Paralajmërime paradoksale!

Albforumi

Primus registratum
Paralajmërime paradoksale!

Paralajmërime paradoksale!

Para një persekutimi, çdo person ka të drejtën të kërkojë azil dhe të marrë azil prej vendeve të tjera.

Nga ARBËR SHTËMBARI

Te filmi Avokati i djallit, ku djalli (i interpretuar nga aktori i njohur Al Pacino) në plaidoyer- in që i bën vetvetes zbulon disa nga paradokset e Zotit. Ai thotë: «Vetëm për të kënaqur egon e tij kozmike, Zoti krijon rregulla, por që janë në kundërshtim me njëra-tjetrën. Kontradikta të padëgjuara! Zoti të thotë «shih, por mos prek! Prek, por, mbi të gjitha, mos shijo! Shijo, por kujdes; mos gëlltit!

Ky fragment filmi të vjen menjëherë në mënd sapo që mbaron së lexuari një nga artikujt në linjë të njërës prej mediave kryesore shqiptare me titullin BE paralajmëron Shqipërinë për Azilin. Ajo që të vjen e të bëhet mesazh prej këtij artikulli është fakti, se BE të duket gati-gati sikur iu drejtohet shqiptarëve: ne vërtet do tjua japim vizat, por ato përdorini ashtu siç na intereson ne! Sigurisht, shqetësimi i BE-së nuk është pa vend dhe pa asnjë bazë. Do të ishte vërtet anormale sikur të ndodhte, që një masë e pallogaritur shqiptarësh të mernin rrugët e Europës për të mos u kthyer më që andej.

Por, ndërsa  zyrtarët e lartë të Brukselit i bëjnë jehonë (me të drejtë) vetëm njërës anë të problemit, atij të azilit, nuk kanë arsye që të mos flasin edhe për anën tjetër të medaljes: për të drejtat që u takojnë shqiptarëve. Gjykuar nga çthuhet në artikullin për të cilin bëjmë fjalë, sigurisht mbështetur edhe te disa deklarata të zyrtarëve më të lartë të Brukselit, nuk mund të mos diktosh një shije të hidhur pikërisht në këtë kohë, kur shqiptarët, mbas pesë dekadash të mbyllur si me tela me gjëmba, duhej të gëzonin.

Por le të jemi më konkret:

Në artikull thuhet, se në rast se me heqjen e vizave do të ketë valë të madhe largimesh masive të qytetarëve shqiptarë drejt shteteve të BE-së dhe do të kërkojnë leje qëndrimi, atëherë përgjegjësinë do të duhet ta mbajë Tirana zyrtare! Kjo është sa paragjykim, aq edhe paralajmërim frikësues. Po pse paska përgjegjësi vetëm Tirana zyrtare dhe jo, të themi, edhe BE-ja? Shqipëria ka dhe nuk ka struktura për ti penguar shqiptarët në rrugën e tyre drejt Europës së lirë, por Europa e qytetëruar i ka të gjitha strukturat për ti filtruar dhe për ti rikthyer në vendin e origjinës. Një anëtari aktiv të NATO-s, siç është Shqipëria, nuk ka përse ti vihen kushte frikësuese tamam në këtë kohë, kur mbarë Shqipëria jeton një gëzim kombëtar. Bëhet mirë që Shqipërisë i kërkohet të plotësojë standartet, po Europa a e ka pyetur ndonjëherë veten nëse vërtet i ka plotësuar detyrimet ndaj këtij vendi më të varfër të Europës?!

Qeveria shqiptare do të ketë përgjegjësinë e saj për normalizimin e lëvizjes së lirë të njerëzve, por është absurditet të pretendosh se për këtë lëvizje u dashka të mbajë përgjegjësi vetëm Tirana zyrtare! Dihet se kërkimi i azilit është një akt individual. Dihet edhe tjetra, se  për këtë akt ekziston edhe një procedurë ligjore në çdo shtet europian, ku veprojnë struktura të caktuara për të pranuar e shqyrtuar kërkesat dhe për ti dhënë përgjigjen që meriton çdo azilkërkuesi. Duke pasur parasysh këtë të vërtetë, fryma me të cilën e shtron BE-ja çështjen e vizave, duke e lidhur automatikisht me azilin, tingëllon (mos qoftë kështu!) diskriminuese! Pra, ekziston një dyshim paragjykues ndaj shqiptarëve!

Duke e trajtuar ca më thellë problemin, nuk mund të mos vërejmë edhe  qendrimin disi servil të Qeverisë sonë! Në vend që kjo Qeveri ti kujtojë Brukselit detyrimet e ndërsjellta, sajon lobingje mbas lobingjesh, a thua se plotësimi i standarteve është thjesht çështje njohjesh e miqësish! Ndodh, pastaj, që forca të caktuara politike në Shqipëri e shfrytëzojnë çështjen e vizave për qellime thjesht elektorale. Dhe ndodh, ca më tej, pse të mos e themi, që eksponentë të caktuar të së djathtës europiane të bëjnë deklarata të mirëfillta politike, si të ishin të porositur prej Qeverisë!!

