Pasuria e Kosovës që nuk ka pse të kthehet
Ndryshimet mund ti ndjejmë dhe prekim vetëm kur në Kosovë investitorët nga jashtë vijnë dhe mbesin në Kosovë, e ata të brendshmit nuk i trembim dhe dëbojmë me shantazhe e reket, dhe kur krijohet platforma dhe kushtet e mirëfillta për kthimin e trurit

Shumë herë kemi ngritur shqetësime dhe vërejtje se kapitali i Kosovës që gjendet jashtë duhet të kthehet në Kosovë, për ti gjetur mënyrat më të përshtatshme për ta zhvilluar Kosovën. Kapitali është i domosdoshëm për ta zhvilluar një vend, por më shumë se kapitali janë të nevojshme idetë dhe njerëzit me energji dhe qasje të duhur për ti zhvilluar ato. Mirëpo, pa kapitalin intelektual, kapitali financiar dhe burimet natyrore mbesin të pashfrytëzuara, apo vetëm në funksion të një grupi të ngushtë të vendimmarrësve.

Një vështrim sipërfaqësor i promovimit pesë milionësh Kosovo the Young Europeans tregon se autorët kanë tentuar ta promovojnë pasurinë më të madhe të Kosovës të rinjtë e saj. Të rinjtë kosovarë janë vërtet pasuria jonë, por pa ngritje superiore kualitative janë njësoj të padobishëm sikurse pasuritë natyrore të cilat nuk po mund ti shfrytëzojmë për ngritjen e mirëqenies sonë pa zbatimin e ligjit, teknologjisë dhe kapitalit të duhur.

Sistemi arsimor kosovar ka vite që prodhon kuadro me cilësi të dyshimtë, pasi që edhe ky sistem është shndërruar në një mekanizëm të përfitimit të shpejtë si shumë sektorë të tjerë ekonomikë në Kosovë.

Kthimi i trurit është njëri nga potencialet e Kosovës, i cili ende mbetet i pashfrytëzuar nga shoqëria jonë. Në vitin 2008, Ministria e Arsimit nisi fushatën aty për aty për kthimin e trurit, mirëpo nuk pati përcjellje serioze dhe përfshirje në strategjinë e zhvillimit të gjithëmbarshëm. Nga tërë ajo nismë, tash për tash ka mbetur vetëm një ueb faqe e paazhurnuar.

Për dallim prej Qeverisë sonë, Qeveria shqiptare kishte ndërmarrë nismën e kthimit të kapitalit intelektual përmes programit Brain Gain, i cili provon ti identifikojë efektet socio-ekonomike të kthimit të trurit dhe zhvillon mënyra dhe rrugë për inkurajimin e ekspertëve dhe profesionistëve për kthimin e tyre në Shqipëri, ose për të kontribuar në ndonjë formë tjetër në zhvillimin e shtetit.

Kosovarët që emigruan para, gjatë dhe pas luftës së fundit në Kosovë, kanë ende ndjeshmëri dhe ruajnë dashurinë për vendin dhe familjarët e tyre. Kjo vërtetohet lehtë përmes faktit se niveli i remitancave (të hollat e dërguara nga diaspora) është ende më i lartë sesa investimet e jashtme direkte. Lidhjet familjare janë ende tepër të rëndësishme për një numër të konsiderueshëm të diasporës kosovare.

Përvojat e vendeve në zhvillim e demantojnë tabunë se profesionistët nuk kthehen për të kontribuar sërish në vendlindjen e tyre. Në një artikull të Foreign Policy mbi derdhjen e trurit, tregohet se që prej vitit 1950, 46 udhëheqës qeveritarë të tanishëm dhe 165 udhëheqës qeveritarë të kaluar kanë kryer shkollimin superior në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Profesionistët shumë lehtë kthehen në ato vende me ekonomi në zhvillim dhe ku lehtë mund të inkuadrohen në proceset zhvillimore. Sikurse që për mbirjen e farës nevojiten kushtet e favorshme klimatike, ashtu edhe për profesionistët që kanë dëshirë të kthehen në vendin e tyre, nevojitet pritje miqësore dhe hapësirë për tu përfshirë në sistem. Se sa seriozisht e mendon një qeveri strategjinë e saj zhvillimore, shihet nga fakti sa seriozisht ajo qeveri vepron në kthimin e trurit.

Një organizatë joqeveritare serbe (484) ka gjetur fonde për zhvillimin e politikave brain drain për Ballkanin Perëndimor dhe mes shteteve tjera, edhe për Shqipërinë. Identifikimi i ndikimit të politikave dhe praktikave kombëtare dhe evropiane në raport me derdhjen/kthimin e trurit në Ballkanin Perëndimor, njoftimi i palëve me interes apo partnerëve kryesorë lidhur me këto politika, mbështetja e zhvillimit të politikave dhe masave në Ballkanin Perëndimor për kthimin e derdhjes në kthim të trurit janë disa nga objektivat që shumë lehtë mund ti arrijë ndonjëra nga organizatat joqeveritare kosovare.

Projekti mbi fasilitimin e zhvillimit të kapaciteteve KFOS dhe UNDP, është njëra prej iniciativave që ende e mban një pjesë të kapitalit intelektual në Kosovë të mos kthehet/derdhet përsëri prapa në Perëndim.

Realiteti kosovar tregon se në dy vitet e fundit më shumë kemi dëbuar investitorë sesa kemi tërhequr. I njëjti fat i ka përcjell edhe profesionistët që me shumë vullnet janë kthyer në Kosovë dhe kanë mbetur të zhgënjyer nga ajo çka kanë hasur në vendlindje. Rasti më ilustrativ është i një të reje nga Ferizaj, e cila ishte kthyer nga SHBA me të përfunduar me një notë të lartë mesatare Fakultetin për administrim biznesi dhe specializimin për financa, dhe e cila që një vit është ende në kërkim të punës.

Edhe pse Qeveria sot prezanton dhe radhit sukseset e saj në Kosovën e pas pavarësisë, shenjat e zhvillimit të mirëfilltë nuk shihen askund në horizont. Ndryshimet mund ti ndjejmë dhe prekim vetëm kur në Kosovë investitorët nga jashtë vijnë dhe mbesin në Kosovë, e ata të brendshmit nuk i trembim dhe dëbojmë me shantazhe e reket, dhe kur krijohet platforma dhe kushtet e mirëfillta për kthimin e trurit.

Ndërkohë, entuziazmi i kosovarëve dhe iniciativat vetanake nuk mungojnë. Kah fundi i vitit të kaluar dikush në Facebook kishte formuar një grup të ri – Kosovo Independent Brain Gain.

Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.mimozakusari.com/2010/03/22/pasuria-e-kosoves-qe-nuk-ka-pse-te-kthehet/