Pamvarsia e Kosoves,a po rrezikohet ajo???

OROSHI

Primus registratum
Pamvarsia e Kosoves,a po rrezikohet ajo???

Nuk e kuptoj se perse u mbyll tema e anetarit te forumit,nder udhetime????Megjithate shpresoj qe ai do ta shkruaje edhe nje here ketu shkrimin e zotit.Dukagjini
thumbsup.gif

Hajdut,nuk eshte njesoj te shkruash per pamvaresine e Kosoves ose per bashkimin shqiperi-kosove,(dy gjana te ndryshme)pra mbes i habitur per mbylljen qe i bere temes.
Ju lutem mos i mbyllni temat per Kosoven,edhe ato pak tema qe jane!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
 

Samuel

Primus registratum
Re: Pamvarsia e Kosoves,a po rrezikohet ajo???

Faleminderit Zr. OROSHI per perkrahjen tuaj per hapjen e ksaj teme, pasi e hapa dhe e mbydhen ata...se perse e dijne ata...
Por ne adresen www.zeriilarget.com lexojeni se atje nuk e mbydh dot kush ate teme as shkrime te tjera...aty botoj une rregullisht...
Ketu edhe nje here ate qe desha te sjedh mbreme ne temen per kosoven qe e mbydhen...

********************
Nje qendrim i qarte per dekleraten e perfaqesuseit te BE ne Kosove...
shkrim i sjedhur ne kete teme:

Titulli:
Deklaratat rreth Kosoves, a japin shprese per pamvarsi apo per mvaresi nga Serbia?!
***
Sipas Lajmeve me te fundit te publikuara ne mediat e pamvarura shqipe dhe te huaja, ministri i jashtem i Holandes dhe kryesuesi i radhes se BE-se, Bernard Bott, diten e Enjte me 22.07.04 ne Prishtine, pas takimit te tij me shefin e UNMIK-ut Carls Brajshou ne Prishtine ka deklaruar se:
***
Fjalet e deklerates:
***
Bisedimet aktuale per statusin e Kosoves jane te pa dobishme dhe do te krijonin precedenca(shqetesime, probleme) per rajonin.

Ai theksoi se: Kjo ceshtje duhet te zgjidhet ne brendesi te integrimit te Serbise e Malit te zi dhe Kosoves ne Bashkimin Europian.

Bisedat aktuale vetem per statusin jane te padobishme, sepse ne fakt krijojne precedence(shqetesime, probleme) per situaten ne ballkanin perendimor.

Duhet te punojme ne standarte dhe ne Implementimin(zbatimin) e tyre e pastaj ne konekst(brendesi) te integrimit te te dyjave ne BE, Serbise e Malit te Zi si dhe Kosoves, ne mund te zgjidhim ne menyre konkrete ceshtjen e statusit!
Fundi i pjeses per kosoven.!
***
Reagim i autorit, publicistit Llemadeo per ate deklerate:
***
A THUA E KANE TE VESHTIRE MEDIAT SHQIPETARE TA KUPTOJNE DEKLARATEN E ATIJ DIPLOMATI EUROPJAN, SE ESHTE NJE DEKLARATE QE NUK E NJEH PAMVARSINE E KOSOVES KURRE ME ?!

E PIKERSIHT PSE ATA E PASKAN AQE TE "VESHTIRE TA KUPTOJNE", NUK PO PRONONCOHEN AS GAZETARE, AS ANALISTE E AS PSEUDO ANALISTE SHQIPETARE, AS SA PER SY E FAQE TE BOTES!

A THUA E KANE TE VESHTIRE TA KUPTOJENE DEPUTETET, PRA PARLAMENTI I KOSOVES DHE DO TA KENE AKOMA ME TE VESHTIRE QE TA MARRIN NE NJE FARE DISKUTIMI PER TE DALE ME NJE QENDRIMI DHE PER TI CUAR NDONJE SI FARE REZOLUTE PER NDONJE SI PUNE PAMVARSIE PRESIDENTIT TE KOSOVES PER TA FIRMOSUR ME ATE RAST ?!

"SHUME TE VESHTIRE E KANE" TA KUPTOJNE SE ESHTE SINJALI I PARE ZYRTAR QE THUHET SE KOSOVA PO MBETET GJITHMONE NEN SERBI!

"SHUME TE VESHTIRE E KANE" ATA DEPUTETE TE KOSOVES DHE POLITIKANE SHQIPETARE EDHE TE TJERAVE PAKICA SE KOSOVA PO PREGATITETE TE MBESE SI NJE PJESE E SERBISE PERFUNDIMISHT!

