alinos
Forumium maestatis
Pas mbledhjes se Keshillit per Kosoven
Reagime pas mbledhjes së Këshillit për Kosovën
Gabriel Partosh Analist i BBC-së për Evropën juglindore
Ka patur reagime të ndryshme rreth kritikës së hidhur ndaj pranisë ndërkombëtare në Kosovë të bërë nga zëvendëskryeministri serb Nebojsha Çoviq, i cili iu drejtua Këshillit të Sigurimit të hënën.
Fjalimi i zotit Çoviq u mirëprit përgjithësisht në Serbi, por kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, e akuzoi zotin Çoviq për abuzim për qëllime politike me vrasjet e fundit të serbëve.
Kryeministri Rexhepi është shprehur, megjithatë, i kënaqur me përfundimet e mbledhjes së Këshillit të Sigurimit.
"Mendoj se Këshilli i Sigurimit ka qenë në nivel dhe mirë i informuar, ka vepruar në mënyrën më të mirë, pra ka dëgjuar dëshminë apo paragjykimet e zotit Çoviq, por s'ka marrër asnjë vendim që ta dënojë në një mënyrë Kosovën," tha zoti Rexhepi.
"Është krejt në rregull që kanë kërkuar që siguria të jetë në nivel, organet hetuese ta kryejnë punën e vet dhe kanë kërkuar që dhuna të ulet në Kosovë," tha ai.
Akuzat e Çoviqit
Në fjalimin e tij para Këshillit të Sigurimit të OKB-së, zoti Çoviq përdori një fjalor të ashpër, më të ashprin të dëgjuar ndonjëherë në këtë forum për Kosovën, që nga përfundimi i konfliktit katër vjet më parë.
Ai akuzoi misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe paqeruajtësit e NATO-s për plogështi përballë ekstremizmit shqiptar, i cili u akuzua nga Beogradi për vrasjen e dy fëmijëve serbë javën a kaluar ndërsa po laheshin në një lum, dhe për vrasjen e një serbi tjetër ndërsa po peshkonte.
Zoti Çoviq vazhdoi më pastaj duke thënë se derisa bashkësia ndërkombëtare të mos ndërmarrë një aksion vendimtar për të ndaluar dhunën anti-serbe, ajo do të mbahet përgjegjëse para historisë për atë që ai e përshkroi si "ripërtëritje të fashizmit" dhe krijim të "një para shteti-monstruoz njëetnik shqiptar".
Reagimi ndaj fjalimit
Këshilli i Sigurimit do të vazhdojë të ndjekë zhvillimet në Kosovë.
Ferhan Haq, zëdhënës i OKB-së
Ambasadori britanik në Kombet e Bashkuara, Emyr Parry Jones, ka kundërshtuar akuzat e drejtuara ndaj dyshimeve për plogështi të OKB-së dhe tha se aktet e izoluara të dhunës nuk duhet të lejohet të polarizojnë edhe më shumë komunitetet e ndryshme në Kosovë.
Njëkohësisht, ka patur një dënim të përgjithshëm në Këshillin e Sigurimit, të përshkallëzimit të dhunës në Kosovë.
Megjithëkëtë, ky dënim nuk solli deri tek një veprim i Këshillit të Sigurimit
Zëdhënësi i OKB-së, Ferhan Haq, tha pas takimit të Këshillit se ata shpresojmë se palët në Kosovë e kuptojnë seriozitetin me të cilin i është qasur Këshilli i Sigurimit kësaj çështjeje.
"Këshilli i Sigurimit do të vazhdojë të ndjekë zhvillimet në Kosovë, sikundër bëri menjëherë pas të shtënave javën e kaluar," tha zoti Haq.
Përgjigja e Këshillit të Sigurimit, e ashpër në retorikë, por me mungesë në veprim, erdhi pa ndonjë befasi në Beograd.
Presioni serb
Por pse zoti Çoviq e zgjodhi fjalorin e ashpër në mbledhje?
Ndoshta janë dy arsye për këtë. Njëra është trysnia e brendshme mbi qeverinë e Serbisë që të bëjë diçka për gjendjen e serbëve në Kosovë.
Megjithëse zgjedhjet në Serbi nuk do të mbahen deri në fund të vitit të ardhshëm, temperatura politike po rritet dhe situata ende e brishtë mund të çojë drejt zgjedhjeve të parakohshme.
Ndërkohë, bazuar në sondazhet e opinionit, koalicioni qeverisës mbahet në vendin e tretë pas ish-partnerëve të koalicionit, Grupi teknokrat G17 Plus dhe Partisë nacionaliste Demokratike të Serbisë.
Pjesërisht kjo ishte trysnia me të cilën u mbulua administrata e Beogradit për të nisur ofensivën diplomatike rreth Kosovës, pikë kjo që zoti Çoviq iu referua edhe vet.
"Një ekstremizëm nxit tjetrin, ky është një rreth i mbyllur," tha zoti Çoviq.
"Nëse Rezoluta 1244 zbatohet selektivisht për të avancuar njërën bashkësi etnike atëherë ne jemi jashtë lojës, kjo nuk mund të tolerohet më," tha ai.
Arsyeja tjetër për fjalorin e ashpër të zotit Çoviq në Këshillin e Sigurimit, ishte që të shtyhet ky forum që të ndërmarrë një aksion kundër ekstremistëve shqiptarë.
Megjithëse në mungesë të një konflikti të madh kjo nuk është detyrë e Këshillit të Sigurimit, duke e ngritur profilin e Kosovës në Kombet e Bashkuara, Beogradi shpresoi se do ta shtyjë kreun e ri të misionit ndërkombëtar në Kosovë, Harri Holkeri, të urdhërojë shtypjen e ekstremistëve shqiptarë të Kosovës.
Sa mund të bëjë zoti Holkeri është një gjë tjetër. Sikur edhe krerët e tjerë të UNMIK-ut, ai nuk dëshiron që të nxisë shumicën e shqiptarëve të Kosovës, shumica e të cilëve i mbajnë mend ende vitet e regjimit represiv serb.
Ndërkohë, ai ka edhe një detyrë tjetër të cilën duhet ta përmbushë në javët e ardhshme. Që të bëjë që bisedimet e shumëpritura për çështjet praktike të kthehen në një bashkëpunim të përditshëm ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.
Kjo është një axhendë e komplikuar, që vështirësohet edhe më shumë nga aktivitetet e atyre që duan të minojnë këto bisedime duke rikthyer dhunën ndëretnike.
E martë, 19 gusht 2003