SHBA një muaj para se Enkel Demi të bënte këtë emision më kishte sjellë disa materiale për t’i përdorur. Krahas një libri me kujtimet Hrushovit në gjuhën frenge, një broshure të Konicës, botuar në gjuhën angleze në vitin 1940, e të tjera ishte dhe një material prej 16 faqesh kompjuterike, nxjerrë nga Interneti me titull ”Historia e shqiptarëve nga Ilirët e lashtë në erën e Islamit”. Materiali përveç shenjave treguesse të faqes së Internetit ka edhe datën 22 mars 2002. Ky është studimit i A.K.Bogdan, që e ka përkëthyer në gjuhën shqipe Olsi Jazexhiu.

Enkel Demi mori një pozë të pahishme kur e nisi bisedën me modestinë shtirake duke i thë në Olsit “ më falni për injorancën, por nuk e di kush është ky Bogdan”. Nuk kishte pse kërkonte të falur se askush nuk ka të drejtë të akuzojë Enkel Demin që nuk di emrat e biografinë e të gjithë atëyre që shkruajnë për Shqipërinë në botë. Por nuk mund të justifikohet se e pati nga “injoranca” kur pyeti në mënyrë provokuese Olsin se mos ky mendon se shqiptarët kanë ardhur nga Arabia. Nga pyetjet e Enkelit dukej qartë se Enkel pirro-masha ose vet Pirro Misha e kishin studiuar me kujdes tekstin e studimit të A. K. Bogdanit për të spekuluar me të se kush mbron Islamin në Shqipëri dashka të nxjerrë shqiptarët arabë. Këtë idiotësi e kanë shprehur hapur të tjerë si katolikocentristët në “Shqipëria Etnike” , apo Kastriot Myftaraj në “Nacional-islamizmi shqiptar...” ( “Albin” 2001). Tani në këtë rresht po vihej si bedel i tyre edhe Enkeli i “Top Channel”.

Bogdan ( që Jazexhiu ia shpjegoi Demit se qenka historian amerikan me origjinë polake) ka tentuar ta paraqesë historinë e shqiptarëve me kapërcime, pup këtu e pup atje, si një njeri që hidhet gur më gur për të kaluar vaun e gjërë të një lumi në stinën e thatë. Bogdan sidoqoftë ka arritur që shumë shkurt t’u japë lexuesve të revistës amerikane gjëra shumë të vlefshme për historinë e shqiptarëve. Për këtë ai duhet nderuar e vlerësuar edhe në qoftë se në tekstin e tij mund të ketë ndonjë gjë të diskutueshme ose të pasaktë. Shkrimi i Bogdan është mjaft i dobishëm edhe për ata shqiptarë që kujtojnë se e dinë mirë historinë e tyre. Mund të jetë i bezdishëm për Pirro Mishat, për katolikocentristët e në përgjithësi për anti-myslimanët

Bogdan e nis tekstin me fjalinë : “Mbretëria Ilire e arriti zenitin e saj në shekullin e IV para Krishtit...”. Në gjysmën e faqes së dytë paragrafi i 8-të fillon tashmë kështu : “ Kronikat islamike të Mesjetës i identifikuan të parët e shqiptarëve me fiset arabe të krishtera të cilat emigruan në zemër të Bizantit pas islamizimit të hershëm të Sirisë, Palestinës, Jordanisë dhe Hixhazit...” Në fillim të paragrafit të 9-të shkruhet : “Sllavët nomad dhe fiset e sllavizuara kroate sëbashku me serbët i detyruan barinjt shqiptarë që të braktisin vendet e tyre antike në Arbanon, në veri të liqenit Ohër. Kjo gjë i çoi fiset shqiptare që të fortifikojnë vendet e tyre në kodrat e Ilirisë Jug-Perëndimore...”.

Pra po të lexosh me kujdes edhe këto thënie të Bogdan përsëri nuk gjen dot mbështetje për akuzat e anti-myslimanëve se me fenë Islame paskan ardhur në Shqiëpri arabë, afganë, tatarë e turli etnishë të tjera. Edhe sikur të besohej ajo që shkruan Bogdan përsëri del se “arabët e aziatikët” në Shqipëri paskan ardhur si të krishterë, shumë para myslimanizimit. Prejardhjet e lëvizjet e popujve janë gjë shumë zbavitëse për ata që kanë pasionin për to. Por është spekulim i keq kur tezat e teoritë që përhapen se shqiptarët kanë ardhur nga Albania e Kaukazit, Skocia apo ndonjë planet i pazbuluar përdoren nga politikanë e propagandistë dallkaukë shqiptarë për të shtrembëruar realitetin dhe sidomos për të tentuar të pëmbysin realitetet e sotme kulturore, etnike, fetare e kombëtare të shqiptarëve. Prandaj goditjen e tij Demi ( pa brirë) duhej ta jepte në ndonjë drejtim tjetër, jo në gardhin e historisë e të politikës me hunj të thepisur ku mund të shqyejë veshët e vet.

Bogdan shkruan : “Pas rënies së shtetit islamik të Siçilisë shumë myslimanë arabë dhe berberë, refugjatë të luftës, kaluan detin e ngushtë të Adriatikut dhe gjetën strehim në Shqipëri nëpërmjet Raguzës...”. Le të merren historianët me këtëo në paçin nge. Por propagandistët me injorancën e tyre nuk duhet të këmbëngulin aq fort në tezën se vetëm pushtimi osman ndikoi për myslimanizimin e shqiptarëve. Në mënyrë të veçantë duhet të vetpërmbahen provokatorët që i paraqesin myslimanët shqiptarë si “aziatikë të ardhur’, sepse kështu ata ia heqin Shquipëris çdo arsye për t’u paraqitur si “vend perëndimor”. Sipas Bogdan :”shumica e gegëve e pranuan Islamin në shekullin e XV...Shumica e toskëve u konvertuan në Islam herët në shekullin e XV. Megjithatë shumë prej tyre pranuan Islamin shumë kohë përpara pushtimit turk të Shqipërisë së poshtëme. Në Europën e krishterë mesjetare ndërrimi i fesë nuk ishte ndonjë problem i madh teologjik për shumicën e njerëzve të thjeshë të të cilët nuk e trajtonin Islamin edhe Krishterimin si si dy religjione të kundërta në doktrina”.

Prozelitët e sotëm të krishterë shqiptarë mund t’i shqetësojë shumë mendimi i shprehur nga A. K. Bogdan se “ përhapja gjeografike e dy kishave antagoniste (Kishës Ortdokse dhe Katolike) ka lënë rrënjë të thella në historinë e lashtë të Shqipërisë...”, se “Ilirët në përgjithësi ishin mjaft armiqësor ndaj krishterimit dhe perandorët me origjinë dalmate Decius dhe Diocletan i persekutuan pa mëshirë ndjekësit e Palit. Në vitin 311 pas Krishtit emri krishterim u zhduk nga Epiri dhe Dalmacia”.

Pirro Misha në një artikull tejet joserioz të botuar në shtyp në vitin 1997 ( që më pas e ka bërë edhe broshurë dhe e ka reklamuar deri në Angli si një kryevepër të vetën shkencore) përpiqej që ta shtremëbronte procesin e rëndësinë e islamizimit të shqiptarëve. Por megjithatë nuk kishte guximin të mohonte plotësisht se Shqipëria dhe shqiptarët ia kanë parë shumë sherrin pëlasjes shekullore në truallin e tyre midis dy kishave. Më vonë katolikocentristët gjetën një zhgarravitës më të “guximshëm” në marrëzi, Kastriot Myftaraj, që të mohonte se ndarja midis dy kishave ka qenë faktori më negativ që ka shkaktuar dallime të bezdisëshme që vazhdojnë edhe sot midis shqiptarëve.

Mirëpo ka patur e ka studiues të huaj si Bogdan që gjërat i kanë parë me syrin e shkencëtarit dhe i shpallin me arsyetimin e të paanshmit. Edhe më kuptimplote se mendimet e A. K. Bogdanit tani janë ato që paska shkruar në vitet 1884-1889 prifti katolik francez Zhan-Klod Faveirial në “Historia e Shqipërisë”. Ky prift katolik paska shërbyer për 50 vite në Stamboll, Selanik e Manastir. Kjo histori e Shqipërisë, nga të para që janë shkruar, kishte mbetur dorëshkrim derisa e zbuloi studiuesi i pasionuar i problemeve shqiptare Robert Elsi dhe e botoi në origjinal, frëngjisht, Shtëpia Botuese “Dukagjini” në Pejë para një viti.

Prifti katolik francez ka shkruar në parathënie: “ Nuk është pa dobi të vemë gjithashtu në dukje se pikësynimi i grindje teologjike, të dhunshme e shekullore midis Romës e Bizantit, ka qenë Iliria. Në Bizant dhe rrallëherë gjetkë bëheshin grindje teologjike, por këto bëheshin për të shtënë në dorë Ilirinë dhe Ohrin, metropolin e saj, për të cilin ka pasur gati gjithmonë grindje. Kujdesi parësor i Bizantit, që mbeti zotërues i Ohrit, nuk ishte që të linte Ilirët të krijonuin shtet më vete si gjetkë, por të bizantinizonin atë që kishte romanizuar Roma dhe të zëvendsonin së pari latinishten me greqishtebn, pastaj të zëvendësonin me greqishten edhe të folmet vendase që do të ktheheshin në zhargone sa më shumë përparonte e mbizotëronte gjuha zyrtare e pranuar”.

Edhe sot Myftarëve, Mishave e të tjerëve u vjen shumë keq që këto grindje nuk mundën të vepronin me intensitetin e mëparshëm në trojet shqiptare pas pranimit nga shqiptarët të Islamit. Këtyre njerëzve u kanë ngarkuar sot misionin të përpiqen të ndezin shkëndija të grindjeve të vjetra romako-bizantine dhe të dy kishave në trojet etnike shqiptare. Prandaj bëhet kjo fushatë kundër Islamit e myslimanëve në Shqipëri. Janë fanatzmat e një të shkuare të largët që po lëvrijnë gjoja për të kundërshtuar “myslimanizmin ekstremist” që po vërshuaka nga Arabia tani.


Shqetësim pirro-mish-mashian enkelian për përqindjen e myslimanëve


Përsëri nuk dua të them se Bogdan duhet besuar më shumë se të tjerët. I përmenda pjesët e shkëputura nga studimi i tij vetëm sepse Enkel Demi në atë furinë e tij për të bërë pirro-mish-mashizëm anti-mysliman iu drejtua Olsit me pyetjen : ku e ke gjetur ti se 70% e shqiptarëve janë të besimit islam?”.

Për këtë pyetje të injorancës fodulle Enkelit mund t’i jepeshin dhjetra përgjigje shpotitëse. Mund t’i thuhej se këtë e ka shkruar Karl Marksi në “Çështja çifute”; se këtë e ka shkruar Pjetër Bogdani ( jo ai Bogdan polako-amerikan që nxit zemërim pirro-mishian tek Enkeli) në relacionet sekrete për “Propaganda Fide”; se këtë e kishte thënë para 200 vitesh një Papë i pirë e bërë tapë, të cilit nuk ia mbajmë mend emrin; se këtë e ka pohuar Janullatosi në një mbeldhje sekrete para se të nisej nga Athina për të uzurpuar Kishën Ortodokse Shqiptare etj.etj. Jo më me shaka po seriozisht mund t’i thuhet se kështu mendon edhe Natali Klejer, edhe Aleksandër Popoviç; se kështu kanë shkruar studiuesit më të dëgjuar të huaj e shqiptarë. Kur ka bërë këtë pyetje mistrece Enkel Demi nuk duhej të merrte pamje prej injoranti, jo kur nuk dinte se cili është A. K. Bogdani. Mirëpo zakonisht ata që duan të provokojnë e venë veten edhe në poza injoranti, ndonëse provokimin nuk e bëjnë për shkak të injorancës së tyre.

Nëse Enkeli ende ka dëshirë të dijë ndonjë burim autoritar se ku mund të gjendet shifra se 70% e shqiptarëve në Shqipëri janë të besimit islam mund t’i përmendim edhe veprën në gjuhën angleze “Paqëbërësit”, botuar në vitin 2001, kushtuar Konferencës së Paqës në Paris, në vitin 1919. Autorja e kësaj vepre studiuesja britanike, Margaret Makmilan, thekson se në atë kohë Shqipëria (londineze) 70% të popullsisë së saj e kishte mylimane (f 368).

Në kapitullin e titulluar “Burri i shtetit grek më i madh qysh nga koha e Perikliut”, autoria angleze, Margaret Makmilan, bën fjalë për diplomacinë e Elefterios Venizelos në Konferencën e Paqës. Ajo tregon ndër të tjera se kur ishte student Venizelos “mblodhi një ditë në studion e tij miqtë rreth një harte të madhe. Mbi hartë ai vizatoi kufinjt e asaj Greqie që donte ai: gjysmën Shqipërisë së sotme, pothuajse tërë Turqinë e sotme. Stambolli do të ishte kryeqyteti” ((358).Sipas Makmilan Venizelosi u shpjegonte burrave të shtetit në Konferencë se “Grekët natyrisht do të qytetërojnë turqit e prapambetur, ashtu sikurse francezët e britanikët kishin qytetëruar afrikanët e aziatikët” ( 359). Kështu kanë marrë përsipër edhe Pirro Misha, sorosianët e tjerë dhe pirro-mashat të qytetërojnë “myslimanët ekstremistë” të Shqipërisë sot.

Historiania britanike përmend jo vetëm “Megali idenë”, por edhe “megallo maninë” e grekëve dhe thekson se ata donin të bënin “shtetin e pesë detrave e dy kontinenteve” në një kohë kur Greqia ishte “një vend aq i varfër para vitit 1914 sa një e gjashta e popullsisë, pothuajse gjithë të rinjtë e aftë, kishin emigruar”. Tani ne vërejmë se “megallo mania” e vjetër greke ka lulëzim të ri; se Greqia në saje të Europës e Amerikës ka marrë pamjen e një shteti të pasur për zonën e Ballkanit dhe pranon imigrantë të huaj , sidomos shqiptarë për t’i përdorur si hyzmeqarë. Edhe pse jetojmë në kohë të tjera “megallo mania” e re greke ushqen “Megali-idenë” e vjetër greke.

Në vend që të shqetësohen për ofensivën e kolonizimit e të helenizimit të Shqipërisë sorosianët tanë, pirro mishat e pirro-mashat, venë kujen në shtyp, në ekrane, në tubime brenda e jashtë Shqipërisë, për rrezikun e “ myslimanizmit ekstrem” që ardhka nga Arabia. Ja si i lehtësohet Greqisë “misioni i saj qytetërues “ për të helenizuar “turqit” ( lexo “myslimanët” e egër të Ballkanit), ashtu sikurse mburrej Venizelosi në Konferencën e Parisit më 1919. Ndër të tjera Makmilan thekson” Duke paraqitur pretendimet për Shqipërinë e jugut ai argumentonte se njerëzit që dukeshin si shqiptarë ishin grekë të vërtetë, nëse ata ishin ortodoksë ata ishin grekë deri në thelbin e shpirtit”.