"SHUME TE VESHTIRE E KANE" DHE INTELEKTUALET E PSEUDO TE PAMVARUR, APO SHKENCTAR SHKRIMTAR ETJ MAGJISTRA E DOKTORRA SHQIPETARE..."SHUME TE VESHTIRE E KANE TA KUPTOJNE" ATE DEKLARATE TE HAPUR TE PARE QE THUHET TROC SE: KOSOVA PO MBETET NEN ADMINISTRIMIN SERB PER GJITHMONE!

"E ASNJE SHQIPTAR NUK MUNDET TA KUPTOJE ATE DEKLARATE" PO NUK ERDHI NDONJE I HUAJ, NDONJE MIK APO PSEUDO-MIK QE TE NA E SPJEGOJE SE CDO ME THENE AI PERFAQESUES I EUROPES ME ATO FJALE !!!

"AKOMA NUK E KANE KUPTUAR AS PLATFORMEN QE KA PRODHUAR MINISTRJA E JASHTME E AUSTRISE PER STATUSIN E KOSOVES"...KU DHE AJO PARAQET MODELE ABSURDE PER TE DREJTEN E POPUJVE PER VETVENDOSJE, TE POPUJVE TE VRARE E TE DJEGUR NGA BARBARET...SIC U DOGJ E U POQ KOSOVA NGA SERBIA...!

E NDERKOHE SHQIPETARET E KOSOVES ME PLAGET E PA SHERUARA SHPRESOJNE TEK POLITIKANET KOSOVARE QE PO FLEJNE GJUME E PO PERZHITEN PLAZHEVE E PUSHIMEVE TE VERES SE NXEHTE...
TE KSAJ VERE QE PER FATIN E KEQ TE SHQIPETARVE PO SJEDH DEKLARATAT E HAPURA KUNDER PAMVARSISE...
E PASI TE RRESHKEN NE DIELL DO PRESIN VETEM SE C'THOTE BOTA DHE CFARE PLANESH MENDON E ZBATON BOTA PER POPULLIN SHQIPTARE DHE PER KOSOVEN MARTIRE!

PRESIN DHE QENDROJNE GOJE KYCUR PA ASNJE FARE QENDRIMI INSTITUCIONAL AS NDAJ DEKLARATAVE TE ATYRE PAZARXHINJVE QE E SHESIN DHE E BLEJNE LIRINE E POPULLIT KOSOVAR DISA HERE NE ORE NEPER DEKLERATE E BISEDA TE NDERSJEDHTA ME MIQTE E TYRE SERBE...

POLITIKANE TE KOSOVES, INTELEKTUALE TE KOSOVES, SHKENCTARE, DOKTORE E CFARE JENI JU QE QENDRONI SI PERFAQESUES TE POPULLIT KOSOVAR NE KONTAKTE E BISEDA ME DIPLOMATE E ZYRTARE TE HUAJ...

VINI RE, SE ME PRANIMIN E SERBISE DHE TE MALIT TE ZI NE BASHKIMIN EUROPIAN, PRANIM I TE CIALAVE DO TE REALIZOHET SHUME SHPEJT, JO PSE SERBIA I PLOTSON KUSHTET DHE E MERITON, POR SEPSE POLITIKA E HUAJ KERKON QE SA ME PARE TA FUSE SERBINE NE EUROPE, MEQELLIM:

PER TE LENE KOSOVEN NE VARESI TE SERBISE SI PJESE E EUROPES!

E NE SE KETE NUK E KUPTONI DHE NUK MBANI QENDRIMIN TUAJ SI PERFAQESUES TE POPULLIT TE KOSOVES DHE SI ELITE E INTELEKTUALIZMIT KOSOVAR SOT, NESER DO TE JETE VONE PER JU DHE PER POPULLIN E KOSOVES, PASI PAMVARSI NUK DO TE KETE ME KURRE!

VEPRONI ME MJETE DEMOKRATIKE SA NUK ESHTE VONE!

PARAQITNI PLATFORMEN E LIRISE NE TRYEZAT E BOTES DHE MOS PRISNI SE MOS NDONJE NDIHME JU VJEN NGA QIELLI !

HISTORIA NUK DO TE UA FALE QENDRIMIN TUAJ TE FJETUR PER FATET E POPULLIT DHE TE KOSOVES!

LLEMADEO DUKAGJINI
***

Bashkforumas te nderuar kerkojme perkrahjen tuaj per te zgjuar ndergjegjet e fjetura te elites poloitike e intelektuale Shqipetare ne Kosove...

Jepni jo vetem mendime per artikullin e mesiperm te Llemadeo Dukagjinit, por dhe mbani qendrime konkrete ne takime e biseda me njerzit tuaj ne Kosove ku ndoshta dhe keni ndonje politikan nder te afermit tuaj qe mund te ndikoni...

Kosova rrezikon te mbese si nje pjese autonome e Serbise sic ka qene dikur...

