Partia Demokratike e Italise
Të dashur miq!
Së pari dëshiroj t’ju falenderoj për kohën dhe vëmendjen që do ti dedikoni leximit dhe brendisë së këtij mesazhi. Arsyeja e kësaj letre është e thjeshtë. Unë dëshiroj t’ju ftoj të vlerësoni mundësinë e pjesëmarrjes suaj dhe të familjarëve, miqve dhe të njohurve tuaj, në procesin zgjedhor që do të zhvillohet të Djelën, në datë 14 Tetor 2007 në të gjithë Italinë, përfshi këtu edhe zonën tuaj.
Për herë të parë edhe Ne kemi mundësinë të shprehim vullnetin dhe preferencën tonë politike dhe shoqërore, duke Votuar. Kjo mund të ndodhë në zgjedhjet e rëndësishme për kryetarin dhe delegatët e asemblesë kushtetuese të Partisë Demokratike Italiane.
Cfarë është Partia Demokratike Italiane?
Partia Demokratike Italiane është një forcë e re politike dhe shoqërore, liberale e progresiste e qendrës së majtë. Ajo është subjekti më i madh politik në Itali dhe një ndër më të rëndësishmit në Europë. Kjo parti e re lind nga vullneti për ta afruar politikën me nevojat dhe kërkesat e shoqërisë së ditëve tona; për t’u dhënë zë dhe hapësira në proceset vendimmarrëse edhe atyre shtresave që deri më sot janë shumë pak, apo aspak të përfaqësuara në politikë. Kështu, Partia Demokratike Italiane është angazhuar formalisht t’ju bëjë vend në gjirin e saj eksponentëve të brezave të rinj, grave po aq sa edhe burrave, si edhe përfaqësuesve të emigrantëve të huaj, të cilët jetojnë e punojnë tashmë prej shumë vitesh në Itali dhe mund të konsiderohen pa frikë, qytetarë të denjë e me të drejta të plota të shoqërisë Italiane.
Vizioni dhe programi i shprehur i kësaj force të re politike është një vizon fitues. Ajo do të jetë kandidatja kryesore për fitimin e zgjedhjeve të reja parlamentare në Itali duke e udhëhequr më pas këtë vend drejt standarteve më të larta Europiane dhe Perëndimore të demokracisë dhe të zhvillimit.
Pse është e rëndësishme të marrim pjesë?
Unë mendoj se angazhimi i drejtëpërdrejtë në proceset politike dhe qytetare të vendit ku jetojmë është për ne, qytetarë Shqiptarë të emigruar këtu gjatë këtyre dhjetëvjecarëve të fundit, një gjest mjaft kuptimplotë. Ai dëshmon qartë dëshirën, vullnetin dhe aftësinë tonë për tu integruar plotësisht në shoqërinë Italiane.
Unë jam i bindur se janë me të vërtetë të shumtë ata qytetarë Shqiptarë të cilët i ndjekin me kujdes e me vëmendje zhvillimet e jetës politike në Itali dhe kanë mendime të pjekura e sugjerime të vlefshme për shumëcka ndodh e ju ndodh në gjirin e shoqërisë Italiane. Problemi është se të gjithë ata që duan ti shprehin mendimin dhe preferencat e tyre janë sot për sot simbolikisht memecë! Kjo për faktin e thjeshtë se atyre u mungon mjeti kryesor shprehës i vullnetit dhe preferencës politike në një sistem demokratik: E DREJTA E VOTES!
Për këtë arsye, unë kam vendosur ta shfrytëzoj mundësinë që më është dhënë duke marrë pjesë në votimet e 14 Tetorit dhe kam pranuar të angazhohem personalisht për të bërë të mundur që një numër sa më i madh bashkëatdhetarësh të mitë të veprojnë si unë.
Me shpresë se edhe ju do të ndani po të njejtin mendim dhe vizion, unë ju ftoj sërisht ta shfrytëzoni këtë mundësi për të marrë pjesë në jetën politike të vendit ku jetojmë, duke shfaqur kështu pjekurinë tuaj qytetare e shoqërore.
Ju falenderoj edhe njëherë për kohën dhe vëmendjen tuaj të cmuar.
Per me shume informacion:
http://www.partiademokratikeitaliane.wordpress.com