Pra edhe në studimet më të fundit serioze studiuesit e huaj, megjithë marifetet që kanë bërë grekët për t’ua prishur mendjen, nuk mendojnë se duhen vënë në dyshim këto shifra. Atëherë përse pëpiqet ta vejë në dyshim këtë gjë Enkel Demi në “Top Channel”? Vetëm se kështu e kishte porositur sorosiani Pirro Misha? Apo ngaqë e di se kështu i pëlqen Janullatosit dhe përfaqësuesvet të Vatikanit?. Nëse Enkel Demi ia bëri Jazexhiut pyetjen arrogante “ku e ke gjetur shifrën se 70% e shqiptarëve janë myslimanë” sa për të kontrolluar injoravcën e vet këtij farë pyetësi unë në vend të librit të një autori italin (della Roka), që e përmendi Jazexhiu, do t’i rekomandoja të lexojë librin e një historiani shqiptar. E kam fjalën për librin e Petrika Thëngjillit “Shqiptarët midis Lindjes dhe Perëndimit 1506-1839” botuar në Tiranë nga fundi i vitit 2002.

Në këtë libër të ri Enkeli dhe çdo lexues do të gjejë më shumë sesa i nevojiten shifra e tabela për zhvillimin e procesit të myslimanizmit të shqiptarëve. Këtu lexuesi do të marrë vesh në bazë dokumentesh arkivore e botimesh të kontrolluara me durim nga një specialist se si ndodhi që shumica dërrmuese e shqiptarëve u bënë myslimanë dhe se si nuk ka pasur pothuajse fare ndikim në shtimin e popullsisë myslimane të Shqipërisë ardhja nga Lindja e besimtarëve myslimanë. Në shkallë kombëtare shqiptarët u bënë 90% myslimanë. Libri i Thëngillit duket që është i porositur për të bërë nga pozicione shkencore një punë paralele me atë që bëjnë anti-myslimanët vulgarë si katolikocentristët gjysëm analfabetë,priftërnjtë fanatikë e disa mercenarë si puna e K. Myftajt. Megjithatë as ky libër nuk ka arritur të vërtetojë se shqiptarët e pranuan Islamin në kundërshtim me vullnetin, e interesat e tyre dhe në dëm të tyre.

Por përsëri të dy palët, propagandistët me marifet dhe vulgarizuesit, nuk i ndërpresin përpjekjet që të krijojnë paqartësi edhe për proceset e myslimanizimit, edhe për efektet e myslimanizmit, edhe për gjendjen aktuale të Islamit në trojet shqiptare. Prandaj edhe Enkel Demi i turrej Jazexhiut me pyetjen pa kuptim e sharlatane: ku e ke gjetur ti që 70% e shqiptarëve janë myslimanë?”. Kur bëhen pyetje të tilla përgjigja më e mirë do të ishte kundërpyetja : Po ti sa mendon se janë dhe ku e ke gjetur shifrën tënde.? Për të ndryshuar shifër e njohur ata që duan të ulin numrin e myslimanëve nuk kanë rrugë tjetër veçse të pranojnë se defetarizimi i shqiptarëve qenka bërë vetëm në kurriz të myslimanëve gjatë sundimit komunist, ose të shpallin të mirëqena manipulimet që kanë bërë shteti greke dhe kihsa greke me ndërrimin e emrave dhe të besimit për shumë shqiptarë. Enkel Demi do të bënte mirë të thërriste Ylli Rakipin e t’i kërkonte llogari pse gazeta”Albania” pas Kurban Bajramit të sivjetëm ka shkruar se këtë festë myslimane e kremtuan në mbarë Shqipërinë 2 000 000 myslimanë. Mos “Albania” e ka përmëndur kët shifër për inat të Enkel Demit apo të Skënder Shkupit?!.


Mirë Pirro Misha po ç’kërkon pirro-masha?!


Tek Pirro Misha mund të ndikojë shumë mbllaçitja për një kohë të gjatë e sanës në grazhdin e Sorosit që të hingëllijë herë pas here me histerizëm kundër myslimanëve shqiptarë. Enkel Demin nuk e kemi njohur për ndonjë përfitues të madh nga Sorosi. Ndoshta është mangësia e informimit tonë.

Tek Pirro Misha mund të ndikojë shumë edhe fakti që ai është vllah ortodoks. Nuk është vetëm Pirro Misha nga vlleho-ortodoksit që shfaq “kozmopolitizëm dhe pro-perëndimorizëm” estravagant si maskë e një anti-nacionalizmi shqiptar dhe anti-myslimanizmi që sado ta fshehësh merr edhe tone anti-shqiptarizmi. Objektivisht Enkel Demi nuk mund të ketë arsye të tilla për t’u bërë mashë e Mishës në programe televizive, siç u bë në rastin konkret. Por, pa një arsye nuk e kë bërë këtë gjë.

Enkel Demi ka shkelur edhe etikën më të thjeshtë profesionale kur e vuri programin e tij në dipozicion të Pirro Mishës për të sulmuar gazetën “Rimëkëmbja” dhe Abdi Baletën, pa u dhënë këtyre as mundësinë më të vogël të sqaronin teleshikuesit e “Top Channel”. Intervista e Mishës ishte e rregjistruar dhe jo një transmetim i drejpërdrejtë si në TV “Klan”. Një intervistë e tillë për etikë profesionale duhej t’i merrej edhe Abdi Baletës përderisa “Top Channel” po i hynte këtij avazi. Por “Top Channel” kishte vendosur të bëhej palë në polemikë , jo të vepronte si mjet informimi. Kështu që Demi që mori intervistën dhe të gjithë ata që mbajnë përgjegjësinë për punën e “Top Channel” me vetëdije dhe me dashje janë bërë ortakë me Mishën në këtë sulm. Kjo nuk na bezdis aspak. Por nga ana tjetër na jep të drejtën të shtrojmë publikisht me mjetet tona , (shumë më të kufizuara se një kanal televiziv, që nuk e dimë kush e financon, kujt i shërben) të japim përgjigjen tonë edhe për Pirro Mishat edhe për pirro-mashat, të bëjmë vlerësimet tona edhe për pirro-mishizmin edhe për pirro-mish-mashizmin.


Një çam gabon më rëndë kur mbështet spekulimet anti-myslimane


Rasti më tipik i spekulimit qëllimkeq, cinik me përkatësinë e njerëzve në fenë islame për të justifikuar masakrat, grabitjet, genocidin e spastrimin etnik mbi një popullsi të tërë është rasti i shqiptarëve myslimanë të Çamërisë.

Grekët kanë bërë krime monstruoze kundër shqiptarëve myslimanë të Çamërisë duke i quajtur ata turq. Këtë histori e ka në radhë të parë detyrë Enkel Demi, nga një familje e madhe e Çamërisë, t’ua shpjegojë çdo ditë pa pushim shqiptarëve dhe jo ne t’ia mësojmë Enkel Demit. Për më tepër kemi dëgjuar sikur këtë Enkel Demin e paskan zgjedhur edhe zëvendës kryetar të Shoqatës Politike Atdhetare “Çamëria”. Kjo shoqatë u krijua para 12 vitesh për të risjellë në kujtesën e njerëzve dhe në politikën shqiptare “Çështjen e Çamërisë”, masakrimin , dëbimin, grabitjen e shhqiptarëve myslimanë të Çamërisë. Vetëm kur kujtojmë se çfarë kanë pësuar shqiptarët e Çamërisë dhe të tjerë nga grekët për shkak se ishin myslimanë dhe nuk konvertoheshin lehtë në grekë, nuk duhet të ketë shqiptar, mysliman, ortodoks, katolik, ateist, apo i çfardo sekti qoftë që të pranojë të dëgjojë sot propagandë si ajo që bën Pirro Misha kundër myslimanëve shqiptarë.

Ato që bënë në Çamëri kundër shqiptarëve myslimanë grekët po pëprpiqen në mënyrë të ethëshme t’i bëjnë edhe në tri të katërtat e Shqipërisë londineze; domethënë të kthejnë në ortodoksë ose të zhdukin e të largojnë me mënyrat që dinë ata shqiptarët myslimanë dhe pastaj të pretendojnë se kjo tokë është Greqi, sipass rregullit grek se “ortodoksi i Shqipërisë është grek që paska humbur gjuhën”. I di këto Enkel Demi që bëhet mashë e Mishës për një propagandë që është identike në thelb me atë që ka bërë Greqia për gati dy shekuj për të turbulluar shqiptarët dhe për të justifikuar krimet e saj para Europës grekofile?!

Nëse nuk i di këto çfarë nënkryetari i shoqatës “Çamëria” është ai? Apo është bërë nënkryetar për të zbatuar atë porosinë që transmetoi Sabri Godo në Kuvendin e fundit të kësaj shoqate, para pak kohësh, se çamët duhet të harrojnë të kaluarën e dhimshme dhe të kujdesen vetëm për të gjetur gjuhën e përbashkët me “fqinjët tanë miqësorë grekë”?. Porosira të tilla u ka dhënë shqiptarëve në një shkrim të kohëve të fundit edhe specialisti amerikan për Ballkanin, Janush Bugajski, i cili për fat të keq nuk është konseguent në analizat e tij për aspektet e veçanta të çështjes shqiptare. Por këtë po e këpërcej në këtë shkrim, sepse duhet që në radhë të parë të reagojnë vetë çamët, duke filluar me drejtuesit e shoqatës së tyre.

Ndoshta Enkel Demi joshet nga simpatirat që mund të gjejë po t’u konformohet qëndrimeve të tilla politike që pasqyrohen në “këshillat e Godos”, “rekomandimet e Bugajskit” apo edhe propagandën e Mishës. Kjo është një joshje që në radhë të parë turpëron bijt e Çamërisë që e kanë më të dhimshme përvojën se si masakrohen e dëbohen shqiptarët në emër të luftës kundër myslimanëve. Gjithsesi asnjë joshje pragmatiste nuk e justifikon Enkel Demin kur vihet ndaj myslimanëve të Shqipërisë në pozitat e Pirro Mishës, që janë pozita identike me ato të grekëve kur kanë përgatitur dhe “përligjur” spastrimin etnik të Çamërisë, duke masakruar e dëbuar shqiptarët e besimit mysliman dhe greqizuar ata të besimit ortodoks. Kur në këto pozita të kalojë një pinjoll i një familjeve të dëbuar nga Çamëria dëmi dhe poshtërsia bëhet shumë herë më e madhe se kur këtë e bën një vllah ortodoks.


Pas anti-myslimanizmit fshihet kërcënimi nga aleanca serbo-greke


Margaret Makmilan në veprën e saj thotë se ndryshe nga francezët dhe anglezët në Konferencën e Paqës amerikanët nuk u besonin symbyllur manipulimeve që bënte Venizelos me faktet dhe me shifrat.

Megjithatë gjatë kohës që mblidhej Komisioni i çështjeve shqiptaro-greke Venizelos vazhdoi trysninë. Ai shtronte dreka e darka, shkruante letra e memorandume. “Në SHBA dhe në Europë simpatizuesit e tij organizonin mbledhje; agjentët e tij në Ballkan e në Turqi nxisnin bashkësitë greke t’i dërgonin Konferencës peticione me kërkesa që të bashkoheshin me Greqinë. Profesorët luteshin që grekët të mos liheshin nën sundimin e shqiptarëvet : të vetmes racë të cilën kurrë Europa nuk qe në gjendje ta qytetëronte” (f 367). Edhe në Shqipëri janë bërë gjithfarë makinacionesh nga grekët për të arritur qëllimet aneksuese. Margaret Makmilan e ka quajtur me rëndësi që në një vepër të botuar në vitin 2001 të theksojë : “Kur Komisioni ( i caktimit të kufinjëve AB) vizitoi Shqipërinë një gazetar symprehtë vuri re se ishte i njëjti grup njerëzish që në çdo ndalesë shfaqej duke mbajtur një parrullë ”Mirësevini në këtë qytezë greke” ( f.369).

Si nuk u shkon ndërmend këtyre Pirro Mishëve dhe pirro-mashave të sotme se histerinë kundër Islamit dhe “myslimanëve ekstremistë” në Shqipëri kanë interes ta nxisin pikërisht grekët që po intensifikojnë atë politikë që kanë trashëguar brez pas brezi nga Venizelosët, Papandretë, Karamanlisët e gjithë shovinistët tjerë para tyre në qeveritë greke?! Nëse ka naivë që besojnë se gjërat tashmë kanë ndryshuar për mirë atëherë për t’u ftilluar të përpiqen të lexojnë librin e mrekullueshëm të gazetarit grek Takis Mikas me titull “Aleanca e mallkuar, Greqia dhe Serbia e Milosheviçit” ( SHBA 2002).

Në këtë libër Mikas ka bërë një analizë të shkëlqyer duke u mbështetur në fakte të vërteta historike dhe aktuale që dëshmojnë se aleanca greko-serbe në ditët tona ngrihet e forcohet mbi bazën e luftës kundër myslimanëve në Ballkan. Kjo mjafton për të kuptuar se ajo është e drejtuar sëpari kundër shqiptarëve. Kjo mjafton për t’u bindur se zhurma për rrezikun islamik në Shqipëri i duhet dhe i shërben pikërisht kësaj aleance, edhe sikur kjo zhurmë të jetë punë tuafësh, apo të trullosurish. Mikas, sigurisht, ka dashur në radhë të parë të zgjojë bashkëkombasit e tij nga ëndrrat që shohin prej dehjes me shovinizëm. Por besoj se ka dashur të na japë sinjalin e alarmit edhe ne shqiptarëve që të kuptojmë mirë se cilin kemi pas kurrizit.

Kurse Pirro Mishat dhe pirro-mashat në Shqipëri përpiqen të na injektojnë sa më shumë lëng dehës propagandistik që të kënaqemi me ëndrrat e gomarit kur e çante ujku dhe të përleshemi me fantazmat e “ekstremizmit islamik” që po na ardhka nga shkretëtirat arabe. Askush nuk mund të justifikohet se mund të jetë bërë pjesë e kësaj loje nga padijenia. Është detyrë e gjithkujt të demaskojë e të kundërshtojë me sa mundet e me se të mundet lojëra të tilla, edhe kur ato kurdisen nën vellot e bukura të “perëndimorizmit”, që i tregtojnë në Shqipëri matrapazë individualë, shoqata, partira apo edhe klube matrapazësh të anti-nacionalizmit.


23.02.2003 Abdi Baleta
 

Albinos

Primus registratum
Re: Patriotizmi dhe Politika (anti)shqiptare

Kastriot sa e ka rrogen matjani Moisi Golemi apo Hamza Kastrioti?
 

Prim

Primus registratum
Re: Patriotizmi dhe Politika (anti)shqiptare

Na merzite me keto citimet e Baletes. Zer ndonje avaz te ri. Ka plot tema te tjera qe e vlejne. Jo vetem ne nje vrime fyellit.
 

gezim lame

Primus registratum
Re: Patriotizmi dhe Politika (anti)shqiptare

Fillimisht postuar nga Albinos:
[qb] Kastriot sa e ka rrogen matjani Moisi Golemi apo Hamza Kastrioti? [/qb]
shko tek historia se kam bere nje sqarim te vogel aty per ty se nga eshte moisi golemi
 

kastriot

Primus registratum
Re: Patriotizmi dhe Politika (anti)shqiptare

Fillimisht postuar nga Prim:
[qb] Na merzite me keto citimet e Baletes. Zer ndonje avaz te ri. Ka plot tema te tjera qe e vlejne. Jo vetem ne nje vrime fyellit. [/qb]
<span style="font-weight: bold">O njeri me njeqind pseudonime, ty nuk te detyron njeri ti lexosh citimet e Baletes prandaj edhe nuk ke pse te merzitesh.
Sa per &quot;avaze te reja&quot; ato i ke marre ti persiper kur hap tema qe perpiqen te ofendojne dhe denigrojne shqiptaret.</span>


Kastriot
 

jula

Primus registratum
Re: Patriotizmi dhe Politika (anti)shqiptare

<span style="font-weight: bold">Dakort, thate plot. Nuk po i fshij acarimet vetem per te dhene mundesine ta konsideroni nderhyrjen time si &quot;nivel zero&quot;, pas te cilit te mund te rinisni nje diskutim VETEM ne lidhje me temen.
Shpresoj te mos me duhet me tu tregoj mbi-18-vjecareve te vaksinuar c'eshte DISIPLINA.</span>
url]
 

kastriot

Primus registratum
Re: Patriotizmi dhe Politika (anti)shqiptare

PËRSE TË MERREMI ME RREZIQE TË IMAGJINUARA, KUR KOMBI ËSHTË NË RREZIK?