A eshte ajo cka meritojne Kosovaret te cilet u dogjen, u vrane e u debuan masivisht nga serbet?!

Jepni mendime e ndihme per zgjidhje te shpejte me mjete demokratike per statusin e Kosoves!

"Nder udhetime"
 

Renea88

Primus registratum
Re: Pamvarsia e Kosoves,a po rrezikohet ajo???

po kur te jemi bashke me serbin e em kosoven en europe si do tja bejme???
 

Samuel

Primus registratum
Re: Pamvarsia e Kosoves,a po rrezikohet ajo???

Helmut Kohl, ish Kacelari Gjerman, nje nder politikanet me te mdhenje te Europes dhe te botes, ka thene:

"Le te hyjme ne Europen e Bashkuar, por cdo komb dhe cdo popull le te vije ne Europe si nje shtet me identitetin e vet kombetar!"

E pra, or ti zotri apo zonje mendimesh te tharta...

Mbaje mend se kur te jemi te gjithe ne Europe, do te jete cdo shtet me identitetin e vet kombetar, me gjuhen e vet, me kulturen e vet, pasi Europa nuk eshte krijimi i nje shteti ku do te shuaje gjuhe apo kultura dhe do te shembe kufinje duke mos i njohe askujt te drejten qe ka patur para se te vije ne Europe...por do te jete nje bashkim politik, diplomatik me nje njehsim tregetie e perdorim paraje....

Europe e bashkuar do te thote nje garanci e paqes e bashkpunimit dhe jo e shkrirjeve te vendeve dhe e popujve ne nje gjuhe apo nje kulture...

E ne se Kosova nuk hyn si shtet i vetem i pamvarur ne Europe, atehere mjerisht do te hyje si pjese e Serbise ku Serbia do te ja zhduke kulturen, gjuhen e cdo gje Shqipetare...

Ne se do te ndodhe ajo ne hapat e para te Bashkimit Europian, Europa do te shkele nje nder ligjet me themelore te lirise dhe te drejtave te popujve per vetvendosje!

Per kete padrejtesi qe po luhet ndaj Kosoves e kemi fjalen ne qe po ngrejme zerin!

E ne se ty nuk te pelqen, qendro menjeane me ato mendimet tuaja dhe mos u perzeij fare ne kete teme!

Ketu ftojme Shqipetaret e vertete te kulturuar dhe te formuar demokratikisht si Shqipetare qe te japim mendime dhe te themi fjalen tone ne te mire te popullit shqipetar!

"Nder udhetime"
 

Renea88

Primus registratum
Re: Pamvarsia e Kosoves,a po rrezikohet ajo???

ke te drejte kosova te behet shtet me vete, pastaj te behet dhe Mati shtet me vete pse jo, pastaj dhe vlora ose Korca.....ikni se keni ngel prapa me nacionalizmin qesharak si kosovart e si serbet...ne cdo sherr kane faj te dy palet thote nje fjale e urte gjermane.
rRofte kosova e bashkuar ne shqiperine e bashkuar ne evropen e bashkuar

Internacionale do te jete bota e re
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Pamvarsia e Kosoves,a po rrezikohet ajo???

Jam i medimit qe politika Kosovare le shume per te deshiruar!!Gjithashtu edhe populli i Kosoves po tregohet shume diletant,nderkohe qe kunder politikes/propagandes Serbe duhet nje inteligjence dhe nje bashkim te shqiptareve per te arrite ate qe po e anderrojne me shekuj:lirimin nga skllaveria Serbe!!Dhe rasti eshte,o tani o kurre.Forcat e majta ne Evrope jane te interesuara per nje Serbi te Evropianizuar(ketu rolin kryesor e luajne interesat me Rusine).Nderkohe qe Serbet gjithnje e me teper behen pro-Evropiane,Kosovaret behen gjithnje e me teper pro-Arabe,duke menduar qe keshtu"ruajne identitetin shqiptar"??? <img src="/pf/images/graemlins/confused.gif" alt="" /> .Nderkohe qe Shqiperia po i drejtohet Evropes perdite e me shume,Kosovaret gjithnje e me teper paraqiten si adhurues te vendeve Arabe duke hedhur balte edhe mbi ata qe dje i cliruan,pra aleanca te zymta/gri/pa te ardhme.Dikush mund te thote qe nuk jane politikanet por populli qe ndihet gjithnje e me shume afer Arabeve,(kjo bie poshte po te mendojme qe eshte populli ai qe do zgjedhe politikanet e tij)ne vend qe te ndihen gjithnje e me shume si Evropiane??Quo Vadis Kosova.
Dhe nga kjo do jene pikerisht armiqte tane shekullore qe do perfitojne.
Pra,nder udhetime,lind edhe nje pyetje tjeter:kur do e kuptojne shqiptaret e Kosoves qe ata jane pjese e Evropes dhe jo nje vend qe i perket kontinentit Aziatik,apo gadishullit Arabik!!!!!
 

