Pasojat utilitariste ne boten moderne

Albforumi

Primus registratum
Pasojat utilitariste ne boten moderne

Pasojat utilitariste ne boten moderne

* Lulzim Hoxha *

Qysh pas industrializimit te shoqerise, gjate dy shekujve te fundit niveli i mireqenies ne pjesen derrmuese te botes ka arritur nivele marramendese duke kthyer ne realitet shume nga utopite e dikurshme te shfaqura pergjate revolucioneve te ndryshme qe mbizoteruan shekujt e XVIII dhe XIX. Por me industrializimin e shoqerise, lindi nevoja per dhenien e nje legjitimiteti te ri botes se re perendimore krijuar mes sprovash te shumta social-politike dhe ekonomike. Nje perqasje pra e cila do te mund ta perligjte dhe njekohesisht ti jepte me shume inerci rendit te ri qe po ndertohej. Me pak fjale, kjo do te ishte ideja fillestare e kesaj qasjeje te re qe zuri fill ne Britani gjate shekullit te XIX me autore kryesore John Stuart Mill dhe Jeremy Bentham. E thene thjesht nje koncept i cili jo se dallohet per ndonje grade te larte sofistikimi filozofik, me teper sesa per nivelin e frikshem abstragues te saj utilitarizmi nenkupton perparesine e dobishmerise per te qene i lumtur kundrejt cdo gjeje qe na e pengon kete lumturi. Vakuumi ideologjik i ketij koncepti i sherbeu me se miri si instrument problematikave te diskriminimit qe arriten kulmin pergjate shekullit te XX te tilla si: anti-semitizmi ne Gjermani, nacionalizmi ne Ballkan, diskriminimi gjinor por edhe problemet e shumta sociale dhe ekologjike te krijuara nga urbanizimi i shfrenuar.

Interpretuar sipas pikepamjeve utilitariste, letrat e Fichte-s mbi predominimin boteror te races pangjermane qe u shnderruan ne forme doktrine nepermjet Mein Kampf te Hitlerit, interpretohen thjesht mbi dobishmerine e Gjermanise se asokohe per ti bere te lumtur shtetasit e saj pas disfates ne luften e pare boterore. Pra, nese nje hebre arrestohej nga policia gjermane thjesht sepse ai nuk i perket races ariane kjo eshte krejtesisht ne dobi te lumturise se naconal-socializmit hitlerian. Nderkohe qe ne kohet e sotme teorite utilitariste vazhdojne ende te jene ne qender te mendesise se sistemit kapitalist.  Tashme sic shprehet Slavoj Zizek koncepti i anti-semitizmit eshte kthyer ne invers duke gerryer vetveten. Qasja utilitariste serish I jep nje legjitimim ketij fenomeni. Ne qofte se gjysmen e pare te shekullit te XX kishim te benim me nje nazizem anti-semit, sot ajo qe evidentohet eshte ekzistenca e nje sionizmi anti-semit. Duke cituar Zizek: ne kohet e sotme nje shtetas izraelit nuk e ka lirine per ta kundershtuar levizjen sioniste, edhe nese ai eshte kunder kesaj platforme. Ketij shtetasi nuk i mbetet gje tjeter vecse te heshti pasi e gjithe struktura shteterore e Izraelit funksionon mbi paradigmen utilitare te dobishmerise, qe konkretisht eshte migrimi i hebrenjve drejt territorit te shtetit izraelit. Kjo eshte pra trajta me e re e anti-semitizmit qe formesohet nepermjet legjitimitetit qe i jep qasja utilitariste e shekullit te XIX. Mbi keto baza ze fill edhe ceshtja e diskriminimit te grupeve te margjinalizuara, cka eshte nje prej dilemave me te medha te demokracise se sotme. Rasti me flagrant per ta ilustruar kete fakt ishte termeti i fundit ne Haiti.