Nacionalizmi ynë duhet të heshtë; shovinizmat e huaja lulëzojnë



Përgjithësisht në mediat dhe në shtypin tonë është vënë në karantinë fjala nacionalizëm shqiptar.

Në vend që ta qartësojnë se ky nacionalizëm nuk ka as gjurmën e shovinizmit, flasin si pa teklif, për mirë apo për keq, për nacionalizmat e tjera të cilat , në mjaft raste, vetëm emrin e kanë të tillë, sepse epshet shovene nxjerrin erë të keqe, pavarësisht se tanët i spërkasin me ujë të bekuar.

Krimineli Millosheviç, pavarësisht se ka qënë urdhërdhënës për masakra nga më mizoret kundër grave dhe fëmijëve shqiptarë, është zgjedhur kryetar i P. Socialiste serbe. Domethënë se edhe prapa hekurave, ai votohet nga serbët, në gjakun e të cilëve lëvrin antishqiptarizmi, i injektuar gjatë dekadash e shekujsh.

Megjithatë, në ekranet tona mediatike, kemi parë F. Nanon, T. Shehun, E. Ramën dhe të tjerë, që flasin me krenari se janë kozmopolitë, Duart në qafë, me ata që duan të na bëjnë varrin! Koshtunica dhe të tjerë si ai, sapo kanë shpallur një Kartë, në të cilën Kosova përfshihet nën suazën serbe!

Ne: U dashka ta bëjmë gjakun ujë! Dhe na qenka mëkat i Baletës që e ngre zërin për rreziqet reale që i kanosen kombit, sipas Pirro Mishës, i cili doli këto ditë në një emision televiziv, plot mllefe kundër “Rimëkëmbjes”, e cila flet për të drejtat e Kombit, në një kohë kur këtij po i vihet laku në fyt!

Kozmopilitizmi i iluzioneve se po hapen kufijtë (po jo për shqiptarët!) dhe po vemi me duar në qafë në një shoqëri në të cilën të drejtat kombëtare do të jenë të shenjta, i përngjan si tepër internacionalizmit proletar të bashkim vëllazërimit.

Suedia dhe Anglia, për shembull, i kanë thënë jo monedhës së përbashkët, euros, dhe këto vende do të pyesin popullin, nëse do ta pranojnë në vitin 2004 njesinë monetare. Askush nuk e ka quajtur këtë veprim si nacionalist në kuptim e keq. Por s’mund të thuhet e njëjta gjë ama për komunistët Armando Kosuta dhe Pietro Ingrao, të cilët e treguan “humanizmin e tyre hipokrit, kur u përlotën në emisionet televizive të Santoros, për qimen e flokëve që kishte dalë në anën tjetër të ballukeve të Serbisë së bombarduar nga NATO, kur shqiptarët do ta shpopullonin të tërë truallin e stërgjyshërve dhe të përfundonin në gropa të përbashkëta, me maç e me kuç....

Kur pushtetarët grekë, na dhanë një mësim “nacionalist” (për leverdinë të tyren) këtu, në Tiranë, se “Çështja çame është një defter i mbyllur”, “kozmopolitët” tanë e mbyllën gojën, si ai defteri i mbyllur që na e përplasën para syve. A duhet ta mbyllte gojën edhe “Rimëkëmbja”, që të mos quhej nacionaliste (në kuptimin tonë)?

Pra, paska dy lloj nacionalizmash nga të cilat ai yni është më i panjolli. Jo vetëm kaq, por ai tjetri quhet kot nacionalizëm: është shovinizëm i kulluar, më troç:shovinizëm me brirë. Le të mos na e shfaqin hapur, pra, renegatët tanë në shërbim të nacionalizmave të huaja (lexo: shovinizmave) përskuqjen hipokrite dhe të turpshme, ngaqë kanë dëgjuar disa leksione fitimprurëse për aferat e tyre të ndyra se nacionalizmit i ka kaluar koha, kur ai është për ne më aktual se kurrë!



Duhet të heshtim për çështjet kombëtare?



Drejtuesit tanë të programeve politike-shoqërore nuk duhet të jenë shpërfillës ndaj këtyre dukurive. Nano nuk ka dhënë asnjë shpjegim bindës se përse kryeqyteti i Kosovës duhej të ishte Beogradi (deklaratë në Lisbonë).

Guximi i intervistuesve ka arritur vetëm gjer në pyetjen e thjeshtë, së cilës Nano “i është përgjigjur” vetëm me një mori fjalësh të ngatërruara dhe jashtë teme, domethënë me një mospërgjigje. Por nuk është këmbëngulur më tej. Mbase tani po çmohet diçka me shumë sinqeriteti i Baletës, për të mos bërë këtë lojë gojëmbyllëse, si të tjerët: R. Xhunga, që është kritikuar disa herë për intervistat konformiste, sikur ka bërë një hap përpara këto ditë, kur pyetja e fundit për Nanon, ishte se ç’fakte konkrete kishte ndërmend ai kur thoshte se shtypi dhe media ishin të kriminalizuara? Përgjigja qe e gjatë, e tymosur, me fjalë të përdredhura, por pa thënë asgjë konkrete. Rudina i tha se s’e kishte kuptuar. Nano, si pa qejf, tha se, megjithëse ajo nuk e kishte kuptuar, e falenderonte për bisedën....

Këtë hap përpara në intervistuesit tanë do të kishim dëshiruar ta shihnim edhe tek Enkel Demi përballë Piro Mishës në Top Chanel.

Për fat të keq, nuk ndodhi ashtu.

Ne jemi mbërthyer në një censurë të pamëshirshme antishqiptare, që synon të na e mballë gojën me nastro, siç bëjnë mafiozët me viktimat që sekuestrojnë, që këta të mos nxjerrin zë.....



Meraku i Mishës



Piro Misha foli për strukturat arkitektonike të xhamive të reja. Ai do bënte mirë të fliste për të vërtetën se, ndër dhjetë ngrehina të kulteve, shtatë duhej të ishin xhami, dy duhej ishin kisha ortodokse dhe një duhej të ishte kishë katolike, sipas përbërjes fetare të popullit.

Veçse, po të bëhet një statistikë, del një shpërpjestim në këtë drejtim, domethënë se raportet për ndërtimet e kulteve fetare janë të përmbysura, kokëposhtë, gjë të cilën bën sikur nuk e di Piro Misha. Ai arriti, madje, deri aty sa të fyejë Baletën dhe “Rimëkëmbjen”.

Këtu nuk ka patur parasysh as rregullat e dinakërisë sorosiane; sepse s’ka ndjekur as etikën fillestare, duke mos qënë Baleta i pranishëm në këtë bisedë. Enkel Demi duhet t’ia vinte në dukje këtë harbutësi. Por heshti dhe e gëlltiti, siç ka heshtur edhe i intervistuari i tij për të gjitha pikat djegëse, duke u marrë me çështjet dytësore, me ato që ai vetë i quan si një rrezik jo “iminent”. Atëherë përse e bën mizën buall, kur është për të folur shumë e shumë për rreziqe që i kemi prapa derës?

Sa për “ “Rimëkëmbjen” që s’e lexojnë” i sugjerojmë publikisht që të bëjë një sontazh të vogël: Megjithëse ai vetë s’e lexon (me përjashtim kur i vihet pasqyra para syve që të shohë, përveç fytyrës kozmopolite sorosiane, edhe ndërgjegjen e vet antikombëtare), gazeta nuk gjendet dot nëpër pikat e shitjes të enjten apo të premten (ajo del të martën). Kjo do të thotë se ajo nuk grumbullon stoqe nëpër magazina, siç kanë gazetat e tjera, që do të mund të furnizonin me bollëk një fabrikë kartoni!

Ata donatorë që kanë ndihmuar për ngritjen e ngrehinave të kultit, që u rrafshuan nga diktatura më 1967-ën, pavarësisht se xhamitë i kanë projektuar në përmasa të mëdha, të cilat kanë lidhje me modernizimin, nuk do të varnin buzët nëse projekteve të tyre do t’u bënim modifikime, që ishin më tepër të ngjashme me xhamitë tona ish-ekzistuese. Po a do të pranonte vërejtje të tilla Janullatosi për ndërtimet e kishave dhe të katedraleve të tij, gjer në vende ku ortodoksët numërohen me gishta?

Kemi manastiret tona!

Kishat e Anastasios, e kanë humbur gjer në zero tradicionalitetin e kishave ortodokse, duke iu adoptuar kryekëput kishave greke. Ortodoksizmi serb, njërin prej argumenteve të tij për ta patur si koloni Kosovën, kur kjo po u dilte nga dora, e mbante si iso: - “Kemi manastiret tona aty”! (O zaptues! Askush nuk ju ftoi që të ngrini ndërtesa të kultit ortodoks në trojet tona autoktone! I ndërtonim vetë ato, po të mos ishim të pushtuar....)

Sido që të jenë strukturat e xhamive, sauditët s’kanë synime për të kërkuar asnjë pëllëmbë tokë shqiptare. S’e ka të qartë këtë gjë Misha? Ai s’ka të qartë as atë tjetrën, se s’janë vendet myslimane ato që po e përdorin fenë për të gllabëruar edhe më tej trupin e cunguar të kombit tonë.

Nëse bën sikur nuk i di këto, nuk kemi faj ne të “Rimëkëmbjes” që ia themi troç se ai bën lojën e nacionalizmave të tjera ekstreme, kundër nacionalizmit shqiptar, që është vetëmbrojtës përkundër zhbërjes së ndjenjës kombëtare dhe të vet Kombit.

Piro Misha bën sikur nuk e di që hierarkët e instrumentalizmit të kishës sonë ortodokse dhe protagonistët grekë të zhdukjes së autoqefalisë, synojnë t’i bëjnë kishat si gozhdët e Nastradinit. Sipas përvojës së manastireve ortodokse serbe, kishat tona do të jenë preteks për bijtë dhe nipërit tanë, që t’i paguajmë në dëm të pavarësisë këto “dhurata” greke të dëmshme, më tepër dëmprurëse se Kali i Trojës grek! Apo s’e paska të qartë ky atdhemohues se palikarët e Vorio Epirit (myslimanët janë këta?!) kanë edhe sot organizmat e tyre të fuqishme, si dhe lobet antishqiptare jashtë shtetit grek që drejtohen nga Nikolas Geixhi?

Po nderet që iu bënë këtij antishqiptari, nga të dy liderët e të dy partive që u puthën për të gatuar atë çorbë që mori erë më shpejt sesa u parashikua, a i meritonte ky antishqiptar?

Nëse Misha nuk e ka të qartë dhe nuk i njeh faktet e padyshimta, që janë vërtet kërcënuese, le të mos na e nxjerrë fytyrën në televizion për të na dhënë leksione! Nëse nuk e ka dëgjuar fjalën e Bushit me rastin e Bajramit, se është budallallëk të inkriminohen si terroristë myslimanë për vetë faktin se kanë një fe tjetër, atëherë le të mos merret me myslimanizmin shqiptar, që s’ka asnjë të dënuar si terrorist, sikundër ishin terroristë ata të gjashtë grekë që u liruan nga gjyqet tona, sepse armët e tyre vrastare i paraqitën si çifte!

Historia është e pamëshirshme: Terroristët e Zervës që masakruan popullin çam, mysliman ishin për Piro Mishën? Po rojet e kufirit në Peshkëpi, nga myslimanët u vranë, kur ishin në gjumë? P. Misha nuk shikon traun që ka përpara syve, por sheh qimen në majë të Dajtit!



Terrorizmi i 17 nëntorit, mysliman është?



Nëse faltoret myslimane rrezikojnë të bëhen objekt strehimi për terroristët, shteti aty është, le t’ia paraqesë prokurori dhe të dënohen për këtë akt. Por ne nuk njohim fakte të tilla, që notojnë vetëm në fantazinë e sëmurë dhe qëllimkeqe të Mishës.

Arsyetimet nuk do të arrinin gjer këtu në programin e E. Demit, sepse ai tematikën e ka ndëruar në mënyrë të ngurtësuar, gjer në moslejimin e krahasimeve dhe të ballafaqimeve faktike. Kjo na duket si një minus për roganizmin e programit, dhe nuk është në dobi të intervistuesit nëse ai kërkon të paraqesë në programin e tij një histori të paanshme.

Enkeli flet rrjedhshëm dhe është, tashmë, me përvojë. Por kritika jonë i drejtohet formulimit të pyetjes për shëmbull: “Ndryshimi i strukturave arkitektonike të xhamive dhe rreziqet që mbartin ato” nuk i lejon ballafaqimet e fakteve, për dalje jashtë teme. Por, që të bëhej një debat objektiv, ç’gjë mund ta pengonte Demin që ta trajtonte, ta zëmë, pyetjen paksa më ndryshe: Mjafton që pyetjes që cituam t’i zëvendësonte fjalët “të xhamive”, me “të ngrehinave të kulteve fetare”?

A nuk e ha meraku E. Demin, qoftë edhe për dinjitetin e tij profesional, se drejtimi i njëanshëm e cënon të vërtetën që duhet të dalë nga ballafaqimi i mendimeve? Në këtë mënyrë P. Mishës iu dhanë mundësitë që të shpaloste edhe një herë tjetër antimyslimanizmin e tij të sëmurë.

Ai duhej pyetur edhe nëse terrorizmi grek me emrin “17 nëntori”, që lulëzoi i patrazuar në Greqi për vite me numër dyshifror, ishte i përbërë nga myslimanë apo nga ortodoksë?

Pra, terroristët politikë janë individë të çdolloj feje. Edhe afetarët janë të një prejardhjeje fetare. Misha vetë, për shembull është ortodoks, paçka se është afetar, ose më saktësisht katolik në mendësi apo në shpirt. Thamë se terroristët janë individë të feve të ndryshme, por Misha do të dëshironte të ishin myslimanë!

Dhe, meqë faktet për një terrorizëm të tillë në Shqipëri i mungojnë, thotë se ky terrorizëm nuk ekziston sot, por është një rrezik për të ardhmen! Por përse nuk sheh rreziqet e sotme të cilat, po të përdorim stilin e tij të antagonizmave fetare (të paqena në shqiptarët e thjeshtë), do të thonim se janë shpikur nga veprimtaritë e krishtera, proserbe e prosllave, që duken ashiqare?



Grekët paskan të drejtë në nacionalizmin e tyre shoven!



Ish-kreu i diplomacisë greke, Pangallosi, që e vuan veten me origjinë shqiptare, u shpreh harbutërisht kundër komunitetit ndërkombëtar të KE-së se ky komunitet paska shkelur mbi integritetin kombëtar të Jugosllavisë, për çështjen e bombardimeve dhe të Koosvës.

Neve na ngjall një pështjellim shpirtëror neveritës rikujtimi i tij për origjinën shqiptare, kur ai bën politikë antishqiptare, duke iu kundërvënë edhe organizmave ndërkombëtarë për solidaritetin grek ndaj Serbisë. Domethënë nën kthetrat e ujkut, që t’i katandisë gjer në zhbërje tërësore viktimat shqiptare.