Renea88

Primus registratum
Re: Pamvarsia e Kosoves,a po rrezikohet ajo???

kur ta heqin fene e turkut e te behen katolik e ortodoks qe jane fete tona te verteta...ku e gjeten shqiptaret myslymanizmin...ma e futen turqit me dhune per 500 vjet.
 

genti

Primus registratum
Re: Pamvarsia e Kosoves,a po rrezikohet ajo???

Me sa di une ne deri me sote vendi qe ka donuar me teper per shqiperine eshte arabia saudite me rreth 61% te gjithe donimeve, duke filluar qe nga aeroporti qe po ndertohet ne Kukes qe eshte dhurate dhe deri te spitale dhe sa e sa objekte te tjera nderkohe qe grqia eshte duke i mbushur fshatrat e jugut me kisha ortodokse <img src="/pf/images/graemlins/confused.gif" alt="" />

me pak fjale ne nuk ndihmojme veten duke u bere si njeri shtet apo si tjetri por duke qendruar te bashkuar drejt nje qellimi dhe duke q
 

genti

Primus registratum
Re: Pamvarsia e Kosoves,a po rrezikohet ajo???

qendruar keta qe jemi dhe pa u ngaterruar me fe, ajo ne fund te fundit eshte nje zgjedhje personale e cdo individi, pastaj ne e keqja nuk na ka ardhur asnjehere nga jashte por e kemi pasur brenda, gjithmone ka pasur nje lloj percarje te ne, nuk e di pse por po te shikosh me vemendje edhe perbrenda partive jane te percare dhe edhe kur shkojne jashte per te perfaqesuar Shqiperine ne vend qe te jene ne nje goje, ata shajne dhe akuzojne njeri-tjetrin
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: Pamvarsia e Kosoves,a po rrezikohet ajo???

e mbylla thjesht per mos shperhapje idesh sa andej ketej. gjithsesi mu duk e arsyeshme. vazhdoni ketu pra, dhe i kerkoj falje Nder Udhetime. mos ma merr per keq.
 

Samuel

Primus registratum
Re: Pamvarsia e Kosoves,a po rrezikohet ajo???

Bashkforumas, po ju sjedh nje poezi te re kushtuar Kosoves, e krijuar sot nga autori Llemadeo!
Po ua sjedh te plote ashtu sic eshte publikuar sot ne shume organe shtypi...


Autori thekson:

A mund te heshtet !
Si mund te heshtet !
Kush mund apo kush guxon te heshte kur Kosoves po i mohohet e drejta e pamvarsise, dhe ate mohim e deklarojne kryesuesit e diplomacise Europiane...?!

Une nuk mundem te hesht!
As pertej varrit nuk do te hesht!
Por do ta ngrej zerin tim per te kerkuar pamvarsine Kosoves me te gjitha mjetet demokratike e kryesisht me fjalen time, ne emer te njeriut, me te drejten e fjales per te kerkuar qe te mos i mohohet liria dhe pamvarsia nje populli !

Ata qe heshtin e sidomos ata qe dhe ushqehen e mbahen ne luks nga djersa e mundi i popullit Kosovar, dhe prap heshtin e bejne sikur nuk degjojne e sikur nuk shohin...

Ata i vrafte loti i nanave Kosovare e i te gjithe shqiptarise, i atyre nanave qe ua falen bijte luftes per liri e pamvarsi!
I vrafte loti i jetimve te Kosoves qe babat e tyre u vrane ne luften per liri e pamvarsi!

E kurre mos pacin gezim ne jete te gjitha ata pseudopolitikane shqipetare, doktore e profesora, gazetare e analista, te gjithe pseudote qe kane zene dyert duke i spostuar ata te meritueshmit qe dijne te ngrejne zerin per drejtesi...

Mos pacin kurre gezim ne jete pra te gjitha ata qe po flejne gjume ne kohen qe duhet ngritur zeri ne te gjitha mediat shqipe e te huaja per Koosven, ne nje kohe kur duhen organizuar takime e biseda me politikane te huaj e te vendit qe te merret nje vendim e te shpallet pamvarsia e Kosoves!
Fjalet e autorit Llemadeo

Kosovë, Kosovë !

A më ndigjon o malli im i zhuritun!
Kosovë, po të thërras prej thellësive të mija!
A ma ndigjon zanin o Toka e vaditun,
Me gjak e me Eshtra që kërkoj Liria!

E unë vocrraku i yt i tretun kësaj bote,
Pa shtëpi, pa strehe, pa ty si Atdhe…
Nëpër gjamë e gjëmime të vajit të shpirtit,
Po të thërras unë ty sot e të them: Ku je ?!

