patenta ne france

midi 11

Primus registratum
patenta ne france

Pershendetje te gjitheve.

a ka mundesi te me keshilloni si mund te gjej nje menyre per te siguraur patenten franceze.
faktikisht kam provuar tre here te kaloj provimin ketu dhe pasi kam paguar 1700 euro jam gjithmone pa patente. E kam dhene provimin tre here.
nuk kam me asnje kurajo te vazhdoje ne kete menyre keshtu qe desha te sigurohem nese dikush di nje menyre me te thjeshte per evituar konsumimin e durimit dhe te parave.
nuk kam kohe te shkoje ne shqiperi per te kaluar provimin atje dhe me duket se patenta shqiptare eshte e vlefshme vetem nje vit jashte shtetit keshtu qe eshte e kot te bej patenten ne Shqiperi atehere qe ajo do me vleje vetem nje vit.

Ju lutem me ndihmoni nese njifni ndonje rast te perafert me rastin tim; ju pershendes.
 

SiL3nT

Super Moderator
Anëtar i Shtabit
Re: patenta ne france

Po eshte e vertet qe patenta shqiptare vlen 1 vit jashte shtetit,,, por mund ta rinovosh cdo nje vit, dmth me pak fjale te vish 1 her ne vit ne shqiperi dhe ta rinovosh patenten pa dhen asnje prove asgje vetem tregon te vjetren dhe me nje shume lekesh 5 mije lek e merr perseri kartonin per jasht. E keqja eshte per ato qe nuk vin ne shqipri vit per vit
smile.gif
. une per vete kete rruge kam ndjekur. Suksese
 

Al-Punk

Still here
Re: patenta ne france

Nuk jam i sigurt nese Patenta shqiptar vlen duke rinovuar patenten internacionale.
Ne Gjermani ka nje rregull qe thote per 6 muaj pasi je futur ne Gjermani mund te perdoresh patenten Internacionale te Shqiperise (ne rastin tone), por nese do rrish me shume duhet ta konvalidoshd.

Nese ke nje patente shqiptare nuk ka nevoje te kalosh oret e mesimit por thjesht jep provimet dhe duhet te paguash diku tek 600 Euro. Nese do te duhet ndonje ore mesimi shkon tek 700 Euro.

Megjithate Italia ka futur nje rregull qe do pranohen patentat e shqiptareve. Ndoshta duke pare ecurine e futjes se Shqiperise ne EU (qe kushedi kur behet) ndonje hap paraprak me ndonje marreveshje me France, Gjermanine etj mund te mundesoje njohjen e patentes tone dhe ne keto vende.
 

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Re: patenta ne france

Pershendetje

patenta shqiptare nuk njihet ne France... kur je rregjistruar ne fillim ne prefekture...duhet te kishe deklaruar patenten shqiptare (nese kishe), di qe me pare (varet nga letrat e qendrimit qe ka personi)...patenta shqiptare kthehej ne patente franceze...ose nga patente e vlefshme per dy vjet...kur nderron statusin...je i detyruar te kalosh teorine ne frengjisht per te bere nderrimin e patentes...gjithashtu me duket se duhet te tregosh mbi tre muaj qendrim jashte france (psh ne shqiperi) nese do te kthehesh me nje patente shqiptare...

bonne chance me gjithe keto probleme
laugh.gif
 

pinkparadise

Forumium maestatis
Re: patenta ne france

mesa di une:

...aktualisht patenta shqiptare nuk mund te kthehet direkt ne patente shqiptare.
...patenta shqiptare eshte e vlefteshme 1 vit ne Fr, dhe brenda ketij viti duhet te kalosh praktiken qe te te kthehet patenta nga Al ne Fr.


Nuk e shof interesin e te gjeturi nje zgjidhje tjeter, perveçse ta kalosh si te gjithe te tjeret....jo per gje por kjo eshte pune jete dhe sigurie per veten e per te tjeret.....kshu qe planet B dhe C bien poshte...duhet ndjekur plani A
laugh.gif
 
Top