Njëra dorë lan tjetrën. Shovinizmi grek dhe ai serb janë në ortakëri për ta çerekuar këtë kombin tonë fatkeq, të përgjysmuar në vitin 1913. Nuk ishin myslimanët ata që e bënë këtë krim.

Dhe nuk ishin myslimanë ata (si Pangallosi) që patën sfiduar edhe KE-në, për interesa të përbashkëta, apo jo z. Misha? Këto rreziqe z. Demi nuk duket se dëshiron të paraqiten në rublrikën e tij. U dashka që të na çorodisë trurin Misha me “rreziqet në potencë”, - siç shprehet vetë. U dashka të shohim gjurmët e ujkut, kur ky po na vërsulet dhe ka hapur gojën e tij të përgjakur!

Grekët paskan të drejtë të bëjnë manifestime anti NATO (me dashamirësinë qeveritare), për bombardimet kundër serbëve. Kanë të drejtë të lëshojnë edhe bubullimat kundër BE-së dhe BB-së.

Baleta na qenka mëkata për ndonjë vërejtje ndaj institucioneve ndërkombëtare, për motive që kanë të bëjnë me vetmbrojtjen tonë të natyrshme.

Top Chanal ka bërë një punë të lavdërueshme për ato sekuenca të filmit që dha për gjëmën e vitit 1997, kur Romano Prodi u prit me hare nga dhunuesit e armatosur të institucioneve tona, si Gjinushi, që pati “meritën” më vonë për t’i kryesuar këto, si kryeparlamentar, në sajë të kryengritjes së armatosur greko-komuniste.

Prodi, pra, u prit me ngazëllim, nën sigurinë e bandave të Çoles me Zanin në krye, për zellin që tregoi, sikur të mos kishte telashe si kryeministër i qeverisë majtiste që drejtonte, qeveri e cila do të binte nga zgjedhjet e pritshme. Këto pamje filmike për veprimtari uzurpatorësh, në të cilat dha ndihmesën edhe Prodi, e bënë Shpëtim Gjylherin, në një tubim publik në Vlorë, të thoshte se Prodi s’duhej ta kishte pranuar titullin e “qytetarit të nderit” me të cilin “e nderuan” pushtetgrabitësit....

Edhe për këto nuk kanë gisht myslimanët, që t’i drejtohemi edhe një herë Piro Mishës i cili, mbase, do të dëshironte t’ia kishin vënë edhe një e në mes të emrit: Piero!

Sa për shqiptarët e tjerë të ndershëm, ata s’kanë përse të ndryshojnë fenë.....





Mehmet Tepelena
 

kastriot

Primus registratum
Re: Patriotizmi dhe Politika (anti)shqiptare

MILO KUNDËR PAVARËSISË SË KOSOVËS



Çështja e statusit të Kosovës ditëve të fundit është kthyer në një refren mbizotërues në zhargonin e politikës ndërkombëtare. Vërehen qartas edhe tendencat që shprehin interesat divergjente të politikave të mëdha e të vogla.

Ato rajonale tregojnë hapur se në kancelaritë ballkanike të Beogradit e të Athinës në bashkërendim apo të mbështetura nga ajo e Moskës, ndiqen me vëmendje dhe logariten në përputhje me interesat e tyre të përherëshme, koniukturat globale të politikës. Edhe në këtë stad të trajtimit të çështjes së Kosovës ata paraqesin opsione, paralajmërojnë rreziqet e mundëshme, parapërgatisin lëvizjet që do të kryejnë duke qënë konseguentë të qëllime e strategjive të tyre.

Ndërsa politika e madhe krijon përshtypjen se po vonon jo pa shkak zgjidhjen e këtij problemi, pasi interesat mes shteteve të mëdha apo edhe blloqeve të mëdha, duket se nuk po gjejnë pikën e kompromisit. Vetë ekuilibrat mes fuqive të mëdha mbas prishjes që ekulibrit të Jaltës së vjetër, janë në tranzicion dhe nuk po bien në një shtrat të qëndrueshëm, ku edhe faktorët dytësorë do të zinin vend sipas skemave të mirëpërcaktuara nga të mëdhenjtë.

Vërtetë në një moment të caktuar (1999) politika perëndimore ndërhyri ushtarakisht në një zonë deri atëhere të influencës lindore, por mbas asaj kohe faktori politik lindor (domethënë rus) është përtërirë me ardhjen në pushtet të një individi të aftë dhe aktiv si Putini, dhe me reformimin e pushteteve në Serbi, pra me daljen e siluetave më të pranueshme në skenë si Koshtunica apo Xhinxhiçi.

Dhe deri sa të bihet në ujdi përfundimisht për “pazarin”, shqiptarëve iu jepen në dorë (si fëmijëve raketaket) detyra vjeshte për të zgjidhur, siç janë standartet shtajneriane, simbolet rugoviane, apo paralajmërimet e Xhinxhiçit.

Në anën tjetër politika dhe diplomacia shqiptare i ngjan asaj prostitutës së telekosur që ende mendon se mund të joshë dikënd me hiret e saj tashmë të tejshpërdoruara, duke ofruar shërbime të shfrenuara e të pakufi. Gjithë ditën e ditës “me të mbathura në dorë” iu betohet amerikanëve, iu luan syrin gjermanëve, flirton salloneve të Parisit, shpërvilet jargavitas me italianët, për të kaluar më pas natën në shtratin e serbëve apo për të bërë striptizëm në Moskë, me lejën dhe administrimin e rreptë të tutorëve grekë. Përditë e më tepër ajo (pra, politika shqiptare) po shpërfaqet në sytë e qytetarëve të vet si një qënie e zvetënuar dhe e korruptuar deri në palcë, përditë e më tepër ajo po bëhet më e paturpshme dhe më e përdalë, përditë e më tepër ajo po tregon publikisht vullnetin e saj prej prostitute.

Këtë lloj prostituimi politik e dëften edhe Paskal Milo në intervistën e tij dhënë radios gjermane “Dojçe Vele” dhe botuar në gazetën “Shekulli” të 8 janarit 2003. Edhe pse është një “ish” tashmë dhe jo në krye të diplomacisë shqiptare si më parë, ai nuk ka sesi të mos aktivizohet kur bëhet fjalë për t’iu shërbyer politikave minuese të çështjes së Kosovës dhe asaj shqiptare në përgjithësi, në të cilën ka vepruar edhe si protagonist negativ në kohën e ministërllëkut. Zelli i tij është i pashtershëm kur bëhet fjalë për të punuar kundër afirmimit të çështjes shqiptare në rajon, afirmim që do të dëmtonte interesat sllave e greke.

Kujtojmë se edhe në kohën kur në zhargonin politik e diplomatik ndërkombëtar qarkullonte motivi i bashkimit të shqiptarëve apo i cilësuari si “Shqipëri e Madhe”, po ky Paskal hartoi një material kundërshtues dhe denigrues ndaj kësaj teze, të cilën e shpërndau më pas (si të ishte memorandumi i akademikëve serbë) në duart e diplomatëve perëndimorë. Edhe tani, kur çështja e pavarësisë është vënë në qarkullim, historiani i marrëdhënieve ballkanike, Paskal Milo, hidhet në veprim për të dhënë “mendimin e tij” rreth një prononcimi të Xhinxhiçit i cili nuk e përjashton pavarësinë si opsion (kuptohet në këndvështrimin që i leverdis faktorit serb).

Intervista e Paskalit është e gjitha në një frymë, pra, të argumentimit se nuk duhet rënë në kurthin serb pasi lëvizin qëllime të tjera të rrezikshme që mund të çojnë në prishjen e ekuilibrave ballkanikë të deritashëm, domethënë në cënimin e kërkesës ruse për “mosndryshimin e mëtejshëm të kufijve në rajon”.Kjo kërkesë nuk duhet harruar se u shtrua dhe u dha si detyrë shtëpie për politikanët e bindur ballkanikë të Tiranës, Beogradit, Shkupit, nga ministri i jashtëm rus Ivanov, kur u ftua jashtë axhendës së tij, po nga Paskal Milo për “vizitë në Tiranë”.

Megjithatë, pavarësisht retorikës dhe argumentave që shtron Milo në intervistën e tij, do të donim të ndalnim vetëm në njërën nga përgjigjet e dhëna, kur flet “sipas mendimit të tij” për atë se a duhet të kërkojnë shqiptarët e Kosovës pavarësinë.

(Në parantezë, sipas parimit tonë, pavarësia e Kosovës duhet të jetë vetëm një stad kalimtar drejt bashkimit të natyrshëm me shtetin politik shqiptar, dhe jo si një zgjidhje përfundimtare e krijimit të një shteti shqiptar paralel).

Së pari, në lidhje me atë ç’ka thotë Miloja, shqiptarët e Kosovës pavarësinë nuk e kërkojnë të nisur nga emocionet, por nga vullneti i tyre i gjithhershëm popullor. Ndaj është një fyerje e rëndë që bën ai kundrejt aspiratës organike të shqiptarëve, përkundër përpjekjeve të parreshtura dhe qëndrimit të papajtueshëm me realitetet politike në të cilat janë ndodhur përdhunisht që mbas vitit 1913, përkundër vetëdijes së tyre kombëtare, të cilën, me sa duket, shqiptari “grekofon” Paskal Milo nuk mund ta kuptojë e ta ndjejë që kurse ka humbur të vetën. Të kërkosh pavarësinë apo të luftosh për të, nuk është njëlloj “emocionalisht” si të shkosh për të shtrirë dorën ndaj shpërblimit apo shërbimin mercenar....

Së dyti, si zëdhënës i të tjerëve, ai hedh “argumenta” për kushtet themelore të shtruara nga komuniteti ndërkombëtar, të cilat nuk qenkan plotësuar në Kosovë dhe për rrjedhojë është ende një rrugë mjaft e gjatë për përcaktimin e statusit të saj.

Ai kërkon të përligjë me çdo kusht qëndrimin ekuivok të derisotëm për statusin e Kosovës, edhe pse duke qënë në “tavën diplomatike” për një farë kohe, duhet të ketë mësuar mjaft mirë se për çfarë motivesh u hartua rezoluta-kular 1244, për çfarë motivesh shpërfillen institucionet fiktive (të cilat lëvizin vetëm sipas vullnetit të protektorit ndërkombëtar) të Kosovës, për çfarë motivesh mbahet e ndarë faktikisht Mitrovica dhe kërkohet kthimi i shumëfishuar i serbëve në territorin e Kosovës, për çfarë motivesh politika e madhe ka lëvizur në drejtim të krijimit të një muri ndarës midis Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës (me zellin mercenar të vetë politikanëve shqiptarë, kuptohet).Kushtet e vetme të paplotësuara për zgjidhjen e statusit të Kosovës, janë çështjet e pambaruara të pazarit ndërkombëtar mbi mënynë ballkanike.

Së treti, Paskali luan pafytyrësisht me të njëjtat teza që luajnë edhe fqinjët e shqiptarëve, pra, ato të mosstabilitetit dhe mungesës së garancisë publike, që sundokan në Kosovë. Ai shprehet “... Për mendimin tim një vend ku në mes të Pejës vritet një ushtarak i shquar apo në Prishtinë, Prizren, u bëhen atentate politikanëve të Kosovës, duhet të mendohet mirë para se të kërkojë pavarësinë”. Pra, sipas tij, Kosova nuk është në gjendje të vetëqeveriset apo “të ekzekutojë pavarësinë”, vetëm pse në territorin e saj ndodhin edhe vrasje të tilla politike. Është një “argument” me të cilin kanë luajtur mjaft të tjerë para tij dhe që ai e përforcon duke e përvehtësuar si “mendim të tijin”. Është e qartë se një shtet i pavarur, përveç kritereve të tjera (popullsisë dhe territorit përkatës) duhet të ketë edhe vullnetin dhe aftësinë për të ekzistuar si i tillë.

Por që një vrasje (qoftë kjo edhe e një ushtaraku të lartë) të përbëjë një shkak përkundër pavarësisë, vetëm një mendje “brilante” si e Paskal Milos mund ta përpunojë. Duke iu referuar dhe duke dashur të besojmë prononcimin e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, zotit Ramush Haradinjaj, se “vrasjen e kanë kryer shërbimet sekrete që ishin në Kosovë gjatë luftës, apo që kanë hyrë aty pas asaj, me qëllim për të krijuar konflikt aty”, - mund të supozojmë se vrasje të tilla mund të ndodhin vazhdimisht prej këtyre shërbimeve sekrete të huaja (ekskluzivisht serbe, por pa përjashtuar edhe të tjerë), gjë që do të zgjasë proçesin e statusit pambarimisht, sikur të pranohej si kusht për pavarësinë ky precedent.

Shtetet kanë arritur edhe në luftëra civile të përgjakëshme dhe nuk iu është vënë në dyshim qënësia e tyre, apo për të ardhur më pranë në kohë, sipas asaj logjike paskaliane, vrasja e një kryetari partie në Hollandë duhet t’i bënte hollandezët të mendoheshin mirë për pavarësinë e shtetit të tyre. Ashtu si grekët në atentatin ndaj kryetares së bashkisë së Athinës,apo francezët pas atentatit ndaj Shirakut. Edhe pavarësia e shtetit shqiptar në kohën kur Milo ishte ministër i jashtëm duhej vënë në dyshim pas vrasjes së deputetit Azem Hajdarit në Tiranë, apo Maqedonia pas atentatit ndaj presidentit Gligorov....

Pastaj, nëse do të gjykojmë më tej, Kosova është një protektorat dhe drejtohet nga guvernatori ndërkombëtar, edhe institucionet e ruajtjes së garancisë publike janë në dorën e tyre. Mos vallë Paskali kërkon të penalizojë djallëzisht këtë faktor ndërkombëtar dhe të “argumentojë” indirekt se territori i Kosovës gjen stabilitetin dhe garancinë e qetësisë publike vetëm nën administrimin e dikurshëm serb?

Kjo vlen edhe për krizën ekonomike, për të cilën nuk mund të fajësohen shqiptarët e Kosovës. Por Paskali nuk mund të thotë të vërtetën mbi këtë krizë, e cila shtyhet drejt thellimit për të kaluar më pas në një proçes kalimi në duart e të huajve të interesuar nëpërmjet privatizimit. Dhe më pas edhe pavarësia fiktive mund të vijë, pra, ndoshta edhe vonesa e zgjidhjes së statusit po ngjet për shkak të këtij proçesi ekonomik vlerësimi.

Kur Paskalit i lejohet të bëjë “politikë” në dëm të interesave shqiptare në përgjithësi, dhe në dëm të atyre të Kosovës në veçanti, atëhere nuk kemi pse të mos kujtojmë se ai që herët është cilësuar si “njeri i grekëve” në politikën shqiptare, dhe në këtë hulli, ndoshta ai kundërshton pavarësinë e Kosovës derisa kompania greke e Mitilenosit të “kopsisë” punët në Mitrovicën e çmueshme, apo derisa kompani të tjera private (me suport shtetëror) të arrijnë të depërtojnë fuqishëm në sektorët ekonomikë e strategjikë të Kosovës, ashtu si në shtetin politik, Republikën e Shqipërisë.