E dij se si Truall qëndron në mes t’ballkanit,
Ti zëmer e Atdheut e tokve të Ilirisë!
Po ku më je si popull, si tokë e përgjakur
Që thirre nëpër flakë emrin e Lirisë?!

Çtë gjeti ty o Kosovë martire, bijt e bijat ku janë ?!
Kur sot ty sërish po të qesin në treg…
Bixhoz po luajne me ty si atëhëre…
Kur gjymtyret ti prenë e të ndanë me Nanë !

Çpo bëjnë politikanët e tu, doktorët, profesorët…
Analiste, gazetarë, e të tjerë çfarë janë…?!
Çpo bëjnë ata që mi ke vënë në kyre ?!
Për pamvarsinë tënde, vallë çfarë thanë?!

Çfarë thanë pra bijtë e tu që mi ke në krye…
Kur Europa i lëshon fjalet si në mejhanë :
“Që Kosova të jetë prap nën Serbi…”
Per atë deklaratë turpi, bijtë e tu, çfarë bëjnë ?!

Ay kryeparlamentari, vetë Presidenti,
Kryeministër-pari, vetë Parlamenti,
Intelektuale e të tjerë, të graduarit doktora…
Pse heshtin e nuk flasin, por rrijnë si kodosha!

Oh, asgjë nuk thanë, asgjë nuk bënë,
As nuk do të bëjnë, këtë mire e dij!
Veç ofshame e popullit për njerzit e vrarë,
Do të ndigjohet shekujve të veshur në të zi!

Kosovë, Kosovë, unë ta shoh prap lotin
Gjamën e vajtimin në sy si atëhere…
Fabrikat e sllavise po e terin barotin
Racizmat po i stërvisin që të të vijnë në derë!

Si shefa e drejtues te autonomisë,
Do të vijnë ata me maska të reja…
Të gjoja integrimit të shtetit të Serbisë,
Në Europën kurvë, he’ e vraftë Rrufeja!

E pastaj Kosovë, shikoj kreret që ke sot,
Se si në Beograd kafen do ta pinë…
Biles në darkë të madhe te fitores sllave,
Vallën gisht për gisht doktorat do ta shtrijnë…

E vashat Kosovare, nanat që qëndrojnë,
Krenare për bijtë e vrarë në emër të lirisë.
Rrobën e përjetshme të zise do ta harrnojnë,
Dhe vorreve të Heronjëve vajtimi do të nisë!

E rinia jonë, jetimët, bijtë e luftëtarve,
Udhëve të botës do të tresin mërgimtarë…
Sepse shpirti i tyre nuk do të mundet ta durojë,
Atë shkelje të gjakut të Etërve të vrarë !

Kosovë, Kosovë, të shoh të tradhëtuar si mos me zi!
Nga klyshet e tradhetisë të etur për tituj e lavdi
Që pas premtimesh të marra nga shok e miqasi,…
Po e pranojnë heshtjen, që të lënë nën Serbi!

Eh, atyre po mu raftë një pikë përmbi sy!
E kurr, as vorret mbrënda mos i laçin !
Politikanëve e të gjithëve çfarë sot mi ke në kyre!
Nëse ata pamvarsinë per ty urgjent nuk e thërrasin!

E nëse Europa pamvarsine nuk ka me ta ligjërue,
Si shtet me vehte, Si popull Kosovar në përgjithsi,
As vetë Europa nuk do të jetë kurrë e bashkueme
As nuk do të ketë kurrë paqe, as drejtësi !

E gjithë të ligat ballkanit e Europës mbarë,
Ja sjedhin racizmat e sllavit e të grekofilisë,
Të cilët i kanë miqt deri dhe ndër shqiptarë
Që Tiranës e Prishtinës më rrijnë tuj u kapërdisë !

Kosovë, mos qoftë e thënë që të heshtë e drejta!
E bota aq mizore mos me u kallzue,
Për gjakun që shkoj krojeve si lume pa u da,
Për atë pamvarsi që po shkon tuj u largue!

Dhashtë zoti që krenë në Europë dhe në Shqiptari
U bashkofshin bashkë në vepra e mëndime…
Dhe ta dhaçin ty të lumen pamvarsi,
Si shënjë qytetrimi edhe për Europën në lindje!

28 Korrik 2004, ora 14.37', Autori Llemadeo


"Nder udhetime"
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Pamvarsia e Kosoves,a po rrezikohet ajo???

Pavarësia e Kosovës po rrezikohet nga vetë udhëheqësit e saj. Nuk e di në është paaftësia që ata e ndiejnë se kanë apo paaftësia qër të bërë ndonjë gjë për Kosovën por këta udhëheqës po djegin ndofta shansin e fundit që ka Kosova të shijojë së fundmi lirinë e shumë pritur e të shumë merituar.

