Patetikja te 1984 e te I huaji

Pata folur, para ca kohe, për mediokritetin e disa veprave të famshme, respektivisht, 1984 dhe I huaji. Në mungese kohe skam pasur kohe të sqaroj më mirë së çfarë doja të thoja, deri më sot. Shyqyr Z-tit, është e dielë dhe mund të shpall bindjet e mia.

Nëse do bënim klasifikimin e 10 librave më të rendesishem të shekullit të kaluar, besoj së çdo person që merr vesh mesatarisht nga letersia do i vinte tek kjo liste. 1984 ishte testamenti i Orwell për demokracinë perëndimore, e cila po e zhgenjente po aq shumë sa Animal Farm ( shkruhet Animal Farm, lexohet URSS ). Ferma ishte një kronike besnike e historisë së Rusises, nga kthimi i Lenin në Rusi deri në emërimim e Stalin si sekretar i përgjithshëm. Orwell, që kishte ndjekur më interes e më besim revolucionin e kuq përkthen 20 vjet histori në 200 faqe liber. Rezultati është mahnites, tamam sepse është i bazuar në realitet. Ka ekuilibër, ka luftë, ka histori, ka zhgënjim. Rreshtat e fundit ( Të gjitha kafshet bla bla bla….) janë praktikisht kushtetuta socialiste. 1984 është komplet gjë tjetër. Sipas Orwell është hapi tjeter i sistemit komunist, e deri diku ka të drejte. Por vetem deri diku, duke qënë së sistemi që përshkruan nuk është as i majte e as i djathte, as totalitar e as demokrat, dreqi ta marri, smerret vesh së ça është. Në fillim kritikët do kërkojnë me ngulm e do gjejne afërsi më nacional-socializmin, por 1984 nuk flet vetëm për këtë. Në thelb 1984 flet për çdo sistem të mundshëm, përfshirë demokracinë.

Për të ngaterruar gjërat, një kuriozitet. Në një nga skenat e librit, nga fundi, Winston shkruan “2+2 = 5″. Kjo është prova që W. i është bindur Partise. Por botimi kryesor, nga 1961 deri në 1987 ishte kështu “2+2 = ” Është një ndryshim i rendësishëm ama, duke qënë së nëse shkruan “2+2 =” do të thotë që W. ka akoma një fare rezistence kundër partisë. Për 37 vjet W. nuk i bindet partisë, banalisht për një gabim shtypi që ka eleminuar numrin pesë. Në 1987, më ribotimin e librit, partia fiton përsëri duke qënë se “2+2 = 5“.

Pesë vjet më para, Gallimard kishte botuar një autor të ri më origjinë algjerine. Autori quhej Albert Camus, libri quhej I huaji. Tregon historinë e një tipi, Meursault, i cili në 150 faqe nuk provon asnjë ndjenjë. I vdes nëna, e nuk ndjen. Lidhet më një grua, e nuk ndjen asgjë. Vret një person edhe pse nuk ndjen asgjë. Supozohet që kur e vret nuk e urrente/donte/bezdiste/, thjesht e vret. E burgosin e nuk ndjen asgje. Libri vazhdon keshtu deri në fund, duke u bërë gjithmone e më i merzitshëm e më i dobët ( gafa sipas së cilës prokurori kërkon dënimin e M. sepse nuk ndjen asgjë është qesharka ) derisa, shyqyr Z-tit, Meursault egzekutohet duke u dhënë fund vuajtjeve (?) të tija e mërzisë tonë.

Pse janë të rëndësishëm?

Sepse, perveç vlerave letrare, janë dy libra politik. Shumë i thjeshte ai i Orwell, pak më i vështirë I huaji. Orwell të pakten na lajmeron për atë që mund të ndodhi nësë një tiran merr pushtetin, por dinim gjithçka që më para, dhe e dimë akoma. Sidoqoftë Orwell gabon.

Akoma më i habitshëm suksesi i Camy. Meursault ka tiparet e një adoloshenti të mërzitur sepse prindërit se kuptojnë e sepse shoqja e bankes nuk do të beje seks më të, ndaj vendos që që tani e tujte nuk do ndjejë më asgjë. Kalojnë 30 e ca vjet e M. është akoma i merzitur. Por nuk funksionon keshtu. E di mirë Salinger që te The Catcher in the Rye flirton më këtë ide e pastaj e braktis. E di akoma më mirë Italo Calvino që te Il barone rampante çon në ekstrem dëshirën e një çuni për të mos zbritur më nga pema.

Nuk është e habitshme që I huaji është një nga ata libra që e lexon kur je adoloshent, e edhe pse pastaj se kap më më dore të ngelet ideja që është liber i mirë ( shumë u ndodh e njejta gjë me Doors, mua të pakten më ka ndodhur. U bënë nja 10 vjet që nuk vë për dëgjim një album të Doors, e më ka ngelur ideja që janë një grup i denjë, por së di së sa e vertetë është. ) Sfidoj kë që bë 10 vite pa e lexuar ta rihapi e të thotë që ka akoma të njëjtat vlera. I huaji të shpjegon atë që ti dëshiron të të tregojë kur je adoleshent, që bota është e shemtuar por M. e Kurt Cobain janë më ty e janë si ty.

Problemi & pyetja Çfarë vlere kanë sot këta libra?

Praktikisht të njëjtat vlera që kanë kockat e dinosaurëve në muze. Për ti lexuar të dy këto libra duhet të kemi parasysh vitin e botimit, vërtiten të dy nga lufta e dytë boterore, dhe janë pjellë e zhgënjimit të shekullit.

Problemi është tek fakti që janë të dy libra pseudo utopik. Tani, utopia është levizja sipas së ciles mund të krijojmë një bote ( apo një botë bëenda një libri ) në të cilen gjithçka shkon mirë, fëmijet nuk ttëzohen kurre e nuk virten te gjuri, llogaria bankare është gjithmonë plot, kamarierët gjithmonë të sjellshëm e askush nuk vdes kurrë. Komunizmi ishte utopik, letërsia për fëmijë është utopike, ndaj edhe e palexueshme. Një libër nuk mund të vazhdojë 200 faqe duke thënë çdo gjë shkon mirë, çdo gjë shkon mirë, çdo gjë shkon mirë, fund! Nuk mundet sepse nuk është e vërtetë, sepse një libër i tille do ishte, në radhë të parë, i palexueshem, e në radhe të dyte, i palexueshem e gënjeshtar. E për këtë, besoj jemi dakord të gjithe ne që kemi kaluar moshën 10 vjeçare.

Çfarë bën një roman pseudo utopik? Të kundërtën, e asgjë më shumë. Asgjë nuk shkon mirë, asgjë nuk shkon mirë, asgjë nuk shkon mirë, fund! ( edhe kur në liber ndodh diçka që mund të përmirsojë pak situatën, si lidhja e protagonistëve më femra, në të dyja raster përdoret nga autori për të theksuar së zhgenjimi është akoma më i madh, tamam ashtu si ai autori që dëshiron të vrasi personazhin e kur është duke e hedhur nga kati i pestë vendos ta ngjisi edhe pak e të hidhet nga kati i 10, në mënyre që të jetë më i sigurt që do vdesë ). E tamam për këtë, të dy librat kanë të njëjtat vlera të një romani utopik për femijë të rritur.

Filed under: Letërsi, Po ishte për të kuq mër robo... Tagged: 1984, Albert Camus, Animal Farm, big brother, george orwell, i huaji, kritikë letrare
Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://tiranacalling.wordpress.com/?p=4420