Pra, Paskal Milo duke “iu kundërvënë” deklaratës së Xhinxhiçit, në të vërtetë nuk bën gjë tjetër veçse plotëson apo pasuron thëniet e tij provokuese, duke dalë në realitet kundër pavarësisë apo zgjidhjes së shpejtë të statusit të Kosovës. Ashtu si çirrmat e hijenave ai paralajmëron “gjak” nëse shqiptarët do të vazhdojnë t’u bien trumbetave të pavarësisë, gjak që mund të përfshijë krejt rajonin ballkanik. Kjo gjë dihet mirë se e tremb mjaft faktorin ndërkombëtar që nuk mund të përballojë apo të administrojë një krizë shumëpalëshe rajonale.

Milo paralajmëron, ashtu si Xhinxhiçi se pavarësia e Kosovës do t’i kushtonte faktorit ndërkombëtar si krizat e Bosnjës, Maqedonisë e më tej. Ndërsa gjithë lënda që ai përcjell në atë intervistë mund të vërehet edhe si shprehje e një politike të madhe që vjen nga kancelaritë e Moskës dhe që Ivanovi ka punuar aktivisht në këtë drejtim, pra atë të mosndryshimit të mëtejshëm të kufijve ballkanikë.

Domethënë që Kosova ashtu siç përcaktohet në hyrjen e Kushtetutës Serbi-Mali i Zi, të vazhdojë të jetë pjesë përbërëse e këtij shteti.





Qemal Velija



KOMUNISTËT DHE ...... NEOKOMUNISTËT
 

kastriot

Primus registratum
Re: Patriotizmi dhe Politika (anti)shqiptare

KUSH E PRISH IMAZHIN E SHQIPTARËVE?!



Pavarësisht se të lë një shije të hidhur, të ngjall trishtim dhe zemërim njëkohësisht, qëndrimi zyrtar i politikës shqiptare nëpërmjet deklarimit të zv/kryeministrit dhe ministrit të jashtëm, Ilir Meta, gjatë vizitës së kryediplomatit serb Svilanoviç në Tiranë, se “ata nuk gëzojnë asnjë mbështetje nga qeveria shqiptare” (është fjala për AKSH dhe FBKSH), - në fund të fundit nuk është një befasi.

Kjo mbasi i njëjti qëndrim armiqësor për lëvizjet e armatosura ndër shqiptarët e Ballkanit është shprehur në mënyrë konstante nga qeveritë socialiste si në rastin e UÇK-së në Kosovë, UÇPMB-së në Preshevë, apo UÇK-së në Shqipërinë Lindore (Maqedoni).

Qeveritarët shqiptarë i janë bashkëngjitur korit të kukuvajkave serbo-greke që këto lëvizje legjitime e afirmuese të shqiptarëve i kanë cilësuar si “terroristë” apo “ekstremistë”, pavarësisht se më pas, kur ato janë kthyer në një faktor të përfillshëm dhe të njohur prej faktorit ndërkombëtar, hipokrizia e këtyre qeveritarëve e politikanëve ka qënë krejt e paturp duke ndërruar sa për sy e faqe qëndrimin.

Mjafton të kujtojmë histerinë e politikanëve, mediave, intelektualëve zyrtarë, përkundër “djemve të Tanushës” të cilët u cilësuan poshtërisht deri dhe “këlyshë të Enver Hoxhës” nga i përnderëshmi Ismail Kadare.

Edhe prononcimi i fundit i Ilir Metës duket në të njëjtën logjikë me të cilën ka vepruar deri më tash politika zyrtare e shtetit shqiptar, pra, përkrahjen dhe solidarizimin me interesat e politikës serbe e greke në rajon, interesa që cënohen prej këtyre lëvizjeve të armatosura që kërkojnë të drejtën e shqiptarëve.

Është një moment kur në të gjitha njësitë shqiptare ku ka pasur lëvizje të armatosura, po kryhen arrestime dhe goditje të figurave kryesore të këtyre lëvizjeve, dhe përkundër reagimit të popullsisë masive shqiptare ndaj këtyre goditjeve, nevojitet një zë shqiptar për të “përligjur”aksionin antishqiptar që po zhvillohet në Ballkan. Dhe “zë” më të favorshëm se Tirana zyrtare nuk mund të gjendet.

Megjithatë, ajo që të bën të mendohesh, është cilësimi që po iu bëhet së fundmi këtyre organizatave që vazhdojnë të paraqiten si formacione politiko-luftarake, pra AKSH (Armata Kombëtare Shqiptare) dhe FBKSH (Fronti për Bashkimin Kombëtar Shqiptar), dhe jo qëndrimi i zyrtarëve të Tiranës.

Për vetë njohjen e pakët të tyre, aktivitetin sporadik, dhe prej një dyshimi që ka qarkulluar se mos këto janë krijesa – fantazëm të qarqeve politike të Beogradit apo Shkupit për të instrumentalizuar çështjen shqiptare edhe vëmendja ndaj tyre ka qënë e shpërfillshme. Ndërsa marrja në konsideratë në takimin Meta – Svilanoviç dhe shqetësimi i faktorit zyrtar për to, bën që ato të merren më seriozisht, qoftë edhe për dy motive të mëposhtme.

Së pari, kushdo qofshin, çfarëdo qëllimi të paramenduar apo të fshehur të kenë (siç është pretenduar mjaft për to për t’i kanalizuar si instrumente të qarqeve sllave), çfarëdo peshe e potencialesh të posedojnë, gjithsesi ato mbartin një element të vlerësueshëm.

Përballë zhvillimeve politike politike të mjerueshme ndër shqiptarë, përballë psikozës së përgjithshme të injektuar poshtërsisht nga politika, porpaganda, “shoqëria civile”, se çështja kombëtare shqiptare është diçka e tejkaluar ne kohë, arkaike dhe e rrezikshme për synimet integruese e europianizuese, dhe në një kohë kur duket se problemi i krijimit të shtetit kombëtar të unifikuar të shqiptarëve në Ballkan është jashtë çdo axhende, çdo opsioni, çdo strategjie politike zyrtare, -ato formacione, qoftë edhe për shkak të emërtimit, sjellin në aktualitetin e zhvillimeve në rajon, aspiratën e ligjshme të shqiptarëve për bashkim kombëtar.

Ato rikthejnë në mendjet e shqiptarëve një vullnet që është luftuar me të gjitha mjetet e mënyrat për ta fikur njëherë e përgjithmonë, ato lënë të kuptojnë se ospioni i bashkimit të territoreve dhe popullsive shqiptare në një shtet të vetëm nuk mund të shuhet përfundimisht, pavarësisht kohës dhe modaliteteve të realizimit. Gjithsesi mbetet një aspiratë kombëtare e cila nuk mund të injorohet.

Së dyti, duke iu referuar prononcimit të Metës se “Elementë të caktuar ekstremistë, të cilët kërkojnë të dëmtojnë proçeset politike në rajonit tonë....”, këto formacione marrin vlerë, pasi tregojnë se shqiptarët nuk janë nënshtruar përfundimisht dhe tërësisht nga politikat mercenare zyrtare.

Nëse këta “ekstremistë” realisht kërkojnë të dëmtojnë proçeset politike në rajon, marrin një kuptim të ri në sytë e shqiptarëve, pasi kërkojnë të dëmtojnë pikërisht ato lloj politikash që zhvillohen për varësimin tërësor ndaj shteteve ortodokse serbe e greke.

Nëse këto formacione realisht (dhe kështu do të dëshironim që të ishte) janë dhe punojnë kundër mercenarizimit të politikanëve zyrtarë shqiptarë dhe kundër zbatimit të strategjive serbo-greke mbi shqiptarët, jo vetëm, që duhen vlerësuar, jo vetëm që mbajnë gjallë shpresën dhe aspiratën kombëtare shqiptare, por njëkohësisht nuk duhet pasur frikë dhe mëdyshje të përkrahen me të gjitha mjetet.

Proçeset politike në Ballkan po lëvizin intesivisht për shuarjen njëherë e mirë të çështjes kombëtare shqiptare, po aplikohen gjithfarë stretegjish e taktikash për eleminimin e potencialeve politike, ekonomike, kulturore, njërëzore, sociale të shqiptarëve, po veprohet fuqishëm në përpunimin psikologjik e shpirtëror të tyre për të fshirë përfundimisht çfarëdo ideje dhe vullneti për njësim popullsie e territori në një shtet të vetëm kombëtar.

Dhe nëse dikush po kërkon të dëmtojë pikërisht këto proçese, atëhere rilind shpresa, ripërtërihet mendimi dhe shpëtohet, qoftë dhe psikologjikisht, ajo që pretendohet të varroset përgjithmonë nga këto “proçese politike në rajonin tonë”.

Shqetësimin, në lidhje me këtë, e përcjell edhe vetë Ilir Meta kur shprehet në po atë takim me Svilanoviçin se “.... nuk duhet të shërbejnë më si preteks për të dëmtuar imazhin e shqiptarëve në përgjithësi, në të gjithë rajonin si një faktor paqedashës, konstruktiv, demokratizues dhe europianizues”.

Pra, këto informacione apo synimi i shpallur i tyre, dëmtojnë imazhin e impotencës, vetsakrifikimit, fatalizmit, kapitullimit të përhershëm të shqiptarëve, imazh për të cilin ka punuar për kaq e kaq vite politika e tyre mercenare, dhe mjeranët intelektualë e mediatikë, në shërbim e të sponsorizuar fuqishëm së jashtmi. Dhe këtu ka një të vërtetë, për motivet që thamë më lart ky imazh realisht dëmtohet.

Por a është ky imazhi që duhet të kenë shqiptarët, a iu shërben atyre ky imazh i krijuar me përdhunë prej mercenarësh të paskrupullt, a e përligj ky imazh ekzistencën e shqiptarëve si shoqëri kombëtare, vullnetin për realizimin shtetëror, pretendimin për të qënë një zë individual dhe dinjitoz me potencialet vetjake dhe optimale, për tu rrjeshtuar krah popujve e shteteve të tjerë, a e shpreh ky imazh nevojën jetike, vlerat dhe kapacitetet etno-psikologjike, njerëzore, kulturore, shoqërore, kulturore e ekonomike, a është ky imazh shprehje e identitetit real të shqiptarëve?

Natyrisht që jo. Ky imazh është ai i kërkuari prej të tjerëve – kundërshtarë e armiq të përhershëm të ekzistencës e identitetit karakteristik të shqiptarëve si komb e si faktor potencial në Ballkan. Dhe ky imazh (që kërkon të mbrojë Meta) është nevojë imediate të prishet dhe të zëvendësohet me imazhin e vërtetë dhe të respektueshëm të një kombi që aspiron të kryejë detyrën e vet historike të unifikimit në një shtet të vetëm, shprehje e vullnetit të tij juridik.

Nëse formacionet në fjalë të cilat i stigmatizon dhe deri i kërcënon zoti Ilir Meta, lëvizin në këtë shtrat logjik e veprues, pra të këmbimit të imazheve mbi shqiptarët, ato duhen falenderuar dhe mbështetur fuqimisht. Ndërkohë duhet demaskuar me forcë pikërisht si ai që Meta apo homologët e tij në skenën politike shqiptare kërkojnë të mbrojnë, pra imazhin e rremë të zvetënimit të një kombi me potencialet dhe energji të reja njerëzore e lëndore. Kjo duke demaskuar politikisht dhe luftuar njëkohësisht projektuesit, zbatuesit dhe mbartësit e këtij imazhi mjeran.

Për hir të së vërtetës, duhet thënë se shqiptarët gjatë këtyre kohëve kanë pasqyruar një imazh jo të favorshëm dhe për t’u vlerësuar në arenën ndërkombëtare. Por kjo nuk duhet t’i faturohet kurrsesi atyre që sulmon Meta, por në të përkundërt. Imazhi i shqiptarëve, për të qënë të sinqertë, nuk është prishur as prej fenomeneve negative, bashkëshoqëruese të shoqërive të hapura e liberale, si droga, prostitucioni, klandestiniteti etj., pasi këto fenomene bota e qytetëruar ka kohë që bashkëjeton me to.

Imazhi negativ nuk është konfiguruar as prej specifikave të besimit, zakoneve, karakteristikave sociale apo precedenteve psikologjikë që mbartin e pasqyrojnë shqiptarët.

Pikërisht ajo që Meta e përkufizon për shqiptarët si “një faktor paqedashës, konstruktiv, demokratizues dhe europianizues” që përmbledh njëkohësisht edhe frymën e politikës që është luajtur gjatë këtyre viteve, ka dëmtuar imazhin e tyre si komb dhe ka fituar shpërfilljen apo deri dhe përçmimin e të tjerëve.

Kjo pasi cilësorët e këtij “faktori” janë shpërfytyruar në kuptimin e tyre, duke i zhveshur nga vlera reale dhe konteksi në të cilin përdoren drejtpërdrejtë, dhe janë lëvruar si antivlera për shqiptarët në raport me të tjerët.

Karakteri “paqedashës” e humb vlerën dhe kuptimin e tij kur shoqërohet nga kapitullimi, fataliteti, varësimi, shkelja e interesave vetjake për hir të interesave të të tjerëve. Nuk mund të quhet paqedashës bagëtia që futet në vathë, që milet nga të tjerë apo që shkon me këmbët e veta në thertore.

Nuk mund të vlerësohet paqedashës kush ul kokën apo kërkon “mirëkuptimin” e atij që i ka vënë shkelmin në zverk, që i grabit tokat, pasuritë, që kërkon të zvetënojë e ta shprishë në karakter, identitet, e në potenciale. Paqja nuk është një vlerë kategorike dhe e pavarur nga kushtet, rrethanat dhe interesat.

Dhe përballë agresivitetit, synimeve ekspansive dhe armiqësore të të tjerëve përreth, përballë interesave të fqinjëve, të lëvruara me sukses në këto kohë mbi shqiptarët, karakteri “paqedashës” i tyre nuk mund të quhet tjetër veçse si një karakter humbës dhe i zvetënuar.

Karakteri “konstruktiv” i përkthyer në realitetin e kohës së sotme i nxjerr shqiptarët si destruktivët më të mëdhenj të vetes për hir të konstruktivitetit për faktorët e tjerë ballkanikë. Kush rrënon veten për të ndërtuar të tjerët, realisht nuk meriton as përfillje, as respekt dhe as imazh më të mirë se të punëtorit me mëditje, ushtarit mercenar apo mjeranëve në plantacionet e kolonive. Pra, karakteri “konstruktiv” që vlerëson Meta, në të vërtetë është një karakter vetërrënues për shqiptarët.

Karakteri “demokratizues” i cili reklamohet është faktikisht një spekullim i paskrupullt, pasi praktika e derisotme ka treguar se shqiptarët (domethënë politika e tyre) kanë punuar për varësimin e tyre dhe shkeljen e interesave të tyre prej të tjerëve.

Dhe kjo nuk është demokratizim por kolonizim, pasi vlera demokratizuese është një vlerë që zhvillohet së brëndëshmi shoqërisë, ndërsa në raport me të tjerët kjo nuk ka kuptim të artikulohet. Pra karakteri “demokratizues” tek shqiptarët në këto kohë duhet të përkthehet si karakter që pranon kolonizimin prej të tjerëve që mbartin shkëlqimin “demokratik” të shoqërive të tyre.

Ndërsa në lidhje me karakterin e fundit që përmend Ilir Meta, atë “europianizues”, në fakt, duhet vërejtur kuptimi që i është dhënë mashtrimisht atij. Është tjetër gjë të synosh për t’iu bashkangjitur një bashkësie, apo për të marrë pjesë në një lidhje shtetesh me të cilat afrohesh gjeografikisht apo që të imponojnë interesat politike, ekonomike, etj., por duke ruajtur identitetin, integritetin specifik, interesin themelor vlerat dhe individualitetin kulturor, psikologjik e social, - dhe tjetër gjë të humbasësh veten për hir të këtij synimi politik.