Në maj të 1999, punova si përkthyes për emigracionin kanadez kur erdhën rreth 5 200 refugjatë kosovarë. Ndërt këta refugjatë ishte edhe ministri i kulturës e arsimit të Kosovës (nuk më kujtohet emri por ishte rreth të 50-ave dhe kish një djalë e një vajzë). Ky ministër arsimi e kulture mezi fliste ndonjë llaf frengjisht përpos serbisht e shqip. Por më e keqja ishte se ai nuk mund të qëndronte së bashku me kosovarët e tjerë pasi e mendonte veten të një shkalle më të lartë se ta! Dhe ky njeri ishte një ndër të besuarit e Rugovës, ishte ministër i Kosovës i cili përçontë në mbarë botën imazhin e arsimit e kulturës kosovare si dhe imazhin e inteligjencës kosvare.
E pra, bota (unë gjithashtu) kurrë nuk mund të pranojë që një vend me të tillë udhëheqës në një zonë me probleme madhore si Ballkani, të fitojë pavarësinë, të krijojë ushtri apo të bashkohet me Shtetin amë diku i zmadhuar në këtë mënyrë problemet. Udhëheqja e Shqipërisë e keqëson akoma më shumë këtë çështje me moskokëçarjen e saj dhe më keq me pozitën ku e ka hedhur Shqipërinë!

Mundësitë janë për një Kosvë të pavarur por e ardhmja më duket e errët!
 

genti

Primus registratum
Re: Pamvarsia e Kosoves,a po rrezikohet ajo???

Ke te drejte vella dhe ne pergjithesi na bashkohen mendimet por nuk duhet harruar se ajo qe na ben "shpellare" ne eshte mos-organizimi dhe mungesa e qytetarise.

Ne Kosove psh. ne krye te dy partive kryesore opozitare te Rugoves jane ish-luftetare te uck-se,
ata i kane dhene shume luftes kunder Serbit por kjo nuk do te thote qe ata te jene po aq politikane te afte sa te perfaqesojne nje alternative per Kosoven, mendoj se ata jane duke bere te njejtin gabim qe u be me Isa Boletinin i cili shkoi te perfaqsonte Shqiperine ne Londer dhe u tregoi atyre pisoletat. <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

Samuel

Primus registratum
Re: Pamvarsia e Kosoves,a po rrezikohet ajo???

KU JENI JU ALBFORUMAS SOT KUR KOSOVES PO I IKEN PAMVARSIA NGA DUART? ME CFARE PO MERRENI, ME BISEDA SEKSI APO ME QYFYRE QEFI TE TJERA?

PO JU THEM QE ME VJEN KEQ PER JU PER KETE PERGJUMJE QE CFAQNI DHE E INJORONI KETE TEME MJAFT DELIKATE DUKE MOS E THENE QOFTE AS EDHE NJE FJALE;

TE PAKTEN PO ! PER PAMVARSINE TE SHKRUANI; PASI DIHET SE KETO FAQE VIZITOHEN NGA MIJRA SHQIPETARE E TE HUAJ DHE BILES EDHE POLITIKANE E NJERZ TE SPIUNAZHEVE BOTRORE KU KERKOJNE TE GJEJNE SIPAS TYRE ATA QE KERKOJNE, POR QE NUK JEMI NE...

JU FTOJ TE TREGONI VETEN SE JENI SHQIPETARE!

THUAJENI FJALEN TUAJ DHE TI TREGOJME BOTES SE JEMI TE GJITHE PER PAMVARSINE E KOSOVES!

PRONONCIMI I JUAJ NE NUMER KETU LUAN NJE ROL TE MADH NE PETICIONIN NJERZOR DREJTUAR GJITHE BOTES PER TE KERKUAR DHE PER TE E NJOHUR PAMVARSINE E KOSOVES!

LEVIZNI E MOS FLENI GJUME!
KETE SHANC TE THJESHTE SHFRYTEZOJENI SE NUMRI I JUAJ NE PRONONCIME KA RENDESI PER NE, PER ATA QE BEJNE DICKA DHE E THONE NJE FJALE TE FUQISHME DIKUND!

JU PRES E NE SE NUK PRONONCOHENI DO TE ME VIJE SHUME, SHUME, SHUME KEQ PER JU !

AQ SA DO TE ME BEHENI PERSONAZHE NEGATIVE NE VARGJET E MIJA POETIKE!

"NDER UDHETIME"
 

Samuel

Primus registratum
Re: Pamvarsia e Kosoves,a po rrezikohet ajo???

Ejani more Shqipetare, prononcohuni ketu vetem me dy fjale per pamvarsine e Kosoves!

Emri i juaj, qofte edhe niku ndihmon, mjafton dicka e shprehur nga ju !