Ato nësetë që kërkon të shqyrtojë në Tiranë një grup monitorues i Brukselit nuk ka arsye që të mos diskutohen e të vlerësohen në mënyrë të ndërsjelltë. Se ndonjë nëse ka arsye që ta shtrojë edhe pala shqiptare. Juridikisht, respekti i të drejtave themelore të njeriut është themeli i ndërtimit të Bashkimit Europian. Dhe, në këtë kuadër, politika e liberalizimit të vizave është një mjet diplomatik për të ndërtuar respektin reciprok midis vendeve që e zbatojnë. Pakti Europian mbi Imigracionin dhe Azilin, 16 tetor 2008, në Bruksel, një nga pesë angazhimet kryesore (e katërta, për të qenë më të saktë) ka moton: Të ndërtojmë një Europë të azilit!

Shqipëria ftohet në gjirin e familjes europiane me po ato të drejta, siç qenë ftuar, fjala vjen, Polonia, Hungaria, Rumania e të tjerë. Është jashtë çdo logjike të mendosh, se ndaj Shqipërisë u dashkan përdorur të tjera standarte, sepse … Nuk është në nderin e politikanëve të lartë europianë që të pohojnë, se politika e Brukselit është e qartë: penalizime individuale, por dhe kolektive (!), nëse shqiptarët shkelin afatet strikte të Bashkimit Europian pas liberalizimit të vizave!!! Kjo bie ndesh me Paktin Europian mbi Imigracionin dhe Azilin, ku  nënvizohet, që çdo i huaj i persekutuar ka të drejtë të marrë azil dhe mbrojtje në territorin e Bashkimit Europian në konformitet me vlerat themelore të Bashkimit dhe me angazhimet ndërkombëtare të Shteteve anëtare, në zbatim të Konventës së Gjenevës së 28 korrikut 1951, që i referohet Statusit të Refugjatit, modifikuar nga Protokolli i Nju Jorkut i 31 janarit 1967 dhe të tjera traktateve që i referohen.

Pa dashur të ngutemi për ndonjë përfundim të pabazuar, nuk mund të mos pranojmë, se paragjykimet ndaj Qeverisë dhe qytetarëve të Shqipërisë janë disi fyese. Forma se si shtrohet çështja e vizave le të kuptosh, se shqiptarët konsiderohen si europianë të dorës së dytë, ndërkohë që dihet, se një nga bazat e ndërtimit të BE-së është pikërisht barazia midis qytetarëve të lirë të saj. Si kudo, edhe në Shqipëri ka qytetarë që përmbushin kërkesën e azilantit politik, të viktimës për shkak konfliktesh e dhune etj., etj. Qytetarit shqiptar bëhet mirë që i tregohet ana humanitare e çështjës së vizës, por nga ana tjetër veprohet keq kur i tërhiqet vëmëndja të mësojë, se seleksionimi i disiplinuar par tête ndaj çdo azilkërkuesi, tashmë mund të shndërrohet në një sanksionim kolektiv. Ndaj, shqiptarit duhet ti bëhet e ditur edhe tjetra, se Artikulli 14 i Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut (1948), tekst i proklamuar prej Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, thotë: Para një persekutimi, çdo person ka të drejtën të kërkojë azil dhe të të marrë azil prej vendeve të tjera.

Zhurma që po paraprin lëshimin e vizave në Shqipëri ka gjasa që ti shërbejë të kundërtës së asaj që synohet. Përballë kërcënimit, se, nëse do të ketë azilkërkim masiv, do tia heqim Shqipërisë sërish të drejtën e vizave (!), atëherë pikërisht ky qendrim do të mund të shtyjë shumë njerëz që të mos rikthehen, me frikën se ndoshta nuk do të kenë më rastin që të udhëtojnë të lirë në BE.

Sipas asaj që bëhet e ditur nga ana e disa mediave, në Bruksel ka zëra që duan të thonë, se shqiptarët janë të prirur të qendrojnë jashtë rregullave në shtetet europiane! Dhe shpejtojnë të kujtojnë me këtë rast disa shqiptarë shtetas maqedonas! Por harrojnë, se mjaft nga qytetarët e shtetit fqinj kërkuan azil në shtete Perëndimore jo pse ishin thjesht shqiptarë, por sepse ishin qytetarët më të varfër të atij shteti. Interpretuar në këtë kënd, zyrtarë të veçantë të Brukselit u lënë rast qytetarëve me kombësi maqedonase të stigmatizojnë të varfërit shqiptarë të shtetit fqinj, duke i konsideruar si fajtorë kryesorë për kritikat që BE i bëri Maqedonisë për këtë çështje! Në qoftë se do të veprohej me
Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://saktivista.com/?p=1414

Top