Dhe praktikisht “integrimi europian” shqiptarëve iu është prezantuar si një mekanizëm bluarës drithi, ku prej tij del vetëm “miell i njësuar europian”, dhe ku gruri, misri, thekra, elbi, apo egjra, nuk kanë kuptim në kët magje turli.

Europa sipas demagogjisë së lëvruar të politikanëve e mediatikëve mercenarë shqiptarë, na kërkoka të zhveshur lakuriq, por lakuriq shkohet: o për në banjo, o për në shtrat, ose në furrat e gazit! Ndërsa në një aleancë apo lidhje shtetesh, secili shkon me fytyrën dhe potencialin e vet, me karakteristikat dhe identitetin e vet. Pra, karakteri “europianizues” tek shqiptarët është prezantuar si një karakter shpërbërës.

Me një fjalë, ajo ç’ka pretendon Meta për imazhin e shqiptarëve si një “faktor paqedashës, konstruktiv, demokratizues e europianizues” duhet të kuptohet në paraqitjen reale të tij, pra të imazhit të një “faktori humbës, vetërrënues, varësues e shpërbërës”.

Dhe ky lloj imazhi që ka sjellë më së shumti shpërfilljen e këtij faktori prej të tjerëve, marrjen nëpër këmbë të interesave të tij, diversionin në të gjitha fushat, - duhet patjetër të ndërrohet dhe jo të mbrohet siç bën Meta.

Imazhin e shqiptarëve në këto vite në arenën ndërkombëtare e kanë prishur më së shumti politikanët e tyre mercenarë, intelektualët e tyre kozmopolitë, mediatikët e instrumentalizuar, dhe jo ata që qoftë politikisht apo edhe ushtarakisht kanë kërkuar vlerësimin dhe aktualizmin e çështjes së pazgjidhur të shqiptarëve në Ballkan.





Qemal Velija
 

kastriot

Primus registratum
Re: Patriotizmi dhe Politika (anti)shqiptare

EUROPË NA E BËRE LËMSH DEMOKRACINË



Ato që kemni parë të ndodhin në sallëne parlamentit të Shqipërisë kohët e fundit na bëjnë të na neveritet gjithçka që Europa na ka dhënë në leksionet e saj për demokracinë. Nuk ka dështim më të madh edhe për profesorët europianë të demokracisë parlamentare që nuk kanë lënë ditë pa bërë seminare në Shqipëri, që kanë dërguar lloj-lloj ekspertësh e kanë bërë lloj-lloj eksperimentesh se ato skenat që janë treguar në ekran. Fajin më të madh natyrishte kanë të paedukuarit e politikës shqiptare., Por edhe profesorët europianë që na i kanë paraqitura si nxënës të mirë e të zellshëm për të mësuar këta politikanë kanë përgjegjësinë e tyre.

Por mbi të gjithë fajet e e Europës janë të natyrës politike, jo didaktike, sepse mekanizmat europiane bëjnë gjithnjë për ne petulla politike me ujë dhe na i servirin si të pjekura me yndyrnat më të mira ku kafërdiset vet demokracia e përparuar parlamentare europiane. Që kanë përgjegjësi e ndiejnë edhe vet mekanizmat europiane. Sipas disa lajmeve nga Brukseli përsëri prej andej kanë ardhur shprehje pezmatimi për atë që ka ndodhur në parlamentin shqiptar, thirrje kot më kot për gjakftohtësi, për maturi, për të mos lënë parlamentin të degradojë më keq, për të gjetur gjuhën e kompromisit me ndihmën e presidentit etj. etj. Po atao pallavra si gjithmonë.

Pas këtyre porosive nga Brukseli bëhet edhe më e qartë se edhe presidenti Moisiu atë nismën e vet të pavend që i ngatërroi punëte më keq dhe ngriti më shumë tensionet midis palëve duhet ta ketë marrë sipas ndonjë instruksioni nga Brukseli. Nismën e Moisiut sikur u munduan ta shpjegojnë kolegët e Pollos, që është dhe një lloj zëdhënsi i Doris Pakut në Shqipëri. Zonja Pak mun ta ndiejë veten keq tani që presidenti konsensual që e shpiku dhe e imponoi ajo në Shqipëri nuk po luan dot rol në këtë zallamahi dhe po kontestohet. PD ka shpallur se do të prishë marrëveshjen Nano-Berisha. Kjo marrëveshje deri tani publikisht është thënë se ka patur një objekt, zgjedhjen e “presidentit konsensual”, Atëherë Shqipëria do të mbetet pa president konsensual, vetëm me president të konsensusit të shnddruar në disensus. Doris Pak duhet ta quajë këtë si dështim të saj e të politikës europiane në Shqipëri.

Prishja e konsensusit dhe kacafytjet e fundit në politikën shqiptare që kanë ngritur të paktën në aspektin e jashtëm të gjërave tensioned në Shqipëri nuk mund të jenë pa lidhje me zhvillimet ndërkombëtare. Duhet të ketë pa tjetër ndikimin e vet në acarimin e situatave në Shqipëri tensioni midis SHBA e një pjese të Europës të kryesuar nga Franca e Gjermania për punën e Irakut. Nuk ështët thënë kot nga populli se kur zihen atllarët shqelmat i hanë gomarët. Shiraku e ka kritikuar rëndë edhe Shqipërinë për pozicionimin më pranë SHBA në çështjen irakene. Minsitri i brendshëm gjerman i lëshoi Shqipërisë kritika të forta në një mbedhje për kriminalitetin ndërkombëtar. Prandaj nuk kemi përse të çuditemi që sherret midis SHBA nga njëra anë dhe Francës e Gjeranisë nga ana tjetër të gjejnë rrugë për të lëshuar tymra irritues deri në sallën e parlamentit të Shqipërisë. Por ka natyrisht edhe shumë erëra të tjera që po fryjnë për të krijuar stuhi të tilla në atë legenin politik europian me ujë që qëuhet parlament i Shqipërisë dhe ku pështyjnë sipas tekave të çastit nga jashtë.

Europa na ka furnizuar vërtetë me shumë demokraci, por kur na e dhuron na e bën lëshsh që të heqim sa më keq me të e të mos e shijojmë asnjëherë.



03.03.2003 Abdi Baleta
 

kastriot

Primus registratum
Re: Patriotizmi dhe Politika (anti)shqiptare

SOKRAT PLAKA - KY SERBOFIL I PANDREQSHËM



Ish-ministri i jashtëm i Shqipërisë, Sokrat Plaka, kohët e fundit është vënë në veprim për të mbrojtur dhe propaganduar kërkesat e nacionalizmit serb kundër disa interesave themelore kombëtare të shqiptarëve dhe vetë formulimeve të faktorit ndërkombëtar. Fjala është për çuarjen nga Plaka më tej drejt nacional-shovinizmit serb të kërkesës së faktorit ndërkombëtar për multietnicitetin e Kosovës. Ndryshe nga faktori ndërkombëtar që kërkon një Kosovë multietnike, Plaka, shprehet prerë se: “Kosova është një shtet shumëkombësh” (“Ballkan”, 5.03.2003, f.23). Dhe ndryshe nga faktori ndërkombëtar që kërkon t’u respektohen serbëve të drejtat e minioritetit, Plaka kërkon t’u njihen të drejtat kombëtare.

Ndërmjet nocionit “Kosovë multietnike” dhe “Kosovë shumëkombëshe” ka dallime shumë të rëndësishme dhe kalimi nga kërkesa e faktorit ndërkombëtar për “Kosovën multietnike” tek kërkesa e Sokrat Plakës për “Kosovën shumëkombëshe” është një hap i madh e cilësor drejt kërkesave e programeve të nacional-shovinizmit serb.

1. Zakonisht nocioni “etni” nuk është i lidhur me njesinë politike qoftë krahinë, republikë, kanton etj., mbrenda një shteti, qoftë me shtetin e vetë të pavarur. Ndërsa nocioni “komb” është i lidhur me njesinë politike, qoftë forma të ndryshme të autonomisë politike-territoriale mbrenda një shteti, por sidomos me shtetin e pavarur. Duke u marrë posaçërisht me zbërthimin e koncepteve “etni” dhe “komb” në krahasim me njëri-tjetrin si terma të së njëtës fushë semantike, Jackson (1984:211) konstaton: “Tani jemi në gjendje të dallojmë interesat e grupeve etnike nga ato të kombit. Kur interesi i bashkësisë është për arritjen, ruatjen ose rivendosjen e kushteve për pavarësi politike ose sovranitet, grupet që e kërkojnë (‘promoting’) atë mund të konceptualizohen si “kombe”. Me fjalë të tjera, kombet janë bashkësi që kanë, kanë dëshirë ta kenë, ose mbajnë mend se kanë pasë dhe dëshirojnë të rikenë sovranitetin politik, ose çka Ëeberi në diskutimin e vet për kombësinë e quante me termin ‘polity autonome’. Prej këtej del se përkufizimi i interesave të grupeve etnike përjashton interesin në pasjen e pavarësisë politike ose sovranitetit” R.H.Jackson: Ethnicity, në: Sartori: Social Science Concepts – A Systematic Analysis, 1984).

Ose, në terminologjinë disi më të ngatërruar, por të rëndësishme për analizën e grupeve lokale të politiziuara të Ted R. Gurr (1993) serbët më saktë përfshihen në “popujt minioritet” si “etnoklasë” se sa në “popujt komb” si “etnonacionalistë”. Ted R. Gurr (1993:15) një nga studiuesit më të thukët të grupeve të ndryshme të politizuara, kthjellon se: “Të 233 grupet komunale të politizuara ndryshojnë aq shumë në tiparet përkufizuese, statusin dhe aspiratat politike sa që është e dobishme të bëhen disa dallime sistematike ndërmjet tyre. Dallimi më themelor është ndërmjet popujve komb (“national peoples”) dhe popujve minioritet (‘minority peoples’). Popujt komb janë grupe të përqëndruara rajonalisht që e kanë humbur autonominë e tyre nga shtetet ekspansioniste por ende ruajnë disa veçori kulturore e gjuhësore dhe dëshirojnë t’i ruajnë ose të rivendosin një shkallë të ekzistencës së veçantë politike. Popujt minioritet kanë një status të përcaktuar socioekonomik ose politik mbrenda një shoqërie të gjërë, bazuar në njëfarë kombinimi të etinicitetit, origjinës së imigrimit, roleve ekonomike dhe fesë, dhe janë të merakosur për ruajtjen ose përmirësimin e këtij statusi. Për të bërë dallimin më të mprehtë, popujt kombëtar synojnë ndarjen (“separation”) ose autonominë nga shteti që i drejton; popujt minioritar synojnë më shumë hyrje (“access”) ose kontroll” në shoqërinë në të cilën jetojnë (it. të origj.).

Në popujt komb përfshihen “etnonacionalistët” dhe “indigjenët”. Ndërsa “Tipet e popujve minioritet janë etnoklasat, sektet militante dhe tri nëntipe të kontestuesve komunal: kontestuesit mbizotërues, të privilegjuar dhe të paprivilegjuar”. Etnonacionalistët janë popull i gjërë, i përqëndruar rajonalisht me një histori të autonomisë politike të organizuar, që kanë ndjekë synime separatiste për një kohë. Ndërsa etnoklasat zakonisht janë grupe të veçanta kulturore dhe etnike me status dhe rol të posaçëm ekonomik, që zakonisht vijnë nga skllevërit ose imigrantët. Në njëfarë kuptimi serbët në Kosovë mund të klasifikohen më saktë në “etnoklasë”, veçse që vjen nga një status sundues dhe me rol të posaçëm ekonomik, se sa në “etnonacionalistë” që vjijnë nga një grup etnik që ka pasë autonominë dhe territorin e vet në Kosovë dhe që e kanë humbë nën zhvillimet ekspansioniste të Kosovës. Sokrat Plaka përpiqet t’i konceptojë serbët si “etnonacionalistë”, ndërsa nga shqiptarët dhe faktori ndërkombëtar janë konceptuar më shumë si “etnoklasë: “E përbashkët për shumicën e etnoklasave është kërkesa për më shumë trajtim të barabartë: më shumë mundësi ekonomike, pjesmarrje politike efektive, shërbime më të mira publike” (T.R. Gurr: Miniorities at Risk – A Global Vieë of Ethnopolitical Conflicts, f.21).

Të dy konceptet, “etni” dhe “komb” janë shumë të ngjashme: të dyja shënojnë bashkësi me besimin e prejardhjes së përbashkët, gjuhës, traditave, statusit ekonomik etj, të përbashkëta. Nganjëherë termat “shqiptar etnik”, “serb etnik” etj., përdoren për të treguar këto dallime ndërmjet bashkësive të ndryshme mbrenda një njësie politike. Por koncepti “etni” nuk është i lidhur me njesinë politike të shkallëve të ndryshme të autonomisë, ndërsa koncepti “komb” është i lidhur me njësinë politike, sovranitetin, shtetin.

Koncepti “komb” është aq i lidhur me konceptin e “shtetit” sa që në frengjishten e deri para pak dhjetvjeçarëve dhe në gjuhën angleze të derisotme termat janë përdorë si të njëjtë. Në anglishten edhe sot termat “komb” dhe “shtet” përdoren krejt zakonshëm me të njëjtin kuptim, këmbyeshëm, zevendësueshëm. Kështu në anglishten e sotme është e zakonshme të gjenden shprehjet “nations” në kuptimin “shtetet”, “marrdhëniet ndërmjet kombeve” në kuptimin “marrdhëniet ndërmjet shtetetve”, “nationality” në kuptimin “shtetësia” etj. Në terminologjinë e Jugosllavisë dhe Bashkimit Sovjetik që ishin të ballafaquara me këto probleme përdoreshin termat “komb” dhe “kombësi”. Sipas kuptimit të tyre “kombeve” u njihej e drejta e njesive politike gati shtetërore, statusi i republikës, ndërsa “kombësive” një e drejtë më e kufizuar, statusi i krahinave. Edhe “Komisioni i Badinterit” që u krijua për të vendosë njëfarë kornize të së drejtës ndërkombëtare të shpërbërjes së shteteve shumkombëshe paskomuniste, kombeve, përkatësisht republikave u njeh të drejtën e pavarësimit dhe krijimit të shteteve sovrane, ndërsa kombësive, përkatësisht krahinave nuk u njohu këtë të drejtë.

Siç shihet, në të gjitha rastet e përdorimit të termave që ndodhen në fushën semantike të termit komb (si etni, indigjen, kombësi etj.) dhe që shënojnë bashkësi të ndryshme njerëzore ka një lidhje ndërmjet vetë termit dhe të drejtave politike në kuptimin e të drejtës për (mos)krijimin e njesive politike deri tek shteti i mëvetësishëm, i pavarur dhe sovran. Sokrat Plaka edhe në qoftë se nuk e njeh terminologjinë perëndimore, si njeri që vjen nga kultura (arsimi) ruse e njeh së paku lidhjen e tillë ndërmjet termave që shënojnë bashkësi dhe të drejtave shtetëformuese si p.sh. në rastin e termave “komb” dhe “kombësi”. Si diplomat e di rëndësinë që kanë në diplomaci dhe në të drejtën ndërkombëtare jo vetëm termat por edhe ngjyrimet dhe deri nuancat e ngjyrimeve të termave. Në fund, ai e ka nënshkruar artikullin me titullin e doktorit dhe si “doktor i shkencave” e di nevojën e kthjellimit të koncepteve dhe përdorimin e tyre të qartë si kusht i komunikimit të kthjellët ndërmjet studiuesve. Pra, qoftë si diplomat, qoftë si i arsimuar, qoftë si “shkencëtar” del se Sokrat Plaka nuk gabon pa dashje kur në vend të termit “multietnik” përdor termin “shumëkombësh” për shtetin e Kosovës, por se këtë e bën me dashje dhe pikërisht për të mbështetë kërkesën serbe për njesi politike të veten mbrenda Kosovës, për kanton, republikë apo diçka të ngjashme serbe. Nuk është e rastit as që Plaka del me këtë pikëpamje dhe këtë terminologji pikërisht tani kur është ndezë veprimtaria e nacionalizmit serb, e Xhinxhiçit, Çoviçit etj., në Beograd dhe serbëve të Kosovës për krijimin e një njesie politike serbe në Kosovë, e nismës për krijimin e “Bashkimit të Komunave Serbe” etj.