Perse heshtni kur politikane te Europes deklarojne qe Koosva do te mbese nen Serbi?

"Nder udhetime"
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Pamvarsia e Kosoves,a po rrezikohet ajo???

Edhe nje here ceshtja e Kosoves u la per me vone,mbasi te dihet perfundimi ndermjet Malit te Zi dhe Serbise.Me sa lexoj dhe degjoj,politikanet Serbe jane hedhur ne sulm per te mos e lene Kosoven.Xhino tha qe:60% e ndihmave jane nga Sauditet <img src="/pf/images/graemlins/confused.gif" alt="" /> ,Xhino,aeroportin e Kukesit duan ta bejne Kuwajtianet dhe jo Sauditet,por megjithate nuk ka rendesi,ti a e mendon se cfar po thu???Po miliona dollare nga Amerika?Po miliona euro nga Evropa?Apo ti shikon vetem ato te Arabise??Me pro-arabizmin Kosovar te theksuar,Kosova do ti mbese(per fatkeqesine tone kombetare)edhe per shume kohe Serbise!!!!!!Bravo vellezer kosovare,ju lumte,Ataturku i ktheu shpinen Arabise qe ne vitin 1920,ndersa ju tani ne shekullin XXI jeni kthyer ne vegla Arabe,nuk ju thote kush qe te nderroni fene,por duhet te jeni krenare qe jeni pasardhesit e Ilireve(a jeni apo jo??).Me ndihmat qe ju ka dhane Saudia mund te bleni vetem shami/perce per grate/motrat e juaja,kjo ashte ndihma e "madhe" Saudite!!!!
Une nuk diskutoj ma tek kjo teme!!!
 

lumbardh

Primus registratum
Re: Pamvarsia e Kosoves,a po rrezikohet ajo???

OROSHI NE QKA BAZOHESH KUR FLET PER KOSOVEN DHE POPULLIN SHQIPTAR QE JETON NE KOSOV TE FLASESH NE AT MENYR PER KOSOVARET SIQ JENI KA FLISNI JO VETEM NE KET TEM TE POSTUAR POR EDHE NE TEMAT TJERA GJETHNJE MUNDOHESH TI NENQOMNI TNA KARAHASONI ME TURQ APO ME ARAB STE VJEN TURP
UN JAM I BINDUR SE SHUMICA E SHIPTARVE TE SHQIPERIS NUK KAN MENDIM PER NE SIQ KENI JU POR
TE KISHA LUT TA FRENOSH VETEN DHE TE KISHA KSHILLU QE MOS E MERR SI SHKKAK RELIGJIONIN
SE NUK JE ASPAK ME PATRIOT SE NE PER KET JAM I BINDUR DUKE LEXUAR POSTIMET E TUA QE KENI BER NE KET FORUM ERDHA NE PERFUNDIM SE TI JE NJE NJERI QE MUNDOHESH VETEM TNA PERQAN MES VETE DUKE MARR SI BAZ FEN POR PER FAT TE KEQ NUK TE SHITET E KE KOT SHQIPTARET KUDO QE JAN KAN NJE KOMB KAN NJE GJUH NJE FLAMUR DHE KAN SHTETIN E TYRE AI QE QYHET SHQIPERIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIII
DHE NUK KA RUGE TJETER PERPOS BASHKIMIT TE GJITHA TROJEVE SHQIPTARE ASHTU SIQ KAN QEN TE BASHKUARA DO TE BASHKOHEN PRAP.ROFT SHQIPERIA
DHE POPULLI SHQIPETAR

JU PERSHENDET GJILANASI
 

Juventini.

Primus registratum
Re: Pamvarsia e Kosoves,a po rrezikohet ajo???

<span style="font-style: italic"> ''Pamvarsia e Kosoves'' eshte e rrezikuar seriozisht sepse mundoheni ti jepni nje ''shkelm te forte'' (ne fakt ju kane ne dore dhe mund te luajne si Macja me Miun) Europes/Amerikes (kalova lumin dhe te.....).
Nuk eshte mire keshtu ''bre'' njerez, hapni syte, llogjikoni, ndergjegjesohuni sepse eshte koha qe ''skllaverimi'' te vdese nje here e pergjithmone. Nese vazhdoni te mbuluar nen petkun qe ''mbani'' harrojeni pavaresine dhe brezat e ardhshem do ju mallkojne per gabimet trashanike qe po beni ju sot!
Eshte moment historik qe ju ''kercenohet'' dhe rendesine e kesaj vetem Rugova e di, ju tjeret duket sikur nuk mbushni mire sepse kercyet si ''gjela te dehur'' kunder deklaratave te tij qe ishin 100% ne te miren e Kosoves dhe te mbare popullit Shqiptar!

