BeRaTsi_MiZeRje
Aktivist i AlbForumi

Përbërësit:
- 1 pako linguini pasta të pa ziera
- 2 lugë supe vaj të ulliri
- 1 lugë caji vaj të djegëst
- 700 gram karkalecë mesatarë, të qëruara dhe të pastruara mirë
- 450 gramë bizele të ëmbla
- 2 thelba të mëdhenjë hudhër të grira
- 1 ½ filxhanë verë e bardhë e thatë
- ¼ e filxhanit me ujë nga makaronat
- 1 lugë supe buter pa kripë
- 1 lugë supe, lëngë limoni të freskët
- 1/3 e filxhanit borzilok i prerë dhe i freskët
1. Vloje ujin me pak kripë, në një tenxhere të madhe. Shtoji makaronat linguini dhe zieji ato për 8 deri në 10 minuta ose jo edhe shumë të ziera.

2. Nxejeni vajin e ullirit dhe vajin e djegëst në një enë në një nxehtësi të mesmë ose te lartë. Përzijini karkalecët, bizelet dhe hudhrën. Gatuaji dhe përzieji për 2 minuta, derisa karkalecat ndrrojnë ngjyrën. Largoji nga nxehtësia dhe menjanoi ato me një enë tjëtër.
3. Zbraze verën në enë dhe japja një valë të vlimit. Gatuaji deri sa të reduktohet 1/3 e saj. Ktheji karkalecët, bizelet dhe hudhrën në enë dhe përziji sëbashku me ujin që ka mbetur nga pasta. Vazhdo t’I gatuash dhe përziesh deri sa karkalecat të marrin ngjyrë tjertër. Largoje enën nga nxehtësia dhe hedhi brenda duke I përzier edhe buterin, lëngun e limonit dhe borzilokun. Sasinë e përfituar mund ta ktheni në enën ku janë makaronat linguini dhe këto janë të gatshme për servim. /Puhia.com/
