Re: Partia Myslymane Shqiptare!
nga GJergji Bitri
Nje Zot e di c'po ndodh me Shqiperine e ca me shume me ata qe quhen
shqiptare!
Ketu nuk eshte fjala per formime apo jo partish me karakter fetar. Nuk
eshte
fjala as per fushaten elektorale (qe nuk eshte ndryshe nga ato te
meparshmet, pasi edhe protagonistet jane po ata). Nuk eshte fjala as
per
Apokalipsin (Sigurimas ose jo). Nuk eshte fjala as per hapjen e
shkollave
greke (ironia: ne qytetine te pares shkolle shqipe, pavaresisht se ne
Greqi
nuk ka asnje shkolle shqipe). Nuk eshte fjala as per faturate kripura
te
energjise elektrike, apo ca me shume per mungesen e saj (megjithese
Kryeministri, me rastin e fushates se re premtoi qe do ta zgjidhe
problemin,
tallja e rradhes). Nuk eshte fjala as per mungesen e ujit. Nuk eshte
fjala
as per mos-sherbimin e administrates publike, as per mos sherbimin e
Ambasadave per ceshtje konsullore per te cilat i detyron ligji. Nuk
eshte
fjala as per vogelsira te tipit: dhuna ne stadiumet e futbollit. Nuk
eshte
fjala as per papunesine (sepse baret e kafenete jane plot)....
Fjala eshte...e ketu me ngecin fjalet... Pra, fjala eshte te mungesa e
respektit per gjene me te shtrenjte te njeriut: JETEN.
Po, po. E para gje qe te bie ne sy ne Shqiperi, sidomos kur shkon per
vizite
pas disa kohesh qe jeton ne emigracion, eshte pikerisht kjo: MUNGESA E
RESPEKTIT PER JETEN.
Te vetmet gjera qe nuk kane aspak vlere ne Shqiperi jane: KOHA dhe
JETA.
Per mosevleresimin e KOHES, mjafton te shohesh baret e kafenete dhe
bisedat
boshe qe behen. E kjo eshte ceshtje serioze. Por sot s'po merrem me
kete.
Me skandalozja e tragjikja eshte mosvleresimi i JETES. JETA e njeriut
ne
Shqiperi ka vleren ZERO.
Ketu s'e kam fjalen per vrasjet, me apo pa kanun.
Ketu e kam fjalen per ata qe jane te detyruar nga ligji t'i sherbejne
JETES,
e te shpetojne JETE.
E kam fjalen per ata qe punojne ne Sherbimin Shendetesor te Shqiperise.
Per
ata qe vetequhen Mjeke, Infermiere e ku di une tjeter, por qe ne baze
te
ligjit jane punesuar te shpetojne JETE njerezish.
E dikush mund te dale ne mbrojtje te dikujt, qe mund te jete nje ne
njemije,
se nuk eshte keshtu. Se jo te gjithe mjeket jane te pandergjegjeshem,
se ka
mungesa aparaturash, se ka mungesa barnash, se keshtu e se ashtu...
Jane te gjitha brockulla. Sistemi shendetesor ne Shqiperi eshte te
thuash
pak PERTOKE. E keqja me e madhe eshte te majisja e problemit. Te gjithe
te
vetequajturit Mjeke e Infermiere, jane thjeshte TREGETARE. E per fatin
e keq
te atyre qe jetojne ne Shqiperi (fjala eshte per popullin), keta jane
TREGETARE TE PASKRUPULLT. Ku mall eshte pikerisht JETA E NJERIUT.
Natyrisht, dikujt i intereson qe gjendja te jete e tille. Eshte pak te
thuash SKANDALOZE qe nje i vetequajtur Mjek nuk shkon te shohe
pacientin per
te pakten 2 jave (jam vete deshmitar sepse ka qene ne kurriz te babait
tim).
Eshte pak te thuash SKANDALOZE qe nje e vetequajtur Infermiere nuk te
ben
injeksionin ne qofte se nuk e paguan. Eshte pak te thuash SKANDALOZE QE
SPITALI "NUK KA" BARNA, POR TE TREGOJNE FARMACINE KU TE SHKOSH T'I
MARRESH.
KY NUK ESHTE SKANDAL. KY ESHTE TURPI I MADH I SHQIPTAREVE.
Pazaret per operacionet jane "normale". Parate qe paguhen per "vizitat"
qe
behen jane "normale". Blerja e barnave te SPITALIT eshte "normale".
Prurja
nga shtepia e carcafeve e batanijeve eshte "normale". Dhe gjithshka
ndodh ne
SPITALIN SHTETEROR. GJITHSHKA ESHTE SHTETERORE, VECSE PARATE I MARRIN
TE
VETEQUAJTURIT mjeke e infermiere. Dhe sherbimi i ofruar eshte NEN ZERO.
E
KETA TE VETEQUAJTUR mjeke e infermiere, KANE EDHE GUXIMIN TE KERCENOJNE
ME
GREVA PER "RRITJE PAGE"!!!!
Degradimi i strukturave spitalore eshte emergjence akute. Por kujt ia
thua.
Te gjithe ata qe drejtojne, nga strukturat e bazes e deri ne
Kryeministri e
dine fort mire gjendjen. Natyrisht te gjithe fshihen pas gishtit.
Dikush ka
edhe kurajon te ironizoje e tallet duke thene se nje operacion te
"thjeshte"
ne sy jashte shtetit (me vlere rreth 10-20mije$) shumica e shqiptareve
mund
ta perballojne.
Dhe njerezit e shkrete rropaten. Perplasen sa andej-kendej. Nuk dine
nga
t'ia mbajne.
Une nuk e di si vazhdojne t'i quajne spitale ato ngrehina. Ato cdo gje
mund
te jene, VEC SPITALE JO.
Ato jane varrezat e te gjalleve. PO, PO: VARREZAT E TE GJALLEVE. ATY TE
RRJEPIN PER SE GJALLI. KUR VDES (per fat te keq nuk ndodh rralle)
SHPETON,
ne nje fare menyre, sepse i shpeton RRJEPJES PER SE GJALLI.
Aty nuk ekziston me BETIMI I HIPOKRATIT. ATY EKZISTON VETEM PARAJA. E
KJO
PARA' ESHTE ME E NDYRE SE E TRAFIKANTEVE TE TE GJITHA LLOJEVE. TALLJA
ME
JETEN ESHTE KRIMI ME I MADH QE PO BEHET SOT NE SHQIPERI.
Nuk po shkruaj me teper. Thjesht doja te shkruaja dicka qe me ka
ngacmuar
prej kohesh. Faktet mund t'i servir po t'i kerkoj ndokush, por besoj
fshati
qe duket s'do kallauz. Pak a shume, gjithkush qe ka te aferm ne
Shqiperi,
duhet ta kete provuar ne kurriz.
Nuk e shkruaj per polemike, por rrenqethem nga zelli qe ka shumica te
tjerre
e tjerre, ceshtje pa asnje vlere. Merremi me shume me te vdekurit (Zot
na
ndje per Papen, a thua ishte Apokalipsi ky?) se sa me te gjallet.
Kjo nuk do te thote qe prekja e kesaj ceshtje ketu eshte zgjidhje e
problemit. Une s'jam aq naiv.
Gjergji Bitri