2. Nga faktori ndërkombëtar dhe nga shqiptarët, serbët në Kosovë janë përkufizuar si bashkësi etnike. Në përputhje me termin është kërkuar që Kosova të jetë një vend “multietnik”. Në përputhje me kuptimin e termit, serbëve nuk u është njohur e drejta për njësi politike të veçantë mbrenda Kosovës, për sovranitet, shtet të pavarur ose shkpëtuje dhe bashkim me Serbinë etj. Në përputhje me këtë, çka faktori ndërkombëtar u kërkon shqiptarëve është të pranojnë të drejtat e serbëve në Kosovë dhe të mos shfrytëzojnë rastin që serbët e ikur të mos kthehen, ose serbët që jetojnë në Kosovë të largohen nën presion për të krijuar “Kosovën e pastër etnikisht”, “Kosovën pa asnjë serb”. Në përputhje me kuptimin e “etnisë” faktori ndërkombëtar ka kundërshtuar përpjekjet e serbëve për të kantonalizuar, enklavizuar, ose për të krijuar çfarëdo njesie tjetër politike “mbi bazë etnike” mbrenda Kosovës. Në përputhje me kuptimin e termit faktori ndërkombëtar ka kërkuar realizimin e kërkesave që Gurr i shikon si karakteristike për etnoklasat: mundësi ekonomike edhe për serbët, pjesmarrje politike efektive në institucionet e Kosovës, shërbime më të mira publike etj., ashtu si për gjithë banorët e Kosovës. Ashtu si Gurr që i përfshinë etnitë në klasën logjike të popujve minioritar edhe faktori ndërkombëtar deri tani kërkon që nga shqiptarët si popullsi shumicë të respektohen të drejtat e minioriteteve në Kosovë duke përfshi edhe serbët.

Përkundër faktorit ndërkombëtar nacionalzmi serb, vetë serbët e Kosovës, të shtyrë siç njofton UNMIK edhe nga Beogradi, kërkojnë që, po të përdoren termat e Gurr, mos të trajtohen si popull minioritet, si etni, por si popull komb, rrjedhimisht me të drejtën për të krijuar njesinë e vet politike-shtetërore mbrenda Kosovës. Sokrat Plaka, ish-ministër i jashtëm i Shqipërisë i bashkohet lëvizjes së nacionalistëve serbë të Kosovës dhe të Beogradit për t’iu kundërvënë përcaktimit të serbëve të Kosovës si pakicë etnike dhe për t’iu dhënë statusi i kombit në Kosovë dhe, rrjedhimisht, e drejta e serbëve për të krijuar njesinë e vetë politike (kanton, apo krahinë, apo republikë, apo bashkimi i komunave serbe etj.) mbrenda Kosovës. Përkundër faktorit ndërkombëtar dhe shqiptar, Sokrat Plaka, e ndryshon formulimin e kërkesave për Kosovën shumetnike në kërkesën për Kosovën shumëkombëshe.

Ndonëse Plaka e lidhë idenë e vet me demokracinë dhe kërkon që Kosova të përkufizohet si shtet shumëkombësh në emër të demokracisë ndryshimi i formulimit ndërkombëtar nga “Kosovë multietnike” në “Kosovë shumëkombëshe” është i lidhur më shumë me lëvizjen nacionaliste serbe për krijimin e njesisë së tyre politike mbrenda Kosovës si fazë e mundëshme për shkëputjen e mëvonshme dhe bashkimin me Serbinë, sepse termi “komb” është i lidhur me të drejtën e shtetëformimit, ndërsa termi “etni” nuk e ka këtë lidhje se sa me nevojën e ndërtimit të demokracisë stabile. Që serbëve t’u njihet e drejta për krijimin e njesisë së vet politike mbrenda Kosovës, Plaka, fillon me ndryshimin e përcaktimit të tyre nga shqiptarët dhe faktori ndërkombëtar si minioritet etnik në përcaktimin e tyre si komb duke e lidhë me kërkesat gjoja të demokracisë.

3. Teorikisht struktura etnike etj., e Kosovës nuk kërkon domosdo përkufizimin e saj si shtet as multietnik dhe aq më pak si shtet shumëkombësh si kusht për një demokraci stabile. Ndër teoricienët më me autoritet dhe që e ka ndikuar më së shumti teorinë e sotme të demokracisë në mendimin perëndimor pikërisht sipas koncepteve, dimensioneve dhe indikatorëve të “homogjenitetit” dhe “heterogjenitetit” kombëtar, etnik, fetar, gjuhësor etj., është Arendt Lijphart (Democracies, 1984) nën shembullin e studimit krahasuese të njëzet e një vendeve demokratike. Demokratike mund të jenë edhe vendet etnikisht homogjene, edhe vendet heterogjene, por lloji i qeverisjes së përshtatshme në rastin e parë dallon nga lloji i qeverisjes në rastin e dytë: vendeve etnikisht homogjene u përgjigjet një qeverisje demokratike e shumicës (“demokracia maxhoritare”) ndërsa vendeve etnikisht heterogjene (multietnike) një qeverisje e demokracisë konsensuale ose e përzier. Në demokracinë e shumicës vendimi merret nga shumica dhe pakicat nuk mund t’i bllokojnë ato, ndërsa ne demokracitë e konsensusit pakica, p.sh. serbe mund ta bllokojë çdo vendim pavarësisht nga numëri i votuesve.

Nuk ka ndonjë kriter të pranuar nga të gjithë se çfarë përqindje duhet të ze një bashkësi që vendi të quhet homogjen ose heterogjen. Si raste të një shoqërie homogjene Lijphart klasifikon të gjitha vendet në të cilat një grup ze 80 e më shumë përqind të popullsisë: “Një vend është klasifikuar si “homogjen” në qoftë se 80 për qind ose më shumë e popullsisë së tij i takon të njëjtit besim fetar...ose flet të njëjtën gjuhë”. Ngritja e kësaj përqindjeje më lartë, sipas Lijphart, nuk do t’i shtonte ndonjë gjë të madhe studimit të sistemeve të demokracisë në rastet e marra në shqyrtim, sepse “rritja e kriterit në 90 për qind do të shtonte vetëm pak vende fetarisht heterogjene” (ff.42, 43).

Pra, sipas teorive të demokracisë për ndërtimin e një demokracie stabile maxhoritare nuk ka asnjë pengesë që një vend në të cilin një bashkësi etnike, gjuhësore, fetare etj., që përbën 80 për qind e më shumë të popullsisë të përkufizohet si shoqëri homogjene dhe jo multietnike, multifetare, multigjuhësore etj. Sipas teorive të demokracisë kërkesa për “Kosovën multietnike” dhe aq më pak kërkesa për “Kosovën shumëkombëshe” nuk mund të arsyetohen me kërkesën për ndërtimin e një demokracie stabile, sepse Kosova është një rast i qartë i një vendi “homogjen” me mbi 80 për qind (90 për qind) të popullsisë me përkatësi të njëjtë kombëtare, etnike, gjuhësore, fetare etj. Për teoritë e demokracisë stabiliteti i demokracisë i ka shanset e mëdha në vendet homogjene me qeverisje të shumicës (“majoritarian democracies”), siç është Kosova.

Nacionalizmi serb nuk pajtohet me demokracinë e shumicës në Kosovë sepse u heq mundësinë për të bllokuar marrjen e vendimeve dhe për të destabilizuar vendin si strategji për dobësimin e Kosovës dhe arsyetimin e kërkesave që t’i bashkohen Serbisë. Prandaj nacionalizmi serb kërkon përkufizimin e Kosovës si vend shumëkombësh të cilit pastaj do t’i përshtatej një “demokraci e pajtimit” (“consensus democracy”) në të cilën nuk mund të merret asnjë vendim nga votat e shumicës pa dhënë pajtimin pakica serbe. Krah për krah me nacionalizmin serb këtë strategji e zhvillon dhe propozon ish-ministri i jashtëm i Shqipërisë, Sokrat Plaka, kur karakterizon Kosovën si shtet shumëkombësh ne emër të ndërtimit të demokracisë: “Kosova është një shtet shumëkombësh; të drejtat e tyre njerëzore dhe kombëtare duhet të respektohen dhe përgjegjësia kryesore bie mbi shumicën shqiptare... Populli shqiptar duhet ta hedhë poshtë mentalitetin e vjetër serb. Detyra e ndërtimit shtetëror të pavarur të Kosovës duhet të mbështetet në shtetin e së drejtës pluraliste dhe në parimet e demokracisë”.

Problemi është se populli shqiptar e ka hedhë poshtë mentalitetin e vejtër serb, por mentalietet e vjetra nacional-shoviniste serbe nuk i ka hedhë ende poshtë Sokrat Plaka i cili vazhdon të luftojë krah për krah nacionalshovinizmit serb kundër stabilitetit të Kosovës. Sokrat Plaka nuk kërkon që serbëve të Kosovës t’u respektohen të drejtat e njeriut dhe të pakicave por të “drejtat e tyre kombëtare”. E, në të drejtat kombëtare, siç i njeh edhe e drejta ndërkombëtare, përfshihet edhe e drejta për vetëvendosje, shkëputje, krijim të shtetit të pavarur etj., çka nuk u njihet pakicave. Kjo është një dëshmi se në përcaktimin e Kosovës si vend shumëkombësh ndryshe nga faktori ndërkombëtar që e kërkon si vend multietnik, Plaka, nuk ka gabuar duke ngatërruar termat “etni” dhe “komb”, por e ka bërë me vetëdije për të kaluar nga “të drejtat e pakicave” etnike në të “drejtat kombëtare” të serbëve.

Kjo mbetet një kërkesë e qartë nacionaliste serbe dhe teorikisht nuk ka lidhje me stabilitetin e demokracisë në Kosovë. Teorikisht demokracia stabile është e mundur dhe e suksesëshme në vendet etnikisht, fetarisht, gjuhësisht, kombtarisht homogjene.

4. Jo vetëm për teoricienët por as për politikanët e shquar praktik multietniciteti i Kosovës dhe aq më pak shumëkombësia e Kosovës muk janë një parim themelor dhe kusht i ndërtimit të një demokracie të qëndrueshme. Medlin Ollbrajt, politikane e suksesëshme karriere, krejt në përputhje me teoritë e sotme të demokracisë është shprehur me 2 mars 2000 para një nënkomisioni të Senatit amerikan se shoqëria multietnike nuk është një parim themelor për Kosovën: “Respekti për të drejtat e minioriteteve mund të jetë parimi bazë për Kosovën dhe jo shoqëria multietnike... Fjala multietnike është më e vështirë të flitet për Kosovën, sepse serbët janë me të vërtetë një minioritet atje, pra është një çështje respekti për të drejtat e minioritetit” (“Albania” 3.03.2000, f.8).

Kështu derisa ish-ministrja e jashtme amerikane Ollbrajt mendon se multietniciteti i Kosovës nuk është parim themelor, ish-ministri i jashtëm i Shqipërisë, Sokrat Plaka, nuk mjaftohet me multietnicitetin por kërkon më shumë në favor të serbëve, kërkon shumëkombësinë e Kosovës; derisa ish-ministrja e jashtme amerikane Ollbrajt mendon se serbët në Kosovë duhet të pranohen si minioritet, ish-ministri i jashtëm i Shqipërisë, Sokrat Plaka, kërkon shumë më tepër në favor të serbëve, pranimin e tyre si komb; derisa ish-ministrja e jashtme amerikane Ollbrajt mendon që serbëve në Kosovë t’u njihen të drejtat e minioritetit, ish-ministri i jashtëm i Shqipërisë, Sokrat Plaka, kërkon që serbëve në Kosovë t’u njihet shumë më tepër, t’u njihen të drejtat kombëtare që përfshijnë edhe të drejtën e vetëvendosjes dhe shkëputjes nga Kosova; derisa krejt në përputhje me teoritë e sotme të demokracisë ish-ministrja e jashtme amerikane Ollbrajt konstaton se Kosova me 90 përqind të popullsisë shqiptare nuk mund të përkufizohet qartë si vend multietnik (“heterogjen”), ish-minsitri i jashtëm i Shqipërisë, Sokrat Plaka, krejt në kundërshtim me teoritë e sotme të demokracisë kërkon që Kosova me 90 për qind të popullsisë shqiptare të përcaktohet diçka më shumë në favor të serbëve se multietniciteti, të përkufizohet si shtet shumëkombësh.

Medlin Ollbrajt nuk mund të qortohet se nuk e njeh ose nuk është e ndjeshme për demokracinë sa Sokrat Plaka dhe as se është e pandjeshme ndaj të drejtave të njeriut, të etnive dhe minioriteteve mbasi pikërisht në emër të të drejtave të njeriut dhe të etnive arriti një sukses të jashtëzakonshëm për krijimin e një mbështetje të jashtëzakonshme ndërkombëtare dhe bindjen e NATO-s për të bombarduar ushtrinë nacional-shoviniste serbe dhe për t’i sjellë lirinë që gëzon sot Kosova.

Jo vetëm ish-ministrja e jashtme amerikane por edhe ministrat e sotëm perëndimor i trajtojnë serbët e Kosovës si pakicë etnike dhe u kërkojnë të kufizohen vetëm në kërkesat për të drejta që u takojnë pakicave. Deri tani si nga UNMIK ashtu edhe nga minstrat e jashtëm perëndimor është kundërshtuar çdo kërkesë e serbëve që kalon përtej të dretjave të pakicave, që kalon në të drejtat kombëtare si krijimi i njesive politike autonome, vetëvendosja etj. Nuk ka fakte për t’u besuar se ministrat e jashtëm të vendeve perëndimore janë më pak të ndjeshëm ndaj demokracisë stabile se ish-ministri i jashtëm komunist, Sokrat Plaka. Mirëpo ish-ministri i jashtëm i Shqipërisë, Sokrat Plaka, në emër të ndërtimit të shoqërisë demokratike në Kosovë del si të ishte ministër i jashtëm i serbëve të Kosovës kundër ministrave të jashtëm perëndimor duke kërkuar që serbëve në Kosovë t’u njihen të drejtat kombëtare e jo vetëm të drejtat e minioriteteve.

Në rrafshin e politikanëve praktik edhe politikanët nacionalistë shqiptar kanë shprehë shqetësim për përdorimin e pavend të termit “multietnike” për Kosovën, pikërisht sepse bartës të nacional-shovinizmit serbë mund të shtrembërojnë atë për të kërkuar të drejtat kombëtare të serbëve duke përfshi të drejtën e krijimit të njësisë së tyre politike mbrenda Kosovës. Një zhvillim i tillë do t’i pakësonte shumë edhe shanset për një demokraci të qëndrueshme në Kosovë.