Nga menyra se si u organizua operacioni ndihmes ne Haiti u shfaq dukshem prioriteti i vertete i nderkombetareve ne kete vend. Sipas deshmive te mbledhura nga nje korrespondent i BBC-se ne Haiti, operacioni i shpetimit u perqendrua vetem ne qendrat kryesore urbane te Port-au-Prince, kryesisht atje ku ndodheshin hotelet e frekuentuara nga turistet e huaj. Me 18 Janar, mjeket pa kufij u ankuan se nje nga avionet e tyre qe mbartte 12 tone pajisje mjekesore ishte kthyer mbrapsht 3 here brenda dy ditesh nga aeroporti i Port-au-Prince.  Nderkohe qe komandantet amerikane iu vune rivendosjes se sigurise duke grumbulluar nje trupe prej 14 mije marinsash, nga ana tjeter banoret ne disa zone me pak te zhvilluara te Port-au-Prince shpesh filluan te mbesnin pa ushqim e pa uje. Ne kete drejtim eshte e dukshme se dobishmeria me e madhe per amerikanet ishte praktikisht vendosja e sigurise ne fqinjin e tyre, me shume sesa ndihmat humanitare. Gje qe do te thote se konsiderata amerikane se populli haitian nuk mund te ishte ne gjendje ta ruante sigurine ne ato kushte, predominoi mbi evidencen e nje tragjedie njerezore te qenesishme.

Duke u bazuar ne argumentin utilitarist, e njejta gje mund te thuhet ne rastin e nacionalizmit ne Ballkan pas shperberjes se ish-Jugosllavise. Ne fund te fundit, sipas qasjes utilitariste masakrat e shumta te kryera ne Kosove dhe Bosnje i sherbyen me se miri dobishmerise se shtetit serb per te mbajtur nen kontroll ish-territoret jugosllave te Kosoves dhe Bosnjes. I gjithe diskriminimi anti-shqiptar ne Serbi ishte pikerisht brenda dobishmerise se qeverise serbe per te ushtruar nje diktat sa me te madh mbi territoret e ish-federates jugosllave.

Paradigma utilitariste shfaq nje impakt shume te thelle edhe mbi diskriminimin gjinor. Ngjarja e ndodhur gjate luftes se Shteteve te Bashkuara ne Kore, ku u ndertuan shtepi publike me synimin e vetem te motivimit te ushtareve amerikan ne lufte, ende kujtohet nga qarqet feministe si nje nder skandalet me te medha te diskriminimit gjinor. Ne fund te fundit, pare nga pikepamja utilitariste kjo ngjarje nuk eshte vecse nje strategji ne dobishmeri te Shteteve te Bashkuara me qellim te arritjes se nje rendimenti maksimal te ushtareve ne lufte.

Pika e fundit ku moraliteti utilitarist ka nje impakt destruktiv eshte dimensioni ekologjik. Industrializimi i vrullshem dhe perfitimi sa me i madh vetjak brenda nje kohe te shkurter paten pasoja serioze ne rrenimin e ekosistemeve. Ky fakt u shoqerua me nje migrim masiv drejt zonave urbane duke gjeneruar nje hendek trondites midis qendres dhe periferise. Mjaft domethenes ne kete kontekst ishte samiti i Kopenhagenit ne fund te vitit te kaluar, ku pikerisht moraliteti utilitarist u shfaq si nje pengese per arritjen e konsensusit mes perendimoreve dhe superfuqive te reja. Ky samit ishte treguesi me evident i shkalles se larte te moralitetit utilitarist ne secilin prej vendeve te zhvilluara. Pikerisht per shkak te ekzistences se nje diversiteti utilitar ne interesat e paleve ne kete ceshtje, arritja e nje marreveshjeje per reduktimin e emetimit te gazrave rezultoi e pamundur, duke perkeqesuar keshtu edhe me tej situaten e masakres ekologjike ne shkalle globale.

Nisur nga keto shembuj, nje realitet i ri eshte i mundshem per tu projektuar. Nese utilitarizmi ne ngjizjen e tij u konceptua si nje qasje qe do te perligjte sistemin qe do te ndertohej, pas gjithe ketyre efekteve negative te shkaktuara prej tij, sot mund te thuhet se eshte po ky utilitarizem qe po kthehet ne rrenues te nje sistemi qe dikur synohej qe ta legjitimonte me aq devotshmeri. Fakt ky qe me shume gjasa do te ishte rruga e vetme e shpetimit per sa i takon problematikave te diskriminimit ne teresi, per te ndertuar nje bote te vetme, ate bote ku njeriu nuk synon lumturine vetjake, por harmonine ne komunitet, ate bote ku nuk konkurrohet por bashkepunohet per berjen realitet te utopise se rradhes.

Shpërndaje.
Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://saktivista.com/?p=776

Top