Paraqitet Rolls Royce Ghost

Albforumi

Primus registratum
Paraqitet Rolls Royce Ghost

85.jpg

Pas disa muajsh të plasimit të fotografive diskrete të modelit të ri Rolls Royce edhe zyrtarisht ka paraqitur modelin e vet Ghost i cili dekorohet me elegancë futuristike dhe rehati që është edhe privilegj i kësaj marke ekskluzive të automjeteve.

86.jpg

Në bazë të fotografive të para dhe video incizimeve është e qartë që Rolls Royce Ghost nga pikëpamja vizuale nuk largohet nga koncepti i pranuar shumë mirë i modelit 200EX i cili është paraqitur në fillim të këtij viti në panairin e automjeteve në Gjenevë.

Kështu, Ghost i ri në mënyrë specifike kombinon dizajnin e dalluar klasik të Rolls Royce me stilin bashkëkohor i cili në këtë shoqëri të lartë është i domosdoshëm.

Siç edhe është pritur, në pjesën e përparme dominon maska e formësuar veçanërisht e cila thekson pjesën e ftohësit të makinës. Edhe pjesa e prapme konturon qasjen tradicionale e cila është pasuruar me detaje bashkëkohore siç janë dritat LED dhe shumë gjëra tjera që e bëjnë këtë automjet të dëshiruar.

[There is a video that cannot be displayed in this feed. Visit the blog entry to see the video.]

Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=247. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=247

Top