Se jo vetëm për teorinë e demokracisë por edhe për politikanët praktik “heterogjeniteti” i shoqërisë nuk shihet si kusht i domosdoshëm për një demokraci të qëndrusheme e dëshmon edhe ngurrimi fatal për të mbështetë kërkesat e shqiptarëve që t’u jepet statusi i shtetëformuesit në FYROM dhe që qeverisja e atjeshme të realizohet si qeverisje konsensuale (“consensus democracy”). FYROM dhe kërkesa e shqiptarëve është rast klasik në përputhje me teorinë e Lijphart për demokracinë konsensuale në shoqëritë “heterogjene”, sepse struktura etnike, fetare dhe gjuhësore e saj u përgjigjet të gjitha kushteve që kërkojnë qeverisje konsensuale si kusht për demokraci të qëndrueshme. Megjithkëtë, u desht një luftë e armatosur që politikanët e perëndimit t’i kërkojnë FYROM të pranoj një qeverisje me elementë konsensual mbi baza kombëtare. Kur demokracia konsensuale nuk shikohej praktikisht si e domosdoshme për FYROM në të cilën asnjë grup etnik, fetar apo gjuhësor nuk përbën as 80 për qind të popullsisë së përgjithëshme, aq më pak mund të merret si kusht për Kosovën ku shqiptarët përbëjnë 90 për qind të popullsisë. Nga politikanët praktik vetëm ish-minstiri i jashtëm i Shqipërisë e shikon shumëkombësinë e Kosovës të lidhur me ndërtimin e shoqërisë demokratike. Ndërsa, si përfundim, mund të thuhet se as për teoritë e sotme të demokracisë dhe as për politikanët praktik perëndimor shumëkombësia e Kosovës nuk shihet si kusht i ndërtimit të shoqërisë demokratike.

5. Edhe pse vetëm një ish-ministër dhe tani në pension analiza e ideve të hedhura nga Sokrat Plaka ka rëndësi për disa arsye.

Disa “personalitete” të regjimit enverist si ministra, akademikë, punonjës të lartë të sigurimit të shtetit, funksionarë partiakë etj., në Shqipëri nga administrata socialiste paraqiten si sepcialistë aq sa edhe ministrat e sotëm të punëve të jashtme dhe politikanët e tjerë (p.sh. presidenti Moisiu) i marrin për këshilltarë të vetët. Analiza e shumicës prej atyre që janë marrë dëshmon se kanë qenë dhe kanë mbetë sepcialistë, profesionistë për realizimin e nacional-shovinizmave grekë e serbë kundër shqiptarëve. Sokrat Plaka është vetëm njëri në turmën e tyre të madhe.

Veç kësaj ky lloj kontigjenti si ministra, akademikë, funksionarë të Sigurimit të Shtetit, oficerë ushtarakë etj., shihen si idhuj dhe me admirim nga disa rryma politike në Kosovë, veçanërisht nga ish-pjestarë të UÇK-së dhe udhëheqësit e tyre politik. Shkrimi i Plakës mund të jetë i drejtuar për të ndikuar këtë kontigjent njerëzish dhe politikanësh. Prandaj zbërthimi i lidhjes së tij me nacionalizmin serb është e rëndësishme për kthjellimin e mendimit që edhe vendimi i tyre të jetë i vetëdijshëm për të qenë në anën e nacional-shovinizmit serb dhe “Sokrat Plakës” apo kundër tij. (Të mos thonë “nuk e ditëm”, “nuk na tha kush”).

Stili i shkrimit është tipik dhe ilustrues i mënyrës së komunikimit të ish-nomenklaturës enveriste me admiruesit e tyre në Kosovë. Në pamje të parë shkrimi është i mbushur me “urrejtje” për nacional-shovinizmin serb. Me këtë lexuesi (ose bashkëbiseduesi) shqiptar i Kosovës krijon përshtypjen se “qenka si ne”, “e dashka Kosovën” etj. Pastaj merret poza e njeriut të qytetëruar përballë “kosovarit të prapambatur”: megjithëse dihen gjithë mizoritë serbe, shqiptarët nuk duhet të bëjnë asnjë vrasje ndaj serbëve sepse bëhen edhe vetë si serbët, se shqiptarët duhet të shohin para e të harrojnë të kaluarën etj. Shkurt: nuk ka luftë kundër serbëve (por ndoshta vetëm ndaj “tradhtarëve” shqiptarë). Mbasi është trullosur kështu nga njeriu që duket edhe i informuar mbi mizoritë serbe, edhe se urren nacional-shovinizmin serb, por edhe i qytetëruar që nuk dëshiron që edhe vetë të bëhet si serbët, vetëm atëherë bashkëbiseduesit i jepet direktiva politike që është marrë nga nacional-shovinizmi serb. Shkrimi i Plakës është tipik: i mbushur me “urrjetje” për nacional-shovinizmin serb dhe masakrat serbe ndaj shqiptarëve etj., etj. dhe pastaj, hop, hidhet ideja që Kosova të jetë shtet shumëkombësh dhe serbëve t’u njihen të drejtat kombëtare, e më pas vazhdon prap gjatë me “patriotizmat”, me nevojën e bashkimit të forcave politike të Kosovës (ndoshta të bashkohen mbi bazën e ideve dhe programeve të nacionalizmit serb) etj., etj.

Analiza e këtij shkrimi është e rëndësishme për të treguar edhe se “specialistët” dhe ata që mbahen si “koka të mëdha” në të vërtetë ve`se serbofil e grekofil janë edhe të padijshëm. Merre me mend sikur Plaka të mos e ketë shkruar artikullin për t’i shërbyer nacional-shovinizmit serb, por se ashu mendon ai vetë. Atëherë del se “specialisti”, ish-diplomati i karrierës, doktori i shkencave nuk e di dallimin ndërmjet termave “etni” dhe “komb”, “të drejta të minioriteteve” dhe “të drejtave kombëtare”, lidhjen ndërmjet homogjenitetit e heterogjentiteti strukturor etnik dhe stabiltetit të demokracisë rrjedhojave që kanë gjithë këto për një politikë e një shtet etj. Merre me mend po të ishte ngarkuar “specialisti” të redaktonte një marrëveshje ose një dokument që e angazhon shtetin shqiptar në marrdhënie me një shtet tjetër: ai nuk do t’i kishte vënë re fare “nuancat” e termave dhe ideve të përfshira në to që më vonë do ta vinin shtetin shqiptar në vështirësi tepër të mëdha dhe do të kishin rrjedhoja tepër të dëmshme për te. Por edhe po të merret se “specialisti” i di të gjitha këto, mirëpo me vetëdije ka vendosë të mbrojë e të shpreh idetë e nacionalshovinizmit serb, atëherë prap del se nuk është aq i zgjuar, mbasi siç shihet, veprimtaria dhe idetë e tij nacional-shoviniste serbe mund të meren vesh dhe të zbërthehen lehtë.

Megjithkëtë, veçanërisht në Kosovë ekziston një kontigjent njerëzish që e ndjejnë veten inferiorë përballë “specialistëve” të Shqipërisë që shprehet në mendimet se “ata i dinë punët më mirë sepse kanë shtet” (Qosja), “sepse flasin më bukur” etj., etj. Këta njerëz i ngjajnë fshatarit mbas faljes në xhami që thoshte se “ka ardhë një hoxhë i menqur”, “ish shumë i ditur” etj. Kur e pyesnin se çka tha, fshatari përgjigjej se “nuk e di çka tha, por ish i ditur”, “nuk e mora vesh çka tha, po dinte shumë” etj. Kështu ndodhë edhe me disa njerëz në Kosovë që hutohen nga “estetika e gjuhës” (që në fakt nuk është shqipe e mirë) dhe nuk shohin se pas fjalëve “të bukura” të “sepcialistëve” të Shqipërisë janë hedhë ide që ose janë budallëk, ose në shumicën e rasteve janë të mbrapshta, kryesisht ide të nacional-shovinizmave serbë e grekë.

Në fund, nuk është fjala për të analizuar vetëm Sokrat Plakën, këtë serbofil të pandreqshëm edhe pse shumë njerëz kanë ndryshuar gjatë këtyre viteve, por se shfaqja e tij është shenjë e rigjallërimit të nacional-shovinizmit serb në Shqipëri dhe riaktivizmit të “specialistëve” filoserbë në Shqipëri.



9.3.2003 Hysamedin Feraj
 

kastriot

Primus registratum
Re: Patriotizmi dhe Politika (anti)shqiptare

MALLKOHET DHE NDËSHKOHET “HEREZIA SHQIPTARE”


Të gjithë e dinë se nocioni i herezisë lidhet me fanatizmin fetar dhe shprehet në mallkimin e ndëshkimin më të egër të mendimit e të veprimit të individit që bie në kundërshtim me dogmën dhe katekizmin kishtar. Mallkimi dhe ndëshkimi më rrënqethës i herezive kanë ndodhur në atë periudhë që njihet me emrin “Inkuzicion”. Në kohët moderne në shekullin e demokracisë e të liberalizmit mallkimi dhe ndëshkimi i herezive duhej të ishte vetëm një kujtim i hidhur që, sipas porosive të këshillit të Europës, duhet hequr dhe nga tekstet shkollore të mëisimit të historisë që të vendoset paqe e mirëkuotim midis njerëzve dhe popujve.

Por ja që pikërisht në shekullin tonë të ri ne shqiptarërt përballemi me mallkime e ndëshkime “herezishë” të reja, të “herezive kombëtare”. Aspiratat e shqiptarëve për bashkim kombëtar dhe jetë të përbashkët kombëtare, lufta politike dhe sidmos ajo me armë, e shqiptarëve për të realizuar këto të drejta, madje për pak më shumë frymëmarrje nën peshën e rëndë të sundimeve të huaja quhen, trajtohen, mallkohen, madje edhe ndëshkohen si “herezi”. Të huajt, por edhe disa shqiptarë të magjepsur nga “inkuzicioni anti-nacionalist”, po e përndjekin, mallkojnë dhe ndëshkojnë në mënyrë të ethëshme “herezinë shqiptare” që po prishka qetësinë ballkanase dhe harmoninë europiane.

Këto ditë kemi dëgjuar shumë për arrestimin në Kosovë të tre luftëtarëve të UÇK-së si dhe arrestimin në Slloveni apo dorëzimin vullnetar të një komandanti të njohur të UÇK-së, partiaku të lart e kryetar grui parlamentar në Kosovës, Fatmir Limajt. Këta sipas urdhërave të Karla del Ponte duhet të dalin para Gjykatës së Hagës të akuzuar për krime lufte, pra duhet të vihen në të njëjtën bangë të pandehurish përkraj krykriminelit Milosheiviç, duhet të vihen në ato banga ku drejtësia ndërkombëtare dhe policia ndërkombëtare nuk guxojnë e nuk dua të vendosin kryekriminelët Karaxhiç e Mlladiç sepse atyre u kanë qenë dhënë garanci se nuk do të gjykohën që të pranonin “procesin e Dejtonit”.

Arrestimi i Limajt e të tjerëve është linçim politik i luftës që bënë shqiptarët për pavarësi, është kriminalizim i UÇK-së, është mallkim e ndëshkim i aspiratës së shqiptarëve të Kosovës për pavrësi dhe i aspiratës së gjithë shqiptarëve për bashkim. Ndëshkimi i kësaj herezie shqiptare është shpërblim për Serbinë pasmilosheviçiane, që në fakt është Serbia e përhershme e shovinizmit serb dhe agresionit serb në Ballkan. Mallkimi i kësaj “herezie shqiptare” është lehtësimi më i madh politik, shpirtëror dhe juridik që i bëhet personit e pozitës së Milosheviçit e serbëve të tjerë në Hagë. Të barazosh viktimën me kriminelin, agresorin me viktimën e tij, genocodistin me ata që kanë pësuar pasojat e genocidit, të dëbuarit me ata që kanë pësuar spastrim etnik, nuk është as drejtësidhënie, as moral politik.

Nëse Fatmir Limaj dhe ushtarakët e UÇK-së duhet të dalin në bangën e të akuzuarve për krime ndërkombëtare, si të dyshura për kriminelë lufte sepse janë mbrojtur nga një agresor barbar, atëherë në gjyqin e Nurenbergut krahas kapove të Vermahtit hitlerian duhej të ishin edhe gejnerali amerikan Ajzenhauer, edhe mareshalli sovjetik Zhukov e shumë të tjerë, se që dhanu rdhër ose kishin dijeni se Aleatët do të rrafshonin Drezdenin, apo për hedhjen e bombave atomike në Hiroshima e Nagsaki. Duhet të dalin në gjyqin e Hagës gjitëh gjeneralët perëndimorë për luftrta në Kore, Vietnam, e shumë vende të tjera, duhet të dalin politikanët grekë që kishin dijeni se mercenarët grekë masakronin në Srebrenicë.

Ata që luftuan për Kosovën po i vrasin pas shpine, po i arrestojnë., po i trajtojnë si millosheviçianët. Ata mud të kenë mëkate para shqiptarëve jo para serbëve e drejtësisë ndërkombëtare. Ata po mallkohen e ndëshkohen sepse nëpërmjet tyre duan t’u japin mesazhin ogurzi shqiptarëve se të drejtat e tyre duhet t’i presin vetëm si lëmoshë dhe nuk duhet të guxojnë më të luftojnë për këto të drejta. Midis shqiptarëve ka plot që gëzohen për këto arrestime duke lënë në harersë qëllimin e tyre politik. Për këto qëndrime shqiptarët që lumturohen se luftëtarët eUÇK-së dërgohen përkrah Milosheviçit ka shumë për të thënë dhe duhet thënë sa më shumë.



Abdi Baleta
 

Albinos

Primus registratum
Re: Patriotizmi dhe Politika (anti)shqiptare

Baletes po i marrin lirine, por jo popullit shqiptar.
Baleta eshte egoist dhe flet ashtu sikur ka interesin.
Njerez te tille me shume njollosin se sa pastrojne kete vend nga qelbesirlleku shekullor.

KU ISHTE BALETA MEQE ATE E PASKA KAPUR ZJARRI ATDHETAR?
PERSE KUR KY NJERI ESHTE DIPLOMAT DHE KA MBARUAR SHKOLLEN NE FRANCE E RUSI, DEL TANI E PELLET NE KETE MENYRE?

PERSE TANI?

KU ISHE O BALLETE ME PERPARA?

TANI PO FILLOJNE TE TE LEVIZIN MORRAT NEPER KAPTINE

BALETA ESHTE VIKTIME ASHTU SIKUR ESHTE I GJITHE POPULLI SHQIPTAR VIKTIME E POLITIKES.
 

kastriot

Primus registratum
Re: Patriotizmi dhe Politika (anti)shqiptare

Fillimisht postuar nga Albinos:
[qb] ....KU ISHTE BALETA MEQE ATE E PASKA KAPUR ZJARRI ATDHETAR?
PERSE KUR KY NJERI ESHTE DIPLOMAT DHE KA MBARUAR SHKOLLEN NE FRANCE E RUSI, DEL TANI E PELLET NE KETE MENYRE?

PERSE TANI?

KU ISHE O BALLETE ME PERPARA?

TANI PO FILLOJNE TE TE LEVIZIN MORRAT NEPER KAPTINE

BALETA ESHTE VIKTIME ASHTU SIKUR ESHTE I GJITHE POPULLI SHQIPTAR VIKTIME E POLITIKES. [/qb]
Me vjen keq po me duket se ti me te vertete ke jetuar dhe jeton ne TUNIZI. Sepse perndryshe nuk do ti beje keto pyetje.

Kastriot
 
Top