As Shqiperia nuk e meriton vendin e nderit ne shtepine e madhe, moderne europiane sepse dhe ne jemi shqiptare si ju dhe nje pjese e mire e jona ben te njejtat gabime duke perdhosur ne cdo aspekt identitetin kombetar!

Ehhh sa keq te vjen, dhe e keqja me e madhe eshte se ne e kemi ne dore ti themi perbuzjes/urrejtjes/injorances lamtumire.

P.S. ''Kenga e Bill-it'' duhej te ishte kaseta/CD-ja me e shitur por fatkqesisht jane ''kaseta'' tjera qe degjojne Shqiptaret dhe me kete vetem ardhmerise se tyre varrin do i hapin...!!!</span>
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Pamvarsia e Kosoves,a po rrezikohet ajo???

Bardhi i Gjilanit,ne rradhe te pare isha une ,nga shqiperia,qe e hapa kete teme mbi Kosoven,dhe jo per teinjoruar shqiptaret atje,apo fene e tyre,por per te diskutuar mbi rrezikun aktual qe po i vjen Kosoves nga politika diletante e pushtetareve Kosovare.Sdiskutohet qe edhe feja luan nje rol te madh ne percaktimin e popujve,sidomos te popullit shqiptar qe gjindet ne mesin e armiqve te tij.Ju vjen mire apo keq,une mendoj qe animi i shqiptareve te Kosoves ne anen e:me te dobteve,ne anen e me budallenjve,ne anen e me te urryerve,ne anen e me te prapambeturve=Arabeve pra,do qoje ne realizimin e synimeve shekullore te armiqve tane.Ju nuk doni ta kuptoni,qofte per ju!!!!!!!
 

Juventini.

Primus registratum
Re: Pamvarsia e Kosoves,a po rrezikohet ajo???

Fillimisht postuar nga BARDHI71:
[qb] OROSHI NE QKA BAZOHESH KUR FLET PER KOSOVEN DHE POPULLIN SHQIPTAR QE JETON NE KOSOV TE FLASESH NE AT MENYR PER KOSOVARET SIQ JENI KA FLISNI JO VETEM NE KET TEM TE POSTUAR POR EDHE NE TEMAT TJERA GJETHNJE MUNDOHESH TI NENQOMNI TNA KARAHASONI ME TURQ APO ME ARAB STE VJEN TURP
UN JAM I BINDUR SE SHUMICA E SHIPTARVE TE SHQIPERIS NUK KAN MENDIM PER NE SIQ KENI JU POR
TE KISHA LUT TA FRENOSH VETEN DHE TE KISHA KSHILLU QE MOS E MERR SI SHKKAK RELIGJIONIN
SE NUK JE ASPAK ME PATRIOT SE NE PER KET JAM I BINDUR DUKE LEXUAR POSTIMET E TUA QE KENI BER NE KET FORUM ERDHA NE PERFUNDIM SE TI JE NJE NJERI QE MUNDOHESH VETEM TNA PERQAN MES VETE DUKE MARR SI BAZ FEN POR PER FAT TE KEQ NUK TE SHITET E KE KOT SHQIPTARET KUDO QE JAN KAN NJE KOMB KAN NJE GJUH NJE FLAMUR DHE KAN SHTETIN E TYRE AI QE QYHET SHQIPERIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIII
DHE NUK KA RUGE TJETER PERPOS BASHKIMIT TE GJITHA TROJEVE SHQIPTARE ASHTU SIQ KAN QEN TE BASHKUARA DO TE BASHKOHEN PRAP.ROFT SHQIPERIA
DHE POPULLI SHQIPETAR

JU PERSHENDET GJILANASI [/qb]
<span style="font-style: italic">Pershendetje!
Bashkimi ''Shqiperi-Kosove'' per momentin eshte enderr sepse nuk arrihet duke bere ndonje postim neper forumet shqiptare dhe as duke qene mosmirenjohes ndaj atyre qe derdhen gjakun ne ndihme te vellezerve tane nga Kosova.
Cdo hap i gabuar te kushton shume, kete na e thote dhe historia jone, sa e lavdishme, aq dhe e turpshme prandaj eshte koha e ''kryengritjes masive shpirterore'' sepse ky shpirt po na i shun enderrat, ky shpirt na le duke u zvarritur se bashku me ''gjarperinjte helm-prodhues''.
Si te gjitha vendet e zhvilluara te botes, dhe ne e meritojne nje jete normale prandaj mos perbuzni miresine sepse ka ''mallkim mbi mallkim''.
Eshte nje shprehje: ''Mos u bej me Katolik se Papa'', dhe mendoj se eshte thenje e arte sepse te percakton ''itenerarin'' qe duhet te pershkosh. Besoj se ju keni nevoje per nje ''shembull'' te tille...! </span>

Tana t'mirat.
 
Top